Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə11/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



20 

Burimet e ujit  

Bazuar në të dhënat ekzistuese brenda kufirit të Parkut Kombëtar 

“Bjeshkët e Nemuna”  ekzistojnë rreth 730 burime uji. Prurjet e ujit 

(kapaciteti ujëdhënës) luhatet nga 0,03 deri në 3000 l/s. Vlera e pH luhatet 

nga 5 deri në 7. Uji nga këto burime ka cilësi të lartë dhe nuk kërkon masa 

trajtuese dhe përpunuese me kosto të lartë.   



Burimi ,,Drini i Bardhë’’ është burim i kontaktit në mes të gëlqerorëve dhe 

formacionit diabaz - strallor. Temperatura e ujit është 7˚C, ndërsa vlera e 

pH është 6,5. Matjet sistematike të kryera në periudhën 1954-1970, kanë 

treguar se vlera mesatare mujore variron nga 1.0 m

3

/s deri 21 m



3

/s, ndërsa 

vlera mesatare vjetore variron prej 3.5 m

3

/s  -8m



3

/s. Uji nga ky burim 

shfrytëzohet për ujëfurnizim, ujitje dhe gjenerim të energjisë elektrike.  

Burimi i Istogut  del në lartësinë mbidetare 530 m, në kontakt të 

gëlqerorëve, formacioneve diabaz-strallore dhe rreshpeve. Pellgu 

ujëmbledhës i burimit vlerësohet të jetë 76 km

2

. Matjet sistematike të 



rrjedhjeve ujore në këtë burim janë bërë në dy periudha: prej vitit 1933-

1941 dhe 1953-1959. Është konstatuar se prurjet mesatare vjetore sillen 

nga 2.4 deri në 4 m

3

/s. Uji nga ky burim shfrytëzohet për furnizim me ujë 



të pijshëm, ujitjen e tokave bujqësore, gjenerim të energjisë elektrike, 

rritje të peshkut etj. 



Burimi i Vrellës del në gëlqeror të karstifikuar dhe formacionit diabaz-

strallor. Prurjet janë matur në periudhën 1961-1963 dhe është konstatuar 

një prurje (kapacitet) nga 0.12 deri 1.5 m

3

/s. Që është karakteristik e 



burimeve karstike. Uji nga ky burim shfrytëzohet për furnizim me ujë të 

pijshëm, ujitjen e tokave bujqësore,  rritje të peshkut etj. 



Burimet  “Uji i Bardh” dhe “Uji i Zi”  ndodhen në pjesën jugore të Malit 

Rusolija dhe Burimit të  Hasanit. Kufirin lindor e përfaqësojnë sedimentet e 

Miocenit, të cilat transgresivisht janë të shtrira  mbi gëlqerorët e Triasikut. 

Kufirin lindor dhe perëndimor e përbëjnë formacionet diabaz –  stallore.  

Sipas të dhënave të gjetura  prurjet minimale të burimit “Uji i Bardhë” 

janë; Q 


min

  = 64 l/s, ndërsa “Uji i Zi”  , ka prurje Q = 245 l/s. Prurjet 

maksimale ; burimi “Uji i Bardhë” Q

max


 = 252 l/s dhe “Uji i Zi” , Q = 413 l/s. 

Uji nga këta burime shfrytëzohet për furnizim me ujë të pijshëm dhe për 

ujitjen e tokave bujqësore. 

Burimi mineral Manastirit të Deçanit - Ky burim mineral është në masivin 

gëlqeror, në pjesën e majtë të lumit. Është burim i tipit karstik. Uji nga këta 

gëlqerorë del nga disa çarje dhe plasa në sipërfaqen e tokës dhe një pjesë 

në aluvionet e lumit. Pompimi testues kishte vërtetuar gjatë pompimit 

kapacitet Q= 16 l/s, 180 metra më poshtë nuk kishte rrjedhje të ujit, 

ndërsa në metrin 175 m rrjedhja e ujit ishte Q= 1,4l/s. Mbi metrin 170 m, 

ritet kapaciteti në Q= 5,6 l/s, në metrin e 80 m, Q= 7,0 l/s dhe mbi 31 m, 

prurja e ujit ishte Q= 16 l/s. 



 

1.2.8. Veçoritë klimatike  

Parametrat klimatike të kompleksit malor Bjeshkët e Nemuna mund të 

vlersohen nga aspekti i pozitës klimatike, rolit të kushteve orografike si 

faktor klimëformues, vlerave mesatare dhe ekstreme të elementeve 

klimatik, ndikimi i klimës në katëzimin e vegjetacionit, formsimin e 

pejsazheve autentike, si komponent e ekosistemeve, dukurive dhe 

hapësirave me vlerë të vaçantë si dhe rëndësia rekreativo-turistike e 

klimës.  

Kompleksi malor Bjeshkët e Nemuna diferencohet me laryshi të theksuar 

të kushteve klimatike, morfo-hidrike dhe biodiversitet. Bjeshkët e Nemuna 

me rolin e tyre orografik ndikojnë që në një hapësirë relativisht të vogël të 

krijohen tipe të ndryshme klimatike.  

Përthyeshmëria e theksuar vertikale e Bjeshkëve të Nemuna kushtëzon 

ndryshime të dalluara  të elementeve klimatike me rritjen e lartësisë 

mbidetare.  

Bjeshkët e Nemuna cilësohen me sasi më të madhe të reshjeve 

atmosferike dhe numër më të madh të ditëve me reshje (mbi 130 ditë). 

Bjeshkët e Nemuna poashtu cilësohen edhe me pjesëmarrje të madhe të 

reshjeve atmosferike në formë bore. Derisa në pjesët e ulëta të Kosovës 

mesatarisht paraqiten 20-30 ditë me reshje bore, në Bjeshkët e Nemuna, 

varësisht nga lartësia mbidetare, paraqiten 40-80 ditë.Mbulesa e borës në 

Dukagjin mesatarisht zgjat 40 ditë, kurse në Bjeshkët e Nemuna varësisht 

nga lartësis mbidetare prej 60-210 ditë. 

Elementet kryesor klimatik në kompleksin malor Bjeshkët e Nemuna kanë 

këto vlera:  

Diellosja, sipas gjerësisë gjeografike, lartësisë mbidetare dhe shkallës së 

vrërësive diellosja reale është përafërsisht 44% e vlerës potenciale (4459 

orë me diell). Kjo vlerë ndryshon nga rreza malore (1945 orë) deri në afro 

2200 orë me diell në lartësitë mbidetare mbi 2000m. 

Temperatura, vlera mesatare vjetore e temperaturës të ajrit në zonën 

rrëzë  malore eshtë rreth 10.2

o

C, kurse në lartësi mbi 2000 rreth 5



o

C, 


amplitudat vjetore zvoglohen me rritjen e lartësisë mbidetare nga 21.3

o

C, 



në rrënzën malore, deri në 17

o

C,në pjesët më të larta, muaji më i ngrohtë 



është koriku kurse më i ftohtë janari.  

Reshjet atmosferike, lëkunden nga 1000 mm në zonën rrezë malore deri 

në 1500 mm në terrenet mbi 2000m, duke arritur vlerën maksimale në 

skajin perendimore të pjesës burimore të Bistricës së Deçanit. Mbulesa e 

borës në lartësit mbidedetare mbi 2000 m zgjatë afërsisht 60% të vitit.  

Në pjesën më të madhe të Bjeshkëve të Nemuna frekuencë më të 

theksuar kanë erërat nga kahu perëndimor, jugperëndimor dhe verilindor. 

Në përgjithësi komponenta verilindore e erërave ka frekuencë më të 

madhe dimrit, kurse ajo jugperëndimore verës dhe në vjeshtë.  

 

 

 

 

 

 

 

→ Erozioni ne Park

 

1.2.9. Erozioni 

Erozioni shtrihet në hapësirat e tokave bujqësore, të kultivuara apo 

braktisura, në tokat pyjore e livadhore, shtretërit e lumenjve, përrenjtë 

dhe tokat përreth tyre. Dëmet e shkaktuara prej tij ndjehen jo vetëm në 

bujqësi, pylltari por dhe në fusha të tjera të ekonomisë, sikurse 

urbanistikë, transport, ndërtim dhe energjetikë.  

Efekti shkatërues i erozioinit është rezultat i faktorëve klimatik natyror, 

kryesisht i ndikuar nga sasia,  lloji, intenziteti dhe kohëzgjatja e reshjeve, 

lloji dhe shkalla e mbulueshmërisë së tokës,  pjerrtësia e terenit dhe 

përbërja pedologjike si dhe nga faktori njeri (prerja ilegale e pyjeve, 

nxjerrja e zhavorit, mbikullotja, veprat ndertimore pa kriter etj). 

Tabela në vazhdim prezanton modelimin e 4 shkallëve të erozionit në bazë 

të disa parametrave hipotetik, të cilët prezantojnë shkallët potenciale të 

erozioinit brenda parkut kombëtar. 

 

Nr    Shkalla  



ha  



Erozion i Ultë 

4816 


Erozion i mesëm 



5242 



Erozion i lartë 

6471 


10 

Erozion shumë i lartë 



46405 

74 


→ Llogaritejet sipas SES (ALUP) 

 

Në bazë të të dhënave studimore sipërfaqe të rrezikuara nga erozionii 



forte dhe shumë I fortë në PK,,Bjeshkët e Nemuna” janë 52876 ha ose 84% 

e sipërfaqes së përgjithshme . 

Llogaritjet janë bërë sipas SES (sasisë së reshjeve, pjerrtësisë së terenit dhe 

përbërjes pedologjike). 

 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə