Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə9/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



16 

1.2.4. Veçoritë gjeomorfologjike 

Bjeshkët e Nemuna paraqesin njërin nga masivet malore më të mëdha, më 

kompleks, më interesant dhe më të bukur në Ballkan dhe më gjërë. Këto 

bjeshkë në teritorin e Kosovës fillojnë në JP të Gjakovës (Shishmani i 

Bokës-Çerret) dhe vazhdojnë në VL deri në afërsi me Mitrovicën. Kufiri 

Lindor shtrihet në Rrafshin e Dukagjinit . 

Për shkak të prerjeve tërthore të formave kanjonike të dy lumejve 

Lumbardhit të Pejës dhe lumbardhit të Deçanit, Bjeshkët e Nemuna në 

teritorin e Kosovës ndahen në tri regjione malore: 

- Regjioni Verior 

- Regjioni qendror dhe  

Regjioni Jugor  



Regjioni Verior –  Masivet malore shtrihen në veri dhe veri-lindje të 

Lumbardhit të Pejës dhe fillojnë në Malin e Thatë mbi fushgropen e 

Dugagjinit deri tek Mokna. 

Prej Moknës, ky brez malor shmanget në drejtim të jug-perendimit dhe 

shkon deri te Maja e re (1812 m/lmb), vazhdon ne drejtim të perendimit 

dhe përmes Majes Pogled(Shiqimi 2155 m/lmb) deri në Zhleb me Majen e 

Ruselis (2138 m/lmb). 

Këtij grupi malor, në perendim i takojnë edhe Shtedimi (2172 m/lmb), 

Hajla (2400m/lmb), Mali i Shishkës me Majen e Hasanit (1871m/lmb), Mali 

i Bregut me Majen e Velekutit (2015m/lmb) dhe Pakleni (1376 m/lmb) 



Regjioni Qendror – Këtë regjion e përbëjnë malet ndërmjet Lumbardhit të 

Pejës dhe Lumbardhit të Deçanit, Koprivniku me Kërshin e Çvrlenit (2460 

mlmb), Bjeshkët e Strellcit (2377 m/lmb), Qafa e Nekut dhe Milisheveci. 

Më në perendim të tij gjenden Bjeshkët e Lumbardhit me majen Guri i kuq 

(2522 m/lmb), Malet e Nexhinatit (2341 m/lmb) dhe Staraci (Plaku  2426 

m/lmb). 


Regjioni Jugor  –  Shtrihet në jug dhe jug-perendim të Lumbardhit të 

Deçanit. Atë e përbëjnë: Bjeshkët e Deçanit, Bjeshkët e Vokshit (1641 

m/lmb), Bjeshkët e Junikut me Majen Rrasa e Zogut (2296m/lmb), 

Gjeravica(2656m/lmb), Bogiçevica (2103m/lmb), Maja e Ropës 

(2505m/lmb), Maja e Qenit (2406m/lmb) dhe Marjashi (2530m/lmb). 

Malet, luginat, grykat, kanjonet, shpellat etj janë  elemente morfologjike 

kryesore të cilat e përcaktojnë fizionominë e pejsazheve të Bjeshkëve të 

Nemuna. Në morfologjinë e Bjeshkëve të Nemuna janë të sintetizuara gati 

të gjitha proceset vepruese të faktorëve të jashtëm dhe te brendshëm 

gjatë të kaluarës gjeologjike . 

Relievin e Bjeshkëve të Nemuna, si një kompleks gjeomorfologjik, e 

karakterizojnë forma të shumta e të ndrysheme tektonike, glaciale, 

fluviale, karstike dhe te denudacionit. Këto forma gjenetikisht të ndryshme 

shpeshherë kombinohen dhe plotësohen në mes vete duke i dhënë 

pejsazhe të ndryshme Bjeshkëve të Nemuna dhe pamje të veçanta me 

cirçe, lugina akullnajore, morena, liçej, etj si pasojë e proceseve glaciale në 

pleistocen. 

Gryka  e  Rugovёs  ёshtё  gryka  mё  e  bukur  e  mё  atraktive  e  Kosovёs,  prej 

Pejёs e deri nё Bjelluhё, nё gjatёsi prej afёr 22 km, e thellё dhe me shpate 

tё  pjerrta  shkёmbore 

dhe  fund  (shtratё)  tё 

ngushtё.  Nё  pjesёn  e 

poshtme  nё  gjatsi  prej 

afёr  6  km,  ёshtё  e 

thelluar  nё  shkembinjё 

gelqeror (mbi 1200 m 

thellsi)  nё  formё  tё 

kanjonit tipik, shpate 

gati  vertikale  qё  drejt 

zbrezin  nё  shtratin  e 

ngusht 

tё 


lumit. 

Burimet ujore karstike 

nё lartёsi afer 30 m nё 

shpatet  e  luginёs  dhe 

derdhja  e  tyre  nё 

formё 


ujёvarash, 

rrjedhjet  e  shpejta  tё 

ujit si dhe vorbullat 

(thellimet  rrethore  nё 

shkëmbinjtё  e  shtratit 

–„kazanat“)  ia  shtojnё 

edhe 

mё 


tep

ër 


atraktivitetin Grykёs së 

Rugovёs. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

→ Hipsometria                       

     e terrenit 

 



Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



17 

Nga format karstike, pёr nga rёndësia veçohet Shpella e Radavcit, me hyrje 

nё lartësi 750 m, nga e cila fillon kanali kryesor i cili deg

ёzohet nё kanalet 

anёsore. Nё shpellё janё zbuluar galeri, salla, kada, liqenj etj. Pjesa mё e 

madhe e shpellёs ёshtё e stolisur me draperi dhe stalagtite e stallagmite. 

Nё  Grykёn  e  Rugovёs  dhe  Bistricёs  sё  De

çanit ekzistojnё  shpella  dhe 

zgavra nё anët e thikta tё luginёs, nё ato pjesё tё cilat janё tё ndёrtuara 

nga shkëmbinjtё gëlqeror.

  

 

 



1.2.5. Karakteristikat gjeologjike 

  

Bjeshkët e Nemuna për nga ndërtimi gjeologjik-gjeomorfologjik janë male 

të reja. Ato karakterizohen me ndërtim gjeologjik shumë të larmishëm dhe 

kompleks të përbërë kryesisht nga shkëmbinjt sedimentarë dhe 

metamorfik e më pak nga ata vullkanik. Formacionet më të vjetra janë ato 

të Paleozoikut të përhapura kryesisht në malet e Deçanit, Gjeravicës, 

Kozhnjerit, Maja Ropës. Në masë më të vogë përhapen edhe në pjesën 

veriore, si dhe në anën e majtë të Lumbardhit të Pejës, Shtupeqit të Madh 

dhe Rekës së Allagës. Përfaqësohen  nga rreshpe, ranor, shiste etj.  

Triasiku  –  formacionet shkëmbore të Triasikut përhapen në Malin Hajla, 

Malet e Lumëbardhit dhe Grykën e Rugovës. Përfaqësohen nga ranorët, 

brekçiet, konglomeratet, gëlqerorët, dolomitet, diabazet, gabrot, 

peridotitet, kuarckeratofiret, granitet dhe rreshpet kristalike. Triasiku i 

Poshtëm-Mesëm është i përhapur në vendbanimin Batushë (jug) dhe në 

Malet e Junikut, Vokshit dhe Strellcit (veri). Përfaqësohet nga seria 

vullkanogjeno-sedimentare, gëlqerorë, dolomite, serpentinite, diabaze, 

granite dhe kuarcporfire. Triasiku i Mesëm përhapet në Malet e Zhlebit, 

Hajles dhe në Gryken e Rugovës. Përfaqësohet me formacione 

vullkanogjeno-sedimentare, gëlqerorë, brekçie etj. Triasiku i Sipërm 

përhapet në Bjeshkë e Lumbardhit, Koprivnik, Malin e Thatë  dhe Grykë të 

Rugovës. Përfaqësohet me gëlqerorë shtresor dhe masiv ngjyrë hiri dhe të 

kuqrremët.  

Jurasiku  –  formacionet e Jurasikut janë të përhapura në rrethinën e 

vendbanimit Kuqishtë. 

 

 

1.2.6. Karakteristikat hidrogjeologjike  

Karakteristikat hidrogjeologjike të zonës së Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e 

Nemuna” janë trajtuar në bazë të të dhënave të disponueshme dhe 

hulumtimit të terrenit gjatë procesit të hartimit të profilit të Planit 

Hapësinor të Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna”. Duke u bazuar në 

dokumentacionin arkivor (projekte, elaborate, harta dhe profile) dhe 

vlerësimeve të bëra direkt në terren, njëkohësisht duke pasur parasysh 

ndërtimet gjeologjike, litologjike, strukturore e tektonike, në zonën e 

parkut janë dalluar katër tipe të akuiferëve (horizonteve ujëmbajtëse) 

ujore: 


 

Akuiferët me porozitet intergranular 



 

Akuiferët me porozitet të çarjeve 



 

Akuiferët me porozitet karstik 



 

Terrenet pa ujë   



 

→ Ndërtimi gjeologjik

 

 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə