Buletini javor 12 Maj 2014



Yüklə 29,94 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü29,94 Kb.
#24822






Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për periudhën 2014 – 2020. Në konferencë ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministri Saimir Tahiri, përfaqësues të qeverisë shqiptare, drejtues të agjencive dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë. “Strategjia për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, është jo vetëm një rekomandim i Komisionit Europian, por përbën një gur kilometrik për integrimin e vendit në BE duke ndërtuar standarde europiane për t’u shërbyer qytetarëve dhe sipërmarrësve nga cilado anë e kufirit”, tha ministri Tahiri në fjalën e tij. Fushat kryesore të strategjisë kanë të bëjnë me kuadrin ligjor, institucional, procedurat, etj, ndërsa rreth 3 milion euro janë përllogaritur rë shpenzohen për zbatimin e strategjisë.

Buletini javor

12 Maj 2014





Gjatë kësaj jave janë regjistruar:

Vepra penale

636
Autorë arrestuar

150
Autorë ndaluar

15
Vrasje

3

Zbuluar 2

Viktima 3
plagosje e rëndë

7
Plagosje e lehtë

39
Drogë e kapur

Mariuhanë 383,2 kg

Bimë Kanabis 966 bimë


Aksidente automobilistike

Ndodhur 28

Të vdekur 2

Plagosur rëndë 2

Plagosur lehtë 30
Persona në kërkim të kapur

Ndërkombëtar 0



Kombëtar 74

Statistikat javore janë

të dhëna operative



Prezantimi

Strategjia e menaxhimit të kufirit, gur kilometrik në rrugën drejt BE-së




Policia parandaloi një tentativë për trafik droge me avionë civilë dhe goditi grupin e trafikantëve. Në pranga ranë Sajmir Bajrami, një emigrant i kthyer 2 ditë para se të provonte të trafikonte nje sasi te konsiderueshme hashashi drejt Italisë, si edhe një shtetas italian Giorgio Riformato. Ky i fundit kishte udhëtuar me një avion drejt Rinasit. Në planin e tyre ishte transporti i drogës deri në Divjakë dhe më pas ngarkesa dërgohej me avion në shtetin fqinj. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri tha se “Policia ushtron kontrolle të përforcuara në kufi për luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës. Është për këtë arsye që sasia e drogës së kapur gjatë kësaj kohe që ne jemi në krye të detyrës, është shumëfish më e lartë, krahasuar me periudhën kur në qeveri ishin ata që sot bërtasin për trafikun e drogës”.




ANTIDROGA - DIVJAKE

Parandalohet tentativa për trafik droge me avionë civile





Ka zgjatur vetëm një javë arratia e Ilir Rajtës, personi i shpallur në kërkim , pasi akuzohet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Një aksion i përbashkët i policisë së Mirditës dhe forcave speciale RENEA, ka bërë të mundur arrestimin e Ilir Rajtës, 44 vjeç lindur dhe banues në fshatin Lurë, të Dibrës, i cili më 30 prill vrau me armë zjarri një person dhe plagosi një tjetër,ngjarje e ndodhur në fshatin Lurë. 44-vjeçari kishte mundur ti fshihej policisë prej mëse një jave pas kryerjes së krimit. Policia pasi kishte lokalizuar vendodhjen e tij në fshatin Bulshar të Mirditës organizoi dhe finalizoi me sukses operacionin për kapjen e Rajtës. Ilir Rajta, pas një përplasjeje me armë në fshatin Lurë të Dibrës, ka vrarë më 30 prill me breshëri automatiku Shpendi Skanën ndërsa i plagosur mbeti Ndriçim Cuku.




operacioni

RENEA në aksion, prangoset vrasësi në fshatin Lurë të Dibrës





Një agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror është vënë në pranga nga policia për grabitje me dhunë. Në bazë të informacioneve dhe punës operativo-gjurmuese, Skuadra “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë, realizuan arrestimin e Orges Memishajt dhe bashkëpunëtorit të tij Altin Lleshit. Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin janë autorë të vjedhjes me dhunë të kryer në bulevardin "Zhan D`Ark” në kryeqytet rreth orës 22:.45 të mbrëmjes. Orges Memishaj ishte me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe lëvizte me një motor në pronësi të këtij institucioni. Të arrestuarit dyshohet se janë bashkëautorë edhe të vjedhjeve të tjera. Mjeti i krimit në momentin që është sekuestruar ka qënë pa targa të dukshme, të cilat u gjetën të fshehura në brendësi të mjetit. Memishaj ka qenë edhe më parë i dënuar me vendim gjykate për veprën penale të “vjedhjes”.




bashkëbisedimi

Siguria nuk votohet çdo 4 vjet, ndërtohet përditë”

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri zhvilloi një bashkëbisedim për rreth 2 orë me maturantë të shkollës së mesme “Myslym Keta” në njësinë numër 6, në lagjen Kombinat, në Tiranë.Ministri Tahiri tha gjatë takimit me nxënësit se “siguria nuk votohet një herë në 4 vjet, por ndërtohet çdo ditë nga të gjithë ne!” Ministri ftoi gjithë shoqërinë të bëhen palë me Policinë, në përpjekjen e përbashkët kundër paligjshmërisë në vend. “Siguria nuk është as monopol i institucioneve, as monopol i Policisë, por është sipërmarrje e përbashkët, që pa ju, pa shoqërinë, nuk ndërtohet dot kurrë! Vendi nuk bëhet më i sigurtë në qoftë se qytetarët e mirë nuk dalin përpara për të ndërtuar, e mbi të gjitha për të mbrojtur vlerat që trashëgojmë si shoqëri dhe si individë”, theksoi Tahiri. Ministri gjithashtu iu përgjigj interesit të nxënësve për çështje të sigurisë. Vetë maturantët theksuan se shkolla ka ndërtuar një raport shumë të mirë me policinë dhe shërbimet policore gjenden afër tyre në çdo rast nevoje.



Tiranë

Në pranga agjenti i SHISH, dyshohet për grabitje me dhunë



KORRUPSIONI – SHKODËR

Kryekomunari i Hajmelit dhe 4 persona nën hetim, abuzuan me fondet



Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacioni e koduar “ULLISHTJA”, në qendër të të cilit kanë qenë zbulimi i një afere korruptive me fondet shtetërore të të zyrtarëve vendorë. Kryetari i Komunës Hajmel Lekë Bibaj, është proceduar penalisht nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe me vendim të Gjykatës është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim i largimit jashtë vendit. Gjithashtu gjatë hetimit është zbuluar se Dedë Shita, përgjegjës i Zyrës së Pronave në Komuna është i implikuar në aferë. Ai është pezulluar nga detyra. Ndërsa 3 banorë të komunës janë ndaluar nga policía. Nëpërmjet falsifikimit të dokumentave ata kanë marrë subvencione nga shteti për të mbjellë ullinj në tokat në pronësi të tyre, por i kanë përdorur fondet e marra për qëllime të tjera.






Fushata per parandalimin dhe goditjen e kultivimit te bimëve narkotike ka vijuar me intensitet në të gjitha zonat e vendit. Strukturat e Hetimit të Krimit në Vlorë zhvilluan një aksion “ANTICANABIS”. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u zbuluan dhe asgjesuan rreth 1 000 rrënjë bime narkotike të kultivuara. Në fshatin Lapardha në vendin e quajtur Vathra” janë konstatuar 3 parcela të mbjella me lëndë narkotike si ajo e llojit “Cannabis sativa” ku ishin kultivuar 300 rrënjë bime narkotike. Ndërsa në fshatin Rexhepaj në vendin e quajtur “Grapth” përgjatë lumit në një zonë të pyllëzuar me pemë janë gjetur të kultivuara në 2 parcela rreth 660 rrënjë narkotike, 450 rënjë në një parcel dhe 210 në parcelën tjetër. Në total nga ky aksion është bërë i mundur që të asgjesohen rreth 1.000 rrënjë bime narkotike.



fushata parandaluese

Asgjesohen 3 parcela të mbjella me Cannabis Sattiva, rreth 1 mijë rrënjë

www.punetebrendshme.gov.al

Yüklə 29,94 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə