Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə38/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



61 

bartjen e nxënësve shtëpi –  shkollë  dhe anasjelltas (për në 

vendbanimin më të afërt). 

b.

 



Ndërtimi i objekteve edukative – kopshteve për fëmijë – Duke 

ditur se ndërtimi i objekteve edukative për secilin vendbanim 

është i kushtueshëm dhe në shumicën e vendbanimeve ka fare 

pak familje, po ashtu, familjet i takojnë tipit tradicional (me 

shumë anëtarë për familje), është e panevojshme të kemi për 

secilin vendbanim, prandaj do të duhej të ndërtonim objekte 

edukative në qendra të caktuara, objekte që do të mund t’i 

shfrytëzonin dy e më shumë vendbanime. 

c.

 

Organizimi i programeve edukative për popullatën – Në mënyrë 



që të rinjtë dhe moshat madhore të kësaj anë të jenë në hap me 

kohën sikur në pjesën tjetër të vendit, së paku dy herë në vit do 

të duhej të organizoheshin programe edukative, kurse nga fusha 

të ndryshme si: përvetësimi i softverëve, mësimi i gjuhëve të 

huaja etj. OJQ-të profesionale do të mund të angazhoheshin në 

këtë drejtim.   



4.3.2.

 

Objektivi  –  Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore – 

Shumica e vendbanimeve të kësaj ane nuk kanë shtëpi shëndeti. 

Meqenëse sipas ligjit nuk i plotësojnë kriteret për të pasur një shtëpi 

shëndeti, atëherë duhet shikuar mundësin e formave të tjera të 

ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj ane. 

Aktivitetet apo veprimet për arritjen e këtij objektivi janë: 

a.

 

Ndërtimi i shtëpive shëndetësore –



 

Të ndërtohen shtëpi 

shëndeti, ambulanca në qendër të vendbanimeve, ku lidhen dy e 

më shumë vendbanime sipas standardeve, e të cilat do të 

mundësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore më afër 

banorëve dhe më cilësore.  

b.

 

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore me autoambulancë – 



Meqenëse shumica e vendbanimeve nuk i plotësojnë kriteret 

(sipas ligjit) për të pasur një shtëpi shëndeti, atëherë duhet të 

ofrohen shërbime me autoambulancë së paku dy herë në javë 

për qytetarët e zakonshëm, ndërkaq për qytetarët me nevoja të 

veçanta të ofrohen shërbime sipas nevojës (sipas ligjit). 

4.3.3.

 

Objektivi  –  Rigjallërimi i vendbanimeve të shpopulluara –  Një 

numër i konsiderueshëm i vendbanimeve (9 vb.) brenda por edhe në 

afërsi të parkut janë shpopulluar tërësisht, disa prej vendbanimeve 

pjesërisht dhe ka tendenca që edhe më tej migrimi i popullësisë nga 

viset e kësaj ane të vazhdojë. Në mënyrë që t’i rigjallërojmë këto 

vendbanime të zbrazura dhe t’i mbajmë të populluara vendbanimet 

me tendencë të zbrazjes, do të duhej të ndërmerren disa iniciativa, 

projekte me qëllim të joshjes për jetë dhe punë të qytetarëve të 

kësaj ane në këtë pjesë të bukur të vendit. Disa prej tyre janë:   

a.

 



Subvencionim në edukim dhe arsimim sipas grup –  moshave 

dhe gjinisë –  Në mënyrë që kjo hapësirë me atraksione të 

veçanta dhe me mundësi zhvillimi të veprimtarive ekonomike 

nga më të ndryshmet të rigjallërohet, duhet të subvencionohet 

edukimi, arsimimi i të rinjve dhe të organizohen 

(subvencionohen) aftësimet profesionale nga institucionet 

publike. 

b.

 

Qasje për të gjithë dhe marketing për parkun –  Rigjallërimi i 



vendbanimeve të parkut mund të arrihet përmes shtrirjes së 

infrastrukturës fizike në to dhe në vendet me potenciale 

zhvillimi. Duhet të krijohen lehtësira të të bërit biznes në këtë 

trevë dhe të ketë marketing për joshjen e investimeve nga 

banorët e saj por edhe nga investitorët e jashtëm.  

c.

 



Java tradicionale e Rugovës –  Përcaktimi i javës tradicionale të 

Rugovës do të ndihmojë në kthimin e vëmendjes së banorëve të 

kësaj ane në organizimin e ngjarjeve tradicionale, me qëllim 

përfitimi dhe do të tërheqë vizitorët dhe turistët lokal dhe të huaj. 

Me këtë, kjo trevë do të rigjallërohet dhe bëhet më joshëse nga 

dita në ditë për të jetuar apo/ose edhe investuar në veprimtari të 

ndryshme. 

 

4.4.

 

SYNIMI 4 – ZHVILLIMI I TURIZMIT DHE NGRITJA EKONOMIKE 

E PARKUT  

Objektivat me arritjen e të cilëve do të mund të arrihej synimi për ngritjen 

ekonomike të parkut janë: 

4.4.1.

 

Objektivi  –  Zhvillimi i bujqësisë tradicionale/blegtorisë dhe 

bletarisë me qëllim të përfitimit ekonomik dhe zhvillimit të 

ekoturizmit – Ky objektiv ka për qëllim ndërgjegjësimin e fermerëve 

për përfitime ekonomike nga kultivimi ekologjik i prodhimeve me 

metoda tradicionale organike, që njëherit si rrezultat do të ketë 

promovimin e kulturës dhe tradites së zonës, zgjon interesimin e 

turistëve dhe rritë atraktivitetin turistik në zonë

Kontrolli, shfrytëzimi i kullosave dhe livadheve për blegtori, do bëhet në 



mënyrë të organizuar sipas etapave kohore sezonale dhe sipërfaqeve të 

destinuara. 

Ky objektiv arrihet me këto masa/veprime/projekte /aktivitete: 

a.

 



Hartimi i programit për ngritjen e vetëdijes së vizitorëve për 

mundësitë që ofron parku për  zhvillimin e ekoturizmit dhe agro-

turizmit, të cilat duhet të trajtohen sipas dispozitave të përfshira 

në planin e menaxhimit të parkut (PMP); 

b.

 

Hartimi i programit për ngritjen e vetëdijes së banorëve për 



mundësitë e kultivimit të bujqësisë organike në zonat brenda dhe 

për rreth parkut (Rugovë, Istog, Deçan, etj), sipas dispozitave të 

parapara në PMP; 

c.

 



Ngritja e pikave grumbulluese në kuadër të parkut me gjithë 

infrastrukturën e nevojshme; 

d.

 

Përcaktimi i një lokacioni të vetëm për tregun e agro-turizmit. 



Lokacioni i mundshëm përcaktohet në bashkëpunim me komunën 

përkatëse, drejtorinë e parkut dhe ekspertët e sektorit përkatës; 

e.

 

Hartimi i rregullores specifike për zhvillimin e sektorit të pyjeve, 



duke përfshirë rregullat për prerje dhe transport të masës drurore 

(private dhe shoqërore) si dhe politikat fiskale, sipas dispozitave të 

prarapara në planin e menaxhimit të parkut kombëtar 

4.4.2.

 

Objektivi  –  Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, BMA 

(bimëve mjekuese dhe aromatike) dhe PFE (pemëve frutore të 

egra) për përfitime ekonomike – Me këtë objektiv arrihet kontrolli i 

shfrytëzimit të kullotave, livadheve për blegtori dhe për vjeljen e 

BMA dhe PFE, në mënyrë ekologjike dhe të organizuar sipas etapave 

kohore sezonale dhe përcaktimin e sipërfaqeve të vjeljes që rezulton 

në mbrojtjen e mjediseve të pasura, mënyrën e shfrytëzimit të tyre, 

menaxhimin e mirë dhe me përfitime ekonomike. 

Ky objektiv arrihet me këto veprime,aktivitete të cilat në mënyrë të 

detajuar duhet të parashihen dhe përcaktohën në kuadër të planit për 

menaxhimin e parkut: 

a.

 



Hartimi i rregullores për shfrytëzimin e qëndrueshëm të 

sipërfaqeve të caktuara, për mbledhjen e BMA dhe PFE si dhe 

afatin kohorë të vjeljes, e cila duhet të përfshihet në PMP; 

b.

 



Hartimi i strategjisë për krijimin e një brendi për të gjitha 

produktet e prodhuara në Bjeshkët e Nemuna, qofshin bimë 

mjekuese, fruta të egra, apo produkte bujqësore, blegtorale etj. 

Kjo do të jetë pjesë e PMP dhe do të mundësojë që këto produkte 

të konkurojnë brenda dhe jashtë vendit, si produkte ekologjike me 

standarde ndërkombëtare. 



4.4.3.

 

Objektivi – Planifikimi i zhvillimeve sipas regjimit të mbrojtjes, për 

zonat brenda dhe rreth parkut –  Me këtë objektiv tentohet të 

arrihet kontrolli i zhvillimeve sipas regjimit të mbrojtjes për zonat 

brenda dhe përreth parkut. Zonat ku planifikohen zhvillimet në park, 

do të propozohen në bazë të kategorisë së mbrojtjes së zonave, në 

bazë të të cilave do të përcaktohet edhe lokacioni më i 

përshtatshëm për të gjitha veprimtaritë dhe aktivitetet. Bazuar në 

konceptin e zhvillimit hapësinor, në zonën e parë të mbrojtjes 

parashihen masat e mbrojtjes strikte. Zona e dytë ose zona e 

menaxhimit aktiv përfshinë pjesët e territoit të parkut ku mund të 

ushtrohen veprimtari të cilat nuk janë në kundërshtim me mbrojtjen 

e natyrës, zhvillimi i ekoturizmit dhe bujqësia tradicionale. Zona e 

tretë përfshinë pjesë të territorit të parkut ku parashihen: ndërtimi, 

rindërtimi dhe sipërfaqet rekreative sportive.  

Planifikimi i zhvillimeve në park do ti jep prioritet projekteve në zonat ku 

janë duke ndodhur zhvillimet, ndërsa lokalitetet tjera si potenciale 

turistike do të zhvillohen në fazat e më vonshme, në bazë të prioriteteve 

të cilat i përcakton Drejtoria e Parkut në bashkëpunim me përfaqësuesit e 

komunave pjesëmarrëse në park: 

o

 

Lokaliteti i Kozhnjerit, Lokaliteti i Bjeshkëve të Strellcit; 



o

 

Lokaliteti Bjeshka e Belegut, Prejlepit, Roshkodolit, Milishevcit, 



Zllonopoja, Baballoqi;  

o

 



Lokaliteti Bjeshka, Zalli i Rupës, Carrabregu, Deçani, Pllaqica e 

Vokshit, Stanishta e Zogut, Dobroshit, Kurvalla etj;  

o

 

Lokaliteti Lugu i Gatë dhe Rrasa e Zogut;  



o

 

Lokaliteti Lugu i Butë; 



o

 

Lokaliteti Zharra - Qendra rekreative-rehabilituese; 



o

 

Zonën e Grykës së Erenikut, duke përfshire lokalitetet: Gradinë, 



Jedovë, Burimi Erenikut, Liqejtë e Gjeravicës dhe Rrasa e Zogut;  

o

 



Zonën Gryka e Batushës, ku përfshihen lokalitetet Gjocaj, Jasiq, 

Rrasa Koshares; 

Me planifikimin e zhvillimeve parashihen hyrjet - daljet në park në mënyrë 

që të bëhet monitorimi, informimi i vizitorëve, si dhe grumbullimi i të 

hyrave në park, të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e parkut. 

P

ër venbanimet brenda parkut mund të hartohen planet rregulluese si dhe 



vëmendje të posaqme gjatë zhvillimit të parkut do ti kushtohet ruajtjes së 

strukturës së staneve dhe menyrës autoktone të ndërtimit.  

Zona e ndikimit apo vendbanimet për rreth parkut do të shërbejnë për 

parandalimin e ndikimeve të dëmshme në park. Do ti kushtohet rendësi 

përmirsimit të kushteve infrastrukturore dhe vetëdijësimit të popullatës 

për ruajtjen e vlerave natyrore. 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   34   35   36   37   38   39   40   41   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə