Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə23/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



41 

 

→ Shtegu i shetitjes – Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi

16

 



 

Këto aktivitete kanë ndikim direkt në ngritjen ekonomike të banorëve të 

fshatrave të këtyre zonave, përmes ofrimit të bujtinave (shtëpive malore 

të adaptuara për akomodim të turistëve), ushqimit etj.  

Mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar mes tri shteteve-Kosovë, 

Shqipëri, Mali i Zi janë të mëdha, pasi që këtë e mundëson pozita e cila i 

lidh ato me zonat përtej kufijëve si: 

 



Lugu i Shkodrës ( lidhë Rugovën me Tropojën dhe Shkodrën);  

 



Qafa e Çakorrit që të qon në Plavë e Guci (Mali i Zi);  

 



Qafa e dasmorëve në veri të fshatit Bogë që lidhë Rugovën me 

Buxhovin e Rozhajen (Mali i Zi); 

 

Qafa e Hajles është rruga kryesore që lidhë Malësinë e Rugovës ( 



fshatrat Dacaj dhe Husaj ) me Rozhajën( Malin e Zi). 

 



Guri i Ndre  Nikës (Shtedim) me gjatësi prej 5 km si vend i 

përshtatshëm për skijim shtrihet në dy hapësira territoriale të 

Kosovës dhe Malit të Zi. 

 

 



 

                                                            

16

 

http://www.peaksofthebalkans.com/index.php?option=com_content&view=article&id=15&Itemid=21



9&lang=en 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



 Gjendja aktuale e 



turizmit në Park


Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



42 

1.5. INFRASTRUKTURA FIZIKE 

 

Rruga nacionale M9 Pejë-Kuqishtë-kufiri me Malin e Zi, e asfaltuar – 

brenda parkut 21.5 km;

 

Rruga regjionale R106 Pejë-Rozhajë(Mali i Zi), e asfaltuar – brenda parkut 



9.6 km;

 

Rruga regjionale R108 Deçan-kufiri me Malin e Zi, e pa asfaltuar – brenda 



parkut 23 km;

 

Të gjitha vendbanimet përreth parkut mbulohen nga shërbimi i transportit 



publik të udhëtarëve, kurse brenda parkut ato që mbulohen janë: Shtupeq 

i Vogël, Shtupeq i Madh, Drelaj, Kuqishtë, Haxhaj dhe Bogë. Fshatrat tjerë 

brenda parkut, në zonat më të thella të Rugovës mbulohen nga furgonët;

 

Brenda parkut, sinjal të telefonisë mobile GSM ka në vendbanimet: Haxhaj, 



Bogë, Jashanicë, Drelaj, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Lipë, Cerovërhë, 

Kuqishtë, Gjocaj dhe Jasiq. Sinjal ka pjesërisht në: Pepiq, Rekë e Aliagës, 

Malajt dhe Shkrel. Asnjë vendbanim brenda parkut nuk mbulohet nga 

sinjali televiziv ajror e poashtu nuk ka as televizion kabllovik. Programet 

televizive, në zonën e parkut kombëtar mund t’i shikojnë vetëm banorët të 

cilët i kanë pajisjet për pranimin e signalit televiziv nga sateliti;

 

Brenda territorit të parkut kombëtar gjenden hidrocentralet e vegjël, ai i 



Kozhnjerit në lumin Lumbardh të Deçanit dhe ai i Radacit afër grykës së 

burimit të lumit Drini i Bardhë, komuna e Pejës. Këta hidrocentrale sot 

janë në funksion dhe kanë kapacitet prej 8.3 MË ai i Kozhnjerit dhe 1 MË ai 

i Radacit;

 

Brenda parkut, vetëm dy vendbanime, Lipa dhe Cerovërha kanë të 



instaluar sistemet e ujësjellësit, kurse sisteme të kanalizimit të ujrave të 

zeza nuk ka të instaluar në asnjë vendbanim brenda parkut;

 

Asnjë vendbanim brenda parkut nuk përfshihet nga shërbimi i largimit të 



mbeturinave.

 

 



Kur flitet për infrastrukturën fizike, zakonisht flitet për infrastrukturën e 

transportit (infrastruktura rrugore, hekurudhore, aeroportet dhe limanet), 

infrastrukturën e energjetikës (të energjisë elektrike, asaj termale, etj), 

infrastrukturën ujore (hidroteknike), infrastrukturën e telekomunikacionit 

dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbeturinave. Zhvillimi apo sigurimi i 

infrastrukturës fizike nënkupton mundësimin e lëvizjes së njerëzve dhe 

mallrave, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë dhe 

menaxhimin e ujërave të ndotura, komunikimin midis njerëzve, 

menaxhimin e mbeturinave etj. Rëndësia e këtyre funksioneve që u 

përmendën, pa të cilat nuk mund të paramendohet jeta në shekullin 21, 

flet bindshëm për rëndësinë e madhe që e ka zhvillimi i infrastrukturës 

fizike.


 

1.5.1. Infrastruktura e transportit dhe transporti 

Rrugët  –  Rruga nacionale M9 kalon nëpër pjesën qendrore të parkut 

kombëtar dhe të shpie tek fshati Kuqishtë i komunës së Pejës dhe më tutje 

tek kufiri me Malin e Zi. Kjo rrugë deri në Kuqishtë është në gjendje 

kryesisht të mirë fizike, gjë që nuk mund të thuhet për pjesën në vazhdim, 

deri në kufi. Gjatësia e rrugës M9 brenda parkut është 21.5 km. Rruga 

regjionale R106 Pejë-Rozhajë (Mali i Zi) e përshkon parkun kombëtar me 

një gjatësi prej 9.6 km në pjesën veriperëndimore të tij. Kjo rrugë e 

asfaltuar është në një  gjendje relativisht të mirë. Mirëmbajtja dimërore 

dhe verore e saj është e vazhdueshme. Një rrugë tjetër që kalon nëpër 

territorin e parkut, në pjesën që i takon komunës së Deçanit, është rruga 

regjionale R108 Deçan-kufiri me Malin e Zi. Kjo rrugë që brenda parkut ka 

një gjatësi prej 23 km, është e paasfaltuar dhe në gjendje të keqe. 

Vendbanimet përreth parkut të cilët si zona kadastrale hyjnë në territorin 

brenda kufirit të parkut janë të lidhur me rrugë të asfaltuara regjionale.  

Duke filluar nga komuna e Istogut, nëpër Lubozhdë dhe Vrellë kalon rruga 

R103, fare pranë saj është edhe Studenica, kurse Kaliqani që është pak më 

larg lidhet me këtë rrugë përmes një rruge lokale. Rruga R103 tek Banja në 

komunë të Pejës lidhet me rrugën R101, e cila në vazhdim, në periferi të 

Pejës lidhet me rrugën R106. Me R106, përmes rrugëve lokale lidhen 

vendbanimet përreth parkut, të cilat i takojnë komunës së Pejës si: 

Jabllanica e Madhe, Jabllanica e Vogël, Radavci, Novosella, Siga dhe 

Brestoviku. Rruga R106 përfundon në Pejë dhe nga këtu vazhdon kah 

territori i komunës së Deçanit rruga regjionale R107. Rruga R107 në 

komunën e Pejës i lidhë fshatrat Bellopojë, Zagërme dhe Lybeniq të cilat 

gjenden përreth parkut kombëtar. Në vazhdim kjo rrugë regjionale, në 

komunën e Deçanit  i lidhë fshatrat përreth parkut si: Strellc i Epërm, 

Lëbushë, Isniq dhe Deçan. Në Deçan kjo rrugë lidhet me rrugën R109 e cila 

i lidhë fshatrat e Deçanit si: Hulaj, Pobërgjë, Lloqan dhe Voksh, të gjitha 

përreth parkut kombëtar. Duke vazhduar kah jugu, rruga R109 kalon nëpër 

Junik, i cili poashtu si zonë kadastrale hyn në territorin brenda kufirit të 

Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe më tutje në komunën e 

Gjakovës ajo kalon nëpër Batushë dhe Mulliq.  

Derisa vendbanimet përreth parkut janë të lidhura me një rrjet të rrugëve 

relativisht të mira dhe lehtë të qarkullueshme, këtë fat nuk e kanë patur 

shumë vendbanime që janë brenda kufinjve të parkut. Fshatrat e komunës 

së Pejës si: Stankaj, Dugaivë, Koshutan, Pepaj, Shkrel, Rekë e Allagës, 

Malaj, Llaz-Bellopaq, Lipë dhe Cerovërhë (Breg i Zi) janë të lidhur me rrugë, 

të cilat nuk janë në gjendje të mirë, ku qarkullimi i automjeteve realizohet 

me vështirësi që për pasojë ka qasjen jo të lehtë deri tek këto 

vendbanime. E njëjta vlen edhe për fshatrat Belle dhe Irzniq 2 të komunës 

së Deçanit dhe Gjocaj e Jasiq të komunës së Junikut. 

Transporti – Shërbimi i transportit publik të udhëtarëve i mbulon të gjitha 

vendbanimet përreth parkut. Transporti  realizohet me autobusë dhe 

furgonë. Sa i përket vendbanimeve brenda  parkut, transporti publik e 

mbulon tërë trevën e Rugovës. Autobusi nga Peja në Kuçishtë qarkullon 

nëpër rrugën nacionale M9, destinacion të fundit e ka fshatin Bogë. Rrugës 

ai ndalet në Shtupeq të Vogël, Shtupeq të Madh, Drelaj, Kuçishtë dhe 

Haxhaj. Fshatrat tjerë, në zonat më të thella të Rugovës mbulohen nga 

furgonët. Transporti publik nuk mbulon vendbanimet tjera brenda parkut 

si: Belle dhe Irzniq 2 të komunës së Deçanit, Gjocaj dhe Jasiq të komunës 

së Junikut dhe Koshare të Komunës së Gjakovës.     



 

 

→ Rrugë regjionale (siper) dhe rrugë lokale në park                                                                                                               

 

1.5.2. Telekomunikacioni 

Brenda kufirit të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk ka rrjet të 

telefonisë fikse, mirëpo në disa vendbanime përreth ku ndërtesat janë 

jashtë parkut, por si zona kadastrale hyjnë në territorin e parkut, siq janë 

Deçani, Isniqi dhe Juniku rrjeti ekziston.  

Sinjal të telefonisë mobile GSM brenda kufirit të parkut, sa i përket 

komunës së Pejës, ka në vendbanimet: Haxhaj, Bogë, Jashanicë, Drelaj, 

Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Lipë, Cerovërhë dhe Kuqishtë. Pjesërisht 

ka sinjal në: Pepiq, Rekë e Aliagës, Malajt dhe Shkrel, kurse sinjali mungon 

në: Dugaivë, Koshutanë dhe Llaz-Bellopaq. Sa i përket vendbanimeve të 

komunës së Pejës përreth parkut, sinjal GSM ka në Jabllanicë të Madhe, 

Jabllanicë të Vogël, Radavc, Novosellë, Sigë, Brestovik, Lëvoshë, Bellopojë, 

Zagërme dhe Lybeniq. Në vendbanimet e komunës së Deqanit që janë 

brenda parkut kombëtar, Bellej dhe Irzniq 2 nuk ka sinjal, gjë që nuk është 

rast me vendbanimet përreth si: Deçani, Strellci i Epërm, Lëbusha, Isniqi, 

Hulaj, Pobërgja, Lloqani dhe Vokshi. Në të dy vendbanimet e komunës së 

Junikut brenda parkut, Jasiq dhe Gjocaj e natyrisht edhe në Junik që 

shtëpitë i ka jashtë parkut, ka sinjal të telefonisë mobile GSM. Në Koshare 

që është brenda parkut dhe në dy vendbanimet përreth parkut Batushë 

dhe Mulliq, të trija të komunës së Gjakovës ka sinjal GSM, kurse sa i përket 

komunës së Istogut që nuk ka vendbanime brenda parkut, sinjal të 

telefonisë mobile ka në vendbanimet përreth: Kaliqan, Studenicë, Vrellë 

dhe Lubozhdë. 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   19   20   21   22   23   24   25   26   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə