Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə4/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 





Parqet kombëtare në Kosovë  

Aktualisht, Republika e Kosovës ka 2 parqe kombëtare: Parkun Kombëtar 



“Sharri” me pozicionim në Jug dhe Jug-perëndim të vendit, është pjesë e 

Maleve të Sharrit të cilat shtrihen në tri shtetet fqinje, në R. Kosovës, R. 

Shqipërisë dhe Ish R. F. J. të Maqedonisë. Në Kosovë, PK “Sharri” shtrihet 

në komunat Dragash, Prizren, Suharekë, Shtërpcë dhe Kaçanik dhe mbulon 

një sipërfaqe prej 53272 hektarësh; dhe Parkun Kombëtar “Bjeshkët e 

Nemuna”, me pozitën e vet në Veri-perëndim të vendit, është pjesë e 

bjeshkëve me të njëjtin emër (apo të njohura edhe si Alpet Shqiptare), të 

cilat po ashtu shtrihen në tri shtetet fqinje, në R. Kosovës, R. Shqipërisë 

dhe R. Malit Zi. Në Kosovë ky park shtrihet në komunat Istog, Pejë, Deçan, 

Junik dhe Gjakovë dhe ka një sipërfaqe prej 63028 hektarësh.   

Pa dyshim, këto dy Parqe Kombëtare, që së bashku mbulojnë mbi 10 % të 

sipërfaqes së përgjithshme të vendit, shtrihen në pjesët më malore duke 

përfshirë edhe pikat më të larta në Kosovë. Një vend-shtrirje e tyre është 

për faktin se atje gjendet një numër shumë i gjerë i llojeve bimore dhe 

specieve shtazore të nivelit të lartë të larmisë biologjike (biodiversitetit), të 

cilat janë në bashkëjetesë të harmonizuar me njerëzit ose qëndrojnë larg 

ndikimeve të tyre negative të shkaktuara nga aktivitetet zhvillimore. 



 

Misionet e Parqeve 

Përnjohja, mbrojtja, ruajtja dhe menaxhimi aktiv i vlerave të trashëgimisë 

natyrore duke siguruar ruajtjen e larmisë biologjike (biodiversitetit) dhe të 

mirëqenies së publikut janë misione të mirëpritura dhe tradicionale të 

parqeve kombëtare. Përveç kësaj, specifikat e të dy Parqeve në Kosovë 

lejojnë udhëheqjen e zhvillimit të një sërë aktivitetesh origjinale, që kanë 

për qëllim ruajtjen e vlerave natyrore, kulturore dhe të peizazhit. Kjo 

ambicie, kryesisht bazohet në aktivitetet ndërvepruese të garantuara 

pozitive (sinergjike) dhe miqësore,  p.sh. në mes të zonave të hapura 

bujqësore - barishtore dhe të një mjedisi pyjor, etj. 

Gjithashtu, edhe përkujdesja për një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar, 

binjakëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm, sjellin partneritete dhe 

marrëdhënie kontraktuese që promovojnë përfshirjen e popullsisë lokale 

dhe të palëve të interesit në menaxhimin e ekuilibrit ekologjik dhe të 

vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore brenda dhe përreth Parkut. 

→ Sipërfaqet në Parqet Kombëtare në Kosovë 

 

 

→ Parqet Kombëtare    

     në Kosovë 

 

 

Parku 

Kombëtar 

Sipërfaqe totale 

e Parqeve (në ha) 

Zonë e I-rë 

(në %)  

Zonë e II-të 

(në %

Zonë e III-të 

(në %

Sipërfaqja e PK në 

Komuna (në %) 

Sharri 

53.272 ha 

17.6 %  

75.3 %  


7.1

 

%  



Dragash (45%) 

Prizren (22%) 

Suharekë (4.7%) 

Shtërpcë (24.2%) 

Kaçanik (4.1%) 

Bjeshkët   

e Nemuna 

63.028 ha 

15.8 %  

72.7 %  


11.5 %  

Istog (8.1%) 

Pejë (52.1%) 

Deçan (26.6%) 

Junik (8.4%) 

Gjakovë (4.8%) 




Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 





HYRJE 

Iniciativa për shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” park kombëtar ka nisur 

në vitin 1970 nga Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe ka 

vazhduar përsëri në vitin 1985 nga Enti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. 

Sipas kësaj iniciative Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” do të 

përfshinte pjesë të  territorit të  Komunës së Pejës dhe Deçanit. Meqë 

Komuna e Deçanit nuk e dha pëlqimin për këtë, u vendos që vetëm pjesa 

që i takon Komunës së Pejës të shpallej dhe njëherësh u përgatit “Studimi 

për arësyeshmërinë e shpalljes së Bjeshkëve në Komunën e Pejës për Park 

Kombëtar”.  Edhe kjo iniciativë nuk ka pasur sukses  në finalizimin e 

shpalljes. 

Në vitin 2002 Instituti i Kosovës për mbrojtjen e Natyrës përsëri inicioi 

shpalljen e  “Bjeshkëve të  Nemuna”  park  kombëtar. Sipas kësaj iniciative 

ishte paraparë që në parkun kombëtar të përfshihen pjesë të territorit të 

komunës së Pejës, Istogut,  Deçanit dhe Gjakovës. Kuvendet komunale 

përkatëse e kanë dhënë pëlqimin

3

Në vitin 2003 është përgatitur  “Studimi për arsyeshmërinë e shpalljes së 



“Bjeshkëve të  Nemuna  park  kombëtar dhe njëherësh është përgatitur 

edhe projektligji për të. Iniciativën e ka përkrahur Qeveria e Kosovës dhe 

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 03.04.2003, mirëpo më vonë 

projektligji nuk e ka gjetur përkrahjen e duhur. 

 për këtë nismë . 

Përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë 

vazhduar edhe më tutje. Në vitin 2009 përsëri e ka formuar grupin punues 

për hartimin e projektligjit për shpalljen  e “Bjeshkëve të Nemuna” park 

kombëtar.  Gjithashtu nuk ka munguar as iniciativa e shoqërisë civile për 

Bjeshkët e  Nemuna. Në  dhjetor,  2009 ka filluar projekti “ Bjeshkët e 

Nemuna  -  Park Kombëtar, pro et contra”.  Projekti  është  mbështetetur 

financiarisht nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të hapur KFOS dhe është 

zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC, zyra në Kosovë. 

Përfundimisht pas një sërë konsultimesh dhe diskutimesh në nivel qendror 

dhe lokal të pushtetit e edhe me komunitetin, hartohet projektligji dhe 

Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të 2012-ës e miraton Ligjin për Parkun 

Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” me çka edhe hapet rruga për hartimin e 

planit hapësinor për këtë park. 

                                                            

3

 KK Pejë- Vendimi nr.352-5339/2002; KK Deçan-01/63, 3 shtator 2002; KK Gjakovë- vendimi 01Nr. 



372/2002; KK Istog-Burim- Pëlqimi 01 nr. 41/2002 

Gjendja 

Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” paraqet një regjion gjeografik me 

bukuri të rrallë, me pasuri të madhe të elementeve të peizazhit si: bjeshkë 

të larta të çveshura me dëborë në maja, pyje  mbresëlënës  me lloje të 

ndryshme drunjsh ku me bukuri dominojnë pishat e larta, lugina 

magjepsëse e gryka të thella mahnitëse, kullosa e livadhe me  lule të të 

gjitha ngjyrave, burime e rrjedha të shumta ujore që formojnë përrocka e 

lumenj, shpella të bukura dhe liqene përrallore në vende të larta. 

Gjendja e mjedisit, përkundër cenimit të tij me prerjen e pyjeve, mund të 

thuhet se ende, në përgjithësi është e mirë. Ajri dhe uji janë të pastër, 

kurse degradimi i  tokës nuk është në masën që do të quhej shumë 

shqetësuese. Gjendja e mirë e mjedisit duhet të ruhet e edhe të avancohet 

në të ardhmen, por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ndalohen disa 

dukuri negative që tani janë prezente në zonën e parkut  e të cilat 

paraqesin një kërcënim serioz për mjedisin dhe për të ardhmen e parkut. 

Këto dukuri janë prerja e pakontrolluar e pyjeve dhe ndërtimet pa 

mbështetje në plane hapësinore dhe rregulluese. 

Vazhdimi i prerjes së pakontrolluar të pyjeve do të kishte pasoja të 

pariparueshme që përveç humbjes së masës drunore, reflekton 

drejtpërdrejtë edhe në çrregullimin e ekosistemeve, kërcënimin e botës 

shtazore, prishjen e peizazhit, paraqitjen e erozionit etj. 

Ndërtimet që nuk janë bërë në bazë të planeve hapësinore dhe atyre 

rregulluese e të cilat kryesisht përfaqësohen me objekte hoteljere dhe të 

banimit, janë më të shprehura  në zonat që vizitohen më shumë si në: 

Grykën e Rugovës, Bogë, Leqinat etj. Ndërtimet e këtilla kanë ndodhur për 

shkak të mungesës së planeve.  Momentalisht gjendja nuk është shumë 

shqetësuese, por nëse kjo dukuri do të vazhdonte dhe do të shpeshtohej 

në të ardhmen, ajo natyrisht se do ta degradonte hapësirën e parkut 

kombëtar, sepse njerëzit do të ndërtonin edhe aty ku nuk duhet me çka do 

të dëmtohej peizazhi, vegjetacioni  dhe do të cenoheshin habitatet 

shtazore. 

Parku ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si të atij dimëror 

ashtu edhe të atij veror. Shpatijet e Bogës, ato në Bjeshkët e Belegut etj 

janë shumë të përshtatshme për sportin e skijimit gjatë dimrit, kurse gjatë 

verës,  hapësira e parkut, për turistët ofron mundësi të jashtëzakonshme 

për shijimin e bukurive të peizazheve, për rekreim dhe rehabilitim, qoftë 

duke shetitur, ecur (hiking), duke qëndruar në ajër të pastër apo mënyra 

tjera. 


Potencialet ekzistojnë, por infrastruktura dhe përmbajtjet tjera që 

mundësojnë shfrytëzimin e këtyre potencialeve, janë të mangëta. Në 

shumë vende ato nuk ekzistojnë.  Vetëm në Bogë ka patur ndërtim të 

infrastrukturës për zhvillimin e skijimit dhe ajo nuk është e mjaftueshme, 

sepse kapaciteti i ski-liftave atje, është i vogël dhe shtigje të rregulluara të 

skijimit ka pak krahasuar me mundësitë që i ka ai vend. 

Infrastruktura në nivel jo të kënaqshëm dhe në përgjithësi niveli i ultë i 

zhvillimit ekonomik në hapësirën e parkut, kanë shkaktuar braktisjen e 

vendbanimeve të atjeshme nga popullata dhe sot një numër i 

vendbanimeve është plotësisht i boshatisur. 

Dukuritë negative që u përmendën, pastaj gjendja sa i përket 

infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik në përgjithësi, kanë  krijuar 

nevojën për angazhimin e segmenteve përkatës të shoqërisë tonë në 

mënyrë që të gjitha të kthehen në një gjendje të kënaqshme, në të cilën 

parku kombëtar do të përfitonte në të gjitha aspektet.  Ky angazhim 

konsiston në planifikimin e hapësirës së parkut, pra hartimin e planit 

hapësinor të parkut, planeve rregulluese, pastaj në investimet për zhvillim 

të bazuar në këto plane dhe në përkujdesjen e përditshme në mënyrë që 

parku të ruhet. Disa hapa janë bërë në këtë drejtim. Tani, siq është thënë, 

Bjeshkët e Nemuna janë të shpallura  me ligj,  park kombëtar,  me kufi të 

definuar,  është themeluar Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e 

Nemuna” dhe është në proces hartimi i planit hapësinor për Parkun. 



 

Roli dhe bazueshmëria e planit 

Hartimi i Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka për 

bazë legjislacionin në fuqi që përbëhet nga: Ligji për Planifikim Hapësinor, 

Ligji për shpalljen e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Ligji për Tokën 

Bujqësore, Ligji për Banim dhe Ndërtim, Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligji 

për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligji për Ujëra. 

Plani hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është dokument i 

cili duhet të promovojë interesat e përbashkëta të banorëve të Kosovës, 

për një zhvillim më të shpejtë ekonomik, me qëllim të përmirësimit të 

kualitetit të jetës, por njëkohësisht edhe të mbrojë resurset, trashëgiminë 

natyrore dhe kulturore. Plani përcakton parimet dhe qëllimet afatgjate të 

planifikimit hapësinor për periudhën të paktën 10 vjeçare, përcakton 

afatet kohore reale dhe implikimet buxhetore. Plani hapësinor duhet të: 

 



Udhëzojë sektorët dhe agjencitë e Qeverisë në hartimin dhe 

implementimin e politikave dhe vendimeve për shfrytëzimin sa më të 

drejtë të kësaj pasurie natyrore; 

 



Përcaktojë kategorizimin e hapësirave apo zonave sipas regjimit të 

mbrojtjes dhe shfrytëzimit të tyre në: zona që do të mbeten të tilla si 

janë, të ruajtura  nga çdo zhvillim;  zona me një gamë të vogël, të 

kufizuar të zhvillimeve hapësinore; dhe zona me një gamë më të gjërë 

të zhvillimeve hapësinore 

Plani hapësinor do të shërbejë si udhëzues për: 

 

Identifikimin e lokacioneve të parkut me potenciale të zhvillimit; 



 

Aprovimin e politikave lidhur me vendosjen e zhvillimeve të 



mundshme në territorin e parkut që kanë të bëjnë me zhvillimin e 

turizmit, ofrimin e shërbimeve të nevojshme, gjithnjë duke ruajtur në 

maksimum trashëgiminë dhe vlerat natyrore dhe kulturore; 

 



Identifikimin e rolit të vendbanimeve (fshatrave) përreth dhe rolin e 

qyteteve të mëdha që ndodhën në afërsi të parkut; 

 

Identifikimin e rolit të vendbanimeve (fshatrave) përreth, si dhe 



 

Identifikimin e rolit të infrastrukturës së rëndësishme dhe të lidhjeve 



me territorin e parkut 

 

 




Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə