Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə12/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



21 

 

→  Ndjeshmëria e tokave 

nga erozioni 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

          → Shkallët seizmike

 

1.2.10. Zonat sizmike 

Bazuar në hartën sizmotektonike për periudhën 500 vjeçare, maksimumi i 

intenzitetit në zonën e parkut dhe rreth saj është 8 shkallë Merkali në 

rrethinen e Pejës, ndërkaq në pjesën më të madhe të territorit të parkut 

është VI shkallë Merkali e në skajin me perëndimor V shakllë Merkali.  

Rezultatet e analizave të 

bera 


ofrojnë të dhëna të domosdoshme për 

kalkulime strukturale bazuar në rregullat e standardeve teknike për 

ndërtimin e konstruksioneve në zona seizmike. Nëse kalkulimet bazuar në 

eurokode 8 zbatohen, studimi IZIS do të përdoret për të përkrahur 

dokumentacionin në baza ku forcat seizmike mund të kalkulohen sipas 

eurokodit 8.  

Në bazë të pikes së nxitimit PGA të llogaritur, gjendja sizmike është me sa 

vijon: 


 

Pjesa veriore dhe veri-perendimore shtrihet  në zonën me shkallë të 



rrezikshmerisë prej V shkallësh të Merkalit dhe perfshinë të gjitha 

fshatrat e Rugovës si dhe pjesët e teritorit të komunës së Istogut. Ne 

shkallën VI të Merkalit perfshihet nje pjesë e teritorit të komunës së 

Pejës dhe Deqanit. 

 

Pika e nxitimit është për një nuancë më e lartë në komunën e Junikut 



dhe në një pjesë të Deqanit, kurse zona me rrezikshmëri më të lartë 

është ne Koshare në komunën e Gjakovës. 

 

 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



22 

1.2.11. Shfrytëzimi i tokës 

 

Këtu janë dhënë 6 kategori (klasa) kryesore të shfrytëzimit ose 



mbulueshmërisë së tokës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Ato 

janë  pyjet, kullosat, shkrepat, liqenet, vendbanimet dhe gurthyesit. 

Kategoritë tjera, si rrugët dhe rrjedhjet ujore nuk janë pjesë e 

kategorizimit të shfrytëzimit të tokës, ato prezantohen vetëm si vija në 

hartën e shfrytëzimit të tokës. Janë dhënë kategoritë dominuese në 

mënyrë të përgjithshme si dhe proporcioni në mes të këtyre kategorive. 

Pyjet - janë kategori e veçantë në nomenklaturën e shfrytëzimit të tokës 

dhe paraqesin vegjetacionin drunor i cili përbëhet kryesisht nga halorët, 

pyjet e dushkut dhe vegjetacioni tjetër drunor ose shkurret. Në 

metodologjinë e dizajnuar janë përfshirë të gjitha llojet e pyjeve pa dallim 

e të cilat përbëjnë një strukturë hapësinore unike.  

Kullosat - janë kategori e veçantë e vegjetacionit barishtor dhe përbëhen 

kryesisht nga kullosat dhe livadhet. Në këtë kategori janë të përfshira të 

gjitha kullosat, pavarësisht nëse janë të shfrytëzueshme momentalisht ose 

jo, por të cilat paraqesin potencial për shfrytëzim të tyre. 

Shkrepat - janë majat më të larta malore dhe terrenet tjera të thepisura 

ose edhe hapësirat tjera më material të eroduara, alternuara, shembura 

që nuk janë të mbuluara me vegjetacion ose janë fare pak të mbuluara. Në 

këto hapësira zakonisht mbizotëron mikroklimë dhe kushte tjera të 

faktorëve ekzogjen që nuk mundësojnë shfrytëzimin e tyre për nevoja të 

aktiviteteve humane. 

Liqenet - janë objekte hidrografike me ujë të ëmbël dhe të cilat kufizohen 

me tokë. Liqenet në hapësirën e PK “Bjeshkët e Nemuna” janë kryesisht 

liqene glaciale të cilat janë krijuar si rezultat i aktivitetit të akullnajave. Për 

nga dimensionet liqenet janë të ndryshme, qoftë në madhësi, thellësi dhe 

në qëndrueshmëri. Disa nga këto liqene gjatë kohës së verës, dhe sidomos 

gjatë verërave të thata edhe shterojnë. 

Vendbanimet  -  në ketë rast përbëhen kryesisht nga objektet e banimit, 

stanet dhe objektet tjera me zhvillime të caktuara (aktivitetet industriale, 

komerciale ose shërbyese). Në territorin e parkut kombëtar ndodhen 

gjithsejtë 21 vendbanime zyrtare (sipas regjistrimit të popullsisë të viti 

2011). 


Gurthyesit  -  janë vendet ku zhvillohen aktivitetet ekonomike të 

ekstraktimit dhe përpunimit të gurit gëlqeror ose zhavorit në sipërfaqe të 

tokës. 

→  Kategoritë e shfrytëzimit të tokës.  

 

Tabela  e  mësipërme  tregon kuantitetin e shfrytëzimit të tokës në park. 



Pyjet mbulojnë hapësirën dërmuese të parkut, me një pjesëmarrje me 

45,166ha ose 71.6% dhe me një shtrirje gjithandej parkut. Pyjet njëherit 

janë edhe resursi më i madh natyror dhe struktura më e madhe 

hapësinore në park. Ato përbëhen kryesisht nga pyjet e dushkut (qarri, 

bungu, shpardhi, rrmoqi, ahu, etj) dhe halorët (rrobulli, arneni, kërrleka, 

etj). Pyjet duke qenë resursi kryesorë natyror në territorin e parkut, 

njëkohësish janë edhe më të kërcënuarat nga shfrytëzimi i pa kontrolluar 

dhe keq menaxhimi i tyre. Kjo strukturë hapësinore mjedisore është e 

rrezikuar, dëmtime shihen gjithandej parkut. Në bazë të vëzhgimeve në 

terren, të ndihmuara edhe nga analiza fotogrametrike në GIS, vërehet se 

dëmtimi më i madh i pyjeve bëhet për qëllime të sigurimit të drurit për 

ngrohje dhe përdorimit të tij në ndërtimtari e më pak në industri.  

Së bashku me arealin e pyjeve shoqërohen edhe shumë bimë të tjera 

aromatike dhe fruta malore të cilat kanë përdorim të gjerë, duke filluar 

nga amvisëria e deri në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Një ndër 

këto bimë e cila ka rëndësi shumë të madhe edhe në  vet ekonominë e 

banorëve që jetojnë në park është boronica, mjedra dhe bimë të tjera të 

ngjashme. 

Ndër fatkeqësitë më të pranishme në territorin e parkut, të cilat lidhen 

direkt me sipërfaqet nën pyje janë zjarret dhe rrëshqitjet e dheut. Për 

shkak të mungesës së informatave të sakta ose ndonjë hulumtimi, nuk 

dihet saktësisht shkalla e dëmtimit të pyjeve nga këta faktorë, por ajo që 

dihet është se pyjet herë pas here dëmtohen nga zjarret e qëllimshme dhe 

nga rrëshqitjet e dheut, si rezultat i gërmimeve nga hapja e rrugëve të reja 

apo zgjerimi i tyre, si dhe nga ndërtimet tjera. 

Kullosat për nga pjesëmarrja i pasojnë pyjet me 15,520ha ose 24.6%, dhe 

janë jo më pak të rëndësishme se pyjet. Ato paraqesin gjithashtu një 

potencial të mirë zhvillimi për bujqësinë dhe veçanërisht për blegtorinë në 

territorin e parkut. Livadhet dhe kullosat, edhe pse për nga fondi janë të 

konsiderueshme, jo të gjitha prej tyre shfrytëzohen. Ujërat ose burimet 

ujore janë po aq të rëndësishme për shfrytëzim sa edhe vetë kullosat. 

Meqë  terreni është kryesisht i përbërë nga shkëmbinjt gëlqerorë, ujërat 

sipërfaqësor humbin në thellësi dhe kështu në disa raste krijojnë kushte 

shumë të pafavorshme edhe për formimin e burimeve ujore permanente. 

Shkrepat për nga pjesëmarrja në raport me kategoritë e tjera të 

shfrytëzimit të tokës në park, vijnë pas kullosave. Kjo kategori merr pjesë 

me  1883ha ose 2.9%. Shkrepat kryesisht shtrihen në lartësi të mëdha 

mbidetare dhe kanë pjerrtësi të mëdha. Në shumicën e rasteve janë pjesë 

e zonave me terrene më të ashpra. Për nga shfrytëzimi, duke marrë në 

konsideratë shtrirjen e tyre gjeografike dhe karakteristikat e tyre 

fiziografike, shkrepat janë të pashfrytëzueshëm, por paraqesin veçanti në 

aspektet tjera faunistike ose floristike si pjesë e biotopeve të veçanta dhe 

si pjesë përbërëse e ekosistemit në tërësi në park. 

Numri i vendbanimeve në park është gjithësejt 21, ndërsa numri i 

strukturave hapësinore urbane ose rurale të identifikuara është 1006 njësi 

fragmentimi. Pjesëmarrja e tyre në shfrytëzimin e tokës është 438.7ha ose 

0.70% nga totali. Në këtë kategori përveç vendbanimeve hyjnë edhe 

stanet ose format tjera të strehimit sezonal, objektet hoteliere, 

komerciale, industriale, shërbyese, fetare dhe të tjera. Raporti në mes të 

madhësisë kuantitative të vendbanimeve me numrin e njësive të 

fragmentimit është shumë i madh, ndër më të mëdhenjtë që tregon për 

shpërndarjen e madhe të kësaj strukture në njësi sipërfaqeje, e kjo është 

më e theksuar në vendbanimet që shtrihen në pellgun e lumit Lumbardhi i 

Pejës gjegjësisht në anën veriore të Luginës së Rugovës. 

Në vazhdim do të trajtojmë raportin në mes të kullosave dhe 

vendbanimeve me faktorët tjerë fiziko-gjeografik që kanë të bëjnë me 

topografinë e terrenit. Arsyeja e veçimit të këtyre dy klasave të 

shfrytëzimit të tokës bëhet për shkak që, këto dy tipologji kanë 

karakteristika më të veçanta të shfrytëzimit në raport me faktorët fiziko-

gjeografik të relievit dhe nevojave humane. Dallimi i sipërfaqeve të 

kullosave në mes të tabelës së përgjithshme të shfrytëzimit të tokës dhe 

tabelave tjera në vazhdim është për shkak të mospërputhjes së shkallës 

dhe ndërtimit të bazës rasterike të topografisë dhe vektorit të kullosave. 

Raporti në mes të kullosave dhe hypsometrisë së terrenit tregon për 

mundësit dhe kufizimet që paraqesin faktorët topografik në shfrytëzimin e 

tyre gjatë vitit. Sa më e madhe të jetë lartësia mbidetare aq më e kufizuar 

është koha e qëndrimit të bagëtive në kullota dhe anasjelltas.

  

→ Raporti në mes të kullosave dhe hypsometrisë së terrenit 

 

Siç shihet edhe nga tabela e mësipërme ekziston një ndërlidhje në mes të 



lartësisë mbidetare dhe kullosave, sa më madhe lartësia mbidetare aq më 

e madhe do të jetë sipërfaqja nën kullosa. 



 

 

 

Kategoria 

ha 



Njësia e fragmentimit 

hapësinor 

Pyje 

45,166.63 

71.66 

734 


Kullosa 

15,520.18 

24.62 

879 


Shkrepa 

1,883.57 

2.99 

47 


Liqene 

9.35 


0.01 

16 


Vendbanime 

438.77 


0.70 

1006 


Gurthyes 

9.40 


0.01 



Totali 

63,027.90 

100.00 


2686 

Nr.  Gradienti hypsometrik 

ha 





Nën - 600m 

1.00 


0.01 

600.1 - 700m 



39.50 

0.25 


700.1 - 800m 

85.75 

0.55 


800.1 - 900m 

99.00 

0.64 


900.1 - 1,000m 

70.00 

0.45 


1,000.1 - 1,250m 

354.75 

2.28 


1,250.1 - 1,500m 

1681.25 

10.80 


1,500.1 - 1,750m 

3401.50 

21.84 


1,750.1 - 2,565m 

9795.25 

62.90 


Totali 

15528.00 

100.00 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   8   9   10   11   12   13   14   15   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə