Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə6/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



11 

Procesi i planifikimit është i vazhdueshëm. Ai duhet t’i nënshtrohet 

monitorimit, vlerësimit dhe në bazë të kërkesave edhe ndryshimeve të 

nevojshme. Më poshtë është dhënë skema e mobilizimit institucional apo 

e pjesëmarrjes publike në procesin e hartimit të planit hapësinor. 

Materiali i planit hapësinor  është i bazuar në të dhëna të marrura 

drejtpërdrejt nga terreni, nga komunat në territoret e të cilave shtrihet 

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, nga planet zhvillimore të këtyre 

komunave, nga sektorët relevant të ministrive të Qeverisë së Kosovës, 

dokumentacioni ekzistues për arësyeshmërinë e shpalljes së Bjeshkëve të 

Nemuna park kombëtar dhe nga dokumentet e agjencive zhvillimore 

ndërkombëtare që kanë punuar dhe punojnë në çështje të ndryshme 

lidhur me pyjet, zhvillimin rural, turizmin.   

 

 



 

 

→ Skema e pjesëmarrjes publike 

Funksionet themelore të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

Me planin hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” si dhe në 

bazë të ligjit për mbrojtjen e natyrës duhet të sigurojmë: 

a)

 



mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të 

natyrës dhe burimeve të përtëritshme të natyrës; 

b)

 

rivitalizimin e territoreve të dëmtuara të natyrës ose pjesëve të saj dhe 



kompensimi për dëmet e shkaktuara; 

c)

 



ruajtjen dhe restaurimin e baraspeshës ekologjike në natyrë; 

d)

 



vendosjen e sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, 

monitorim, informim dhe financim, për mbrojtjen e natyrës; 

e)

 

realizimin e qëllimeve, të përcaktuara në politikat e mbrojtjes së 



natyrës; 

f)

 



zvogëlimin e shfrytëzimit tejmase dhe rrezikimit të llojeve të florës dhe 

faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të 

rrezikuara, si dhe i habitateve të tyre. 

g)

 



e drejta për informim publik  dhe pjesëmarrje të publikut në lëmin e 

mbrojtjes së natyrës; 

h)

 

sigurimin e së drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndoshë, pushim 



dhe rekreacion në natyrë. 

i)

 



sigurimin e biodiversitetit përmes ruajtjes së habitateve të 

rëndësishme natyrore dhe llojeve me rëndësi të florës dhe faunës në 

statusin e favorshëm të ruajtjes. 

Sipas ligjit për mbrojtjen e natyrës, parku nacional është territor natyror 

me funksione për: 

a)

 



mbrojtjen e tërësisë ekologjike, të një apo më shumë ekosistemeve, 

për brezat e sotëm dhe të ardhshëm; 

b)

 

përjashtimin e shfrytëzimeve apo uzurpimet me qëllim të ndryshimit 



dhe dëmtimit të natyrës; 

c)

 



sigurimin e bazave për qëllime shpirtërore, shkencore, arsimore, 

rekreative, kulturore dhe mundësi vizitash, në pajtim me parimet e 

mbrojtjes së mjedisit, përderisa ai duhet të menaxhohet me qëllime si: 

1.

 



mbrojtja e territoreve natyrore me rëndësi kombëtare dhe 

ndërkombëtare për qëllime shpirtërore, shkencore, arsimore, 

rekreative dhe turistike; 

2.

 



ruajtja e gjendjes burimore, të shembujve reprezentativ të zonave 

fiziografike, bashkësive biotike, resurseve gjenetike dhe llojeve për 

sigurimin e biodiverzitetit dhe të stabilitetit ekologjik; 

3.

 



sigurimi i shfrytëzimit në aspektin inspirues, shkencor, arsimor, 

kulturor dhe rekreativ që ta mbajë zonën në gjendjen natyrore ose 

afërsisht natyrore;  

4.

 



përjashtimi i shfrytëzimeve ose i vizitave të cilat mund të shkaktojnë 

ndryshime dhe dëmtime të natyrës; 

5.

 

mbajtja e veçorive ekologjike, gjeomorfologjike dhe estetike për të 



cilat territori është shpallur i mbrojtur. 

Funksionet e parkut nacional përcaktohen në atë mënyrë që ato të 

sigurojnë në radhë të parë mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave themelore të 

parkut nacional, e pastaj rregullimin dhe shfrytëzimin e këtyre vlerave:  

 

Ruajtja dhe mbrojtja e vlerave dhe rariteteve natyrore prezente 



burimore dhe pjesërisht të ndryshuara; 

 



Mbrojtja dhe përparimi i pejzazhit të rajonit në tërësi; 

 



Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturo-historike; 

 



Zhvillimi dhe përparimi i vlerave natyrore dhe të krijuara, si dhe 

zhvillimi i aktiviteteve prezente dhe të reja; 

 

Ekonomizimi dhe përparimi i vlerave natyrore dhe ekonomike; 



 

Shfrytëzimi i vlerave të parkut nacional me qëllim të hulumtimeve 



shkencore, arsimore, edukative dhe kulturore; 

 



Shfrytëzimi i vlerave të parkut nacional për nevojat e ekonomisë, para 

së gjithash për nevojat e veprimtarive turistike-rekreative, pastaj për 

shfrytëzimin e pyjeve, kullosave malore, tokës bujqësore dhe tjera

 



Ngritja e vetëdijes së qytetarëve për vlerat e natyrës. 


Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



12 



PROFILI I ZHVILLIMIT HAPËSINOR 

 

PROFILI DHE ANALIZA E GJENDJES

 

 



1.1. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUFINJT E PARKUT 

Bjeshkët e Nemuna  janë vazhdimësi e Maleve Dinaride, të cilat shtrihen 

në perëndim të Kosovës, në veri të Shqipërisë dhe në jug-lindje të Malit të 

Zi. 

Këto male me majat e larta e të thepisura hyjnë në radhën e maleve më 



të“egra” jo vetëm të vendit tonë, por edhe të Evropës. 

Bjeshkët e Nemuna në Kosovë kanë një shtrirje në drejtim veri-jug me 

gjatësi  50 km dhe gjerësi 26 km. Në anën e Kosovës ngriten kah fundi i 

fushës (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2000 m, në disa vende 

prehen nga lugina të thella lumore, të lumit të Bistricёs  (Lumbardhit)  sё 

Pejёs,  Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin.  Masivi malor i 

Bjeshkëve tё Nemuna ndahet nё tri pjesё:  

Pjesёn  veriore  e  pёrbёjnё  malet  qё  ndodhen  nё  veri  dhe  verilindje  tё 

Bistricёs (Lumbardhit) tё Pejёs, e cila butёsisht fillon nё Malin e Thatё mbi 

fushёgropёn  e  Dukagjinit  dhe  Moknёs.  Prej  Moknёs,  ky  brez  malor 

shmanget  nё  drejtim  tё  jugper

ëndimit dhe shkon deri te Maja e Re 

(1812m),  e  nga  kёtu  zgjatet  nё  pёrёndim  dhe  vazhdon  pёrmes  maj

ës 

Pogled  (Shiqimi,  2155m)  nё  Zhleb  me majën e Rusolis



ё  (2381m).  Kёtij 

grupi  malesh,  mё  tutje  nё  pёrёndim  i  takojnё  edhe  Shtedimi  (2272  m), 

Hajla (2400m), Mali i Shishkёs, me majёn e Hasanit (1871 m), Mali i Begut 

me majёn e Velekutit (2015) dhe Pokleni (1376).  



Pjesёn  qendrore  e  pёrbёjnё  malet  ndёrmjet  Bistricёs  (Lumbardhit)  tё 

Pejёs  dhe  Deçanit: Koprivniku me K ërshin e Çvrlenit (2460m), Bjeshkёt  e 

Strellcit me Majёn e Strellcit (2377m), Qafa e Nekut dhe Mylishevci. Mё nё 

pёrёndim, kёsaj pjese i takojnё Malet e Lumbardhit me Majen Guri i Kuq 

(2522m), Malet e Nexhinatit (2341m) dhe Staraci (Plaku, 2426 m).  

Pjesa jugore shtrihet në jugpёrendim tё Bistricёs sё Deçanit dhe pёrbёhet 

nga Malet e Deçanit, Malet e Vokshit (1641m), Bjeshka e Junikut me majёn 

Rrasa e Zogut (2296m), Gjeravica (2656 m), Bogiçevica (2103m), Maja e 

Ropёs (2505m), Maja e Qenit (2406m) dhe Marjashi (2530m).  

Bjeshkët e Nemuna me lartësinë, strukturën e relievit, ndërtimin 

gjeologjik, elementet klimatike dhe botën organike na përkujtojnë Alpet. 

Bjeshkët e Nemuna dallohen me një numër të madh të majave të larta mbi 

2000m, dhe majën absolute më të lartë të Kosovës, Gjeravica (2656m). 

Morfologjia e Bjeshkëve të Nemuna cilësohet me shpate të thepisura, me 

lugina të thella, me gryka të ngushta, që paraqesin bukuri të rralla 

natyrore jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë.  Sipas Ligjit per

 

PK 



“Bjeshkët e Nemuna” të miratuar nga Kuvendi  i Kosovës më 13 Dhjetor 

2012, Parku ka një sipërfaqe prej 62488 Ha, e cila pas matjeve dhe 

analizave të detajuara ka pësuar  ndryshime. Sipas këtyre ndryshimeve 

sipërfaqja e Parkut është 63028 Ha dhe shtrihet në territorin e komunave: 

Pejë (me 32847 Ha apo 52%); Deçan (me 16786 Ha apo 27%), Junik (me 

5273 Ha apo 8%), Istog (me 5074 Ha apo 8%) dhe Gjakovë (me 3048 Ha 

apo 5%). 

 

 



→ Pozita gjeografike e Parkut Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna” 

 

 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə