Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə44/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



69 

2.

 



Madhësia, forma dhe lokacioni caktohet me Plan Rregullues të 

Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike të propozuar nga 

investitori; 

3.

 



Kampet janë bashkësi funksionale të rregulluara, të cilat ofrojnë 

kushte për vendosje të mysafirëve në hapësirat e jashtme me auto-

shtëpiza dhe tenda, duke plotësuar nevojat elementare dhe 

shërbimet tjera për pushim dhe rekreim

4.

 

Vend-kampingu është hapësirë në të cilën parcelat mund të 



dimensionohen si të veçanta dhe të grupuara; 

5.

 



Çdo parcelë duhet të ketë qasje direkte në rrjetin e furnizimit me 

energji elektrike, ujësjellësit dhe kanalizimit; 

6.

 

Hapësira e nevojshme për organizimin e kampingut mund të 



përfshijë 10% të sipërfaqes së planifikuar për zhvillim; 

7.

 



Për një njësi parcele në kamp duhet të sigurohen minimum 60m²; 

8.

 



Shërbime tjera përcjellëse: ndriçimi i vendit të kampit, sanitaret e 

përbashkëta me gardëroba, gropa septike për ujërat e zeza, 

hapësirat higjienike, depo ushqimore, depo për rekuizita tavolina, 

karrige, shtretër mobilë dhe rekuizita sportive; hapësirat rekreative 

(fushë tenisi, futboll, volejboll, basketboll, ping-pong, etj); 

9.

 



Hapësirat (ndërtesat) përcjellëse të kampit duhet të jenë 

njëkatëshe dhe më kulme dy ujore, me lartësi 4,5m’ nga pika më e 

ulët e terrenit (prej kuotës më të ulët deri te maja e kulmit); Është i 

obligueshëm përdorimi i sistemit montazh nga materialet natyrore 

(guri, druri etj.) dhe përshtatja me konfiguracion të terrenit, duke i 

ruajtur vlerat e peizazhit të zonës; 

10.

 

Recepcioni  duhet të jetë në brendi të kampit ose para hyrjes në 



kamp, me shërbime përcjellëse për komunikim, marketing. Në 

kamp mund të parashihen edhe objekte tjera të shërbimeve të 

ndryshme (tregtare, furnizuese dhe shërbyese restorante, nevoja të 

tjera të domosdoshme, si: njësi postare, bankomat, etj); 

11.

 

Kampet duhet të kenë rrethoja të sigurta dhe natyrale, të kenë 



qasje në infrastrukturë të jashtme rrugore dhe hapësirën adekuate 

të parkingut; 

12.

 

Rrugët brenda kampit duhet të mundësojnë qasjen e automjeteve 



dhe këmbësorëve deri te njësia e vendparkimit. Rruga kryesore i 

lidhë të gjitha rrugët anësore në drejtim të recepcionit dhe me 

infrastrukturën jashtë kampit; 

13.


 

Kampet duhet të jenë të furnizuara me ujë të pijshëm nga rrjeti 

publik ose ndonjë burim tjetër i kontrolluar; 

14.


 

Largimi i ujërave të zeza nga kampet duhet të sigurohet me sistem 

të mbyllur, në pajtueshmëri me normat dhe standardet për parqet 

kombëtare; 

15.

 

Kampet duhet të jenë të lidhur në rrjetin publik ose në ndonjë 



burim tjetër alternativ të energjisë elektrike. Rrugët kryesore si dhe 

rrugët tjera të cilat çojnë te restoranti, përmbajtjet e objekteve 

shërbyese dhe sanitare duhet të jenë të ndriçuara; 

16.


 

Kampet duhet të jenë të mbuluar nga sinjali i telefonisë mobile 

GSM dhe Interneti; 

17.


 

Kampet duhet të përmbajnë shenjat orientuese për hyrje-dalje nga 

kampi në raste të rrezikut, ato duhet të kenë dalje ndihmëse. Në 

kampe duhet të sigurohen mjetet për dhënien e ndihmës së parë. 

18.

 

Hapësirat sanitare në kampe duhet të jenë të përbashkëta; 



19.

 

Kampet duhet t’i kenë njësitë e veçanta të përbashkëta – hapësirat 



për larjen e enëve, hapësirat e ftohta për ruajtjen e ushqimit dhe 

frigoriferët, utiliti i përbashkët (larja, tharja dhe hekurosja e 

rrobave) dhe hapësirat për higjienë të kafshëve shtëpiake; 

20.


 

Përcaktimi i kategorisë së Kampit bëhet sipas normave dhe 

standardeve në fuqi, sipas të cilave ekzistojnë kampet me “1 yll”, “2 

yje” dhe “3 yje”, dhe varësisht nga kategoria përcaktohen edhe 

përmbajtjet tjera. 

 

1.12.



 

OBJEKTET HOTELIERE 

1.

 



Lokacioni i objekteve hotelerie duhet të planifikohet në kuadër të 

zonave të treta të zhvillimit; 

2.

 

Ngastra e ndërtimit të objektit hotelier përcaktohet me Plan 



Rregullues të Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike që mund të 

propozohet nga investitori; 

3.

 

Numri maksimal i njësive tek hotelet duhet të jetë 40 njësi; 



4.

 

Lartësia maksimale e hoteleve duhet të jetë 11m’ apo deri në katër 



kate duke përfshirë përdhesen dhe ndërkulmin (P+2+Nk); 

5.

 



Përcaktimi i kategorisë së objekteve hoteliere bëhet sipas normave 

dhe standardeve në fuqi të përcaktuara nga MTI/Departamenti i 

Turizmit; 

6.

 



Varësisht nga kategoria përcaktohen edhe përmbajtjet tjera që 

duhet të jenë në përputhje me normat teknike dhe në harmoni me 

mbrojtjen e natyrës. 

7.

 



Dizajni i hoteleve duhet të jetë në përputhje maksimale me 

peizazhin natyror rrethues; 

 

1.13.

 

MOTELET 

1.

 



Motelet janë të destinuar për t’u shërbyer personave të motorizuar 

që janë në kalim. Në to ofrohen shërbimet e të ushqyerit, fjetjes 

dhe rekreimit. Motelet në çdo rast duhet të jenë pranë rrugëve 

automobilistike e poashtu mund të jenë edhe në afërsi të qendrave 

turistike, historike, kulturore dhe sportive; 

2.

 



Ne vartësi të vendndodhjes dhe kapacitetit, motelet mund të kenë 

edhe përmbajtje tjera si kënde lojërash për fëmijë, fushë për lojra 

të ndryshme etj; 

3.

 



Rekomandohet  që të shmanget ndërtimi i dhomave në katin 

përdhesë të motelit; 

4.

 

Kapaciteti për vendosje duhet të jetë minimum 7 dhoma; 



5.

 

Lartësia e objektit të jetë deri në 7m’ ose dy kate (P+1); 



6.

 

Vendparkingjet duhet ta mbulojnë 100% kapacitetin e motelit për 



vendosje; 

7.

 



Sipërfaqja minimale  e dhomave në motele, pa përfshirë 

paradhomën dhe tualetin duhet të jetë: dhomë me një shtrat 9 m²; 

dhe dhomë me shtrat çift 11 m². 

 

1.14.

 

VEND PIKNIKËT 

1.

 



Lokacioni për piknik duhet të caktohen në vendet e përshtatshme 

nga aspekti i sigurisë nga zjarri, në pjesët e relievit të rrafshët pa 

pjerrtësi të madhe dhe sa më largë zonave strikte të mbrojtjes;  

2.

 



Madhësia, forma dhe lokacioni caktohet me Plan Rregullues të 

Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike të propozuar nga 

investitori; 

3.

 



Rregullat për sjellje dhe shfrytëzimin e vend-piknikut përcaktohen 

nga Drejtoria e Parkut; 

4.

 

Vendpikniqet duhet të kenë sipërfaqe të mjaftueshme nën hije 



natyrore të krijuara nga drunjtë e lartë. Burimi i ujit është i 

domosdoshëm, mund të jetë burim, përroskë apo  burim i 

improvizuar artificial; 

5.

 



Varësisht nga madhësia e hapësirës –  vendpiknikut, duhet të 

parashihen punktet e sanitareve të përhershme apo mobile si dhe 

kontejneri i mbeturinave; 

6.

 



Pajisjet në vendpikniqe si ulëset, tavolinat etj. duhet të jenë të 

punuara nga materialet natyrore, druri, guri, në harmoni me 

ambientin rrethues; 

7.

 



Në largësi optimal nga vendpikniku duhet të jetë parkingu i 

veturave; 

8.

 

Pas çdo intervenimi në rregullimin e vendpiknikut duhet të 



rregullohet rrethina, mbjellja dhe kultivimi i gjelbërimit, bazuar në 

peizazhin rrethues; 

9.

 

Vendpikniqet duhet t’i kenë tabelat informative lidhur me kushtet 



për shfrytëzimin e hapësirës, mbrojtjen e botës bimore dhe 

shtazore etj.; 

10.

 

Regjistrimi i shfrytëzuesve të vendpiknikut mund të bëhet në 



punktin hyrës të parkut ose të parashihet recepcioni improvizues 

në hapësirën e vendpiknikut, për kontroll dhe pagesa eventuale; 

11.

 

Çdo shfrytëzues obligohet për mirëmbajtje maksimale të 



vendpiknikut dhe për moszbatim të kësaj pason gjobitja për të cilën 

shfrytëzuesi paraprakisht njoftohet. 

 

1.15.

 

STANET 

1.

 



Stanet janë objektet më domethënëse të Parkut, dhe si të tilla 

duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Ekziston një numër i 

madh i staneve të cilat kryesisht janë të vendosura në pronë 

publike, dhe një pjesë e konsiderueshme aktualisht përdoren për 

rekreacion. Fatmirësisht ka edhe një numër të konsiderueshëm të 

staneve që përdoren për nevoja të bujqësisë, me theks të veçantë 

në blegtori. Kjo është edhe arsyeja kryesore që në Plan është 

paraparë aktivizimi i staneve të vjetra dhe sipas nevojës zhvillimi i 

staneve të reja me qëllim bazik zhvillimin e blegtorisë. Në këtë 

drejtim janë përcaktuar kushtet e ndërtimit sipas të cilave: 

o

 

Një objekt stani edhe pse është i ndërtuar në pronë publike 



mund të ekzistojë edhe më tutje, nëse dëshmohet se objekti 

shfrytëzohet vetëm për nevoja të bujqësisë përkatësisht 

blegtorisë; 

o

 



Stanet ekzistuese dhe zonat përreth duhet të ruajnë funksionin 

primar të tyre, duke përfshirë banimin, strehimin e bagëtisë, 

përgatitjen dhe ruajtjen e bulmetit; 

o

 



Me rastin e ndërtimit  të ri apo rikonstruktimit të staneve 

ekzistuese,  duhet të ofrohen informata dhe argumente të 

mjaftueshme, të cilat dëshmojnë qëllimin e ndërtimit të stanit. 

Kushti kryesorë për të gjitha rastet është se, maksimalisht duhet 

të respektohet mënyra tradicionale e ndërtimit: guri, druri dhe 

mbulesa prej kashte, rrasa prej gurëve ose ndonjë mbulesë 

tjetër natyrore; dhe se madhësia e objektit kryesor dhe 

objekteve tjera përciellëse duhet të  jetë  në  përputhje me 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə