Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə35/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



57 

 

 



→ Koncepti i zhvillimit  



 

bazuar në skenarin 

e “kompromisit” 


Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



58 

IV 

                        

STRATEGJIA DHE  

 

   VEPRIMET PËR ZBATIM

  

 

 

4. STRATEGJIA DHE VEPRIMET PËR ZBATIM 

Strategjia është një pako e masave, aktiviteteve, veprimeve apo 

projekteve konkrete me realizimin e të cilave tentohet të arrihen synimet 

dhe objektivat që janë përcaktuar për parkun kombëtar. Për secilin 

objektiv veç e veç janë të caktuar projektet apo veprimet konkrete të 

nevojshme për arritjen e këtyre objektivave. Synimet dhe objektivat që 

dëshirohet të arrihen në park kanë të bëjnë me çështje dhe fusha të 

ndryshme si: administrimi dhe menaxhimi i parkut, mjedisi, trashëgimia 

kulturore, popullësia, zhvillimi social, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura 

fizike.  



4.1.

 

SYNIMI 1 – ADMINISTRIMI, MENAXHIMI EFIKAS I PARKUT DHE 

BASHKËPUNIMI NË SHËRBIM TË PARKUT 

Objektivat me arritjen e të cilëve do të mund të arrihej ky synim janë: 



4.1.1.

 

Objektivi  –  Administrimi i mirë dhe transparent –  Është e 

kuptueshme që një administrim i mirë dhe transparent i parkut e 

mundëson një funksionim të mirë të tij, prandaj edhe është 

caktuar si objektiv i rëndësishëm për t’u arritur në të ardhmen. Ky 

administrim nënkupton që vendimet dhe aktivitetet që i ndërmerr 

organi administrues të jenë të drejta, të duhura dhe transparente. 

Veprimet apo aktivitetet e nevojshme që ky objektiv të arrihet 

janë: 

a.

 

Hartimi rregullores për administrim dhe menaxhim të parkut; 



b.

 

Kompletimi i stafit dhe pajisjeve të nevojshme për 



administrim dhe menaxhim të parkut; 

c.

 



Zhvillimi i aktiviteteve në koordinim dhe transparencë të plotë 

me subjektet tjera dhe komunitetin 



4.1.2.

 

Objektivi  –  Menaxhimi efikas i zhvillimeve –  Ky objektiv 

nënkupton që të gjitha zhvillimet që ndodhin në park të jenë nën 

kontrollë dhe të planifikuar. Zhvillimet e planifikuara do të thonë 

njëherit edhe ruajtje e parkut, gjë që nuk do të mund të ndodhte 

me zhvillime stihike. Barra kryesore për këtë i bie subjektit i cili e 

administron parkun kombëtar e kuptohet edhe njësive tjera 

përgjegjëse të ministrisë kompetente. Janë disa veprime konkrete 

që e mundësojnë arritjen e këtij objektivi si: 

a.

 

Krijimi i bazës së të dhënave hapësinore për territorin e 



parkut

b.

 



Hartimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e 

Nemuna”; 

c.

 

Hartimi i planit për menaxhimin e parkut; 



d.

 

Zhvillime të koordinuara dhe transparente të aktiviteteve me 



të gjitha subjektet vendore përgjegjëse për menaxhim të 

vlerave të parkut; 

e.

 

Kontrolli (inspektimi) i zhvillimeve i bazuar në legjislacionin 



dhe planet në fuqi dhe masa ndëshkuese për tejkalimet në 

shfrytëzim dhe për aktivitetet ilegale 



4.1.3.

 

Objektivi  –  Bashkëpunimi vendor dhe ndërkombëtar, si dhe 

lidhja e produktit turistik me rrjetet turistike ndërkombëtare  – 

Bashkëpunimi në mes të institucioneve apo subjekteve qeveritarë 

dhe joqeveritarë vendor, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar rreth 

parkut, me ç’rast do të shkëmbeheshin përvojat dhe do të 

ndërmerreshin aktivitete të përbashkëta, është në favor të 

promovimit, ruajtjes dhe zhvillimit të parkut kombëtar. 

Bashkëpunimi ndërkombëtar në përgjithësi dhe ai ndërkufitar në 

veçanti krijon mundësi për qasje në fonde të ndryshme 

ndërkombëtare, për projekte të përbashkëta me mundësi të 

përmirësimit dhe avansimit të infrastrukturës së nevojshme për 

zhvillimin e zonave ndërkufitare. E gjithë kjo ka ndikim në rritjen 

ekonomike.  Me këtë objektiv, poashtu tentohet të arrihet njohja 

ndërkombëtare e parkut. Njohja ndërkombëtare mundëson, 

informimin e çdo vendi në botë për resurset, veçoritë natyrore dhe 

gjeofizike të PK ” Bjeshkët e Nemuna”. Ajo ndikon pozitivisht në 

ratifikimin e konventave mjedisore, në mbrojtjen e vazhdueshme 

të vlerave specifike natyrore, në propagandimin e këtyre vlerave 

dhe interesimin për të vizituar parkun.  Disa nga veprimet me të 

cilët mund të arrihet ky objektiv janë: 

a.

 



Bashkëpunimi në mes të institucioneve shkencore – 

kërkimore vendore dhe atyre të huaja dhe i Ministrisë së 

Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me këto institucione; 

b.

 



Organizimi i konferencave për arritjen e partneritetit në mes 

të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar; 

c.

 

Organizimi i vizitave studimore dhe trajnimeve brenda dhe 



jashtë vendit me qëllim të shkëmbimit të përvojave

d.

 



Organizimi i trajnimeve për grumbulluesit e bimëve; 

e.

 



Organizimi i kampanjave për  vetëdijesimin dhe informimin e 

komunitetit  mbi rolin dhe rëndësinë e vlerave  të parkut 

kombëtar; 

f.

 



Marrëveshje angazhimi me subjektet vendore, qeveritare e 

joqeveritare, hisedarë dhe palë të interesit, gjatë zhvillimit të 

aktiviteteve të ndryshme në park; 

g.

 



Plotësimi i kushteve për njohjen ndërkombëtare të Parkut 

Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe më pas njohja e tij; 

h.

 

Pranimi në organizatat dhe agjensionet ndërkombëtare: 



Organizatën Botërore të Turizmit (WTO), Këshillin Botëror për 

Turizëm dhe Udhëtim (WTTC), Federatën Ndërkombëtare të 

Operatorëve Turistik (IFTO); 

i.

 



Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit; 

j.

 



Respektimi i normave dhe standardeve ndërkombëtare për 

turizëm; 

k.

 

Inicimi i hartimit për projekte të përbashkëta për: 



o

 

Ngritjen e qendrave turistike në zonat ndërkufitare me 



Shqipërinë dhe Malin e Zi; 

o

 



Trajtimin e mbeturinave; 

o

 



Trashëgiminë kulturore, etj 

 

4.2.

 

SYNIMI 2 – MBROJTJE, RUAJTJE DHE SHFRYTËZIM RACIONAL I 

VLERAVE TË TRASHËGIMISË NATYRORE E KULTURORE NË PARK 

DHE PËR RRETH TIJ  

Janë caktuar disa objektiva me të cilat arrihet ky synim: 



4.2.1.

 

Objektivi  –  Vetëdijesimi dhe informimi për Parkun  –  Synimi është 

që vlerat e parkut kombëtar të ruhen dhe të shfrytëzohen në 

mënyrë të qëndrueshme. Një hap i mirë në këtë drejtim do të ishte 

arritja e objektivit për vetëdijesim dhe informim. Është me rëndësi 

që tek popullata në përgjithësi të ekzistojë një vetëdije për 

rëndësinë që e ka parku kombëtar, për nevojën që ai të ruhet dhe të 

zhvillohet. Pa këtë vetëdije, vështirë se do të kishte përpjekje të 

vendosura që synimi të arrihet. Një vetëdije e tillë do të mund të 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   31   32   33   34   35   36   37   38   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə