Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə8/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



15 

cerris), Bungu (Qurcus Petraea), Shpardhi  (quercus frainetto), Ahu 

(fagetum montanum), Vodhëviçja  (sorbus torminalis), Bliri gjethegjerë 

(tilia platophyllos). 

 

Brezi i pyjeve të ahut  

Kati i pyjeve të ahut është në vazhdim të atyre të dushkut dhe shtrihet në 

lartësi mbidetare 900-1320 metra në të gjitha ekspozicionet, me mbulesë 

të përgjithshme pyjore prej 80-100 %. Katin e drurëve në përgjithësi e 

përbënë këto lloje: Ahu (fagetum montanum) më rrallë Panja e malit (acer 

pseudoplatanus), kurse katin e drurëve të poshtëm e ndërtojnë llojet: 

Frashëri (Fraxinus ornus), Bredhi i bardhë (abies alba), Panja e malit (acer 

pseudoplatanus), Rrobulli (pinus heldreichii).  



Brezi i pyjeve të përziera të dushkut dhe halorëve  

Shtrihet mbi katin e ahut në lartësi mbidetare 1200-1540 metra, mbulesa 

pyjore është 80-100% ndërsa lartësia e katit drunor sillet prej 25-32 metra. 

Katin e drurëve e përbëjnë më së shpeshti Ahu (fagetum montanum), 

Bredhi (abies alba) dhe Hormoqi (picea abies) si dhe lloje tjera, ndërsa 

katin e drurëve të poshtëm e ndërton Shkoza e bardhë (carpinus betullus).  



Brezi i pyjeve të errëta halore  

Në këtë brez

 

dominojnë llojet gjethore dhe halore. Pyjet e errëta halore në 



numër më të vogël përbëhen nga Bredhi (abies alba) si në katin e drunjëve 

poashtu edhe në katin e shkurreve. Kjo përbërje shtrihet në 1750 metra 

lartësi mbidetare, ekspozicioni veriperendimor. Bazën gjeologjike e 

përbëjnë shkëmbinjtë e mermerit, mbulesa pyjore është rreth 80 %, 

lartësia e katit drunor sillet rreth 40 metra, kurse vjetërsia rreth 90 vite. 

Pjesën tjetër të pyjeve, me shtrirje shumë më të gjerë, e përbëjnë pyjet e 

Arnenit të bardh (pinus peuce) në lartësi mbidetare prej 1460-1800 metra. 

Mbulesa e vegjetacionit është nga 60-100 % ndërsa lartësia e tij është 25-

45 metra, me bazë gjeologjike shkëmbore dhe silikate. Katin e drurëve të 

lartë e përbëjnë: Hormoqi (picea abies), Arneni i bardh (Pinus peuce), më 

pak Bredhi (Abies alba), Ahu (Fagetum montanum), Rrobulli (pinus 

heildreichi). 

 

Brezi i pyjeve të rrobullit dhe arnenit  

Ky brez pyjor shtrihet në lartësi mbidetare 1850-1930 metra, në 

ekspozicionin juglindor, verilindor dhe veriperendimorë. Bazën gjeologjike 

e përbëjnë karbonatet dhe dollomitet, ndërsa mbulesa pyjore

 

është


 

60-80 


%, me lartësi të katit drunor 20-35 metra. Katin e drurëve të epërm e 

përbëjnë Arneni i bardh (pinus peuce), rrallë shfaqet edhe Hormoqi (picea 

abies).  

Në këtë brez dallohen edhe pyjet me Rrobull (pinus heldreichii), në lartësi 

mbidetare 1450-2000 metra, bazën gjeologjike e përbëjnë karbonatet, 

mbulesa e përgjithshme pyjore është 60-70 %, ndërsa lartësia e katit 

drunor 15-25 metra. Katin drunor e ndërton Rrobulli (pinus heldreichii) 

dhe Arneni i bardhë (pinus peuce). 

 

Brezi shkurror me Pinus Mugo  

Brezi i shkurreve shtrihet në lartësi mbidetare 1850-2050 metra, në të 

gjitha ekspozicionet, bazën gjeologjike e ndërtojnë karbonatet si 

dollomite, mermerë etj. Mbulesa pyjore sillet prej 30-100 % me lartësi 2.5 

metra. Në brezin e Arnenit të bardh (pinus peuce) lartësia arrinë deri në 20 

metra, si edifikator është lloji i Kërlekës (pinus mugo). Në katin e bimëve 

barishtore gjenden 55 lloje më të shpeshta janë: Luzula pyjore (luzula 

sylvatica),

 

Drdhëza (fragaria vesca),



 

Haraqina malore (valeriana montana), 

Lulja e balsamit alpin (hypericum alpigenum), Kamarosha e pyllit 

(geranium sylvaticum), Mëlaka bullgare (geum bullgaricum),



 

Homogjini 

alpin (homogyne alpin),

 

Gentiana e As-klepit  (gentiana asclepiadea), 



Lulemiza pyjore (myosotis sylvatica) etj. 

 

1.2.2. Karakteristikat pedologjike  

Tokat janë zhvilluar nga depozitimet morenike, koloviumi, diabazet, 

gabrot, granitet, gëlqerorёt,  brekçiet gëlqerore, dollomitet dhe rreshpet 

kristalike. Me rritjen e lartёsisё, krahas nd

ërrimit tё tipit tё vegjetacionit, 

ndërrojnё edhe llojet e tokave. Nё brezin kodrinor me pyje tё g

ështenjёs 

sё  butё,  mbi  shkёmbinjtё  silikatё  janё  zhvilluar  varietete  tё  ndryshme  tё 

tokave acide ngjyrё gështenje. Nё pyjet e pastra tё Dushkut (quercus), janё 

krijuar varietetet e tokave gështenjë acidike  skeletore.  Nё  shkёmbinjtё 

gëlqerorё  janё  krijuar  tokat  gёshtenj

ë, ndёrsa  nё  shkёmbinjtё  silikatё 

tokat gështenjë acidike ku ka edhe pyje të Ahut (fagetum montanum). Me 

ndërrimin e karakteristikave bioklimatike nё brezin e ahut me bredh sasia 

e humusit  nё  tokё  rritet  dhe  k

ështu krijohen tokat humusore   gёshtenjë 

acidike dhe humusore (renkeret). Mbi gëlqeror

ёt  kompakt  tё  brezit  tё 

ahut me bredh, formohen tokat e tipit terra fusca (tokat ngjyrё tё verdhё).  

Nё lartësinё mbidetare 1.400-1.900 metra, nё pyjet e përziera tё ahut dhe 

hormoqit, ahut-bredhit-hormoqit,  pastaj  tё  bredhit-hormoqit,  si  dhe  tё 

hormoqit,  nё  shkёmbinjtё  acid  silikat  janё  krijuar  tokat  podzolike  ngjyrё 

gështenje. Tokat podzole gështenjë janё  karakteristike  edhe  pёr  pyjet  e 

Rrobullit (Pinus heldreichii). Redzina gëlqerore acide 

ёshtё  karakteristike 

pёr  brezin  pyjor  mё  tё  lartё  t

ë llojit Kërleka (pinus mugo). Substratet 

kryesore mbi tё cilat janё zhvilluar tokat janё: substrati gëlqeror, serp entin 

dhe  shkёmbinjёt  silikatё.  Nё  shkёmbinjtё  g

ëlqeror janё  krijuar  tipe  tё 

ndryshme tё tokave si: sirozemi (tokat  gurore), protoredzina dhe tokat e 

zeza  organogjene,  redzina  organogjene  nё  karbonate  (redzina  e  v

ërtetё) 

me  shumё  varietete,  mandej  terra  fusca  (tokat  ngjyrё  tё  verdhё)  etj.  Nё 

serpentine tokat nuk kanё ndonjё përhapje tё madhe dhe nё kёtё substrat 

janё  tё  zhvilluara  sirozemi,  redzina  serpentinore,  silikate  humusore  dhe 

tokat ngjyrё gështenje nё serpentine. 

 

 



 

1.2.3. Gjendja e mjedisit 

Gjendja në park sa i përket ajrit dhe ujit nuk është e keqe, ndërkaq kur 

flitet për tokën, aty ka një degradim që kryesisht shprehet në formën e 

prerjes ilegale të pyjeve. Përdorimi i pyjeve është bërë me qëllim të 

përmbushjes së interesave aktuale shoqërore, duke mos e respektuar 

parimin e ruajtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm. Kjo, në një masë, ka 

ndikuar në ndryshimin dhe përbërjen e llojeve pyjore, kualitetin e 

bashkësive dhe shtrirjen horizontale e vertikale të tyre. Dëmtimet e 

shkaktuara nga faktori antropogjen vërehen posaqërisht në bashkësitë e 

dushkut (quercus) dhe gështenjës. Disa nga këto bashkësi, si pasojë e 

degradimit, janë shndërruar në cungishte, shkurre apo sipërfaqe të 

zhveshura të potencialit të ulët prodhues. Bashkësitë pyjore të gështënjës, 

nën ndikimin e faktorëve biotikë dhe antropogjen, kanë pësuar degradime 

dhe janë shndërruar në bashkësi pyjore të cungishteve me produktivitet të 

dobët kualitativ dhe kuantitativ. Ndryshe nga këto, bashkësitë e ahut i 

hasim në gjendje të mirë, me

 

dendësi të plotë. Prej tyre ka edhe cungishte 



të kualitetit të lartë teknik e poashtu disa nga këto bashkësi janë dëmtuar 

nga prerjet ilegale, kështu që janë me dendësi të rrallë me produktivitet të 

ulët kualitativ dhe kuantitativ.  

Bashkësitë e pastra të hormoqit, si dhe ato të përziera të bredhit dhe 

hormoqit janë kategoria më e dëmtuar e halorëve në këtë rajon, kjo shihet 

në foton në vazhdim.  



 

 

                                                        



→ Pyjet e dëmtuara të Hormoqit – Picea abies dhe Bredhit – abies alba   

 

 



 

→ Djegia e pyjeve në Park 

 

 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə