Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə33/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



53 

→ Lista e zonave strikte (të para) 

Nr  Emri 

Komuna 

Ha 

1  Bjeshka e Strellcit 

 Deçan / Pejë 

1129 


2  Guri i verdhë 

 Pejë 


900 

3  Gryka e Rugovës 

 Pejë 

632 


4  Bjeshka e Kopranikut 

 Pejë  / Deçan 

1126 

5  Bjeshka e Lumbardhit 



 Deçan / Pejë 

645 


6  Bjeshka e Prilepit 

 Deçan 


106 

7  Mariashi 

 Deçan 

822 


8  B. Kozhnjeri dhe Maja e Ropsit 

Deçan / Junik 

1110 

9  Bjeshka e Kurvadhes 



Deçan 

988 


10  Gryka e Sushices 

Pejë 


924 

11  Zhlebi 

Pejë 

253 


12  Rusolia 

Pejë 


771 

13  Burimi i Drinit të Bardhë 

Pejë 

245 


14  Gubavci 

Pejë 


77 

15  Rrasa e Zogut 

Junik 

173 


16  Kërshi i Jodoves 

Deçan 


24 

Totali 

9927 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

→ Zonimi në Park  

 

 

 

 

 

 

 

 

Zona 

Ha 



Zona e parë 

9927 


15.8 

Zona e dytë 

45832 


72.7 

Zona e tretë A 

2318 


3.7 

Zona e tretë B 

2537 


4.0 

Zona e tretë C 

2414 


3.8 

Totali 

63028 

100 

→ Maja e Ropsit 


Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



54 

3.1.2. Ndarja në zona sipas strukturave hapësinore   

Pjesë e konceptit të zhvillimit hapësinor është edhe ndarja e hapësirës së 

parkut në zona të cilat i kanë veçoritë dhe identitetin e tyre të veçantë si 

struktura hapësinore të caktuara që janë. Ato janë:  

 

Zonat me pyje; 



 

Zonat me kullosa; 



 

Fshatrat dhe zonat e zhvillimit; 



 

Zonat e lumenjve dhe liqeneve



 

Hyrjet në park; 



 

ZIV “Beteja e Koshares” 



 

Zonat me pyje   

Këto zona e përbëjnë pjesën më të madhe të sipërfaqes së parkut. 

Planifikimi hapësinor për këto zona varet nga fakti se me cilat zona sipas 

regjimit të mbrojtjes këto përputhen me zonën I-rë apo të II-të. Pyjet janë 

pasuri e vlefshme natyrore e parkut kombëtar dhe gjenden pothuajse 

tërësisht në zonat I dhe II, prandaj planifikimi theksin kryesor e vë tek 

mbrojtja e tyre, por pa i përjashtuar zhvillimet e caktuara në to, të cilat 

kryesisht konsistojnë në aktivitetet e banorëve për shfrytëzimin e masës 

drusore në pyjet që janë në pronësi të tyre. Këto janë aktivitete në 

funksion të plotësimit të nevojave elementare të banorëve pronarë, por 

edhe në funksion të disa përfitimeve ekonomike të tyre. Aktivitetet duhet 

të jenë të bazuara në këtë plan hapësinor dhe në planin e menaxhimit të 

parkut. 

 

Zonat me kullosa   

Pjesa më e madhe e kullosave gjendet në zonën II sipas regjimit të 

mbrojtjes, por ka edhe në zonat I dhe III. Me përjashtim të atyre që 

gjenden në zonën I, në zonat me kullosa mund të ketë intervenime të 

caktuara varësisht nga ajo se a përputhen këto zona me zonën II apo 

zonën III dhe këto intervenime apo aktivitete janë në funksion të zhvillimit 

ekonomik që do të thotë të turizmit, bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë. 

 

Fshatrat dhe zonat e zhvillimit   

Fshatrat dhe zonat e zhvillimit jashtë fshatrave përputhen vetëm me 

zonën III sipas regjimit të mbrojtjes. Në zonën III sipas ligjit ka më së paku 

kufizime sa i përket intervenimit të njeriut dhe rrjedhimisht më së shumti 

zhvillim. Këtu mund të ketë ndërtime në funksion të zhvillimit të turizmit 

dhe zhvillimit të ekonomive familjare të cilat nuk e ndotin dhe degradojnë 

mjedisin. Disa zona të zhvillimit jashtë fshatrave kanë potencial të madh 

për zhvillimin e turizmit, sidomos atij që lidhet me sportet e dimrit, kurse 

fshatrat kanë potencial për zhvillimin sidomos të turizmit rural, pastaj 

zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë. Në fshatra dhe në zonat e 

zhvillimit mund të ketë edhe zhvillim të industrisë përpunuese të 

prodhimeve bujqësore, blegtorale, të drurit etj. Natyrisht në parkun 

kombëtar nuk lejohet asnjë zhvillim që e ndotë apo e degradon atë. 

Zonat e lumenjve dhe liqeneve   

Këtu bëhet fjalë për lumenjt dhe zonat përgjatë lumenjve Lumbardhi i 

Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku por edhe përgjatë rrjedhave tjera të 

rëndësishme ujore brenda parkut e poashtu për liqenet e parkut dhe zonat 

rreth tyre. Lumbardhi i Pejës, para hyrjes  në qytet kalon nëpër grykën e 

njohur, Grykën e Rugovës, e cila në vitin 1985 është shpallur monument i 

natyrës. Për shkak të këtij monumenti i cili mbrohet me ligj nga çdo cenim 

i vlerave natyrore që mund t’i vie nga dora e njeriut, por edhe për shkak se 

rrjedhat ujore dhe liqenet në park kanë një vlerë shumë të lartë natyrore 

dhe janë atraksion peizazhor dhe shumë të nevojshëm për njeriun, 

planifikimi hapësinor i këtyre zonave theksin kryesor e vë tek mbrojtja e 

tyre. Pra rrjedhat ujore dhe liqenet duhet të mbrohen nga  çdo formë e 

ndotjes dhe nga ndërtimet afër tyre. Natyrisht që ky planifikim nuk e 

përjashton zhvillimin e në kuadër të tij edhe ndërtimin afër lumenjve, por 

ndërtime mund të ketë vetëm aty ku këto zona përputhen me zonën III 

sipas regjimit të mbrojtjes dhe sipas Ligjit për Ujrat e Kosovës nuk mund të 

ndërtohen objekte në afërsi prej më pak se 30 metra nga lumi.  

 

Hyrjet në Park        

Ajo, të cilën në kuptimin e objekteve të ndërtuara dhe funksioneve e 

përmbajnë zonat e hyrjeve në park, e krijon një identitet të caktuar të 

këtyre zonave apo një strukturë të caktuar hapësinore. Funksionet e 

këtyre zonave apo hyrjeve janë mundësimi i hyrjes së vizitorëve në park 

me mjete motorike, informimi dhe udhëzimi i tyre, ofrimi i ndonjë 

shërbimi në funksion të rekreimit të vizitorëve, monitorimi i hyrje-daljeve 

dhe sigurimi i mjeteve financiare nga pagesat për hyrje të vizitorëve. 

Rrjedhimisht, planifikimi hapësinor i këtyre zonave është i orientuar në 

realizimin e këtyre funksioneve, i cili përveç tjerash, konsiston edhe në 

ndërtimin e objekteve të caktuara për këto funksione. 

 

Zona e interesit të veçantë “Beteja e Koshares” 

Zona e Koshares shtrihet në pjesën jugore të Parkut e cila në aspektin e 

mbrojtjes e tëra i takon zonës së dytë të mbrojtjes. Pjesa qëndrore e saj, 

në të cilën janë paraparë zhvillimet kryesore i takon zonës së tretë të 

zhvillimit. Në fillim të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar planin e 

zhvillimit hapësinor  për zonën e Koshares, i cili fillon dhe mbaron në pikën 

qendrore (Zona 1), në varrezat e dëshmorëve që njëherit paraqet 

përmbajtjen më të rëndësishme të të gjithë zonës. Aty qëndron themeli i 

të gjitha zhvillimeve dhe aty gërshetohen rrugët që e lidhin vet zonën me 

përmbajtjet dhe zhvillimet hapësinore përreth saj.  

 

 

→ Beteja e Koshares – Strategjia e zhvillimit hapësinor



18

 

 

Në aspektin hapësinor Zona e gjerë e Koshares ka një pozitë strategjike, e 

rrethuar me disa nga përmbajtjet që kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm 

                                                            

18

 Harta e dokumentit të aprovuar në Kuvendin e Kosovës “Plani Hapësinor për ZIV Beteja e Koshares” 



për rajonin ku ndodhen, por rëndësia e tyre i tejkalon edhe kufijtë më të 

gjerë. Ky është edhe argumenti kryesor që, plani i zhvillimit hapësinor për 

zonën e Koshares bazohet pikërisht në raportin në mes përmbajtjeve 

përkatëse dhe konsiston në shfrytëzimin maksimal të ndërveprimeve që 

mund të ndërtohen në mes këtyre përmbajtjeve dhe vet zonës së 

Koshares. 

Prandaj, duke i pasur parasysh elementet e mësipërme, Zona e Koshares 

me të gjitha përmbajtjet që shtrihen përreth saj, duhet të shndërrohet në 

një atraksion turistik të qëndrueshëm, me ndikim në zhvillimin e të gjithë 

rajonit, duke i përfshirë edhe përmbajtjet që janë në anën tjetër të kufirit. 

Ajo që është me rëndësi të theksohet është se, një zhvillim i tillë do të 

ndikojë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave natyrore dhe historike që ka 

kjo zonë për shqiptarët në përgjithësi. 

 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə