Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə43/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



68 

projekt idenë, nga aplikuesi kërkohet të verifikohet nëse për 

projekt idenë duhet të hartohet raporti për vlerësimin e ndikimit në 

mjedis (VNM);  

5.

 

Nëse PO, investitori obligohet të hartojë raportin e kërkuar dhe për 



të njëjtin të kërkojë pëlqim/aprovim nga Ministria;  

6.

 



Nëse JO, vazhdohet me hapat më tutje; 

7.

 



Në ndërkohë investitori duhet të aplikojë dhe të pajiset me të gjitha 

lejet dhe pëlqimet tjera të nevojshme për projektin, të cilat janë 

parakusht përfundimtar për tu pajisur me Lejen e Ndërtimit brenda 

Parkut nga: 

o

 

Ministria – Për objektet e kategorisë së III-të dhe për objektet e 



kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e III-të (B dhe C) jashtë 

vendbanimeve/fshatrave; dhe 

o

 

Komuna – Për objektet e kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e 



III-të (A) të vendbanimeve/fshatrave.  

8.

 



Në rastet kur për një zonë përkatëse kushtet e përcaktuara me këtë 

Plan Hapësinor në fuqi nuk janë të mjaftueshme, e poashtu për atë 

zonë nuk ka Plan Rregullues të Hollësishëm, investitori i propozon 

kushtet ndërtimore për parcelën e vet, duke e përfshirë edhe zonën 

me diametër prej 50m’ nga kufijtë e parcelës;  

9.

 



Sipas nevojës, kushtet ndërtimore duhet të kërkohen edhe nga 

sektorët tjerë relevant (infrastruktura  rrugore, energjia, uji, 

bujqësia, pylltaria, trashëgimia kulturore dhe natyrore, etj.);  

10.


 

Bazë për fillimin e hartimit të PRrH ose zgjidhjes së propozuar nga 

investitori, duhet të jenë Dispozitat për Zbatim; 

11.


 

Planet Rregulluese të Hollësishme ose zgjidhjet e propozuara nga 

investitori përgatiten për zonat e kategorisë së III-të, të përcaktuara 

me këtë Plan Hapësinor të Parkut; 

12.

 

Plani Rregullues i Hollësishëm ose zgjidhja e propozuar nga 



investitori për zonat jashtë vendbanimeve/fshatrave aprovohen në 

Ministri; 

13.

 

Plani Rregullues i Hollësishëm ose zgjidhja e propozuar nga 



investitori për zonat e vendbanimeve/fshatrave aprovohen në 

kuvendin komunal të komunës përkatëse; 

14.

 

Para aprovimit, Plani Rregullues i Hollësishëm ose zgjidhja e 



propozuar nga investitori për zonat e vendbanimeve/fshatrave 

duhet të merr pëlqimin nga Ministria

15.

 

Pëlqimi për PRrH merret, pasi Ministria të bëjë verifikimin nëse 



PRrH ose zgjidhja e propozuar nga investitori është në harmoni me 

synimet, objektivat dhe dispozitat për zbatim të këtij  Plani 

Hapësinor për Parkun; 

16.


 

Pas aprovimit të kushteve ndërtimore dhe marrjes së të gjitha 

lejeve dhe pëlqimeve tjera të nevojshme, mund të lëshohet leja e 

ndërtimit brenda Parkut Kombëtar nga: 

o

 

Ministria – Për objektet e kategorisë së III-të dhe për objektet e 



kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e III-të (B dhe C) jashtë 

vendbanimeve/fshatrave;  

o

 

Komuna – Për objektet e kategorisë I-rë dhe të II-të në Zonën e 



III-të (A) të vendbanimeve/fshatrave. 

 

1.8.



 

DISPOZITAT DHE KUSHTET E NDËRTIMIT 

1.

 



Për zonat ku lejohet ndërtimi (Zona e III-të) Plani Hapësinor në fuqi 

i përcakton kushtet ndërtimore specifike, të cilat janë obliguese për 

autoritetet përgjegjëse me rastin e aplikimit dhe lëshimit të lejeve 

të ndërtimit: 

o

 

Ministria  për zonat e III-ta (B dhe C) që janë jashtë 



vendbanimeve/fshatrave; dhe 

o

 



Komunat për vendbanimet/fshatrat në zonat e III-ta (A). 

 

1.9.

 

KUSHTET SPECIFIKE TË NDËRTIMIT 

1.

 



Ngastra ndërtimore apo parcela në Park rekomandohet të jetë jo 

më e madhe se 500m

2



2.



 

Sipërfaqja e ndërtuar e parcelës duhet të jetë 20% nga sipërfaqja e 

përgjithshme e ngastrës ndërtimore; 

3.

 



Fasadat e ndërtesave në park duhet të jenë të punuara nga guri

druri, tullat dhe materiale tjera natyrore; 

4.

 

Ndërtimi i rrethojave për përkufizimin e parcelës duhet të bëhet 



nga materialet natyrore (druri dhe guri) duke mënjanuar hekurin 

dhe betonin si mundësi; 

5.

 

Në rastet e rindërtimit nuk lejohet ndryshimi i gabariteve në 



kundërshtim me planin rregullues të hollësishëm ose të lejes 

ekzistuese të ndërtimit; 

6.

 

Në park mund të ketë rekonstruktime në kuptim të përmirësimit të 



kushteve të jetës dhe të punës, sikurse që janë ripërtëritja e 

amvisërive fshatare, të bujqësisë tradicionale për involvim në 

turizëm rural; 

7.

 



Rekonstruktimi i objekteve individuale dhe të amvisërisë, duhet t’i 

nënshtrohet procedurave të njëjta sikur ato për ndërtime të reja; 

8.

 

Përveç ndërtesave publike, tek të tjerat rekomandohet që kulmet 



të jenë dyujorësh, me rënie prej 30 -  60   shkallë, me strehë të 

mbështjellë me dërrasa, shindër apo ndonjë material të ngjashëm 

nga të gjitha anët; 

9.

 



Lartësia maksimale e objekteve familjare duhet të jetë P+1, kurse e 

objekteve hoteliere P+2+Nk; 

10.

 

Vendosja e objekteve të bëhet në distancë jo më të vogël se 3,5m’ 



nga vija kufizuese e parcelës ndërtimore. Në rastet kur kjo dispozitë 

nuk është e mundur duhet të aplikohen kushtet e përcaktuara me 

plan paraprak;  

11.


 

Në rast të rekonstruktimit të objekteve ekzistuese të banimit është 

i mundur ndërrimi i destinimit në funksion të parkut kombëtar 

dhe/ose për nevoja të turizmit rural. Objektet ekzistuese mund të 

rekonstruktohen dhe zëvendësohen në pajtim me normat e 

mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, të cilat nënkuptojnë 

përdorimin e materialeve dhe formësimit të hapësirave në mënyrë 

tradicionale autoktone duke ruajtur tiparet burimore; 

12.

 

Me rekonstruktim të objekteve të lartpërmendura, sipas 



dispozitave nënkuptohet: rindërtim i objektit të banimit, rindërtimi 

i objektit të stallës, rindërtimi i pjesës konstruktive të vjetër të 

objektit, adaptimi dhe rindërtimi i hapësirave sanitare, ndërtimi i 

gropës septike të padepërtueshme, riorganizimi funksional i 

brendshëm i objektit të banimit dhe  riorganizimi funksional i 

pjesëve ndihmëse të objektit të banimit; 

13.

 

Të gjitha objektet publike mund të rekonstruktohen në gabaritin 



dhe formën arkitektonike ekzistuese, bazuar në projektin e 

aprovuar. Rekonstruktimi duhet t’i nënshtrohet procedurave të 

njëjta sikur ato për ndërtime të reja. 

 

1.10.



 

FSHATRAT TURISTIK 

1.

 



Fshatrat turistik janë struktura të organizuara në formë fshati, me 

objekte hoteliere specifike, të ndërtuara në zona rurale turistike, të 

cilat brenda një perimetri unik të kufizuar ofrojnë shërbime të 

vendosjes, pushimit, rekreacionit dhe shërbime tjera; 

2.

 

Planifikimi i lokacionit për zhvillimin e fshatrave turistike bëhet në 



kuadër të zonave të treta të zhvillimit, me Plan Rregullues të 

Hollësishëm ose me zgjidhje urbanistike të propozuar nga 

investitori; 

3.

 



Dizajni i komplekseve turistike – hotele apo fshatra turistik, duhet 

t’i përshtatet peizazhit natyror rrethues; 

4.

 

Fshatrat turistik mund të jenë: fshatra me vila dhe fshatra me 



bungallou. 

o

 



Fshatrat me vila janë njësi hoteliere për akomodim me 

arkitekturë të veçantë, në përshtatje me vendndodhjen, jo më 

shumë se 2 kate (P+1), të përbëra prej apartamentesh, me hyrje 

të pavarura, të ndara ose brenda së njëjtës njësi. 

o

 

Fshatrat me bungallou janë njësi hoteliere për vendosje-



akomodim të përshtatshëm dhe të ndërtuara nga druri ose 

materiale të tjera karakteristike të zonës.  

5.

 

Përcaktimi i kategorisë së Fshatit Turistik bëhet në bazë të normave 



dhe standardeve në fuqi, sipas të cilave Fshatrat Turistik ndahen në 

fshatra me: “1 yll”, “2 yje”, “3 yje”, dhe “4 yje”; dhe varësisht nga 

kategoria përcaktohen edhe përmbajtjet tjera: 

o

 



Fshati me “1 yll” me bungallou duhet t’i ketë minimum 7 njësi 

me sip. min. për dy persona 28m², min. 3m² shtesë për një 

person, jo më shumë se katër persona; 

o

 



Fshati me “1 yll” me vila duhet ta ketë kapacitetin min. 7 

apartamente me sip. min. për dy persona 35m², min. 8m² shtesë 

për person, por jo më shumë se katër persona; 

o

 



Fshati me “2 yje” duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret e fshatrave 

turistike me “1 yll”, plus: 

 

Me bungalou duhet ta ketë sipërfaqen minimale 32 m²; 



 

Me vila duhet ta ketë sipërfaqen minimale 40 m². 



o

 

Fshati me “3 yje”, përveç kërkesave të fshatit turistik me “2 yje”, 



duhet t’i plotësojë: 

 



Me bungalou – sip. min. 35 m²; 

 



Me vila – sip. Min. 45 m². 

o

 



Fshati me “4 yje” përveç kërkesave të fshatit turistik me “3 yje”, 

duhet të ketë: 

 

Parking të mjaftueshëm në hyrje të fshatit; 



 

Sipërfaqe të lirë min. 40% të sipërfaqes totale etj. 



 

1.11.

 

VEND KAMPINGJET  

1.

 



Lokacioni i vend-kampingut duhet të planifikohet në kuadër të 

zonave të treta të zhvillimit;  




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   39   40   41   42   43   44   45   46   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə