iii
letrar e kulturor, por edhe politik të atdhetarëve shqiptarë si De Rada, Xh. Skiroi, Serembe, por edhe
mjaft të tjerë, pa lënë mënjanë figura të rëndësishme politike si Krispi,i cili, ndonëse kryeministër italian
për një periudhë të gjatë kohore, nuk e mohoi faktin e të qenurit shqiptar apo, siç citohet në vepra të
ndryshme, “albanese di sangue e di cuore”. Ishte pikërisht Krispi që nxiti dhe forcoi marrëdhëniet mes
shqiptarëve në dy anët e Adriatikut. Ajo që nxiti më tepër kureshtjen për ta vazhduar studimin e kësaj
teze qe studimi i kryer nga Stavro Skëndi. Skëndi, në veprën e tij “Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912”,
hedh dritë mbi mjaft çështje të rëndësishme të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Në këtë vepër të
Skëndit, përmendet kontributi i padiskutueshëm i arbëreshëve në mbrojtje të çështjes kombëtare,
kontribut i cili u shpreh në forma të ndryshme. Së pari, përmes kongreseve gjuhësore që do të ndihmonin
jo vetëm në arritjen e krijimit të një alfabeti të njehsuar apo themelimin e një shoqërie kombëtare
shqiptare, por edhe nisjen e forcimin e marrëdhënieve në shkallë më të gjerë me mëmëdheun. Krahas
kongreseve gjuhësore, ndihmesa e tyre shihet në propagandën këmbëngulëse me shtypin, me mocione në
parlament, me mitingje dhe me konferenca. Fillimi i shekullit të XX, shënon një rritje të veprimtarisë
kombëtare të italo-shqiptarëve. Lëvizja letraro-kulturore e patriotëve italo-shqiptarë, në të njëjtën kohë
dhe lëvizja politike, po jepte ndihmesë në zgjidhjen e kauzës kombëtare. Synimi i arbëreshëve ishte zgjimi
i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri dhe kujdesi për të përhapur atje programin e tyre politik ndërsa,
nga ana tjetër, ata dyfishuan përpjekjet për të bërë për vete opinionin publik italian. Nuk mund të lihet
pa përmendur ndihmesa që dhanë arbëreshët në luftën për bashkimin e Italisë. Përmendim pjesëmarrjen
e mjaft figurave të shquara luftëtarësh arbëreshë, të cilët nuk nguruan të rroknin armët e të luftonin krah
të madhit Garibaldi. Nga ana tjetër, për këtë kontribut të dhënë, u vlerësuan nga vetë Garibaldi, i cili
nuk la rast pa përmendur aftësitë ushtarake dhe politike të popullsisë arbëreshe.
Hulumtimi i të dhënave për këtë studim nuk ka qenë aspak i lehtë. Hapi i parë ishte puna në
Bibliotekën Kombëtare, si dhe në Sektorin e Albanologjisë në Durrës, ku falë dashamirësisë së
punonjësve, munda të siguroj materiale të rëndësishme për studimin tim. Më pas, puna hulumtuese u
drejtua në Institutin e Historisë, duke vazhduar më tej në kërkimin e materialeve arkivore në Arkivin e
Shtetit në Tiranë. Si fillim, shfrytëzova libra të autorëve bashkëkohorë shqiptarë si: Stavro Skëndi,
Gjovalin Shkurtaj, Koli Xoxi, Kolë Kamsi, Ahmet Kondo, etj. Krahas autorëve shqiptarë që kanë dhënë
një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare, nën këndvështrimin e tyre,
mjaft autorë të tjerë, kryesisht italianë, por edhe autorë me kombësi të tjera, kanë paraqitur mendimet e
tyre në formën e botimeve të plota apo punimeve të shkurtra, të botuara në gazetat dhe periodikët e
kohës. Përmendim autorin italian Gaetano Petrota, i cili, në mënyrë të veçantë, ka pasur në fokus të
studimeve të tij problemet shqiptare. Një libër me vlerë nga ky autor është libri me titull “Francesco
Crispi e l’Albania” (Palermo, 1927) ku autori analizon në mënyrë të përmbledhur marrëdhëniet e
iv
Krispit me komunitetin arbëresh dhe me çështjen kombëtare shqiptare. Sipas autorit, shqiptarët besonin
se Krispi, si një burrë shteti italian, do të ndihmonte Shqipërinë me qëllim që kjo e fundit të pavarësohej.
Ai përpiqet të argumentojë pikërisht këtë dimension prej atdhetari të Krispit. Një tjetër studim me vlerë i
Gaetano Petrotës, i përkthyer në shqip, është “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Tiranë, Botimet
Almera, 2008. Ky studim paraqet rëndësi për tezën time, lidhur kjo me një trajtim të veçantë që autori i
ka bërë autorëve arbëreshë dhe kontributit të tyre të rëndësishëm në çështjen kombëtare shqiptare. Një
studiues me vlerë është Kol Kamzi, me veprën e plotë të tij, “Shqiptarët e Italisë”. Kol Kamzi njihet në
historinë e albanologjisë si personalitet dhe figurë e dalluar e arsimit dhe kulturës shqiptare,
njëkohësisht historian, filolog, gjuhëtar, etno-folklorist etj. Kamzi u njoh që herët me botën e
arbëreshëve të Italisë, duke trajtuar me imtësi çështjen e ruajtjes të gjuhës dhe traditave shqiptare në
mjediset e arbëreshëve në Itali. Studimi “Shqiptarët e Italisë” si fillim u botua në disa numra të revistës
“Leka” (1934-1944), vepër e cila botohet e plotë 45 vjet pas vdekjes së autorit. Kjo vepër paraqet një
rëndësi të veçantë për njohjen më nga afër të botës arbëreshe. Ka trajtuar me hollësi ngulmimet
arbëreshe, arsyet e emigrimit të tyre në Itali si dhe vendbanimet kryesore të tyre. Të dhëna të
mjaftueshme na jep kjo vepër edhe lidhur me figura të rëndësishme arbëreshe si: Jeronim De Rada,
Demetrio Kamarda, Jul Varibova, Xhuzepe Skiroi, Zef Serembe, Gavril Dara i Riu, Vinçenso Stratigoi,
Françesco Krispi, Paskuale Skura etj., figura të cilat kanë kontribuar thellësisht në aspekte të ndryshme
të jetës arbëreshe, jo vetëm kulturore-artistike dhe letrare, por edhe politike. Krahas të tjerave, autori na
jep informacion lidhur me jetën arsimore dhe kulturore të arbëreshëve. Kjo shihet në trajtimin e zgjeruar
që u bën kolegjeve kryesore arbëreshe, si ai i San Demetrio Koronës apo Shën Adrianos. Vinçenso
Dorsa është një tjetër studiues, i cili ka dhënë kontributin e tij përmes studimit të përkthyer “Shqiptarët,
Hulumtime dhe mendime” titulli origjinal i të cilit është “Sugli Albanesi, Ricerche e Pensieri”. Studimi i
tij ka rëndësi, sepse na jep një kuadër të qartë të gjendjes së Shqipërisë jo vetëm gjatë kohës së
Skënderbeut, por sidomos pas vdekjes së tij, si dhe emigrimin e shqiptarëve në drejtim të rajoneve të
ndryshme të vendit fqinj, Italisë. Krahas sqarimit të arsyeve të emigrimit të shqiptarëve, Dorsa jep një
pasqyrë të qartë dhe të disa familjeve fisnike shqiptare të cilat, pas vdekjes së Skënderbeut, u vendosën
në Mbretërinë e Dy Sicilive, ku u pritën mjaft mirë dhe fituan një sërë privilegjesh. Jo vetëm kaq, por
Dorsa na jep edhe një kuadër të qartë të ecurisë së kolegjeve të rëndësishme të kohës, si Kolegji
Ortodoks në Palermo apo kolegji Ullano-Orsini në Kalabri, kolegje të cilat, jo vetëm arsimuan figura të
rëndësishme të kohës, por njëherësh u udhëhoqen nga personalitete të cilët ndihmuan në ngritjen e
forcimin e tyre. Përmendim Stefano Rodotën, Feliçe Samule Rodotën, Paskuale Bafinin,Françesko
Bulgarin, Mikele Belushin, etj. Një tjetër autor që ka marrë në studim çështjen e arbëreshëve, është dhe
studiuesi mirënjohur shqiptar Gjovalin Shkurtaj. Në librin e tij kushtuar arbëreshëve, të titulluar
Dostları ilə paylaş: |