53
viti ‗40 i shekullit XIX si bashkëpunëtor dhe drejtues në shtyp, duke pasur në qendër të vëmendjes së tij
çështjen shqiptare dhe të kaluarën historike të popullit shqiptar. Pavarësisht vështirësive që lidheshin me
ngjarjet në Itali, De Rada e çoi më tej punën në fushën e shtypit, duke mos qëndruar larg luftës së popullit
shqiptar për liri kombëtare. Gazeta ―
L’Albanese d’Italia‖ qe një tribunë e fuqishme që kërkonte ringjalljen e
atdheut të robëruar dhe pavarësinë e tij. Një vend me rëndësi në këtë të përkohshme zë dhe botimi i këngëve
dhe folklorit arbëresh, si një pjesë e ndërgjegjes së këtij ngujimi të vendosur atje 400 vjet më parë. Studiuesit
e kanë konsideruar atë si një ndër pionierët e historisë së gazetarisë shqiptare, të shtypit periodik kombëtar të
shekullit XIX, si lajmëtare e lëvizjes sonë kombëtare.
286
Botimi i kësaj gazete nuk ishte realizimi i dëshirës
së një intelektuali arbëresh me ndjenja të flakta,
siç ishte Jeronim De Rada, atëherë 34 vjeç, por një kërkesë e
kohës, shprehje e idealeve kombëtare shqiptare. Ishin faktorët e ndryshëm historikë, politikë e shoqërorë,
kombëtarë e ndërkombëtarë, të cilët shtruan nevojën e daljes së një gazete shqiptare mbi Shqipërinë.
Njohuritë që De Rada kishte marrë si shkrimtar dhe publicist, duke punuar për një kohë të gjatë si redaktor i
revistës ―
Il Viaggiatore‖(―
Udhëtari‖), botuar në Napoli rreth viteve ‗40 të shekullit XIX, i shërbyen për të
botuar këtë gazetë, e cila nisi dhe vazhdoi si e përkohshme e rregullt
287
. Tirazhi i saj erdhi duke u shtuar,
sepse u shfaq interes nga qarqe të ndryshme në Napoli, në Kozencë, etj. Tirazhi nga 500 kopje numri i parë,
arriti në një shifër mesatare prej 1000 kopjesh. Dora d‘Istria (Elena Gjika, një ndër bashkëkohëset e De
Radës) e cilësoi këtë gazetë si ―lajmëtare të lëvizjes sonë kombëtare‖.
Ndonëse njohja për këtë gazetë është e mangët, vetë titulli i saj, shkrimet në gjuhën shqipe që u botuan
në të, janë prova bindëse për të pohuar që ky organ qe gazeta e parë shqiptare dhe drejtuesi i parë, është
pionieri i parë i gazetarisë shqiptare.
288
Periudha në të cilën doli gazeta përkonte me ngjarje të rëndësishme të
kohës. Ishte viti 1848, pikërisht viti i revolucioneve që shpërthyen në shtete të mëdha të Evropës kundër
qeverive dhe regjimeve despotike, si revolucioni në Francë, më pas në Itali, Austri, Hungari etj. Në Italinë e
Jugut, revoltat nuk mungonin ndaj regjimit të burbonëve. Në Shqipëri vazhdonte rezistenca dhe kryengritjet
e masave popullore kundër Tanzimatit (Reformave centralizuese të ndërmarra nga Porta e Lartë për të
zëvendësuar sistemin feudal osman me një administratë me nëpunës turq). Ishin këto ngjarje dhe shumë të
tjera që do të pasqyroheshin në shtypin e kohës. Dhe figura intelektuale si De Rada e të tjerë, ishin të parët
që, përmes veprimtarisë publicistike, pasqyruan në shtyp të gjitha ngjarjet sociale, kulturore dhe politike të
kohës. Gazeta nisi, siç përmendet më lart, si e përkohshme e rregullt dhe ashtu vazhdoi gjatë, deri kur
problemet ekonomike u bënë shkak për ndalimin e botimit të saj. Puna e De Radës nuk ishte aspak e lehtë, as
e ndihmësit të tij, studentit abrucez Nikolla Kastanja. Vështirësitë ekonomike në të cilat gjendej De Rada në
atë kohë e bënin shpesh, siç e ka deklaruar vetë ai, të punonte në orë të vona për të korrektuar gazetën. Ishte
286
Hamit Borici, ―Shqiptari i Italisë‖,
Tribuna, nr.4, 1998, 38.
287
Polak Darka,‖Arbëreshi Italisë‖,
Tribuna, nr.1, 1973, 41
288
Po aty, f. 42
54
njëkohësisht redaktor, kryeredaktor, korrektor teknik dhe letrar. Gazeta ishte organ politiko-kulturor dhe
letrar. Ajo botonte lajme dhe shkrime informative, artikuj të ndryshëm për ngjarjet ne Itali. Ajo fitoi
popullaritet me artikujt pamflete, të shkruara plot patos kundër dinastisë së burbonëve në përkrahje të
popullit. Gazeta ―
Arbëreshi i Italisë‖ ishte tribunë e arbëreshëve ku, përmes shkrimeve të larmishme
publicistike, paraqiteshin dhe çështjet kombëtare
289
. U demaskuan hapur synimet e fqinjëve për copëtimin e
Shqipërisë si dhe politikat antishqiptare të Fuqive të Mëdha. Gazeta luftoi për të drejtat e kombit, duke
shtruar dhe mbrojtur çështjen shqiptare përpara opinionit ndërkombëtar dhe atij evropian. Kjo e përkohshme
paraqet interes dhe nga ana publicistike. Në të janë shkruar artikuj të llojeve të ndryshme, kryeartikuj, lajme,
intervista, pamflete e deri te letrat e lexuesve. Përmes letrave të botuara, De Rada komunikonte mes
arbëreshëve, por njëkohësisht tregonte rëndësinë e ndikimit të gazetës dhe reputacionin politik dhe shoqëror
që gëzonte ajo. Krahas problematikave të ndryshme, u botuan dhe peticione apo thirrjet në ndihmesë të
çështjes së kombit. Në nr. 27, është botuar një peticion drejtuar Dhomës së Deputetëve të Napolit në emër të
arbëreshëve. Me anë të këtij dokumenti, kalabrezët kërkonin të jetonin të lirë e të pavarur nga Kisha e Romës
e cila, me anë të asimilimit kombëtar, përpiqej t‘i përfshinte në ritin e saj latin. Në peticion thuhej: ―
Kujtoni
se si arbëreshët e parë erdhën këtu në përleshje të armatosura me forcat osmane. Erdhën të mjeruar, por të
fortë nga betejat dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohej në Itali, sidomos në Mbretërinë e Napolit, ku është ndier
më afër nevoja e kësaj mbretërie për ndihmën e heronjve të vendit tonë‖.
290
Letra nga lexuesit është një nga
llojet e shkrimeve që ndeshen dendur në gazetën ―
Arbëreshi i Italisë‖. Përmes letrave, De Rada
propagandonte idetë kombëtare dhe komunikonte me arbëreshët. Një nga letrat e botuara në një ndër numrat
e saj ishte ajo që De Rada i dërgoi shokut të tij,
Saverio Prato, komandanti i vullnetarëve arbëreshë në frontin
e Venedikut. Në këtë letër, thuhet se De Rada evokon kujtimet rinore të dy shokëve, por kjo bëhet që të sillet
ndërmend lufta për një Itali të bashkuar. De Rada thekson në letrën e tij se synimi i luftërave të Saveries
është dhe duhet të jetë që të gjitha krahinat të gëzojnë liri e të drejta të barabarta. De Rada shkruan:
“Një det
pambarim vitesh e qeverish qëndrojnë midis nesh, mërgimtarë të trojeve të vjetra arbërore.”
291
Vend të
rëndësishëm i kushtohej krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe. Janë botuar pjesë nga poema ―
Serafina Topia‖
në numra të tjerë. U botua vjersha ‖
Frozina‖, një poemë e A. Sartorit ―
Vallja e Haresë së madhe‖. E
përkohshmja pati jehonë të madhe te arbëreshët dhe u erdhi në ndihmë për të çuar përpara traditat e kombit,
për të propaganduar çështjen shqiptare në Napoli, në Sicili, në Kalabri dhe në vende të ndryshme të Evropës.
Shkrimtarja Elena Gjika e ka quajtur fletoren ―
Arbëreshi i Italisë‖ paralajmëtare të lëvizjes kombëtare
shqiptare. De Rada pati shumë vështirësi të nxirrte këtë organ, por ai vazhdoi botimin e saj duke marrë dhe
vlerësime nga lexuesit arbëreshë, të cilët nuk reshtnin së shprehuri entuziazmin e tyre dhe urimet për
289
Borici, ―Shqiptari i Italisë‖…, 39.
290
Po aty, 39
291
Po aty