Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə80/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   137

150 
 
tashmë ishte publikuar. Por aty ku kjo e drejtë nuk funksionon, ndërhyn e drejta e respektit të 
integritetit të veprës, që nuk lejon shpërfytyrimin e veprës në një format zile celulari.  
2. – Mosrespektimi i të drejtave të autorit në mjedisin digjital 
2.1 - Pamundësitë praktike për të respektuar të drejtën e autorit 
Rastet kur të drejtat e autorit nuk do të zbatohen, kanë si pikënisje idenë e mbrojtjes së 
interesit  të  publikut,  përkundrejt  të  drejtave  legjitime  të  autorit.  Duke  qenë  se  të  drejtat  e 
autorit janë të drejta pronësore, ato mund të kufizojnë së tepërmi akesin e publikut drejt tyre, 
rrjedhimisht drejt dijes, informacionit dhe kulturës. Në fakt, nuk ka asnjë detyrim ligjor që të 
nxisë autorin të tolerojë përdorimin e veprës së tij nga të tjerët pa autorizimin e tij ose pa asnjë 
lloj përfitim për të. Toleranca nuk parashikohet në Kodin Civil
492
. Është Ligji për të drejtat e 
autorit  dhe  direktivat  përkatëse  që  rregullojnë  çështjen  e  përjashtimeve    nga  zbatimi  i  të 
drejtës së autorit, për hir të së vërtetës, më shumë të shtyrë nga pamundësia për të kontrolluar 
qarkullimin  e  palejuar  të  veprës,  sesa  nga  shqetësimi  për  të  gjetur  një  ekuilibër  ndërmjet 
interesave të publikut dhe të drejtave të autorit, ekuilibër i domosdoshëm në çdo shqyrtim të 
çështjeve që kanë në thelb pronësinë intelektuale pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të 
Njeriut
493

Natyrisht, me zbatimin e përjashtimeve, nuk synohet rrëzimi total i ngrehinës juridike 
mbrojtëse të të drejtës së autorit: asnjë tekst ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë. Por, siç 
e shpreh Konsiderata 31 e Direktivës 2001/29/CE së vitit 2001 në lidhje me të drejtat e autorit 
në  shoqërinë  e  informacionit  nevojitet  kërkimi  i  një  ekuilibri  ndërmjet  të  drejtave  të  autorit 
dhe interesave të përdoruesve. Tekstet ndërkombëtare bëjnë një zbatim të qartë të rëndësisë së 
të  drejtave  pronësore,  qoftë  dhe  mbi  vepra  që  ndihmojnë  në  promovimin  e  dijes  dhe  të 
kulturës:  në  fund  të  fundit,  ato  mbeten  pronë  të  krijuesit  të  tyre.  Duke  vënë  përballë  “të 
drejtën”  me  “interesin”,  duket  qartë  se  rastet  përjashtimore  nuk  kanë  të  njëjtën  peshë 
krahasimisht  me  të  drejtën  pronësore  të  autorit.  Nëse,  nga  pikëpamja  filozofike,  rastet 
përjashtimore  të  zbatimit  të  të  drejtës  së  autorit  shpjegohen  me  interesin  e  publikut  për  të 
patur akses drejt informacionit kulturor, nga pikëpamja ligjore, do të se kërkohet një kufizim 
dhe qartësim më i madh i këtyre përjashtimeve, për vetë faktin se mund të shkelin në mënyrë 
të disproporcionuar të drejtën e autorit dhe kësisoj rrezikohet të shkelen dispozitat e nenit 1 të 
Protokollit  1  të  Konventës  evropiane  të  Mbrojtjes  të  të  Drejtave  të  Njeriut
494
.  Kufizimi  i 
monopolit  të  autorit  mbi  të  drejtën  e  tij  duhet  të  jetë  e  justifikuar
495
.  Kështu,  Ligji  për  të 
                                                           
492 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 321. 
493 European Court of Human Rights, Research Division, Internet : case law of the European Court of Human 
Rights (
www.echr.coe.int
), f. 23. 
494 Për më shumë në lidhje me aplikimin e nenit 1 protokolli 1 të Konventës, shih Ledi Bianku in Jurisprudenca 
e Gjykatës së Strasburgut. 
495 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, 2013, f. 321, f. 321. 


151 
 
drejtat  e  autorit,  nën  nxitjen  e  Direktivës  2001/29/CE  justifikon  çdo  kufizim  të  monopolist, 
kryesisht sipas nevojës së publikut ose të grupeve të caktuara përbërëse të publikut.  
Në  këtë  kuptim,  Direktiva  e  vitit  2001  për  të  drejtën  e  autorit  në  shoqërinë  e 
informacionit, ashtu si dhe shumica e të drejtave të vendeve evropiane, parashikojnë një listë 
përjashtimesh nga të drejta te autorit, të cilat kanë dy merita: e para sepse nuk mund të dilet 
jashtë listës së parashikuar dhe së dyti, për shkak se janë një listë përjashtimesh, ato duhet të 
interpretohen  në  mënyrë  strikte  nga  gjykata:  që  do  të  thotë  se  gjykata  nuk  mund  të  bëjë 
interpretime zgjeruese apo analogjike bazuar mbi këto përjashtime. Koncepti i përcaktimit të 
kufizimeve  në  një  listë  të  mbyllur  i  shkon  shumë  për  shtat  konceptit  Evropian  të 
përjashtimeve. Nëpërmjet  këtij  kategorizimi,  është  më  e thjeshtë  për të  kuptuar se  çfarë  dhe 
deri  ku  mund  të  shkelet  “ligjërisht”  një  e  drejtë  pronësore.  Në  Shtetet  e  Bashkuara  të 
Amerikës, për shkak të ndërtimit jurisprudencial të rasteve përjashtimore, nuk ka rëndësi lista 
e  përjashtimeve,  por  teoria  e  fair  use
496
,  pra  nëse  përdorimi  i  një  vepre  nga  publiku  përtej 
mekanizmit të autorizimit të autorit, është i arsyeshëm apo jo. Gjykatësit amerikanë vënë në 
balancë  në  mënyrë  të  barabartë  interesat  e  autorit  me  interesat  e  publikut.  Për  t’i  dhënë  një 
imazh  mekanizmit  të  fair  use,  mund  ta  konsiderojmë  si  një  enë,  e  cila  mbushet  me  rastet 
përjashtimore sa herë që gjykatësit e gjykojnë të arsyeshëm përdorimin e veprës nga publiku 
pa marrë autorizimin e autorit. Për hir të së vërtetës, përjashtimet nga e drejta e autorit sot në 
Evropë,  ndjekin  logjikën  e  përjashtimeve  të  parcaktuara  në  Direktivën  2001/29/EC,  e  cila 
parashikon  mjaft  qartë  cilat  janë  këto  raste.  Nëpërmjet  kësaj  Direktive,  edhe  Gjykata 
Evropiane  e  Drejtësisë  ka  nxjerrë  mjaft  vendime  të  cilat  i  japin  një  kuptim  praktik  këtyre 
përjashtimeve.  Megjithatë,  për  nga  natyra  e  interpretimit  të  përjashtimeve,  vendimet  e  kësaj 
Gjykate, i përafrohen mjaft teknikave të interpretimit të fair use. 
Kufizimi  në  kohë  i  të  drejtës  pasurore  të  autorit,  siç  e  pamë  dhe  më  sipër,  është  një 
mekanizëm që shpreh idenë se veprat janë, në fund të fundit, krijime artistike që burojnë nga 
mendja e autorit, i cili autor jeton në një mjedis të caktuar, në një moment të caktuar, brenda 
një  shoqërie  të  caktuar.  Rrjedhimisht,  autori,  në  veprën  e  tij  analizon  botën,  nëpërmjet 
procesit të tij krijues. Nëse ky krijim është pronë dhe këtë nuk mund ta mohojmë dot, ai është 
dhe pasurim kulturor për njerëzimin dhe për brezat e ardhshëm. Në këtë kuptim, mbarimi i të 
drejtave pasurore 70 vjet pas  vdekjes së  autorit dhe rënia kësisoj,  e tyre  në domenin publik, 
përbën një kufizim të rëndësishëm të të drejtës pasurore të autorit. Por, në këtë paragraf, do të 
shqyrtojmë  ato kufizime apo përjashtime që lindin përgjatë zbatimit të të  drejtës pasurore të 
autorit. 
Duke parë përjashtimet e parashikuara në ligj dhe në dokumente ndërkombëtarë, mund 
t’i ndajmë ato në tre kategori, sipas kategorizimit që ka bërë autori hollandez B. Hugenholtz 
                                                           
496 Ndër shumë vendime të tjera të Gjykatës Supreme, shih Sony Corp. vs. Universal City Studios, Inc. çështja 
numër 464 U.S. 417 (viti 1984). 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   76   77   78   79   80   81   82   83   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə