Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə18/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



32 

Sa i përket strukturës agrare të popullsisë së kësaj hapësire, ajo shënon një 

rënie të konsiderueshme deri në vitin 1981 me 49.8% të popullsisë aktive 

në veprimtarinë primare. Ndërsa, në ditët e sodit popullsia është e 

koncentruar në sektorin terciar në zhvillimin e turizmit duke i kushtuar një 

rëndësi të veçanet objekteve hoteliere, vikend shtëpizave, dhe në 

promovimin e turizmit malor. Pjesa tjetër e popullsisë kryesisht merret me 

veprimtari primare apo më mirë të themi me veprimtari bujqësore-

blegtorale, pasi që vetë konfiguracioni i terrenit ja përcakton një gjë të 

tillë. Është e vështirë për të prezantuar sot se sa është numri i popullsisë 

bujqësore-blegtorale dhe ai i popullsisë jo bujqësore-blegtorale, por në 

bazë të këtyre trendëve të zhvillimit përqindja e popullsisë jo bujqësore 

është zvogëluar dukshëm.   

 

1.3.8. Popullësia aktive  

Popullësia aktive paraqet një element tjetër demografik që ka rëndësi të 

veçantë në zhvillimin shoqëroro-ekonomik të një vendi. Në vitin 1971 

pjesëmarrja e popullësisë në veprimtari primare ka qenë 58.2%. Ndonëse 

numri në veprimtari primare është zvogëluar për këtë periudhë (1971-

1981) për 8.4%, ende Rrafshi i Dukagjinit cilësohet më tepër si hapësirë 

gjeografike agrare. Sipas regjistrimit të vitit 2011, del se 54.5% nga 

popullsia e përgjithshme e vendbanimeve brenda Parkut Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna” janë popullsi aktive.  

 

1.3.9. Familja dhe karakteristikat e saj 

Vendbanimet e kësaj ane kryesisht karakterizohen me numër të madh të 

anëtareve të familjes, që është karakteristikë për disa vise të pa zhvilluara 

dhe kryesisht rurale. Mesatarja e madhësisë së familjes në këtë regjion 

(vendbanimet brenda parkut) është rreth 6.9 anëtar (2011).  

 

1.3.10. Lëvizja mekanike e popullsisë – Migrimet 

Migrimet e popullsisë sot paraqesin një problem shumëdimensional 

hapësinor, demografik, ekonomik, social dhe politik, ndërsa i nxisin një 

varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të lidhur e të 

kushtëzuar. Mungesa e të dhënave për migrimet, vështirëson bërjen e 

analizave për migrimet mirëpo, ajo që u kuptua si më lartë, e bënë të 

njohur fenomenin e migrimit të popullsisë nga vendbanimet rurale në ato 

urbane në shkallë të gjerë. Në përgjithësi numri i popullsisë është 

zvogëluar përreth 8 herë ndërsa, 9 vendbanime janë shpopulluar 

pothuajse tërësisht. 



 

1.3.11. Papunësia 

Një ndër çështjet akute për shoqërinë kosovare është shkalla e lartë e 

papunësisë. Papunësia është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë e 

veçmas ka zënë vend të theksuar në vendbanimet rurale, kodrinore – 

malore, me largësi të theksuar nga zonat urbane. Shkalla e papunësisë në 

nivel vendi sillet aty te 40% dhe më së shumti atakon grup moshat e reja 

sidomos popullësinë e gjinisë femërore.  

Nga analiza e të dhënave për 

vendbanimet të cilat shtrihen në 

brezin kufitar të Parkut Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna” dhe 

vendbanimet brenda parkut, del se 

shkalla e papunësisë është mjaft e 

përhapur në këtë territor.  

Të dhënat për punëkërkuesit e 

regjistruar në zyrën e punësimit 

flasin për 13500 persona që presin 

për të gjetur një vend pune. Ky 

numër nuk do të thotë se është real, 

mund të jetë edhe shumëfish më i 

madh sepse nuk janë të gjithë të 

papunët të regjistruar. Papunësia 

më e theksuar është te 

vendbanimet e thella rurale.  



Pasojë e shkallës së lartë të 

papunësisë është edhe varfëria

Varfëria ka prekur pothuajse të 

gjitha poret e jetës shoqërore në në 

këtë anë. Niveli i ulët i zhvillimit 

ekonomik, shkalla e ulët e arsimimit, 

shkatërrimet e shtëpive, bizneseve 

dhe ndërmarrjeve nga lufta e fundit 

në Kosovë (’99), shkëputja nga 

përpunimi i tokës –  de agrarizimi 

etj., kanë  ndikuar në rritjen e 

varfërisë. Parcializimi i tokave, 

kreditë jo të përshtatshme për 

zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, 

mungesa e subvencioneve (farëra, 

plehra artificiale,) etj, janë në 

disfavor të bujqësisë (bujkut). Për 

këtë arsye dhe arsye të tjera, nuk ka 

interesim të popullatës të merret në 

mënyrë aktive me bujqësi, sektor ky 

i cili do të mund të ulte shkallën e 

papunësisë dhe varfërisë. 

Varfëria është një fenomen 

kompleks social i cili është vështirë 

të matet. Për matjen e varfërisë 

kërkohen të  dhëna si: të ardhurat 

për kokë banori, niveli i arsimimit, 

kushtet e banimit, shëndetësia, etj.  

Natyrshëm, viset rurale me largësi 

theksuar nga zona urbane, zona 

kodrinore malore, ku shkalla e arsimimit është më e ulët, shëndetësia e pa 

zhvilluar dhe ku kushtet e banimit nuk janë të mira, janë të përfshira në 

shkallë më të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Të dhënat flasin për 2500 

familje në asistencë sociale. Gjendja më e rëndë (keqe) është në familjet 

brenda parkut, në vendbanimet e thella dhe kodrinore – malore. 

 

→ Popullësia dhe zhvillimi shoqëror në Park 

 

 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



33 

1.3.12. Arsimi  

Arsimi është themeli i një shoqërie të shëndoshë. Ai garanton perspektivë 

për të ardhmen shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike të një vendi. 

Në sistemin arsimor të Kosovës, pas vitit 2000 kanë ndodhur zhvillime të 

theksuara në realizimin e programeve mësimore bashkëkohore.  

Struktura organizative e sistemit arsimor në vendbanimet brenda dhe ato 

rreth Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është e organizuar në katër 

nivele: arsimin parashkollor (5 - 6 vjeçar), arsimin fillor ( I – V ), dhe arsimin 

e mesëm të ulët (VI – IX). Numri i objekteve shkollore është gjithësej 14 

prej të cilave vetëm një është brenda parkut, në fshatin Drelaj. Në procesin 

arsimor  në këto vendbanime janë të përfshirë rreth 4000 nxënës. Në 

shumicën e këtyre shkollave procesi mësimor zhvillohet në 2 turne. Numër 

i madh i vendbanimeve nuk kanë objekt shkollor dhe mësimin e ndjekin në 

objekte shkollore në afërsi (fshatin tjetër). Distanca shkollë – shtëpi shkon 

deri në 4 km.    

Çerdhe dhe kopshte për fëmijët e moshës nën 5 vjet brenda 

vendbanimeve të trajtuara nuk ka asnjë. 

Arsimi parafillor  zhvillohet  në një numër të shkollave fillore që ofrojnë 

edukim njëvjeçar parashkollor për fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç.  

Raporti nxënës-mësimdhënës është mesatarisht 20 nxënës për 1 

mësimdhënës me dallime të theksuara nga njëra shkollë në tjetrën. 

Sa i përket kushteve fizike te objekteve shkollore, ato ndryshojnë nga njëri 

vendbanim në tjetrin. Në aspektin e përgjithshëm të mësim-nxënies 

kushte jo të kënaqshme na paraqiten në vendbanimet e thella rurale. Për 

të pasur analiza edhe më të hollësishme kërkohen të dhëna esenciale për 

secilën shkollë veç e veç. 



 

1.3.13. Shëndetësia   

Shëndetësia kosovare, përkundër investimeve të mëdha të bëra pas vitit 

’99, është në gjendje jo të mirë. Këtu ka dobësi të natyrës organizative 

gjegjësisht implementimit të ligjit të shëndetësisë, pastaj paralelizmi i 

strukturave serbe, mosekzistimi i sigurimit shëndetësor, mungesa e 

kuadrit të mjaftueshëm, mungesa e mjeteve për investime të reja në 

pajisje, hulumtime shkencore etj. Aktualisht në Kosovë sistemi 

shëndetësor është i organizuar në tri nivele: a) niveli parësor b) niveli 

dytësor dhe c) niveli tretësor. Përveç në sektorin publik, shëndetësia është 

e organizuar edhe në sektorin privat në një shkallë mjaft të gjerë.  

Në vendbanimet në park dhe përreth tij ofrohen vetëm shërbimet publike 

shëndetësore, me përjashtim të ndonjë mini ordinance të vogël private. 

Shumica prej këtyre vendbanimeve nuk ka ambulantë –  shtëpi të 

shëndetit. Shërbimet shëndetësore ofrohen në rreth 4 objekte 

shëndetësore.  Vetëm një objekt i tillë është brenda territorit të parkut 

kombëtar, në fshatin Drelaj. Sa i përket gjendjes fizike të objekteve 

shëndetësore kjo ndryshon nga njëri objekt në tjetrin, por në përgjithësi 

kanë një gjendje jo dhe aq të mirë.  



 

1.3.14. Vendbanimet dhe banimi 

Në hapësirën brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë 20 

vendbanime, kurse rreth parkut si vendbanime që kanë ndikim më të 

drejtpërdrejtë në park janë 26. Të gjitha vendbanimet brenda parkut janë 

vendbanime rurale –  fshatra, ndërkaq prej atyre rreth parkut, tri janë 

urbane kurse të tjerat janë poashtu rurale. Prej fshatrave brenda parkut, 

16 shtrihen në territorin e komunës së Pejës, 2 në komunën e Junikut, 1 në 

komunën e Deçanit dhe 1 në komunën e Gjakovës. Sa u përket 

vendbanimeve rreth parkut, 11 ndodhen në komunën e Pejës, 8 në 

komunën e Deçanit, 4 në komunën e Istogut, 2 në komunën e Gjakovës 

dhe 1 në komunën e Junikut. 

Vendbanimet brenda parkut janë të vogla përnga numri i banorëve. Prej 

tyre 9 madje janë fare të boshatisura, kurse të tjerat, me përjashtim të 

fshatit Cerovërhë që i ka 234 banorë, nuk e arrijnë as numrin 80. 

Vendbanimet  rreth parkut janë më të mëdha dhe, duke mos e llogaritur 

Pejën si qytet më i madh që është, madhësia e tyre sillet prej 27 banorë sa 

janë në Zagërme deri në 6053 që i ka Juniku, me një mesatare të banorëve 

për këto vendbanime që kapë shifrën 1484. 

Brenda parkut, vendbanimet janë të tipit të shpërndarë, ndërkaq ato në 

hapësirën rreth parkut janë kryesisht vendbanime të tipit të koncentruar. 

Vendbanimet e shpërndara paraqesin tërësinë e objekteve banuese dhe 

ekonomike të prodhuesve bujqësorë dhe njëkohësisht i takojnë kategorive 

më të vogla të fshatrave. Shumica e këtyre vendbanimeve janë të 

vendosura më larg qendrave urbane dhe janë vise rurale, fshatra tipike 

bujqësore dhe blegtorale. Karakteristika të këtyre vendbanimeve janë 

transformimi i vogël, lidhja jo e mirë me qendrat urbane dhe shpopullimi 

më i theksuar.   

Vendbanimet e koncentruara janë më të mëdha. Aty hyjnë vendbanimet 

urbane dhe gjysmëurbane, si dhe vendbanime tjera me numër më të 

madh të popullsisë. 

Funksionet e vendbanimeve brenda parkut janë banim, bujqësi dhe 

blegtori, ndërsa viteve të fundit vërehet një tendencë në rritje edhe e 

veprimtarisë së turizmit. Ngritja e interesimit për turizmin rural, për eko-

turizmin mund të ndikojë në ndryshimin e qasjes së vet popullatës së 

këtyre vendbanimeve. Një numër i këtyre vendbanimeve, duke iu referuar 

gjendjes momentale, kanë predispozita që të ofrojnë kushte për zhvillimin 

e turizmit fshatar, duke ofruar shërbime tradicionale për vizitorët e parkut. 

Për këtë më shumë spikatet fshati Bogë ku tashmë përveq që ofrohen këto 

shërbime, në dispozicion të vizitorëve është edhe shtegu i skijimit. 

Shumë vendbanime rreth parkut, pa i përmendur këtu vendbanimet 

urbane Pejën dhe Deçanin të cilat kanë më shumë funksione, përveç 

funksioneve të banimit, bujqësisë dhe blegtorisë, e kanë edhe tregtinë apo 

edhe ndonjë biznes tjetër të vogël.  

Në vendbanimet brenda parkut ka vetëm banim individual apo banim në 

ndërtesa njëbanesore me etazhitet kryesisht P+0+N  dhe P+1+N. Me 

përjashtim të Pejës dhe Deçanit ku banimi është kolektiv (banim në 

ndërtesa shumëbanesore) dhe individual, në vendbanimet tjera rreth 

parkut banimi është vetëm individual me etazhitet kryesisht P+0, P+1 dhe 

P+2. 

Kur flasim për kualietin e banimit, me përjashtim të pastërtisë së ajrit dhe 



madhësisë së zhurmës, të gjithë treguesit tjerë flasin për një kualitet më të 

lartë të banimit në vendbanimet rreth parkut se sa në ato brenda parkut. 

Qasja në vendbanimet rreth parkut mundësohet me rrugë kryesisht në 

terren të rrafshtë dhe të asfaltuara, kurse rrugët që të shpiejnë në shumë 

vendbanime brenda parkut janë të paasfaltuara dhe në terrene të vështira 

të pjerrta. Transporti publik është më i zhvilluar dhe me kualitet më të 

lartë në vendbanimet rreth parkut sepse qarkullimi është më i shpeshtë 

dhe më i lehtë në rrugë më të mira, kurse përfshirja e banorëve në këtë 

shërbim është më e madhe. Në disa vendbanime brenda parkut, madje 

nuk ka fare transport publik. 

Në të gjitha vendbanimet rreth parkut janë instaluar sistemet e ujësjellësit 

e në disa prej tyre edhe ato të kanalizimit të ujrave të zeza, ndërkaq vetëm 

në dy vendbanime brenda parkut ka ujësjellës, kurse sisteme të kanalizimit 

nuk ka askund. 

Sa u përket treguesve të tjerë të kualitetit të banimit, banorët e 

vendbanimeve rreth parkut janë poashtu në gjendje më të mirë se sa ata 

të fshatrave brenda parkut. Ata i kanë shkollat, objektet shëndetësore, 

postare, bankare, dyqanet, shtëpitë e kulturës, objektet fetare, ofiçinat e 

automjeteve më afër dhe më lehtë të arritshme. Në vendbanimet urbane 

rreth parkut ka edhe hapësira të rregulluara enkas për sport dhe 

rekreacion e që mungojnë në vendbanimet brenda parkut. 

 

→ Vendbanim në Park 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə