Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə46/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



71 

o

 



Për ndërtimet e kategorisë së parë, të bëhet derdhja e 

detyrueshme e ujërave të zeza në gropat septike të 

padepërtueshme; 

o

 



Për ndërtimet e kategorisë së dytë dhe të tretë të aplikohet 

vendosja e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza; 

o

 

Të vendoset sistemi i rregullt grumbullimit dhe i largimit të 



mbeturinave; 

3.

 



MMPH është përgjegjëse për monitorim të vazhdueshëm të 

zhvillimeve hapësinore në parkun kombëtar dhe për shkeljet 

eventuale përmes Drejtorisë së Parkut merr masat në përputhje me 

rregullat në fuqi; 

4.

 

Në park ndalohen çfarëdo ndryshimesh në kundërshtim me këtë 



plan, pasaqërisht ndryshimet që ndikojnë në bashkësitë e pyjeve, 

majat e maleve dhe ujërrjedhat; 

5.

 

Pas çdo ndërtimi me leje, duhet të rregullohet rrethina, mbjellja 



dhe kultivimi i gjelbërimit bazuar në peizazhin autokton

6.

 



Nuk lejohet vendosja e antenave difuzive dhe të kontejnerëve për 

mbeturina në hapësira dhe lokalitete me vlera të peizazhit, larmisë 

biologjike dhe trashëgimisë natyrore e kulturore; 

7.

 



Ndalohen të gjitha veprimet që ndikojnë në ndryshimin e 

morfologjisë ekzistuese të terrenit duke përfshirë terrenet tek: 

Gryka e Rugovës, shpellat karstike, liqenet malorë dhe zonave tjera 

të shpallura me rëndësi të veçantë natyrore; 

8.

 

Ndalohet prerja ilegale e pyjeve. Prerja e pyjeve lejohet vetëm sipas 



Planit Menaxhues të Parkut dhe Rregullores së MMPH për Rendin e 

Brendshëm të Parqeve Kombëtare; 

9.

 

Ndalohet shfrytëzimi i llojeve bimore endemike, përveç shfrytëzimit 



të tyre për rastet e kërkimeve shkencore; 

10.


 

Me qëllim të ruajtjes së bilancit ekologjik në Park, resurset natyrore 

duhet të shfrytëzohen në mënyrë të qëndrueshme. Ky shfrytëzim 

më hollësisht rregullohet me planin e menaxhimit të parkut dhe me

 

Rregulloren e MMPH për Rendin e Brendshëm të Parqeve 



Kombëtare; 

11.


 

Ndalohet nxjerrja e zhavorrit nga lumenjtë pa leje paraprake; 

12.

 

Ndalohet kaptimi i burimeve ujore pa leje paraprake; 



13.

 

Burimet ujore mbrohen me  Ligjin për Ujërat dhe me masa për 



shfrytëzim të kufizuar të tyre, të cilat caktohen me planin 

menaxhues të Parkut; 

14.

 

Ndalohen veprimtaritë që për bazë kanë shfrytëzimin e inerteve 



duke përfshirë edhe gurthyesit

15.


 

Ndalohen të gjitha veprimtaritë (gërmimet, mihjet sipërfaqësore, 

shpyllëzimi etj.) që ndikojnë në rritjen e erozionit; 

16.


 

Lejohet ndërtimi i akumulacioneve ujore me sipërfaqe deri në 25m² 

në shtretërit e lumenjve, (lokacioni përcaktohet në bashkëpunim 

me Drejtorinë e Parkut) me qëllim të sigurimit të ujit që do të 

shfrytëzohet për blegtori dhe për rastet e zjarreve që mund të 

ndodhin në park; 

17.

 

Ndalohet ndërtimi i objekteve në largësi së paku tridhjetë (30) 



metra, nga vija e plotave të larta të ujë rrjedhave, me përjashtim të 

objekteve që shërbejnë për mbrojtjen nga  përmbytjet; 

18.

 

Nuk lejohet transportimi i derivateve dhe materieve të tjera të 



dëmshme në Park; 

19.


 

Kositja e livadheve (përpos në zonën e parë) është e lejuar dhe 

duhet të realizohet sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e 

Parkut, të cilat janë në favor të mbrojtjes dhe ripërtëritjes së tyre; 

20.

 

Në Park është e ndaluar gjuetia, e cila lejohet nga Drejtoria e Parkut 



vetëm në rastet e jashtëzakonshme, kur ndonjë lloj i kafshëve 

paraqet rrezik për Parkun apo për vendbanimet përreth; 

21.

 

Ndalohet peshkimi në të gjitha rrjedhat ujore brenda Parkut; 



22.

 

Gjatë zhvillimit të çfarëdo aktiviteti në park duhet të zbatohen 



kriteret për minimizimin e zhurmës.  

 

1.19.



 

TRASHËGIMIA KULTURORE 

1.

 



Objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në listën e mbrojtjes 

së përkohshme brenda parkut (Murgorja e Zojës së Bekuar; Kisha 

katolike; Kalaja dhe Kisha e Shën Katarinës; Fortifikim; Shpella e 

murgjve në grykën e Rugovës; Ujëvara në Grykën e Rugovës dhe 

Përmendorja e LNÇ) duhet të trajtohen me Ligjin për Trashëgimi 

Kulturore nr.02/L-88, sipas të cilit monumentet arkitekturale kanë 

një zonë  mbrojtëse  prej  50m'  nga  perimetri  i  "monumentit", 

ndërsa për lokalitetet arkeologjike zona mbrojtëse është 100m' nga 

perimetri i "lokalitetit"; 

2.

 



Sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor nr. 04L-174, objektet e listuara 

më sipër janë "Sipërfaqet e mbrojtura" për të cilat vlen:  

o

 

Ndalimi i ndërtimit të rrugëve magjistrale dhe regjionale dhe 



ndërtesave më të larta se "monumenti";  

o

 



Ndërtesat që ngriten afër të jenë në harmoni me 

“monumentin”;  

o

 

Ndalohet zhvillimi i veprimtarisë së industrisë së rëndë, instalimi 



mbitokësor i furnizimit me rrymë elektrike, telekomunikacion 

dhe përçues digjital;  

o

 

Ndalohen veprimtaritë dhe ndërtimet që ndikojnë në shpyllëzim 



/ ndotje të mjedisit dhe tjetërsim të zonës ku ndodhet objekti.  

3.

 



Rekonstruimi i objekteve me vlerë të trashëgimisë arkitekturore 

brenda parkut dhe në afërsi të tij duhet të realizohet sipas 

standardeve dhe kritereve të ndërtimit, duke përdorur forma dhe 

materiale vendore nga guri, druri dhe materiale tjera vendore, por 

gjithnjë duke e ruajtur trashëgiminë autoktone kulturore, 

tradicionale, fshatare si dhe duke ruajtur origjinalitetin e peizazhit 

që e rrethon; 

4.

 



Zonat e veçanta të mbrojtura siç janë Manastiri i Deçanit dhe 

Patrikana e Pejës trajtohen dhe mbrohen me Ligjin për Zonat e 

Veçanta të Mbrojtura (Ligji nr. 03/L-039). Në kuadër të ligjit janë të 

listuar aktivitetet e ndaluara dhe të kufizuara për zonat e veçanta të 

mbrojtura të cilat duhet të respektohen nga të gjithë;  

5.

 



Aktivitetet e ndaluara janë: ndërtimet apo zhvillimet industriale si 

eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i 

digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave, 

fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale; 

6.

 

Aktivitetet e kufizuara janë: ndërtimet apo zhvillimet komerciale si 



strukturat apo ndërtimet më të larta se "Kisha" që duhet të 

mbrohet, ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, 

shitoreve, restoranteve, kafiterive, hoteleve, moteleve, kiosqeve 

ushqimore, pompave të benzinës, riparimit të automjeteve, 

vetëshërbimeve, klubeve të natës, organizimi i tubimeve publike si 

dhe urbanizimi i tokës bujqësore. Për këto aktivitete duhet të 

merret leja nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim (KZM);  

7.

 



Ndalohet dëmtimi, shkatërrimi dhe bartja e shtresimeve të 

mineraleve, fosileve dhe gjetjeve tjera arkeologjike si dhe ndryshimi 

i kushteve të vendbanimit në shpella, mbi to dhe në afërsi të 

drejtpërdrejt të tyre; 

 

1.20.

 

TRAJTIMI I MBETURINAVE 

1.

 



Menaxhimi i mbeturinave duhet të bëhet në bazë të një sistemit të 

vendosur dhe të aprovuar nga Drejtoria e Parkut;  

2.

 

Mbeturinat duhet të jenë nën administrimin e operatorëve të 



licencuar (person fizik apo juridik) që paraprakisht përcaktohen nga 

Drejtoria e Parkut; 

3.

 

Operatorët përgjegjës për administrimin e mbeturinave duhet t’i 



përmbushin detyrimet që janë të rregulluara me Ligjin Nr. 02/L-30 

për Mbeturinat; 

4.

 

Aktivitetet që duhet t’i kryejnë operatorët përgjegjës për 



administrimin e mbeturinave janë të rregulluara me Ligjin Nr. 02/L-

30 për Mbeturinat; 

5.

 

Operatorët përgjegjës për administrimin e mbeturinave duhet të 



jenë të pajisur me licenca të cilat i lëshon MMPH; 

6.

 



Ligji Nr. 02/L-30 për Mbeturinat obligon mbikëqyrjen inspektuese 

të aktiviteteve për administrimin e mbeturinave.  

 

1.21.

 

NDIKIMET SOCIALE 

1.

 



Zbatimi i synimeve dhe objektivave të parapara në Planin Hapësinor 

të PK “Bjeshkët e Nemuna” duhet të jenë në harmoni të plotë me 

ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi. Aktivitetet, projektet 

dhe masat e parapara në strategjinë e zhvillimit hapësinor të Parkut 

kanë për qëllim krijimin e kushteve, nga të cilat përfitimin e 

drejtpërdrejtë duhet ta kenë fillimisht banorët dhe vendbanimet 

brenda territorit të Parkut. Kjo nënkupton se përparësi në 

pjesëmarrje, në aktivitete, në ngritje të kapaciteteve, në përfitimin 

e donacioneve, në punësim dhe në aktivitete tjera duhet të kenë 

banorët vendas; 

2.

 

Për të gjitha aktivitetet, projektet dhe masat e parapara, duhet të 



aplikohen normat dhe standardet për personat me nevoja të 

veçanta sipas rregullave në fuqi. 



 

1.22.

 

ZBATIMI I PLANIT 

1.

 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është 

dokument që përcakton zhvillimin hapësinor të një zone me 

rëndësi për Qeverinë e Kosovës, i aprovuar në Kuvendin e Kosovës 

dhe si i tillë është obligues për të gjitha komunat pjesëmarrëse. 

Përpos zbatimit të drejtpërdrejtë, zbatimi i Planit bëhet edhe 

përmes planeve tjera si: Plani Menaxhues i Parkut Kombëtar, Planet 

Zhvillimore Komunale, Planet Rregulluese të Hollësishme si dhe 

Harta Zonale e Kosovës dhe Harta Zonale e Komunës përkatëse. 

 

1.23.

 

HULUMTIMET E MËTUTJESHME 

1.

 



Duke qenë se Parku është një territor i gjërë me biodiversitet të 

pasur, me pasuri të shumta natyrore dhe kulturore, është e 

domosdoshme realizimi i hulumtimeve, të cilat do të ndihmojnë në 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   42   43   44   45   46   47   48   49   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə