Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə15/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



27 

Pjesa e Deçanit – vendbanimet në afërsi të parkut, të pasura me 

trashëgimi kulturore: 

1.

 



Strellci i Epërm –  Gërmadha të antikitetit të vonë të shek. IV-VI, 

kulla e Sh.Cenit, karakteristikë-  shumë kulla (fshat relativisht i 

madh); 

2.

 



Lëbushë – Vendbanim i vogël dhe i hershëm, kryesisht i pasur me 

kulla, një qardak nën mbrojtje; 

3.

 

Isniq – Vendbanim i madh , 3 kulla, 1 xhami (kryesisht e pasur me 



kulla); 

4.

 



Deçan – 2 kulla, 1 mulli dhe 1 xhami. 

 

 



→ Trashëgimia kulturore - Deçan 

 

 



→ Trashëgimia kulturore - Junik 

Pjesa e Junikut 

 

Juniku si qytet ka pozitë të përshtatshme gjeografike, me ndikim në park, 



me lidhje të shkurtë me vendbanimet Gjocaj e Jasiq që gjenden në brendi 

të parkut, me qytetet si Gjakova, Deçani dhe Peja dhe me shtetin e 

Shqipërisë. Pjesa e Junikut është e pasur me: 

-  pyje, livadhe, kullosa dhe ujra; 

-  10 objekte të banimit të tipit kullë me vlera të trashëgimisë kulturore 

dhe objekte tjera të trashëgimisë kulturore si: 2 tyrbe, 2 xhami, 1 teqe dhe 

varrezat e fshatit.  

 

Pjesa e Gjakovës – Batusha - fortifikata, kisha e varreza dhe 2 kulla, Mulliqi 

- xhami fshati 

 

 



→ Trashëgimia kulturore - Gjakovë 

Banimi si funksion kryesor i çdo vendbanimi është poashtu elementi 

kryesor i gjendjes së qëndrueshme sociale, ekonomike dhe mjedisore. 

Nëpër fshatrat e zonave afër parkut kemi tipin e banimit individual i cili 

është dominant pothuajse në 90% të tyre dhe që në kohrat e hershme 

është identifikuar "Kulla" si shtëpi karakteristike. 



Kullat  -  Rajoni i Dukagjinit apo vendbanimet që janë në afërsi të parkut 

karakterizohen me objekte të banimit apo të ashtuquajturat "Kullat e 

Dukagjinit" që paraqesin rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të 

këtyre anëve.  Kulla si banesë shqiptare, përveç që prezantohet si e vetme, 

atë mund t'a gjejmë edhe në formë kompleksi apo si ansambël fshati. 

Koncentrimi më i madh i tyre është në vendbanimet Hulaj, Isniq, Lëbushë, 

Lloqan, Strellc i Epërm, Voksh, Pobërgjë, Vrellë, Junik, Batushë etj. 

Ndërtimi i tyre daton që nga fillimi i shekullit XIX.  

 

 

→ Kulla të Dukagjinit 



 

 

→ Kulla e Mazrekajve, Dranoc



   

 

Roli i kullës ka qenë i shumfishtë. Përveç funksionit të banimit që ka pasë, 

kulla ka luajtur rol edhe në aspektin fortifikues, ngritjes arsimore, 

kulturore, edukative, shoqërore dhe mes tjerash ka luajtur rol të 

rëndësishëm politik të vendit.

      


 

→ Kulla e Berishajve, Junik

                                               

 


Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



28 

Disa nga këto kulla janë restauruar dhe adoptuar për turistë, ku është 

munduar të ruhet origjinaliteti i tyre, me përdorimin e materialit autokton, 

përdorimit të elementeve përcjellëse si: sofra, qeshmja, djepi, koshi, 

hambari etj. Kulla e Mazrekajve -  Dranoc (e restauruar në formë bujtine 

me hapësira për mbajtje të takimeve); Kulla e Ramë Zyberit -  Junik (e 

rastauruar në formë bujtine, me ushqim tradicional  dhe hapësirë për 

takime); Kulla e Isufajve -  Junik (e rastauruar në Zyre të informimit 

turistik), Kulla e Brahim Hoxhës -  Oda e Junikut (e restauruar në 

bujtinë)etj.  

Kjo është një mënyrë shumë e mirë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore 

përveç asaj arkitektonike edhe trashëgimisë së luajtshme, shpirtërore dhe 

historike të këtyre anëve.

    


Mullinjtë me ujë,

 

janë objekte karakteristike për këto treva të cilat dikur 

kanë pasë numër të madh të tyre, ndërkaq sot kemi një numër shumë të 

vogël të mullinjëve aktiv dhe të cilët përdoren kryesisht për bluarjen e 

misrit. Disa nga këta mullinjë kanë vlera historike, të cilat bartin një lloj 

identiteti të kësaj ane por përdorimi i tyre është kryesisht për përfitime 

ekonomike. Vrella është vendbanim që është karakterizuar me numër më 

të madh të mullinjëve. Mulliri i Qelë Bicajt është njëri ndër t'a që është i 

vjetër gati treqind vjeç dhe funksionon edhe sot.  Mulliri i Shabanajve në 

Deçan sot shfrytëzohet nga shoqata e grave Jeta për shitje të artizanateve 

dhe është një shembull i mirë i ruajtjes së mullinjëve në këtë rast nga 

shkatërimi i tyre. 



Koshat dhe Hambaret janë objekte ndihmëse me ornamentikë të pasur që 

gjenden kryesisht në vendbanimet ku lavërtaria është veprimtari kryesore. 

 

 

→ Kosh i trevës së Dukagjinit 



 

Stanet  paraqesin shtëpi sezonale për strehim të fshatarëve, që 

shfrytëzohet për kullotjen e bagëtive dhe veprimtarive tjera si: për 

pemtari, bletari, bimë mjekuese etj. Stanet shtrihen kryesisht në lartësi më 

të mëdha në bjeshkë dhe shfrytëzohen gjatë sezonës së  verës. Disa prej 

tyre sot shfrytëzohen edhe në formë të bujtinave, për pushim rekreues 

gjatë tërë vitit dhe paraqesin  potencial  për zhvillim  të turizmit malor e 

njëherit edhe atij ekonomik të vendit. 

 

 



 

→ Stanet në Park 

 

1.2.13.2. Pasuria etnologjike dhe aktivitetet tradicionale  

Përveç "Kullave" të vjetra dhe disa lokaliteteve arkeologjike, këto anë kanë 

laramani dhe vlera me pasuri të shumta etnologjike. Ato pasqyrohen me 

veshje tradicionale, valle, muzikë, doke dhe zakone, vegla të punës, 

punime artizanale (stoli nga argjendi), armë të periudhave të ndryshme, 

ushqim tradicional etj. 

     


  

→ Veshjet tradicionale  

 

Veshja tradicionale është njëra ndër motivet që është ruajtur në mënyrë 

origjinale dhe vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme. Ngjyra bardhë e zi 

është karakteristikë te veshjet e meshkujve, ndërsa tek gjinia femërore 

dominon edhe ngjyra e kuqe. Është mjaft me rëndësi të përmendet edhe 

ruajtja e traditave të martesave në stilin e vjetër që ende edhe sot 

aplikohet, rendi dhe rregulli shtëpiak, vallja tradicionale, pregatitja e 

ushqimit tradicional dhe rituali i barinjëve lidhur me qethjen e deleve. 

 

Zejet tradicionale janë karakteristikë e këtyre anëve dhe shumë atraktive 

për turistë si: farkatarët, qeleshepunuesit, mjeshtrit e punimit të 

samarëve, gdhendja e veglave muzikore nga druri etj. 



Plisi është pjesë e veshjes kombëtare të burrave, i cili dallon në rajon për 

nga forma dhe ngjyra e tij që është e bardhë. Materiali që punohet plisi 

është nga leshi. Punimi i plisave është zanat në rënie dhe i rrezikuar nga 

zhdukja, prandaj duhet tentuar që të ruhet kjo traditë edhe më tutje. 

Një zeje tjetër tradicionale që praktikohet në këto anë është edhe thurja e 

tekstilit në gjergjef (Shamitë e qëndisura, shamitë e mëndafshit dhe të 

pambukut, të cilat mbahen në kokë  dhe zakonisht punohen me shumë 

dekorime dhe ngjyra më të ngrohta.   



Pregatitja e ushqimit  është prezentë pothuajse në çdo shtëpi, restorane 

që ofrojnë ushqim të shumllojshëm, që karakterizohet edhe si rajon me 

meny të pasur të gastronomisë. Ushqimet më të preferuara dhe karakteri-

stike janë: Buka kollomoqe, leqeniku, kryelana, kaqamaku, flia, pogaqa, 

revanija, gurabija mjalti,  qumshti, kosi, djathi, maza,  si dhe pregatitja e 

mishit të qengjit. Nga pijet  është e njohur birra e Pejës, verërat lokale si 

"Merlot", "Rizling", si dhe pjekja e rrakisë së rrushit. Ushqimi dhe mikpritja 

e turistëve nga vendasit është pjesë e traditës shekullore.

 

"Zhdjergat"  janë  element i folklorit dhe traditës së këtyre anëve, ku 

përmes darkës së zhdjergës shprehet një formë e solidaritetit, shpërblimit, 

skrificës dhe mirënjohjes për gjithë bereqetin që e kanë për një vit. 



Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə