62
Kantu do të shprehej kështu:
“Jeronim De Rada nxori revistën “Flamuri i Arbrit”. Ai ka hartuar poema me
tema të vendit në gjuhën shqipe dhe është konsideruar si patriarku i asaj gjuhe”.
321
Krahas çështjeve politike si dhe evokimit të së kaluarës, në gazetën e De Radës vend me rëndësi zënë
dhe çështjet letrare-kulturore. Shumë shkrimtarë dhe publicistë bashkëpunuan me të duke botuar veprat e
tyre në numra të ndryshme të revistës, ku u botuan e ribotuan pjesë të Jul Varibobës, Zef De Radës, Filip
Shirokës, etj. Ndër të tjera, De Rada i kishte vënë detyrë vetes që ta pasqyronte gjuhën shqipe me të gjitha
pasuritë e saj. Lidhur me këtë çështje, hedh dritë një letër e tij dërguar Gustav Majerit në të cilën shkruan
edhe këto:
“Në të përkohshmen “Flamuri i Arbrit” është detyrë e posaçme që të paraqiten në mënyrë të
plotë tingujt e gjuhës, duke shënuar, ku të jetë e mundur, ndryshimet dialektore dhe shpresoj se, kur të marrë
udhë ndihma që do të kem nga të gjitha anët, do të më japë krahë në arritjen e qëllimit‖.
322
Përmes letrës së
historianit Kantu, zë një vend me rëndësi dhe aspekti kulturor dhe letrar. Revista përshëndeti krijimin e
Shoqërisë kulturore ―
Drita‖ në Bukuresht, duke bërë të njohur veprimtarinë fillestare të saj. Thimi Mitko, në
letrën dërguar nga Egjipti De Radës më 25 mars 1885, botuar në revistën ―Flamuri i Arbrit‖ në datën 20 maj
1885, njoftonte:
“Në Bukuresht Sillogu (Shoqëria – A.K) vete mbarë. Janë shkruar deri më sot 300 anëtarë”.
Në një tjetër letër dërguar historianit Kantu më 20 shkurt 1886, De Rada njoftonte:
“Shoqëria Drita në
Bukuresht, me 300 anëtarë nga bashkatdhetarët tanë, u themelua me qëllim që të lëvrohet dhe ngrihet lart
gjuha shqipe”.
323
Për ta kryer sa më mirë detyrën e saj patriotike, revista u lidh edhe me grupime të tjera
bashkatdhetarësh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kolonitë arbëreshe. Këtij qëllimi, ndër të tjera, i
shërbyen edhe shkrimet mbi historikun e qytetit të Lezhës, Korçës, etj, si dhe të qendrave të tjera arbëreshe
nga të cilat kanë dalë njerëz të shquar. Në revistën ―
Flamuri i Arbrit‖ zënë vend shkrimet për të kaluarën e
popullit shqiptar, për qëndresën 25 vjeçare në udhëheqjen e Skënderbeut kundër pushtuesit osman. Me vlerë
për t`u përmendur është dorëshkrimi i vjetër i arbëreshit Agostin Toçi, i gjetur nga De Rada, ku bëhet fjalë
për rrethanat e shpërnguljes nga Shqipëria me det në Italinë Jugore, të një shumice të madhe shqiptarësh, të
udhëhequr nga Gjon Kastrioti e bashkëluftëtarë të Skënderbeut si Kol Mark Gjini, Mark Mata, etj. Evokimi i
të kaluarës dhe sidomos i periudhës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u bë simbol në
luftën heroike të popullit tonë gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit (1879-1881), në atë kohë kur Fuqitë e
Mëdha vendosën copëzimin e Shqipërisë. Ngjarjet e këtyre viteve, redaktori i revistës ―
Flamuri i Arbrit‖ i ka
ndjekur me kujdes. Ai vinte në dijeni në lidhje me një ngjarje të përgjakshme, në të cilën 20.000 të rinj
shkodranë, nën komandën
e Ibrahimit nga Peja, u ndeshën me një ekspeditë të ushtrisë otomane prej 600.000
vetësh, të komanduar nga Pasvan Ogllu dhe u thyen. ―
Lavdia e kësaj ngjarjeje,
që ka ndodhur njëqind vjet
pas largimit tonë nga Atdheu, këndohet sot e kësaj dite në Shqipëri. Dhe për të treguar shpirtin luftarak e
321
Po aty
322
―Lajme të mira‖,
Flamuri i Arbrit, Nr.12,Coriliano,30 tetor 1887, 2
323
Po aty