Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə42/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



67 

c.

 



Nxitjen dhe krijimin e përmbajtjeve natyrore-shkencore

koleksioneve etnografike, kopshtit botanik, nxitë hulumtimet 

shkencore dhe udhëheq punën edukative-arsimore me të rinjtë 

gjatë ekskursioneve të prirë nga ekspertë profesional; 

d.

 

Nxitjen e revitalizimit të vendbanimeve rurale dhe ndihmon 



përfshirjen e banorëve autokton në ngritjen e ofertës turistike të 

parkut, në pajtim me orientimet e këtij plani; 

e.

 

Përgatitjen e ofertës turistike për zonën në të cilën specifikohen: 



kushtet për vizitat, vizitat e kontrolluara, orientimi për lëvizjen 

nëpër shtigjet e këmbësorëve, informatat për vlerat e  parkut 

dhe për ruajtjen e tyre; 

f.

 



Ngritjen dhe zhvillimin e sistemit të plotë informativ për tërë 

zonën, të dizajnuar në mënyrë të veçantë në përputhje  me 

kërkesat dhe specifikat; 

g.

 



Inicimin dhe hartimin e planit për menaxhimin e Parkut, në 

përputhje me rregullat dhe ligjet në fuqi; 

h.

 

Përcaktimin e Simbolit (shenjës/logos) mbrojtës të Parkut, i cili 



duhet të prezantojë elementet karakteristike të Parkut dhe 

përmbajtjet kryesore të tij, duke përfshirë edhe elementet 

shumë të njohura tradicionale që e bëjnë këtë zonë shumë të 

veçantë. 

 

 

1.5.



 

DISPOZITAT DHE KUSHTET PËR PËRCAKTIMIN DHE PËRKUFIZIMIN E 

HAPËSIRAVE/OBJEKTEVE PUBLIKE. 

1.

 



Caktimi i hapësirave/objekteve publike  duhet të jetë në harmoni 

me kushtet e mbrojtjes së mjedisit, ngritjes së kualitetit të jetesës 

dhe mos rrezikimit të shëndetit të popullatës, shfrytëzimit racional 

të territorit dhe të resurseve natyrore; 

2.

 

Në kuadër të këtyre sipërfaqeve bëjnë pjesë: objektet shkollore



objektet shëndetësore (të cilat kryesisht duhet të caktohen në 

zonën e tretë sipas regjimit të mbrojtjes në Park), rrugët e niveleve 

të ndryshme, shtigje për ecje, çiklizëm apo kalërim, shtigje për 

skijim, ski-lifta dhe teleferikë,  parkingjet e përbashkëta dhe 

hapësirat tjera që janë në shërbim të përgjithshëm (të cilat mund të 

planifikohen edhe në zonën e dytë;  

3.

 

Objektet e arsimit fillor duhet të vendosen brenda sipërfaqeve të 



destinuara për banim ose në afërsi të tyre, në përputhje me normat 

dhe standardet në fuqi. Hapësirat ku janë të vendosura këto 

objekte duhet të kufizohen me breza mbrojtës dhe të jenë të 

arritshme nga transporti publik; Ngastrat e dedikuara për këto 

objekte duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme:  

a.

 



Institucionet parashkollore 20 - 40 m²/fëmijë; 

b.

 



Shkollat fillore 20 - 50 m²/fëmijë.  

4.

 



Në kuadër të oborrit shkollor duhet të sigurohet hapësirë e lirë e 

mjaftueshme, në përputhje me normat dhe standardet në fuqi; 

5.

 

Sipërfaqet që destinohen për veprimtari tregtare –  furnizim  të 



popullatës me mallra të konsumit të përditshëm, duhet të jenë 

brenda hapësirave të destinuara për banim ose fare pranë tyre; 

6.

 

Përparësi në përcaktimin e lokacionit për hapësirat/objektet 



publike kanë zonat ku ekziston infrastruktura e domosdoshme 

teknike si: qasja e lehtë përmes rrugës, energjia elektrike, ujësjellësi 

dhe kanalizimi dhe shërbimet tjera; 

7.

 



Ndërtimi në sipërfaqet publike dhe në ato me destinime tjera duhet 

të bëhet sipas parametrave urbanistik, arkitektonik dhe teknik që 

caktohen me këtë plan hapësinor, me planet rregulluese të 

hollësishme dhe në bazë të zgjidhjeve urbanistike/arkitektonike të 

ofruara nga investitorët. 

 

1.6.

 

NDARJA E ZONAVE 

1.

 



Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është ndarë në tri zona të 

shfrytëzimit që përputhen me kriteret në fuqi të mbrojtjes së 

mjedisit: 

o

 



Zona e parë  –  përfshinë pjesët e territorit të Parkut Kombëtar 

me veçori natyrore të jashtëzakonshme, me lloje të rralla, të 

rrezikuara të bimëve dhe shtazëve dhe tipave të vendbanimeve 

në kushte të natyrës së egër. Kjo zonë gëzon  karakterin e 

mbrojtjes strikte.  Zona ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 

9.927  Ha  ose  15.8%  të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut. 

Përgjegjëse për monitorimin e kësaj zone është MMPH me 

institucionet e veta përkatëse; 

o

 

Zona e dytë – ose zona e menaxhimi aktiv – përfshinë pjesët e 



territorit të Parkut Kombëtar që karakterizohen me ekosisteme, 

vlera peizazhore dhe vlera tjera të natyrës ku mund të 

ushtrohen eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtaritë 

tjera duke e përfshirë edhe blegtorinë me infrastrukturën e saj 

dhe shfrytëzimin e kullosave, të cilat nuk janë në kundërshtim 

me mbrojtjen e natyrës.  Zona ka një sipërfaqe prej 45.832  Ha  

ose  72.7%  të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut. Përgjegjëse 

për monitorimin e kësaj zone është MMPH me institucionet e 

veta përkatëse; 

o

 



Zona e tretë (A, B, C) – ose zona e shfrytëzimit të qëndrueshëm, 

përfshinë pjesët e territorit të Parkut Kombëtar ku mund të 

bëhet: ndërtim, rindërtim, mbrojtja e objekteve tradicionale dhe 

rekreacioni, turizmi, shfrytëzimi i kullosave dhe shfrytëzim 

ekonomik i të mirave të natyrës. Zona e tretë ka një sipërfaqe të 

përgjithshme prej 7.269  Ha  ose  11.5%  të sipërfaqes së 

përgjithshme të Parkut.  Përgjegjëse për monitorimin e kësaj 

zone është MMPH me institucionet e veta përkatëse, 

përkatësisht autoritetet komunale; 

 



Zona e tretë  A  –  është zona e vendbanimeve  me sipërfaqe 

prej 2.318 Ha ose 3.7% të sipërfaqes së përgjithshme të 

Parkut, për të cilën përgjegjësia maksimale është e 

autoriteteve komunal. Autoritetet komunale janë përgjegjëse 

për lëshimin e lejeve të ndërtimit, sipas dispozitave/kushteve 

të ndërtimit të përcaktuara në këtë Plan. Në rast se 

dispozitat/kushtet e ndërtimit nuk janë të mjaftueshme, 

komunat mund të fillojnë iniciativën e hartimit të Planit 

Rregullues të Hollësishëm ose kushtet shtesë mund të 

plotësohen edhe në bazë të zgjidhjes urbane që propozohet 

nga investitori. Në të dy rastet, PRrH dhe zgjidhja urbane e 

ofruar nga investitori duhet të paisen me pëlqim nga 

Ministria, para se të bëhet aprovimi i tyre përfundimtar nga 

komunat përkatëse; 

 

Zona e tretë B – është zona me sipërfaqe prej 2.537 Ha ose 



4.0% të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut, në të cilën 

zhvillimet janë të kufizuara dhe ndërlidhen vetëm me 

bujqësinë përkatësisht blegtorinë. Kjo zonë i dedikohet 

staneve dhe të gjitha ndërtimet që janë në favor të zhvillimit 

të bujqësisë përkatësisht blegtorisë. Janë zona të cilat 

kryesisht shtrihen në pronësi publike, të cilat tradicionalisht 

janë shfrytëzuar për qëllime bujqësore/blegtorale. Një traditë 

e tillë do të vazhdohet edhe më tutje, objektet ekzistuese do 

të vazhdojnë të shfrytëzohen për të njëjtat qëllime, ndërsa 

sipas nevojës, bazuar në kërkesat, argumentet e qarta dhe 

dokumentacionin e duhur teknik, do të lejohet edhe ndërtimi 

i objekteve të reja. Përgjegjës për monitorimin dhe zhvillimin 

e këtyre zonave do të jetë Ministria me institucionet e veta 

përkatëse; 

 

Zona e tretë  C  –  është zona e zhvillimit me sipërfaqe prej 



2.414 Ha ose 3.8% të sipërfaqes së përgjithshme të Parkut, e 

cila kryesisht shtrihet jashtë vendbanimeve, në të cilat 

zhvillimi duhet të bëhet në bazë të Planeve Rregulluese të 

Hollësishme ose zgjidhjeve urbanistike të propozuara nga 

investitorët e mundshëm. Përgjegjës për aprovimin e PRrH-së 

dhe zgjidhjeve urbanistike duke përfshirë edhe lejet e 

ndërtimit është Ministria; 

o

 



Në të gjitha rastet (A, B dhe C), përcaktimi final i kufirit dhe 

sipërfaqes së zonës, për të cilën duhet të bëhet PRrH ose të 

ofrohet zgjidhja urbane nga investitori, bëhet pas matjeve detaje 

gjeodezike në terren, përmasa e të cilës mund të jetë ± 2% më e 

madhe ose më e vogël nga përmasat e përcaktuara në këtë Plan. 

2.

 



Ndryshimi i kategorisë së zonave është i mundshëm vetëm në 

rastet kur kërkohet zbatimi i ndonjë projekti me interes të veçantë 

për Qeverinë e Kosovës. Vendimi për ndryshimin e kategorisë së 

zonave dhe sipërfaqen e nevojshme për zhvillimin e projektit 

propozohet nga Qeveria dhe aprovohet nga  Kuvendi i  Kosovës, 

përkatësisht autoriteti përgjegjës i emëruar nga Kuvendi; 



 

1.7.

 

PROCEDURA PËR MARRJEN E LEJES SË NDËRTIMIT 

1.

 



Plani Hapësinor për Zonën e Veçantë i aprovuar në Kuvendin e 

Kosovës, me shkresë përcjellëse i dorëzohet të gjitha komunave 

pjesëmarrëse, territori i të cilave është pjesë e kësaj zone. Të 

dhënat e dokumentit duke i përfshirë edhe hartat përkatëse do të 

shfrytëzohen nga autoritetet komunale për përcaktimin e kushteve 

dhe dhënien e lejeve përkatëse të ndërtimit;  

2.

 

Hapi i parë është shqyrtimi i kërkesës për ndërtim e cila bëhet sipas 



kompetencave: 

o

 



Ministria për të gjitha objektet që ndërtohen në Zonën e III-të (B 

dhe C) jashtë vendbanimeve/fshatrave; dhe 

o

 

Komuna për objektet që ndërtohen në vendbanime/fshatra në 



zonën e III-të (A), të përcaktuar me hartën e zonimit në këtë Plan 

Hapësinor.  

3.

 

Autoritetet përgjegjëse si në nivelin qendror dhe atë lokal duhet të 



dallojnë nëse kërkesa është nën kompetencën e tyre, në mënyrë që 

e njëjta të drejtohet në adresën adekuate, nga Komuna në Ministri 

ose anasjelltas nga Ministria në Komunën përkatëse;  

4.

 



Nëse kushtet ndërtimore të përcaktuara me këtë Plan Hapësinor në 

fuqi janë të mjaftueshme, ka informata të qarta për të realizuar 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə