131
pajisjen fundore. Pra, nëse një përdorues dëshiron ta shikojë sërish një film ose një video, ose
të dëgjojë një këngë, ai duhet të lidhet sërish me faqen nga e cila ai ka marrë veprën e
transmetuar në streaming, pasi ai nuk do të gjejë asnjë gjurmë të saj në pajisjen fundore
424
.
Së fundi, për sa i përket ritransmetimeve, ato përkufizohen si transmetime të
njëkohshme, të patjetërsuara dhe të pandërprera nga një ofrues i shërbimit mediatik i një
transmetimi të një ofruesi tjetër të shërbimit mediatik. Pra, me fjalë më të thjeshta, kemi të
bëjmë me një transmetim të dytë ose më shumë, të një transmetimi të parë. Ritransmetimi
përfshin të gjitha llojet e teknikave që përmendëm më sipër, si transmetimet satelitore,
kabllore, me anë të antenës, valëve radiofonike e kështu me radhë. Por, ndryshimi qëndron në
faktin se, nëpërmjet ritransmetimit, sigurohet shpërndarja, më saktë përcjellja e veprës drejt
një publiku tjetër. Nëse e ilustrojmë me shembullin e programeve radiofonike, mund të themi
se transmetimi i programeve në radiot individuale që gjenden në shtëpi, makinë apo vende të
tjera që nuk dalin përtej rrethit të ngushtë familjar, hyn në konceptin e transmetimit, siç e
shtjelluam më sipër. Ndërkohë, transmetimi i këtyre programeve në dyqane, holle hoteli, apo
çdo vend tjetër publik (jo domosdoshmërisht tregtar) është përbën një transmetim të dytë, pra
një ritransmetim, sepse i drejtohet një publiku tjetër. E njëjta logjikë do të udhëheqë dhe
ritransmetimet e emisioneve televizive nga versioni analog në transmetimet kabllore apo
satelitore.
Direktiva 29/2001/BE përfshin brenda konceptit të të drejtës së komunikimit të veprës
në publik të gjitha llojet e transmetimeve dhe ritransmetimeve, me pak fjalë çdo lloj
komunikimi të veprës drejt një publiku që nuk është i pranishëm në vendin e origjinës së
komunikimit
425
.
1.2 - Tkurrja e të drejtës morale të autorit nga përhapja e veprave në
mjedisin digjital
E
drejta e autorit, siç zbatohet në Evropë është fryt i një
evoluimi mjaft origjinal, që ka
pikënisjen e tij në Francë dhe Gjermani. Secili prej këtyre dy vendeve ka dhënë kontributin e
tij në formimin e këtij monumenti juridik që ende vazhdon të njihet dhe të zbatohet. Nëse
Franca ka ndihmuar në krijimin e regjimit juridik të të drejtës morale nëpërmjet vendimeve
424 Me përjashtim të dosjeve (file) të quajtura cookies, të cilat janë dose që ndihmojnë në gjurmueshmërinë e
lundrimit të përdoruesve në Internet. Në vetvete ato nuk bartin asnjë informacioni, përveçse memorjen e
lundrimit të individit në një ose disa faqe të caktuara.
425 Konsiderata 23 e Direktivës 2001/2001/BE: “This Directive should harmonise further the author's right of
communication to the public. This right should be understood in a broad sense covering all communication to
the public not present at the place where the communication originates. This right
should cover any such
transmission or retransmission of a work to the public by wire or wireless means, including broadcasting. This
right should not cover any other acts.”