69
tyre, historinë e tyre të lashtë, letërsinë, folklorin dhe shtypin periodik.
343
―
Flamuri i Arbrit‖ u bë me të
vërtetë flamur e trumbetë që thërriste shqiptarët për çlirimin e mëmëdheut.
344
“Suksesi i revistës i detyrohej
dy fushave të ndryshme, dy arsyeve po aq të ndryshme; idesë së kombësisë shqiptare që për herë të parë u
formulua nga De Rada si një kërkesë drejtësie drejtuar diplomacisë evropiane, dhe përhapjes së letërsisë
shqiptare...‖, thoshte studiuesi i mirënjohur Mikele Markiano.
345
Me gjithë dëshirën e madhe, pas katër
vitesh lufte dhe përpjekjesh, mes mundimesh, hidhërimesh e mërzitjesh të shumta, për arsye ekonomike dhe
nga censura të mëdha, u shua flaka e ―
Flamurit të Arbrit‖. Duke i munguar dhe përkrahja e pajtimtarëve, De
Rada u detyrua të mbyllë redaksinë e revistës. Lidhur me shkaqet e mbylljes së saj flet vetë De Rada në një
letër që i dërgon Gustav Majerit. Ja çfarë i shkruan atdhetari i shquar këtij albanologu: ―
“Flamuri i Arbrit”
pushoi së qarkulluari pas numrit të shtatë të vitit të tretë. Më erdhi keq sepse u ndërpre botimi i dramës së
Anton Sartorit dhe sepse pushoi një dëshmitar tjetër i thjeshtë dhe i vërtetë i qenies sonë në mërgimin e
trashëguar. Por ç’ti bësh? Mua më mbeti një kredi e humbur prej 2400 lireta, nga pajtimtarë detyrues të
vonuar. Nuk pata më nga të miat për t’i përdorur si paradhënie.
346
I zënë ngushtë nga huadhënësit kam
shitur me humbje grigjën. Dhe tash tri javë më kot po përpiqem të shes një copë tokë...‖.
347
Sidoqoftë, e
përkohshmja ―
Flamuri i Arbrit‖ hyri në historinë e shtypit shqiptar si revista e parë letraro-politike. Ajo bëri
shërbime të mëdha për njohjen e Shqipërisë në opinionin publik evropian, si vend i një populli të lashtë e me
tradita, që ruajti me krenari tiparet e tij të veçanta, duke qëndruar me armë në dorë për të fituar lirinë dhe
pavarësinë kombëtare. Në plan të parë në këtë revistë vihet ana politike e pastaj ajo letrare. Ndonëse qe e
njohur si e përkohshme letraro-politike, ana politike zë një vend më të gjerë në të. Kjo ndodh ngaqë çështja
shqiptare, në atë kohë, ngjalli një interes të veçantë në opinionin publik evropian. Në artikujt e kësaj të
përkohshmeje shihet forca goditëse kundër prapaskenave dhe planeve të shteteve fqinje, të cilët përpiqeshin
në të gjitha mënyrat të copëtonin Shqipërinë. Ajo përçoi jo vetëm zërin e popullit shqiptar e arbëresh, por
ndihmoi në afrimin e lidhjeve ndërmjet tyre si popuj të cilët kishin një gjuhë të përbashkët, e gjithashtu diti të
bëjë për vete shumë lexues të huaj, të cilët shprehnin ndjenjën e nderimit dhe dashurisë ndaj popullit
shqiptar.
348
3.4 Anselmo Lorekio dhe e përkohshmja “La Nazione Albanese”
Gazetaria italo-arbëreshe ose arbëreshe ka veçoritë e saj të lindjes dhe zhvillimit, në dallim me
gazetarinë shqiptare të zhvilluar në Rumani,Turqi, Bullgari, Egjipt, SHBA, etj. Ajo, në raste e periudha të
343
Kastrati,
Jeronim De Rada, (Jeta dhe Veprat), 170.
344
Jehona,Nr.6, Shkup,1968, 40.
345
.Michele Marchiano,
L’Albania e l’opera di Girolomo De Rada, (Trani :V.Vecchi,1902 ), 23.
346
Jub Kastrati, ―Flamuri i Arbrit me rastin e 100 vjetorit te krijimit‖,31.
347
Kastrati ,‖Flamuri i Arbrit me rastin e 100 vjetorit te krijimit‖, 171.
348
Ahmet Kondo,
Flamuri i Arbrit, (Çështja kombëtare), (―Naim Frashëri‖, Tiranë 1967), 60.
70
ndryshme, ka dhënë kontribut në njohjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare. Shfaqet si nismë vetjake apo e
përbashkët e 2-3 personaliteteve që, për motive atdhetare, shoqërore, kulturore, botojnë një gazetë a revistë.
Ndër shumë personalitete të shquara të shtypit arbëresh, si Jeronim De Rada, Zef Skiroi, Françesko Strusi
Petka, Rosolina Petrota,Terenc Toçi, etj., përmendet dhe Anselmo Lorekio.
349
Ky themeloi dhe botoi, nga viti 1897 deri kur ndërroi jetë, më 22 mars 1924, revistën politike, letrare
dhe kulturore ―
La Nazione Albanese‖.
Po cili ishte Lorekio? Çfarë rëndësie pati revista e botuar prej tij?
Cili qe kontributi i tij në çështjen kombëtare shqiptare? Anselmo Lorekio lindi më 3 nëntor 1843 në
komunën italo-shqiptare të Pologorisë (Katonzaro), Kalabri. U rrit në gjirin e një bashkësie arbëreshe
liridashëse, që ruante me ngulm traditat stërgjyshërore, së bashku me kujtimet e lavdishme të qëndresës së
trimave të Skënderbeut, me dashuri për gjuhën amtare dhe për tërë visarin e bukur kombëtar. Për sa u përket
studimeve, mund të themi që, pas shkollës fillore dhe të mesme, ndoqi studimet e larta për drejtësi në
Universitetin e Napolit. Në përfundim të studimeve, u zgjodh sekretar krahinor i Katanzaros. Që në moshë të
re, interesohej shumë për çështjen shqiptare, sidomos kur veprimtaria letrare, politike e kulturore po
zgjerohej e po dendësohej gjithnjë e më tepër.
350
Anselmo Lorekio së bashku me De Radën, Bilotën e me
arbëreshë të tjerë, ishin nismëtarët e organizimit të Kongresit të Parë Gjuhësor të Shqipes që u hap më 1 tetor
1895 në një nga mjediset e gjimnazit Garopoli të Korilanës. Në këtë kongres, ishin zgjedhur pjesëmarrës
pothuajse nga gjithë vendbanimet arbëreshe. Ishte ftuar arbëreshi Françesko Krispi. Anselmo Lorekio u
përgëzua përmes letrave falënderuese për nismën e marrë. Një e tillë ishte ajo e dërguar nga Faik Konica,
drejtor i revistës ―
Albania‖ që botohej në Bruksel. Ja çfarë i shkruante:
“Jam shumë i kënaqur si shqiptar e si
filolog që mund t’ju drejtoj përgëzimet e mia për veprimtarinë që ndërmorët. Shoqata kombëtare shqiptare
do t’u ndihmojë jo vetëm përhapjes sëe idesë madhore, por dhe studimeve shqiptare në veçanti. Në çdo kohë
arbëreshët e Italisë janë përpjekur për të qartësuar vëllezërit e tyre që dergjen në padituri përtej Otrantos.‖
Edhe shqiptarët e shoqatës së Stambollit përgëzuan Lorekion përmes një letre të datës 23 prill 1897:
“Përbërja e re e shoqatës suaj kombëtare na i mbush zemrat me gëzim dhe shpresë. Me mirënjohje të madhe
ne u detyrohemi vëllezërve tanë të Italisë. Ndonëse ju jetoni prej kaq shekujsh në një vend të huaj, nuk keni
munguar asnjëherë të kujtoni mëmëdhenë, duke i sjellë shërbime të mëdha kombësisë sonë. Ju zotërinj jetoni
në një vend të lirë e mund të shkruani dhe botoni çfarë t’ju pëlqejë. Shoqata juaj do të jetë pikëmbështetje
përmes së cilës mund të nxisim ndjenjat liridashëse të shqiptarëve dhe të bëjmë që të njihen nga Evropa e
qytetëruar. Me interes do të lexohen nga shqiptarët botimet tuaja e shumë të rinj do të vijnë atje te ju, të
punojnë bashkë me ju, për ringjalljen e atdheut.‖
351
Edhe kryesia e shoqatës ―
Dituria‖ nga Bukureshti
përshëndeti kongresistët e lartpërmendur, ndërsa një rreth filo-austriak i Shkodrës u orvat ta paraqiste
349
Hamit Boriçi, ―Albania,shtypi arbëresh mes informimit dhe kulturës‖,
Jehona, e shtunë 29 janar 2005,.21
350
Ramadan Sokoli, ―Arbëreshi Anselm Lorecchio dhe revista La Nazione Albanese‖,
Koha, Nr.52,
16 mars 2011,43
351
Po aty, .44