Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə20/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



35 

 

 



  

 

→ Bletaria ne Deçan 

Në Komunën e Istogut numërohen rreth 4500 koshere me bletë, ku 

kultivohet mjalta cilësore e” Klekës”, ndërsa  në

 

Komunën e Deçanit 



momentalisht gjenden rreth 3000 koshere me bletë. 

1.4.3. Bimët mjekësore dhe frutat e imëta 

Hapësira e PK “Bjeshkët e Nemuna” përfshinë një territor mjaft të gjërë 

dhe të pasur me bimë mjekësore aromatike (BMA) dhe pemë frutore  të 

egra (PFE), që është një potencial në aspektin e ekonomik.  

Gjatë vitit 2007 është bërë hulumtimi dhe inventarizimi i këtij rajoni, në 

bazë të cilit  në territorin e Bjeshkëve të Nemuna gjinden këto lloje të BMA 

dhe PFE  me  rëndësi ekonomike, si:  boronica, dëllinja, aguliçja, shtogu, 

molla e egër, murrizi, thana, lule basami, gështenja, barpezmi, hithra , 

listra , trëndafili i egër , etj. 

Bjeshka e Istogut, ana veriore e Rugovës, bjeshkët qëndrore, Gjeravica, 

Juniku karakterizohen me kulturat e bimëve me  veti mjekuese si lincuri

rrudhani dhe disa lloje të kërpudhave.  

Popullata që merret me grumbullim e këtyre bimëve është e vogël, ndërsa 

mundësitë për përfitime ekonomike janë shumë të mëdha. Grumbullimi i 

këtyre produkteve deri me tani ka qenë spontan, i pa organizuar dhe i pa 

kontrolluar nga institucionet përkatëse shtetërore, që si pasoj ka 

zvogëlimin e fondit të BMA. 

 

   



  

 

→ Pemët frutore të imëta  

Në komunën e Junikut është në përfundim “Fabrika për përpunimin e 

frutave të pyllit” – që shërben për grumbullimin, deponimin, përpunimin, 

marketingun dhe shitjen e tyre. Fabrika do të furnizohet nga 5-së pika 

grumbulluese të Regjionit Ekonomik Perëndimor të Kosovës

13

                                                            



13

 REPK – Gjakovë, Junik,Deçan, Pejë, Istog dhe Klinë 

 dhe një nga 

Kukësi (Shqipëri ), ku janë të angazhuar rreth 300 mbledhës.

 

Në Komunën e Istogut, në fshatin Syne, vepron kompania private, e cila 



merret me grumbullimin e bimëve të malit dhe përpunimin e frutave të 

malit , por që furnizimi bëhet nga  33 qendra e tërë teritorit t

ë Kosovës

14

 

.  

1.4.4. Industria 

Në regjionin e Bjeshkëve nuk ka ndonjë industri të zhvilluar por vlen të 

ceket kompania private në Drelaj të Rugovës, që merret me ambalazhimin 

e ujit (i cili mbushet direkt nga burimi) dhe me përpunimin e qumështit 

(bylmetit). Këto produkte plasohen në tregun e Kosovës dhe jashtë saj. 

Në komunën e Deçanit është në funksion Hidrocentrali i Kozhnjerit - 

Lumbardhit që prodhon një sasi të vogël të energjisë elektrike, deri në 

8MWh. 


Përgjatë kufirit të parkut në zonën e ndikimit, ndodhen edhe disa 

veprimtari ekonomike si kooperativa bujqësore në Irzniq, dhe kompania e 

cila merret me përpunimin e asfaltit dhe zhavorit në Junik, etj. 

Në kuadër të parkut kombëtar, pyjet janë potencial prodhues që radhiten 

ndër burimet më me rëndësi të zhvillimit ekonomik dhe social. Sipas vlerës 

teknike, bëjnë pjesë në pyjet me potencialin më të lartë të prodhimit të 

drurit teknik të halorëve dhe gjethorëve në Kosovë. Masa drunore 

shfrytëzohet për përfitime ekonomike të popullatës, për nevoja të 

ngrohjes dhe për përpunimin e drurit që kanë ndikuar në zvoglimin e 

resurseve pyjore. Shfrytëzimi i resurseve pyjore është i pakontrolluar për 

shkak të mungesës së organizimit të mirëfilltë të menaxhimit të pyjeve dhe 

prerjeve ilegale që po i dëmtojnë ato.

 

Vetëm në komunën e Deçanit 



ekzistojnë më shumë se 60 sharra apo gereta, që punojnë 24 orë pa 

ndërprerë.  



 

1.4.5. Tregëtia dhe zejtaria  

Tregëtia si degë e ekonomisë është e përqëndruar jashtë kufirit të parkut. 

Tregëtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automobilave dhe artikujve 

shtëpiak është forma më e përhapur e koncentrimit të kapitalit në sektorin 

privat ku shumica e ndërmarrjeve janë biznese familjare, kryesisht si 

ndërmarrje të vogla dhe të mesme. 

Zejtaria përfaqësohet nga zejet tradicionale por pak nga ato kanë mbetur: 

tradita e qethjes së deleve për përpunimin e leshit, përpunimi i pëlhurave, 

thurja e rrobave tradicionale, qëndisja, zdrukthëtaria, farkëtaria, saraçët 

etj. Në komunën e Pejës dominon tradita familjare e tjerrjes dhe e punimit 

të lidhëseve e mërhamave, ndërsa në komunën e Junikut ka zanatlinjë që 

ende punojnë dhe dekorojnë djep prej druri,etj. Kanë mbetur pak nga 

përpunuesit e zejeve të vjetra dhe kultivuesit e tyre, në qytetin e Gjakovës 

mund te haset ende në Mëndafsh - punues (Kazaz); Saraç – përpunues të 

lëkurave; Zdrukthtarë – përpunues të drurit, por që fatkeqësisht interesimi 

për përpunimin e këtyre zejve është në rënje. Këta zejtarë i hasim ne Pejë 

në Qarrshinë e Gatë dhe Gjakovë në Qarrshinë e Madhe, njëherit këto zeje 

paraqesin një atraksion për turistët vendas dhe të huaj. Prandaj, zejtaria 

me prodhimet dhe shërbimet e veta paraqet një segment të veçantë të 

zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. 

                                                            

14

 http://m.telegrafi.com/ekonomi/program-per-bimet-mjekesore-dhe-aromatike-46-11783.html 




Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



36 

 

→ Zhvillimi ekonomik  

     në Park

 

 

→ Qarshia e Madhe në Gjakovë dhe Mulliri në Decan 



 

1.4.6. Turizmi dhe potencialet turistike në Park 

Teritori i Bjeshkëve të Nemuna që shquhet për natyrorën cilësore dhe 

monumente kulturore-historike është hapësira kapitale për zhvillimin e 

turizmit të Kosovës. Territori i shpallur për park kombëtar në kuadër të 

rajonit turistik të Bjeshkëve të Nemuna, posedon kushte të 

jashtëzakonshme të zhvillimit të aktiviteteve turistike -  rekreative për 

sporte dimërore, për pushim dhe rekreacion të qytetarëve gjatë gjithë 

vitit. Qendra më e madhe  është Peja,  ndërsa  qendra më të vogla janë 

Deçani, Juniku, Istogu dhe Gjakova, njëherit edhe  pikënisje për 

kapacitetet turistike. 

 

→ Rugovë 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə