Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə16/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



29 

 

→ Vallja e Rugoves – pjesë e lojrave tradicionale 



Manifestimet vjetore  që organizohen përmes ngjarjeve me karakter të 

veçantë janë një element i rëndësishëm dhe ndikojnë në ngritjen e 

vetëdijes, informimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe 

natyrore të kësaj treve. Manifestime të tilla janë: Takimi ndërkombëtar i 

bjeshkatarëve; Organizimi i lojërave tradicionale "Rugova"; Panairi turistik

Panairi "Ditët e mjaltit"; Panairi i punimeve artizanale; Karavani i 

prodhimeve vendore, Darka e Lamës, që kremton sezonin e suksesshëm 

dhe bereqetin në blegtori dhe bujqësi anekënd rajonit etj.  

 

 

 



 

 

Vallja e Rugoves 

Vallja e Rugoves është pjesë e kulturës, traditës dhe historisë së këtyre 

anëve, ku përfshihet kërcimi tradicional në raste të ndryshme festash. 

Vallja Rugovase hyn në kategorinë e valleve epike, e cila karakterizohet me 

burrëri, trimëri, me karakter luftarak dhe madhështi. Vallja luhet kryesisht 

nga burrat si: loja me jatagan dhe valle dyluftimi, si dhe valle tjera ku janë 

të kombinuar edhe me lojën e grave. 



1.2.14. Trashëgimia natyrore 

 

Bjeshkët e Nemuna paraqesin njërin nga masivet malore më të mëdhenj, 

më kompleks, më interesant dhe më të bukur të Ballkanit. Pasuria 

natyrore e Bjeshkëve të Nemuna konsiston me shumëllojshmërinë dhe 

veçantitë gjeomorfologjike të objekteve si: malet, grykat, kanjonet, 

shpellat.  



Lokalitete të rëndësishme me vlera  natyrore në park janë:

 

Kopraniku, 

Rusolia, Zhlebi, Maja e Leqinës, Radavci, Lokaliteti Jedova, Rrasa e Zogut, 

Lokaliteti Burimi i Erenikut, Liqejtë e Gjeravicës.  



Peizazhet  janë  pjesë e territorit me karakteristika të veçanta të relievit, 

formuar nga një kompleks ekosistemesh të integruar në mënyrë 

funksionale duke përfshirë edhe elementet e qytetërimit. Peizazhi i 

mbrojtur është zonë natyrore ose artificiale me vlerë të madhe peizazhore 

dhe larmi biologjike ose me vlerë kulturo-historike ose peizazh me veçori 

të ruajtura unikale karakteristike për zonën e caktuar i dedikuar për 

pushim dhe rekreacion. Parku i Bjeshkëve të Nemuna është i pasur me 

lloje të ndryshme të peizazheve të cilat varësisht nga rëndësia, 

karakteristikat dhe veçoritë e tyre janë: Peisazhe natyrore, hidrografike, 

malore, kulturore, fshatare. 

Zonat dhe monumentet natyrore të mbrojtura janë: 

 

Maja e Ropsit, Deçan – rezervat bimor i llojeve të molikës, bredhit, pishës 



dhe ahut; 

Kozhnjeri, Deçan – rezervat shtazor i llojit të dhisë së egër; 

Malet e Prelepit, Deçan – rezervat bimor me përbërje të panjës malore; 

 

 



→ Peisazhet në Bjeshkët e Nemuna 

Qendrat termale -  Burimet e shpeshta termo

-minerale në Kosovë janë 

pasojë e aktivitetit intenziv vullkanik dhe proceseve të shumta tektonike 

në të kaluarën e saj gjeologjike. Burim i tillë është edhe ai në Banjë - 12 km 

në verilindje të Pejës. Temperatura e ujit të burimeve të nxehta është 

46-48 °C, kurse sasia e përgjithshme e ujërave të tyre është 17,5 l/sec. 

Burimi i tillë i ujit termal shëron disa lloje të sëmundjeve dhe supozohet që 

është shfrytëzuar që nga periudha romake, mesjeta dhe më vonë edhe nga 

turqit.

 

Burimet e ujrave natyral – Këto gjenden në afërsi të Vrellës (K.Istogut) dhe 



afër Manastirit të Deçanit. 

Shpellat – Edhe pse shpellat nuk janë hulumtuar sa duhet, duket se kanë 

qenë vende banimi gjatë kohës së paleolitit dhe mezolitit (zbulime të tilla 

priten të bëhen në shpellën e Radavci afër burimit të Drinit). Përpos kësaj 

shpelle janë të njohura edhe Shpella e Hoxhës dhe Shpella e gurit që 

gjenden në afërsi të fshatit Vrellë. 

Si pjesë e trashëgimisë natyrore janë  edhe grykat/kanjonet, ku si më të 

rëndësishmet janë: Gryka e Rugovës, Gryka e Vrellës etj.  

 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



30 

1.3. POPULLËSIA DHE ZHVILLIMI SOCIAL 

 

Nga 4743 banorëve të regjistruar në vitin 1971, me regjistrimin e vitit 2011 

në Park jetojnë vetëm 476 banorë. 

Shkalla e natalitetit është 18 promil apo 1.8%, shkalla e mortalitetit është 

4 promil apo 0.44%, ndërsa shtimi natyror është 13.6 promil apo 

1.3


%.

 

Sa i përket moshës së popullësisë, mosha 0 –  19 vjeç përfaqësohet me 



35

%, mosha 20 – 64 vjeq merr pjesë me 

57 

%, dhe grup mosha mbi 65 vjeç 



ka pjesëmarrje më të vogël apo 8% në numrin e përgjithshëm të 

popullësisë.

 

Në aspektin etnik vendbanimet brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e 



Nemuna”,  kanë një popullësi mjaft homogjene ku 97.5 % (2011) e 

popullësisë janë shqiptarë, kurse pakicat tjera janë egjiptian etj.   

 

55% nga popullësia e përgjithshme e vendbanimeve brenda Parkut 



Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është popullësi aktive.

 

Brenda parkut, në Drelaj gjendet një shkollë fillore, kurse në Haxhaj është 



shtëpia e shëndetit ku momentalisht nuk ka mjek.

 

 



Të dhënat për numrin e popullësisë dalin nga regjistrimet e popullsisë. Për 

periudhën kohore 1948–2011 janë paraqitur të dhënat për numrin e 

popullësisë sipas regjistrimeve të popullsisë. Gjithashtu janë shfrytëzuar të 

dhënat e regjistrimit të vitit 1991 që japin një vlerësim për popullësinë 

sepse popullësia shqiptare në atë kohë e pati bojkotuar pjesëmarrjen në 

regjistrim. Të dhënat, megjithatë konsiderohen si relativisht të sakta.



 

 

1.3.1. Numri i përgjithshëm i popullësisë 

Popullësia e këtij regjioni është e shpërndarë në gjithsej 47 vendbanime të 

cilat janë të shpërndara në pesë komuna të Kosovës: Pejë, Deçan, Istog, 

Junik dhe Gjakovë. Nga gjithsej 47 vendbanime sa ka ky regjion gjeografik, 

20 prej tyre janë brenda kufirit të parkut, ndërsa 27 të tjera janë jashtë 

Parkut Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna". Numri i popullësisë në këtë regjion 

është 87800

6

Brenda viteve 1948-2011 pati një rritje të lehtë të numrit të popullsisë për 



48872 banorë. Nga viti 1991 e deri  në vitin 2011 popullsia e kësaj ane 

karakterizohet me një rënie të numrit të saj prej 26060 banorëve. Kjo ishte 

si pasojë e shumë rrjedhave politiko-ekonomike që ndodhën në këtë 

periudhë, duke mos harruar edhe luftën e fundit (1999). Sipas treguesve 

në tabelën e më poshtme numri i popullësisë është shtuar për 48872 

banorë, nga 38928 banorë sa kishte në vitin 1948 në 87800 banorë në vitin 

2011. 

 banorë.  



 

                                                            

6

 Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Regjistrimi i Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011. 



→ Nr.pop. sipas regjistrimeve dhe indeksi bazik dhe vargor 

brenda dhe 

jashtë Parkut. 

Vitet 

Nr. i popullsisë  Indeksi bazik 

Indeksi vargor 

Regjistrimi 1948  38928 

100 


100 

Regjistrimi 1953  44935 

115 


115 

Regjistrimi 1961  55632 

143 


124 

Regjistrimi 1971  75669 

194 


136 

Regjistrimi 1981  94259 

242 


125 

Vlerësimi 1991 

113860 


292 

121 


Regjistrimi 2011  87800 

226 


77 

Shkalla e natalitetit arrin deri në 18 promil apo 1.8 %, ndërsa shkalla e 

mortalitetit është 4 promil apo 0.44 %. Në bazë të këtyre shkallëve të 

natalitetit dhe mortalitetit del se shtimi natyror i popullsisë është 13.6 

promil apo 1.36 %.  

Me 57 % të popullsisë së përgjithshme në hapësirën e kësaj ane dominon 

mosha 20 - 64 vjeç, pastaj me  35% të popullsisë së përgjithshme radhitet 

popullsia e moshës së re 0 - 19 vjeç, ndërsa, grup-moshat mbi 65 vjeç kanë 

pjesëmarrje të vogël, 8% të popullësisë së përgjithshme.  

Nga gjithësej 87800 banorë, gjinia mashkullore është e përfaqësuar me 

49.7%, ndërsa, gjinia femërore merr pjesë me 44154 apo me 50.3 %.   

 

1.3.2. Numri i popullësisë brenda Parkut 

Që nga viti 1948 e deri më 1971, vendbanimet brenda Parkut Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna”, kanë pasur një rritje të vazhdueshme të popullsisë. 

Nga viti 1971 e deri në vitin 2011 këto vendbanime pësojnë rënie drastike 

të numrit te popullësisë dhe disa prej tyre sot janë të pa banuara. Në vitin 

1948 këto vendbanime kishin 4046 banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit 

(2011) këto vendbanime kishin 476 banorë, që do të thotë se për këtë 

periudhë kohore 63 vjeçare numri i popullësisë është zvogëluar gati për 

tetë herë. 

→ Numri i popullsisë sipas regjistrimeve brenda Parkut. 

 

 

→  Numri i popullsisë sipas indeksit bazik dhe vargor në vendbanimet 

brenda parkut sipas regjistrimit 

 

Nga gjithsej 20 vendbanime sa ka kjo hapësirë, 16 prej tyre i takojnë 

komunës së Pejës, dy vendbanime komunës së Junikut, një të Deçanit dhe 

një vendbanim komunës së Gjakovës. Këto vendbanime kanë dallime të 

theksuara sa i përket numrit të popullsisë. Vendbanimi me numër më të 

madh të popullsisë është Cerovërhë (Breg i Zi) me 234 banorë, apo me 

49.1 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë së këtyre vendbanimeve.  

 

1.3.3. Dendësia e popullsisë

7

Të gjitha vendbanimet e Parkut  karakterizohen me dendësi të vogël të 

popullsisë dhe janë kryesisht vendbanime të thella malore që gjenden larg 

qendrave urbane, me një zhvillim të ulët ekonomik dhe me kushte jo të 

favorshme. 

 

Vendbanimet brenda Parkut shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare. 

Lartësinë mbidetare më të madhe e kanë vendbanimet: Malaj (1925m), 

Pepiq (1813m), Koshutan (1708m), Bogë (1610m).  

 

 

 

                                                            

7

 Sipas regjistrimit të vitit 2011, dendësia e popullsisë në Park është 0.75 b/km



2







Nr. i popullsisë  4046  4465  4527  4743  3521  3273 

476 


Vitet 

1948  1953  1961  1971  1981  1991  2011 

1000 


2000 

3000 


4000 

5000 


6000 

7000 


8000 





Vitet 



1948  1953  1961  1971  1981  1991  2011 

Nr. i popullsisë  4046  4465  4527  4743  3521  3273 

476 

Indeksi bazik 



100 

110 


112 

117 


87 

81 


12 

Indeksi vargor 

100 

110 


101 

105 


74 

93 


15 

500 



1000 

1500 


2000 

2500 


3000 

3500 


4000 

4500 


5000 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə