150
tashmë ishte publikuar. Por aty ku kjo e drejtë nuk funksionon, ndërhyn e drejta e respektit të
integritetit të veprës, që nuk lejon shpërfytyrimin e veprës në një format zile celulari.
2. – Mosrespektimi i të drejtave të autorit në mjedisin digjital
2.1 - Pamundësitë praktike për të respektuar të drejtën e autorit
Rastet kur të drejtat e autorit nuk do të zbatohen, kanë si pikënisje idenë e mbrojtjes së
interesit të publikut, përkundrejt të drejtave legjitime të autorit. Duke qenë se të drejtat e
autorit janë të drejta pronësore, ato mund të kufizojnë së tepërmi akesin e publikut drejt tyre,
rrjedhimisht drejt dijes, informacionit dhe kulturës. Në fakt, nuk ka asnjë detyrim ligjor që të
nxisë autorin të tolerojë përdorimin e veprës së tij nga të tjerët pa autorizimin e tij ose pa asnjë
lloj përfitim për të. Toleranca nuk parashikohet në Kodin Civil
492
. Është Ligji për të drejtat e
autorit dhe direktivat përkatëse që rregullojnë çështjen e përjashtimeve nga zbatimi i të
drejtës së autorit, për hir të së vërtetës, më shumë të shtyrë nga pamundësia për të kontrolluar
qarkullimin e palejuar të veprës, sesa nga shqetësimi për të gjetur një ekuilibër ndërmjet
interesave të publikut dhe të drejtave të autorit, ekuilibër i domosdoshëm në çdo shqyrtim të
çështjeve që kanë në thelb pronësinë intelektuale pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të
Njeriut
493
.
Natyrisht, me zbatimin e përjashtimeve, nuk synohet rrëzimi total i ngrehinës juridike
mbrojtëse të të drejtës së autorit: asnjë tekst ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë. Por, siç
e shpreh Konsiderata 31 e Direktivës 2001/29/CE së vitit 2001 në lidhje me të drejtat e autorit
në shoqërinë e informacionit nevojitet kërkimi i një ekuilibri ndërmjet të drejtave të autorit
dhe interesave të përdoruesve. Tekstet ndërkombëtare bëjnë një zbatim të qartë të rëndësisë së
të drejtave pronësore, qoftë dhe mbi vepra që ndihmojnë në promovimin e dijes dhe të
kulturës: në fund të fundit, ato mbeten pronë të krijuesit të tyre. Duke vënë përballë “të
drejtën” me “interesin”, duket qartë se rastet përjashtimore nuk kanë të njëjtën peshë
krahasimisht me të drejtën pronësore të autorit. Nëse, nga pikëpamja filozofike, rastet
përjashtimore të zbatimit të të drejtës së autorit shpjegohen me interesin e publikut për të
patur akses drejt informacionit kulturor, nga pikëpamja ligjore, do të se kërkohet një kufizim
dhe qartësim më i madh i këtyre përjashtimeve, për vetë faktin se mund të shkelin në mënyrë
të disproporcionuar të drejtën e autorit dhe kësisoj rrezikohet të shkelen dispozitat e nenit 1 të
Protokollit 1 të Konventës evropiane të Mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut
494
. Kufizimi i
monopolit të autorit mbi të drejtën e tij duhet të jetë e justifikuar
495
. Kështu, Ligji për të
492 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 321.
493 European Court
of Human Rights, Research Division, Internet : case law of the European Court
of Human
Rights (
www.echr.coe.int
), f. 23.
494 Për më shumë në lidhje me aplikimin e nenit 1 protokolli 1 të Konventës, shih Ledi Bianku in Jurisprudenca
e Gjykatës së Strasburgut.
495 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 321, f. 321.