5
pa u kufizuar vetëm në të) si për shembull, komunikimet mes individëve. Në çdo rast,
shkëmbimi në internet do të bëhet nëpërmjet metodave digjitale dhe rrjedhimisht duhet të
përqendrohemi te ky term, si hap i dytë i analizës sonë, i cili do të fillojë me kuptimin e fjalës
“shkëmbim”.
Tashmë të gjithë jemi në gjendje që të kuptojmë dhe të identifikojmë kuptimin e fjalës
digjital: në mendjen tonë, ajo fjalë përmbledh gjithçka që lidhet me informatikën, me procese
kompjuterike të përpunimit të informacionit, ashtu si dhe me pajisjet të cilat mundësojnë këto
procese. Në një aspekt juridik, termi digjital përfshin si botën virtuale, pra sende të
patrupëzuara, ashtu si dhe botën materiale të pajisjeve informatike, ndryshe sendet e
trupëzuara.
Fjala “digjital” në fjalorin informatik njihet dhe me termin “numerik”. Këto dy fjalë
kanë saktësisht të njëjtin kuptim dhe të dyja i referohen koncepteve të njëjtë, por ndryshojnë
për shkak të origjinës. Terminologjia informatike në vendet frankofone përdor termin
“numerik”, nga latinishtja
numerus, fjalë nga e cila derivon dhe fjala numër dhe që ka
kuptimin e “përfaqësimit nëpërmjet shifrave”. Përdorimi i fjalës “numerik” tregon një origjinë
të dyfishtë: së pari, tregon se kompjuterët e sotëm kanë derivuar prej makinave llogaritëse
primitive që kanë patur për bazë shifrat. Edhe sot, edhe pse programet e ndryshme
kompjuterike kanë për bazë algoritmet dhe simbolet, në thelb të tyre mbeten gjithmonë
shifrat. Së dyti, sektori i telekomunikacionit ka zhvilluar teknologjinë e konvertimit të
sinjaleve elektrike në një vazhdimësi shifrash 0 dhe 1
21
, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e
efektshmërisë së transmetimeve. Nëpërmjet kthimit të të dhënave informacionale në një
vazhdimësi shifrash, ose numrash, pra ku del dhe fjala numerik, mundësohet një kalim i
konsiderueshëm njësish informacionale në një transmetues, për shembull në formën e një
kablli ose nëpërmjet valëve elektromagnetike
22
. Kështu, fjala numerike gjen përdorim në
vendet frankofone për shembull për të identifikuar një tingull numerik, fotografi numerike
23
,
video numerike e kështu me radhë. Nga ana tjetër, në botën anglo-saksone, u zhvillua termi
“digjital”, që tashmë sot njeh një përdorim shumë herë më të gjerë se fjala “numerik”. Termi
“
digital” në anglisht buron prej fjalës latine “
digitus” që do të thotë gisht dhe që në anglisht i
21 Sipas teorisë së informacionit të Shannon-it, në bazë të të cilës qendron ideja revolucionare e sintetizuar për
herë të parë në vitin 1948 nga Claude Shannon në artikullin e tij “A Mathematical Theory of Communications”,
se informacioni është një koncept fizik që mund të shfaqet dhe në fushën e teknologjisë. Kjo do të thotë se që
nga ky çast, informacioni kthehet në një madhësi të matshme. Teoria është quajtur gabimisht
teoria e
informacionit pasi në fakt bëhej fjalë për një teori matematikore e komunikacionit të informacionit. Informacioni
do të shprehet në njësi binare të quajtur bit, ose një vazhdimësi shifrash 0 dhe 1. Informacioni që kalon në këtë
mënyrë deshifrohet prej marrësit të tij që e kthen atë nga një shprehje në bit, në informacionin e kërkuar.
22 Ndryshe i quajtur “wireless”.
23 Antoine Latreille, Helene Bétou, Images numériques et pratique du droit d’auteur, Legicom 35/2005, f. 51.