Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə76/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   72   73   74   75   76   77   78   79   ...   137

142 
 
bërjen  publike  të  veprës  për  herë  të  parë  në  mënyrë  të  veçantë  dhe  të  drejtës  jopasurore,  në 
mënyrë më të përgjithshme
464
.  
Së  fundi,  e  drejta  e  publikimit  është  e  përdorshme  vetëm  një  herë.  Jurisprudenca 
ndërkombëtare është e qartë dhe e vazhdueshme në këtë pikë. Fjala “publikim” duhet marrë 
në kuptimin e parë të saj, pra komunikimin e saj drejt publikut
465
. Në këtë mënyrë, kuptojmë 
qartë se e drejta e publikimit të veprës për herë të parë vesh një rëndësi mjaft të madhe. 
 
-
 
E drejta e vdekjes mbi veprën – e drejta e tërheqjes së veprës nga tregu 
 
E drejta e tërheqjes së veprës parashikohet në nenin 24 të Ligjit për të drejtën e autorit. 
Gjithashtu,  sipas  tekstit  të  nenin  L-121-4  të  Kodit  francez  të  Pronësisë  Intelektuale, 
« pavarësisht cedimit të të drejtës së shfrytëzimit të veprës, autori edhe pasi të ketë publikuar 
veprën e tij, gëzon të drejtën të tërheqë veprën përkundrejt përfituesit të veprës ». Nëpërmjet 
leximit të tekstit kuptohet se kemi të bëjmë me një të drejtë të plotfuqishme pasi autori mund 
të  shkelë  ligjërisht  të  drejtat  e  përfituesit  të  të  drejtës  së  autorit  edhe  pasi  autori  t’ia  ketë 
ceduar të drejtat atij. Kuptohet mjaft lehtë se kjo e drejtë mund të jetë shumë shpesh objekti i 
teorisë së abuzimit me të drejtën pasi të cedosh të drejtat e shfrytëzimit të veprës dhe më pas 
të mos  lejosh  përfituesin ta shfrytëzojë atë normalisht  në treg përbën një shkelje të hapur të 
interesave të bashkëkontraktuesit si dhe të përdoruesve të veprës. Në këto kushte, autori nuk 
mundet  të  ushtrojë  të  drejtën  e  tij  të  tërheqjes  së  veprës  pa  dëmshpërblyer  paraprakisht 
përfituesin  e  të  drejtave  për  shkak  të  dëmit  që  mund  t’i  sjellë  ky  veprim.  Autori  është  i 
detyruar  të  paguajë  të  gjitha  dëmet  që  i  shkaktohen  titullarit  të  ligjshëm  të  autorizimit,  që 
është  bashkakontraktuesi  i  autorit,  si  pasojë  e  ushtrimit  të  së  drejtës  së  tërheqjes
466
.  Nëse 
autori vendos të ripublikojë veprën e tij, ai është i detyruar që t’i ofrojë me prioritet të drejtat 
e shfrytëzimit ekonomik të veprës përfituesit të parë
467
. Në të njëjtën logjikë dhe duke patur 
parasysh  efektin  kontraktual  zinxhir  të  shfrytëzimit  të  veprës,  i  cili  kalon  nga  subjekti  i 
autorizuar  për  të  hedhur  veprën  në  treg  deri  te  përdoruesi  i  veprës,  autori  duhet  të  ketë 
parasysh  se mund  të  shkelë  të  drejta të  lindura të  përdoruesit të  veprës.  Edhe përdoruesi,  në 
mënyrë  që  të  jetë  në  gjendje  të  përdorë  në  mënyrë  të  ligjshme  veprën,  duhet  të  paguajë 
personin  e  autorizuar  për  shfrytëzimin  e  veprës,  në  bazë  të  kontratës  së  lidhur  mes  tyre.  Në 
këto  kushte,  mund  të  ketë  kryer  pagesa  edhe  për  përdorimin  e  veprës  në  të  ardhmen  dhe 
                                                           
464 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis Botimi i tretë, f.223. 
465 Gjykata e Apelit Paris, 14 shkurt 2001, in Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec 
LexisNexis Botimi 3, 2013. 
466 Fjalia e fundit e pikës 1 të nenit 24 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
467 Pika 5 e nenit 24 të Ligjit për të drejtat e autorit: “Brenda një periudhe prej 10 vjetësh, nëse, pas ushtrimit të 
së drejtës për tërheqjen e lejes/autorizimit për shfrytëzimin e veprës , autori lejon/autorizon përdorimin e së 
njëjtës vepër apo një vepre thelbësisht të ngjashme me të, ai është i detyruar t’i ofrojë paraprakisht mundësinë e 
përtëritjes së kontratës së përdorimit subjektit që kishte të drejtën e përdorimit të veprës përpara ushtrimit të 
kësaj të drejte, në bazë të të njëjtave kritere apo kritereve thelbësisht të ngjashme, përkatësisht, sic është rënë 
dakord fillimisht në kontratën me shkrim.” 


143 
 
rrjedhimisht, ai do të gjendet në një situatë ku ka kryer pagesat, por nuk e përdor më veprën, 
për  shkak  se  autori  ka  ushtruar  të  drejtën  e  tërheqjes  së  veprës,  parashikuar  në  nenin  24  të 
Ligjit për të drejtën e autorit. Në këtë mënyrë, përdoruesi që shfrytëzon të drejtat e autorit mbi 
veprën i komunikon autorit brenda tre muajve nga dita e marrjes së njoftimit për tërheqjen e 
lejes/autorizimit  (ose  të  veprës  nga  tregu),  vlerën  e  shpenzimeve  të  kryera  për  përdorimin  e 
veprës  së  tij  deri në  atë  ditë
468
. Nëse përdoruesi  nuk e bën një  gjë  të  tillë, ai  nuk do të ketë 
mundësi të kërkojë rimbursimin e shpenzimeve për periudhën e cituar më sipër
469
.  
 
Një  pjesë  e  doktrinës  e  quan  këtë  të  drejtë  si  një  e  drejtë  fantaziste,  për  shkak  të 
vështirësive  të  zbatimit  të  saj
470
.  Rrjedhimisht,  mund  të  themi  se  është  një  e  drejtë  mjaft  e 
kufizuar pasi kushtëzohet nga dëmshpërblimi paraprak, nga e drejta e përparësisë në favor të 
përfituesit të parë të të drejtave dhe së fundi nga zbatimi i teorisë së abuzimit me të drejtat.  
 
Së pari, një koment të shkurtër në lidhje me veprimin e autorit për të tërhequr veprën. 
A mund ta bëjë ai këtë gjë në çdo kohë? Përmendëm më sipër teorinë e abuzimit, sipas të cilës 
një veprim apo mosveprim i kryer apo i ometuar nga një person, në ushtrim të të drejtave të 
tij, mund të sjellë një pasojë negative ose të dëmshme bashkëkontraktorit të tij ose një pale të 
tretë.  Natyrisht,  nuk  është  çështja  këtu  për  të  pamundësuar  veprimet  e  autorit.  Por  për  të 
shqyrtuar  arsyet  e  këtij  veprimi  dhe  nëse  këto  veprime  kanë  si  qëllim  final  realizimin  e  të 
drejtës apo dëshirën për të penguar përmbushjen e një detyrimi apo realizimin e të drejtës së 
bashkëkontraktorit apo të palës së tretë. Po shkohet kështu drejt shqyrtimit të një gjykimit të 
drejtë ("bon sens") në ushtrimin e një të drejtë. Debati filozofik që hapet këtu është i pafund, 
por do të  mbajmë  mend idenë, për sa i  përket  të  drejtës  së  autorit, se e drejta e tërheqjes  së 
veprës duhet rrethuar nga një kornizë, parë kjo dhe nga syri i gjykimit të drejtë. Këtë tenton të 
bëjë dhe ProjektLigji për të drejtat  e autorit në  pikën 1 të  nenit 24  të  tij,  i cili  fillon kështu: 
"mbi  arsye  të  bazuara,  mbrojtja  e  reputacionit,  nderit  apo  rrethanave,  autori  ka  të  drejtë  të 
tërheqë  lejen/autorizimin  për  shfrytëzimin  e  veprës  së  tij...”.  Sipas  kësaj  dispozitë,  rezulton 
qartë  se  kërkohet  një  arsye  "e  bazuar"  për  të  kërkuar  tërheqjen  e  veprës.  Duke  përdorur 
përcaktorin  "e  bazuar"  kërkohet  të  jepet  ideja  se  kemi  të  bëjmë  me  arsye  objektive,  të  cilat 
janë  të  kuptueshme  nga  të  gjitha  palët.  Megjithatë,  nuk  mund  të  themi  se  kemi  të  bëjmë 
saktësisht me një arsye objektive, pasi vlerësimin e bazueshmërisë së arsyes Ligji për të drejtë 
e autorit ia la në dorë për vlerësim autorit, sepse është ai që do të përcaktojë "ku dhe si është 
shkelur reputacioni i  tij". Ky përcaktim  është  më  pak subjektiv se disa legjislacione të  tjera, 
madje  dhe  se  nga  Projektligji  i  mëparshëm  i  cili  pranote  si  bazë  të  arsyeshme  edhe 
“ndryshimin e këndvështrimit” të autorit mbi veprën e tij. Ky kriter mjaft subjektiv, mund të 
përcaktonte  ushtrimin  e  të  drejtës  së  tërheqjes.  Edhe  pse  ky  kriter  nuk  është  marrë  në 
konsideratë nga Ligji për të drejtat e autorit, duhet pranuar se në fund të fundit, a ka arsye më 
                                                           
468 Pika 3 e nenit 24 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
469 Po aty. 
470 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, "E drejta e autorit", Botimi i parë, 2009, Dalloz. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   72   73   74   75   76   77   78   79   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə