Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə10/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



18 

Akuiferët me porozitet intergranular –  Akuiferët që lidhen me 

depozitimet e këtij kompleksi janë përgjithësisht të tipit poroz dhe 

përmbajnë kryesisht ujëra të tipit freatik. Ky tip i akuiferit ka përhapje të 

kufizuar në zonën e parkut, kryesisht është i lokalizuar në pjesën jugore 

dhe jugperëndimore. Vlerësohet të jetë me ujëpërshkushmëri të lartë dhe 

të mesme,me koeficient filtrimi ,,Kf” >10

-5

  m/s. Në aspektin  litologjik 



përbëhet nga rëra, rëra dhe zhavori, zhavori, zhavori ranor gjysëm i lidhur

rëra argjilore dhe lymi. Në profil vertikal dominojnë zhavoret, ranoret me 

granulime të ndryshme. Po ashtu vërehen edhe anëtarë të tjerë në 

kompleksin aluvial siç janë: argjilat, rërat argjilore me kalime graduale në 

ranor dhe zhavorr. Rezervat e shfrytëzueshme të këtij akuiferi formohen 

në llogari të infiltrimit të ujërave sipërfaqësorë dhe si të tilla paraqesin 

interes për shfrytëzimin e tyre për ujë të pijshëm dhe kërkesa tjera. Këta 

akuiferë karakterizohen nga këto veti kryesore: 

 

Janë ujra pa presion (nivel të lirë) 



 

Luhatja e nivelit të ujit varet kryesisht nga reshjet atmosferike 



 

Regjimi i tyre varet nga  pozita gjeografike, klima, relievi, rrjeti 



hidrografik, mbulesa e tokës etj. 

 



Shtrirja e horizontit ujëmbajtës përputhet me zonën e ushqimit 

 



Kanë përgjithësisht lidhje hidraulike me ujrat e lumenjve 

 



Ushqehen nga lumi dhe ushqejnë lumin me ujë, respektivisht gjatë 

stinëve të thata dhe me reshje.  



Akuiferi me porozitet të çarjeve –  Ky tip i akuferit është i përhapur në 

shkëmbinjtë me çarje (gëlqerorë, ranor, mermere, konglomerate, shkëbinj 

plutonik etj). Përhapen në malet e Kozhnjerit, Deçanit, Kuqishtës, 

Gjeravices dhe Vokshit. Formacionet shkëmbore që përbëjnë këtë akuifer 

paraqiten me veti të dobëta akumuluese të ujërave nëntokësorë. 

Koeficienti i filtrimit  luhatet nga 10

-5

  deri 10



-9

  m/s. Shkëmbinjet e këtij 

akuiferi janë kompakt, me shkallë të plasaritjes relativisht të lartë dhe 

duke iu nënshtruar ndryshimeve mekanike dhe fiziko-kimike, këta 

shkëmbinj në sipërfaqen e tyre pësojnë prishje dhe kanë një përhapje të 

dobësimit ndërkokrrizor. Kjo shkallë e prishjes (degradimit) gjatë 

plasaritjeve mundëson futjen e ujit në brendi të tyre nepër sistemet e 

çarjeve të cilat  ndërmjet veti janë të lidhura dhe në këtë mënyrë 

favorizojnë formimin e akuiferve të tipit të çarjeve. Burimet  e ujit që 

drenojnë nga ky akuifer kanë kapacitet ujëdhënjeje të vogël, nga 0.1 deri 1 

lit/s e rrallë herë deri në 10 lit/s. Mund të thuhet që tipi çarës është një tip 

i akuiferit mjaft specifik në pikëpamje të rezervave të burimeve ujore dhe 

kushteve të formimit të tyre. Nga aspekti i resurseve ujore, ky tip i akuiferit 

nuk ka ndonjë rëndësi të konsiderueshme brenda zonës së parkut. 



Akuiferi me porozitet karstik – Në aspektin hidrogjeologjik, gëlqerorët dhe 

mermeret që përbëjnë këtë akuifer, karakterizohen nga resurse të 

bollshme të ujrave nëntokësorë të tipit karstik. Ka përhapje mjaftë të 

madhe në zonen e parkut, kryesisht në pjesët perëndimore  të zonës së 

parkut në: Bjeshket e Pejës, Maja e Hasanit, Rusolia, Mokna. Gëlqërorët 

janë mjaft të karstifikuar dhe dallohen nga forma karakteristike (kanale, 

kaverna, shpella etj), ç’ka ka kushtëzuar formimin e rezervuarve të 

mëdhenj të ujrave nëntokësorë. Koficienti i filtrimit luhatet nga 10

-3

  deri 


10

-9

 m/s. Numri më i madh i burimeve nëntokësore të ujit lidhet me këtë 



akuifer të cilet kanë prurje/ kapacitet të lartë dhe të qëndrueshëm. 

Burimet dalin në prerjet erozionale të shkëmbinjve karbonatikë - luginat e 

lumenjve, ose në kontaktet e gëlqerorëve me formacionet shistozë apo 

 

→ Njësitë   



     hidrogjeologjike 

 

  



 

 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



19 

flishoidalë të papërshkueshme, në nivele të ulëta hipsometrike. Prurjet e 

këtyre burimeve luhaten prej 20-100 l/s deri në 10 m

3

/s. 



Karakteristike e veçantë e burimit të tipit karstik është amplituda e madhe 

e luhatjes së prurjes.  

Duke u nisur nga karakteristikat e përgjithshme gjeologjike dhe 

hidrogjeologjike, si dhe pozicionit hapësinor ku janë të vendosura 

akuiferët karstikë në zonën e parkut, konstatohet se ky tip akuiferi 

ushqehet kryesisht nga reshjet atmosferike (shi dhe borë). Tip i akuiferit 

karstik paraqet akuiferin më të rëndësishem sa i takon ujërave 

nëntokësorë në zonen e Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna”. Sot nga 

burimet e ujit që dalin nga ky akuifer furnizohen me ujë të pijshem shumë 

vendbanime brenda dhe jashtë zonës së parkut kombëtar. Valorizimi 

ekonomik dhe shfrytëzimi racional i ujit nga ky akuifer do ta rriste vlerën jo 

vetem të parkut por edhe të rrethinës. 



Terrenet pa ujë – Pjesët e terreneve pa ujë (akuiferë me ujëmbajtje shumë 

të vogël) kanë përhapje relativisht të madhe në zonen e parkut. Shtrihen 

nga jugu deri në perendim. Në  aspektin litologjik  janë të ndërtuara në 

formaconet e Paleozoikut, të përfaqësuara me rreshpet, rreshpet 

epidotike, filite, shiste, ranore, meta-konglomerate, meta-gabro, diabaze, 

meta-bazalte, serinë metamorfike, porfiridet, stralloret, diabazat, serinë 

strallore, shkëmbinjtë magmatik, flish dhe seritë e ngjashme me to, të cilat 

sipas vetive të tyre hidrogjeologjike paraqiten si izolator hidrogjeologjik. 

Kanë koeficient filtrimi < 10

-9

  m/s. Poroziteti i këtyre shkëmbinjve, si ai 



primar ashtu edhe ai sekondar, në kuadër të këtyre shkëmbinjve s’mund 

të formojnë rezervoarë të rëndësishëm të ujit. Në pjesët sipërfaqësore të 

terrenit, për efekt të një shkatërrimi intensiv të masave shkëmbore mund 

të vijë deri të akumulimi i sasive të caktuara të rezervave ujore të cilat do 

të tërheqin vëmendjen për hulumtime hidrogjeologjike detale. 

 

1.2.7. Veçoritë hidrologjike  

Ujërat në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” mund të trajtohen si :  

•  Resurse natyrore  

•  Dukuri ose objekte unike me vlera atraktive burimore  

•  Pjesë  përbërëse  ose  komponentë  e  ekosistemeve,  objekteve,  dukurive 

dhe hapësirave me vlerë të veçantë për mbrojtje.  

Zona e parkut kombëtar ka rrjet hidrografik mjaft të dendur. Parku 

përvijohet nga disa lumenj si: Lumi Istog, Lumëbardhi i Pejës, Deçanit, 

Lloqanit, Ereniku etj. Ai ka edhe disa lumenj me të vegjël, si dhe disa 

përrokca me rrjedhje të përhershme dhe të përkohshme. Të gjitha 

ujërrjedhat e parkut kanë drejtim të rrjedhjes perëndim –  lindje dhe 

juglindje të cilët shkarkohen në lumin Drini i Bardhë i cili paraqet 

ujëmbledhësin kryesor të Basenit të Dukagjinit. Të gjitha burimet e 

lumenjve ndodhen në lartësi mbidetare mbi 1000 m, duke rrjedhur nëpër 

lugina të thella dhe të ngushta të komplekseve malore të parkut.  

Pjesa e sipërme e lumenjve karakterizohet me rrjedhje të shpejtë dhe të 

vrullshme dhe duke rrjedhur në drejtim të ultësirës së Rrafshit të 

Dukagjinit (rrjedha e mesme dhe e poshtme), shtrati i këtyre lumenjve 

fillon të zgjerohet, shpejtësia e rrjedhjes së tyre zvogëlohet dhe 

depozitohet materiali eroziv të cilin ata e bartin. Uji i këtyre lumenjve nga 

burimi e deri në rrjedhën e mesme, vlerësohet të ketë cilësi të mirë. 

Lumenjve nga të dy krahët (anët) i bashkohen numër i madh i ujërrjedhave 

(lumenj të vegjël dhe përrocka). Ujërrjedhat me veprimtarinë dinamike të 

tyre kanë pasur dhe kanë edhe sot rol të rëndësishëm në formësimin dhe 

modelimin e relievit brenda zonës së parkut duke i shtuar edhe më tej 

vlerat e këtij parku.  

 

 



→ Burimi i Drinit të Bardhë 

Lumëbardhi i Pejës buron në Usovishtë, në lartësi mbidetare 1932m. 

Formon rrjedhën e tij duke prerë në formë kanioni formacionet gëlqerore 

të Grykës së Rugovës. Pellgu ujëmbledhës i këtij lumi është 503,5km

2



Matjet në stacionin hidrometrik Gryka kanë treguar se prurjet -  rrjedhja 

(dalja  -  largimi) e ujit janë: Qmes.vjet.=6.21 m

3

/s. Prurja e ujit prej 6,21 



m

3

/s,  tregon për një vëllim të ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve 



sipërfaqësore (lumit)prej: 195.83*10

6

 m



3

. Matjet në stacionin hidrometrik 

Drelaj kanë treguar se prurjet-  rrjedhja (dalja-  largimi) e ujit janë: 

Qmes.vjet.=4,33 m

3

/s. Prurja e ujit prej 4,33 m



3

/s, tregon për një vëllim të 

ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve sipërfaqësore (lumit)prej: 

136.55*10

6

 m



Lumëbardhi i Deçanit formohet prej dy lumenjve; Kozhnjerit (djathtas) 

dhe Marjashit (majtas). Ka sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 278,3 

km

2

. Është lum malor dhe formon luginë të ngushtë dhe të thellë me 



pjerrësi mesatare në rrjedhën e sipërme 80 m/km. Matjet në stacionin 

hidrometrik të Deçanit kanë treguar se prurjet-rrjedhja (dalja-largimi) e ujit 

janë: Qmes.vjet.=4,64 m

3

/s. Prurja e ujit prej 4,64 m



3

/s, tregon për një 

vëllim të ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve sipërfaqësore (lumit) prej 

146,32*10

6

 m

3



 . 

Lumëbardhi i Lloqanit  buron nga shpatet e Kurvallës, Dervishkomit, 

Stanishtës së Zogut dhe nga Gurrat e Hasanagës në lartësi mbidetare 

2100m. Pellgu i lumit të Lloqanit përshkon fshatrat Hulaj, Lloqan, 

Carrabreg i Epër, Prejlep Rastavicë, Baballoq, Gramaqel dhe Jasiq. Ky lumë 

përveç që ujit fushat e këtyre fshatrave, uji i tij shpenzohet për ujitje të 

fushave edhe të shume fshatrave tjera si: Pobergjë, Voksh, Sllup, Dranoc 

etj. Shtrati i Lumit të Lloqanit pjesërisht është i rregulluar. Janë ngritur diga  

 

 



→ Liqeni i zemres  

 

në Hulaj dhe Lloqan për pengimin e erozionit të shtratit të lumit dhe 



brigjeve të tij.  

Lumi Erenik buron në bjeshkët e Junikut dhe të Vokshit nën Majën Dervish 

Kam (2256 m). Ka gjatësi rreth 51 km dhe sipërfaqe të pellgut 515,5 km

2



Pjesa e sipërme karakterizohet me shkallë të lartë erozive duke bartur dhe 



depozituar material eroziv në pjesën fushore të tij. Matjet në stacionin 

hidrometrik të Deçanit kanë treguar se prurjet - rrjedhja (dalja - largimi) e 

ujit janë: Qmes.vjet.=2.04 m

3

/s. Prurja e ujit prej 2.04 m



3

/ s, tregon për një 

vëllim të ujit në dalje (largim) përmes rrjedhjeve sipërfaqësore (lumit) prej 

386.3*10


6

 m

3



 

Lumi Istog buron në rrëzat e maleve të Moknës, ka sipërfaqe të pellgut 

ujëmbledhës prej 446,7 km

2

. Është lumë kryesisht fushor me pjerrtësi 



mesatare 14m/km. Në pjesën e sipërme shtrati i lumit arrin gjëresi rreth 4 

m, ndërsa në pjesën e mesme dhe të poshtëm gjëresia luhatet nga 1-6 m.  

Në kompleksin malor të Bjeshkëve të Nemuna paraqitet një numër i madh 

i liqeneve me origjinë glaciale të njohur në mënyrë popullore si “sytë e 

maleve”. Liqenet për nga gjeneza e tyre kanë rëndësi të madhe shkencore 

dhe edukative. 

Gurrat dhe degët e Drinit të Bardhë të cilat formohen në kompleksin malor 

të Bjeshkëve të Nemuna disponojnë me predispozita natyrore për ngritjen 

e minihidrocentraleve me fuqi instaluese me rëndësi lokale. 

 

 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə