Agjencia për mbrojtjen e mjedisit të kosovëS



Yüklə 2,16 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə17/57
tarix06.05.2018
ölçüsü2,16 Mb.
#41810
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   57

Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”  

       


Instituti për Planifikim Hapësinor      

 

 



31 

→ Vendbanimet brenda dhe në afërsi të Parkut (Bufer zona) 

 

 1.3.4. Shtimi natyror i popullësisë 

Gjatë periudhës 1971 – 1981, krahas 

rënies së natalitetit, bie dukshëm 

edhe mortaliteti, e me këtë 

zvogëlohet edhe shtimi natyror i 

popullsisë. Përkundër zvogëlimit, 

shkalla e natalitetit mbetet ende 

shumë e lartë (rreth 37.7

8

  promil), 



ndërsa rënia rapide e mortalitetit 

ndikoi që shtimi natyror dhe rritja e 

përgjithshme e popullsisë në 

hapësirën e kësaj ane të mbetet e 

lartë. Pas viteve të 90-ta, ndodhë një 

thyerje e madhe lidhur me 

natalitetin, kur shkalla e natalitetit 

zbret deri në rreth 20 promil në vitet 

1995  –  1996, ndërsa shtimi natyror 

rreth 16 promil. Kjo thyerje ndodh si 

pasojë e rrethanave të vështira 

socio-ekonomike dhe politike që 

ishin krijuar. Gjatë vitit 2011, në 

komunat Pejë, Deçan, Gjakovë, Istog 

dhe Junik janë shënuar 5010 lindje

9

 



dhe 1240 vdekje

10

 

. Shkalla e 

natalitetit në komunat e 

lartpërmendura është 18 promil apo 

1.8%. Shkalla e mortalitetit është 4 

promil apo 0.44%, ndërsa shtimi 

natyror është 13.6 promil apo 1.3%.  



1.3.5. Struktura e popullësisë 

sipas moshës dhe gjinisë 

Vendbanimet brenda Parkut 

Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në 

aspektin e zhvillimit demografik kanë 

veçoritë e saj edhe në përbërjen e 

popullsisë sipas moshës dhe gjinisë. 

Në këto struktura kanë ndikuar 

shumë faktorë demografik dhe socio-

ekonomik dhe janë krijuar shumë 

karakteristika dhe efekte të tjera në 

zhvillimin demografik. Mosha 0 – 19 

vjeç përfaqësohet me 35%, mosha 20 

–  64 vjeq merr pjesë më 57  %, dhe 

grup mosha mbi 65 vjeç me 

pjesëmarrje më të vogël (8%) të 

popullsisë së përgjithshme.  

                                                            

8

 R. Çavolli, Gjeografia regjionale e Kosovës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, 



Prishtinë 1997, f. 267. 

9

 ASK, Statistikat e lindjeve në Kosovë, 2011. 



10

 ASK, Statistikat e vdekjeve në Kosovë, 2011. 

 

Sa i përket dallimeve gjinore, ekziston një deballanc shumë i vogël gjinor, 



ku popullsia femërore dominon me 50.8 %, në krahasim, me popullsinë 

mashkullore (49.2%). 

Në aspektin etnik vendbanimet brenda Parkut Kombëtar “Bjeshkët e 

Nemuna”, kanë një popullsi mjaft homogjene ku 97.5 % (2011) e 

popullsisë janë shqiptarë, kurse pakicat tjera janë egjiptian etj. 

Sa i përket popullsisë sipas religjionit, 99.8% e popullsisë i takojnë 

religjionit Islam.  

 

1.3.6. Struktura ekonomike e popullësisë 

Fillimi i shekullit XX e gjen Kosovën me mbeturina të bollshme të shoqërisë 

feudale në shumë segmente të jetës familjare dhe prodhuese. Pas 

tërheqjes së Turqisë në vitin 1912, gjendja e përgjithshme në Kosovë dhe, 

rreth saj, jo vetëm që nuk ndryshojë, por sikur u keqësua edhe më shumë 

nga okupimi serb, Marrëdhëniet feudalo-çifligare nuk u suprimuan. 

Pushteti i instaluar serb ua morri tokën agallarëve dhe bejlerëve, por nuk 

ua dha fshatareve të varfër shqiptarë. Ky pushtet, në kuadër të politikës 

kolonizuese, që e zbatoi anembanë Kosovës, këtë tokë ua ndau kolonëve 

serb


11

Gjendje të njëjtë kishte edhe Rrafshi i Dukagjinit, dhe kjo gjendje nuk 

ndryshoi as pas Luftës së Dytë botërore. Një zhvillim inicial fillon pas viteve 

të 60-ta, por deri në përfundim të shekullit XX zhvillimi ekonomik dhe 

shoqëror në rrafshin e Dukagjinit sikurse edhe në tërë Kosovën 

karakterizohej me tri probleme të mëdha: struktura jo e volitshme  

ekonomike, aftësia e dobët akumuluese dhe papunësia. Në vitet e 80-ta 

dhe të 90-ta, rrafshi i Dukagjinit sikurse edhe tërë Kosova u shndërrua në 

koloni dhe zonë të okupimit klasik serb.  

.  


Krahas këtyre rrethanave të zhvillimit ekonomik edhe struktura ekonomike 

në hapësirën e kësaj ane ka karakteristikat e veta. 



 

1.3.7. Popullësia bujqësore-blegtorale dhe karakteristikat e saj

12

Hapësira gjeografike e kësaj ane e në veçanti edhe regjioni i grykës së 

Rugovës, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore trashëgoi një përqindje të 

lartë të popullësisë bujqësore-blegtorale, si pasojë e lënies krejtësisht 

pasdore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Në periudhën e pas Luftës së 

Dytë Botërore kalimi i popullësisë bujqësore-blegtorale në veprimtari jo 

bujqësore-blegtorale vazhdimisht rritej, gjë që është ligjësi e përgjithshme 

në kuadër të zhvillimit ekonomik. Transferimi i popullsisë nga bujqësia dhe 

të shumtën edhe nga fshati në veprimtari jo bujqësore dhe në qytet 

zhvillohej në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa përgatitje profesionale dhe 

arsimore, në një anë, dhe në mënyrë indirekte, përmes shkollimit të 

gjeneratës së re dhe të ndryshimit të pozitës socio-ekonomike të 

popullsisë, në anën tjetër.  

 

                                                            



11

 H. Islami, Studime demografike, 100 vjet të zhvillimit demografik të Kosovës, Prishtinë, 2008. 

12

 Sqarim: Të gjitha shifrat dhe përqindjet deri në vitin 1981 janë marrë nga, Burimi: Komunat e KSAK 



më 1987, Enti krahinor i statistikës, Prishtinë, 1989. 


Yüklə 2,16 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   13   14   15   16   17   18   19   20   ...   57




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə