75
Sipas vendimeve, objekti i së drejtës sui generis është që të sigurojë mbrojtjen e një investimi
në marrjen ose mbledhjen, verifikimin dhe paraqitjen e një përmbajtjeje të një bazë të
dhënash. Gjykata mbron investimin dhe vetëm investimin, por jo çfarëdolloj investimi
236
. Në
këtë mënyrë, e drejta
sui generis gjendet e përkufizuar. Në lidhje me marrjen (në kuptimin e
mbledhjes) e përmbajtjes së bazës së të dhënave, Gjykata e Drejtësisë nënvizon se investimi
do të nënkuptohet si përcaktimi i mënyrave të vëna në jetë për kërkimin e elementeve
ekzistuese dhe mbledhjen e tyre brenda kësaj baze. Ajo nuk nënkupton mjetet që vihen në jetë
për krijimin e elementeve përbërëse të përmbajtjes së bazës së të dhënave. Gjithçka që është
mbledhje e elementeve që përbëjnë bazën duhet të merret në konsideratë për përkufizimin e
investimit. Përkundrazi, çfarë është krijim, përpunim i këtyre elementeve përbërës të bazës së
të dhënave, nuk do të llogaritet në përkufizimin e investimit. Në lidhje me verifikimin e
përmbajtjes, Gjykata e Drejtësisë e lidh atë ngushtësisht me sigurimin e saktësisë së
informacionit në çastin e krijimit të bazës dhe në çastin e “funksionimit” të saj
237
. Dhe së
fundi, kemi investimin dhe paraqitjen ose prezantimin e përmbajtjes. Sërish sipas Gjykatës së
Drejtësisë, paraqitja nuk është një “prezantim i çfarëdoshëm në ekran”, nëse arsyetojmë duke
u bazuar në bazat e të dhënave elektronike, por duhet të përzihet me radhitjen e informacionit:
strukturimi, organizimi i bazës, që nuk duhet të shihet si krijim origjinal dhe kësisoj të gëzojë
mbrojtjen e së drejtës së autorit, por nën aspektin e tij funksional.
Autorizimi për të përdorur një bazë të dhënash. E drejta sui generis e parashikuar në Ligj
dhe në Direktivën 96/6/EC mund të transferohet ose të cedohet nëpërmjet një liçence
238
. Në të
dyja rastet, pra nëse prodhuesi ruajnë të drejtat ose nëse ai
i transferon ato, përdoruesit e bazës
së të dhënave, duhet të kërkojë autorizimin e përdoruesit që të nxjerrë ose përdorë pjesë të
bazës së të dhënave.
Rastet përjashtimore kur nuk kërkohet autorizim. Nëse baza e të dhënave mbrohet nga e
drejta e autorit (si kujtesë, struktura e bazë e të dhënave do të mbrohet përgjithësisht nga e
drejta e autorit, ndërsa përmbajtja vetëm në rastet kur informacioni që gjendet në të është
origjinal), ajo mund të citohet ose të bëhet një kopje për përdorim vetjak, sipas përcaktimeve
të ligjit për të drejtën e autorit. Neni 123 i Ligjit për të drejtën e autorit si dhe neni 9 i
Direktivës 96/6/EC parashikon gjithashtu dhënien e autorizimit për përdorimin në mënyrë
përjashtimore të bazës së të dhënave kur ajo përdoret vetëm për qëllime ilustrimi në
mësimdhënie dhe për kërkime shkencore, me kusht që të tregohet burimi dhe të mos përdoret
për qëllime tregtare, si dhe për përdorimin e saj për qëllimet e sigurisë kombëtare
239
. Për sa u
236 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Le droit d’auteur, Precis Dalloz, 2009.
237 CJUE 9.11.2004, The British Horseracing Board Ltd e.a.; Fixtures Marketing ltd vs. Organismos
Pronostikon; Fixtures Marketing Ltd vs Svenska Spel AB, (RLDI 2005/1, n°9.)
238 Neni 7 pika 3, i Direktivës 96/6/EC.
239 Baza e të dhënave trajtohet nga ligji ynë njësoj si çdo vepër artistike që përfiton nga mbrojtja e testit me tri
etapa, që do e shikojmë kur të trajtojmë përjashtimet nga zbatimi i të drejtës së autorit në rastet kopjeve të
veprave për përdorim vetjak.