Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə45/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



70 

kriteret për ushtrimin e veprimtarisë bujqësore/blegtorale. Sipas 

këtyre kritereve madhësia e objekteve dhe hapësirës së 

nevojshme është: 

 

Torishta – rrethimi me gardh prej druri dhe guri; sipërfaqja 



maksimale 5m

2

/kokë bagëtie; 



 

Objekti i banimit –  sipërfaqja  e shfrytëzueshme  prej 



maksimum 60m

2

, me lartësi maksimale P+Nk;  



 

Objekti përciellës – sipërfaqja maksimale prej 0.2m2/kokë 



bagëtie, me lartësi maksimale P;  

 



Materiali – në përgjithësi material natyror/rrethanor (guri, 

druri ose derivatet e tyre; 

 

Kushtet e mësipërme nuk janë të vlefshme për qëllime 



tjera. 

 

1.16.



 

HYRJET NË PARK 

1.

 



Në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ekzistojnë 

gjashtë hyrje zyrtare, prej të cilave dy hyrje janë kryesore dhe të 

tjerat janë hyrje sekondare.  

o

 



Hyrja kryesore 1 –  në afërsi të Patrikanës së Pejës, në rrugën 

Pejë – Kuqishte; dhe  

o

 

Hyrja kryesore 2 – në afërsi të Manastirit të Deçanit, në rrugën 



që e lidhë qytetin me brendësinë e Parkut; 

o

 



Hyrja sekondare 1 –  në rrugën që e lidhë qytetin e Junikut me 

brendësinë e Parkut; 

o

 

Hyrja sekondare 2 – e vendosur në rrugën që e lidhë qytetin e 



Istogut me brendinë e Pakut; 

o

 



Hyrja sekondare 3 –  e vendosur në rrugën që e lidhë pjesën 

perëndimore të komunës së Istogut me brendinë e Parkut; 

o

 

Hyrja sekondare 4 –  e vendosur në pjesën perëndimore të 



komunës së Gjakovës, në afërsi të fshatit Batushë. 

2.

 



Në hyrjen kryesore 1 duhet të vendoset objekti i Drejtorisë së 

Parkut me administratën dhe zyrën e informimit, me sipërfaqe deri 

në 100m² dhe etazhitet P+NK me lartësi dysheme – dysheme 2.8m;  

3.

 



Në hyrjen kryesore 2 dhe në hyrjet sekondare 1,2,3,4, duhet të 

vendosen zyrat e kontrollit dhe informimit me sipërfaqe maksimale 

prej 9m² me lartësi dysheme – dysheme 2.6m;     

4.

 



Objektet që parashihen në hyrjet e parkut duhet të ndërtohen me 

materiale natyrore duke përfshirë drurin, gurin dhe materialet tjera 

natyrore. Rekomandohet që ndërtimi të bëhet në sistemin montazh 

dhe me kulm dy ujor me pjerrtësi minimale 30%; 

5.

 

Pjesë e hyrjeve mund të jenë edhe objektet shërbyese me sipërfaqe 



maksimale prej 12 m2 dhe me lartësi (dysheme – tavan) 2.6m; 

6.

 



Në hyrjet e parkut duhet të vendoset simboli i parkut i punuar nga 

druri dhe i dizajnuar me elemente karakteristike të parkut. Ai 

poashtu duhet të vendoset, në përmasa më të vogla, pranë rrugëve 

automobilistike që të çojnë në hyrjet kryesore të parkut, nga dy 

simbole, njëri 2 km dhe tjetri 4 km larg hyrjes; 

7.

 



Në hyrje të Parkut duhet të parashihen parkingje të mjaftueshme 

për të gjitha llojet e automjeteve. Lokacioni, numri i nevojshëm i 

vend parkingjeve dhe përmbajtjeve tjera, përcaktohet me Plan 

Rregullues të Hollësishëm; 

8.

 

Hyrjet në Park rekomandohen të jenë të dizajnuara me stilin 



tradicional. 

1.17.

 

INFRASTRUKTURA FIZIKE 

1.

 



E gjithë infrastruktura fizike ekzistuese dhe e planifikuar duhet të 

jetë në harmoni me rregullat e mbrojtjes së mjedisit. Varësisht nga 

niveli i tyre parashihet edhe përgjegjësia e ekzekutimit, e cila në të 

gjitha rastet mbikëqyret nga Ministria, përkatësisht Drejtoria e 

Parkut;  

2.

 



Shtigjet për këmbësorë duhet të ndërtohen me gurë apo me 

materiale tjera që i përshtaten dhe janë në harmoni me rrethinën 

në të cilën ndërtohen; 

3.

 



Gjerësia e shtigjeve për këmbësorë në Park  varësisht nga terreni, 

duhet të jetë maksimum 1.5 metra; 

4.

 

Elementet për ulje tek pikat e pushimit që ndodhen përgjatë 



shtigjeve për këmbësorë duhet të ndërtohen nga druri  ose 

materiale tjera të ngjashme natyrore; 

5.

 

Në pjesët ku shtegu është i rrezikshëm për lëvizje, duhet të 



parashihen rrethoja që do të ndikojnë në ngritjen e sigurisë së 

vizitorëve;  

6.

 

Në vendet e duhura, si aty ku fillon territori i Parkut Kombëtar 



“Bjeshkët  e Nemuna” dhe përgjatë rrugëve e shtigjeve për 

këmbësorë, duhet të vendosen tabelat me informatat e nevojshme 

për vizitorët; 

7.

 



Duhet të respektohet brezi mbrojtës rrugor i cili paraqet sipërfaqen 

në të dy anët e autoudhëve, rrugëve nacionale, regjionale dhe 

lokale, gjerësia e të cilit është e përcaktuar me Ligjin për Rrugët; 

8.

 



Gjatë intervenimit (ndërtim i ri apo përmirësim i rrugëve) në rrugët 

automobilistike, duhet të respektohen rregullat mbi kriteret teknike 

(gjerësia, pjerrtësia, shtresat dhe trashësia e tyre) për ndërtimin e 

tyre të përcaktuara me rregullat e nxjerra nga Ministria e 

Infrastrukturës; 

9.

 



Përgjatë rrugëve automobilistike në park duhet të vendosen të 

gjitha shenjat e nevojshme të komunikacionit; 

10.

 

Peshat dhe dimensionet e automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët 



automobilistike të Parkut duhet të jenë në pajtueshmëri me 

rregullat dhe normat e përcaktuara me rregullat e veçanta të 

nxjerra nga Ministria e Infrastrukturës dhe kufizimet që parashihen 

me rregullat mjedisore; 

11.

 

Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave në rrugët 



regjionale dhe lokale të Parkut duhet të jetë nën monitorimin e 

pandërprerë të Drejtorisë së Parkut, në mënyrë që të parandalohet 

transporti ilegal i masës drusore dhe produkteve të tjera të parkut; 

12.


 

Transporti publik i udhëtarëve duhet të realizohet nga operatorët e 

licencuar; 

13.


 

Për shkaqe sigurie, automjetet transportuese duhet t’i plotësojnë 

të gjitha kushtet teknike të përcaktuara me ligjet përkatëse në fuqi 

të nxjerra nga Ministria e Infrastrukturës; 

14.

 

Gjatë ndërtimit të parkingjeve duhet të respektohen rregullat 



teknike të përcaktuara me kriteret teknike për ndërtimin e tyre, të 

nxjerra nga Ministria e Infrastrukturës; 

15.

 

Numrin e parkingjeve, vendin e tyre në hapësirë dhe standardet për 



parkingje i përcakton plani rregullues i hollësishëm për zonën e 

caktuar ose zgjidhja urbanistike e propozuar nga investitori. Në 

vazhdim janë dhënë disa standarde për numrin e nevojshëm të 

parkingjeve: 

a.

 

Shërbime – 1 vend parkim (VP) për 3 të punësuar; 



b.

 

Restorante – 1 VP për 1 tavolinë; 



c.

 

Hotele – 1 VP për 1 dhomë; 



d.

 

Zyre – 1 VP në 75m² btto zone; 



e.

 

Dyqane – 1 VP në 50m² btto zone.   



16.

 

Gjatë projektimit, ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të 



teleferikëve, duhet që respektivisht të zbatohen dhe të plotësohen 

në tërësi rregullat teknike dhe kërkesat që gjenden në udhëzimin 

administrativ të nxjerrë nga MTI; 

17.


 

Ndërmarrjet ndërtimore të angazhuara në kuadër të Parkut duhet 

të jenë të paisura me licenca përkatëse; 

18.


 

Ndërmarrjet e energjisë që do t’i kryejnë punët e distribuimit dhe 

të furnizimit të qytetarëve me  energji elektrike duhet të jenë të 

pajisura me licencë nga ZRRE; 

19.

 

Punët në ndërtimin apo zgjerimin e rrjetit të distribuimit të 



energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror duhet të kryhen në 

përputhshmëri të plotë me kodet teknik që i përpilojnë ndërmarrjet 

e energjisë dhe të cilët i miraton ZRRE; 

20.


 

Për ndërtimin e sistemeve publik të ujësjellësve dhe kanalizimeve 

të ujërave të zeza, duhet të merret leja nga institucionet përkatëse 

në MMPH; 

21.

 

Për ndërtimin e impiantit për pastrimin e ujërave të zeza dhe të 



kolektorëve që mbledhin këto ujëra, duhet të merret leja nga 

institucionet përkatëse në MMPH; 

22.

 

Ekipet profesionale që do t’i realizojnë studimet dhe hulumtimet të 



cilat janë paraparë me këtë plan tek kapitulli i strategjisë, pjesa për 

infrastrukturën teknike, duhet t’i plotësojnë kushtet: 

o

 

Të kenë përgatitjet adekuate profesionale (shkollimi adekuat); 



o

 

Të kenë përvojë nga e kaluara në studime të natyrës së njëjtë.  



23.

 

Në mënyrë që të mund të ushtrojë veprimtarinë e vet në park dhe 



vendbanimet rreth tij, ofruesi i shërbimeve të telefonisë fikse, 

asaj mobile, Internetit dhe televizionit kabllor, kompania publike 

apo private duhet të jetë e pajisur me licencë nga Autoriteti 

Rregullator i Telekomunikacionit (ART); 

24.

 

Përveç licencës që merret nga ART, për vendosjen e antenave në 



terren, operatori i telefonisë mobile duhet të marrë edhe pëlqimin 

mjedisor nga MMPH; 

25.

 

Është rreptësishtë e ndaluar vendosja e antenave dhe pajisjeve 



përcjellëse në zonën e parë (rezervatet strikt të natyrës); 

26.


 

Të drejtën për administrimin me mbeturinat në park dhe në 

vendbanimet rreth tij e kanë vetëm operatorët për administrimin e 

mbeturinave që janë të pajisur me licencë nga MMPH. 



 

1.18.

 

TRASHËGIMIA NATYRORE 

1.

 



Të gjitha aktivitetet, projektet dhe masat e parapara në Planë duhet 

të jenë në harmoni  me rregullat për mbrojtjen e natyrës, sipas të 

cilave, ndalohen të gjitha veprimet që shkaktojnë ndotjen e ajrit, 

tokës, ujërave nëntokësorë dhe mbitokësorë, duke e përfshirë edhe 

ndërrimin e shtretërve të lumenjve; 

2.

 



Në parkun kombëtar duhet të ndërmerren masat për mbrojtjen e 

ajrit, ujit dhe tokës sipas të cilave duhet të bëhet: 

o

 

Ndalimi i ndërtimit të kapaciteteve industriale që ndotin ajrin, 



ujin dhe tokën; 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə