Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə72/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   137

134 
 
një përson të denjë që është autori, duhet t’i përgjigjej një send tërësisht i veçantë dhe kësisoj 
ky person meritonte një mbrojtje të veçantë. Cedimi i një vepre në favor të një botuesi nuk do 
të nënkuptojë dhe modifikimin e veprës, mosnjohjen e autorësisë etj. Shkrimet janë fjalime që 
nuk mund të ekzistojnë veçse brenda një personi
433
. Në këtë kuptim, autori nuk mund ti flasë 
publikut  vetëm  nëpërmjet  emrit  të  autorit,  botuesi  duhet  ta  shfaqë  këtë  fjalim  vetëm  në 
mënyrën  sesi  është  konceptuar  nga  autori  dhe  vetëm  ky  i  fundit  mund  të  vendos  sesi  do  të 
përcillet vepra në publik. Është një e drejtë që nuk hyn në kuadrin e të drejtave pasurore, por 
që  ka  për  qëllim  kryesor  të  ruajë  personin  e  autorit
434
.  Ende  nuk  përmendej  termi  “e  drejta 
morale”. 
 
“Vepra  letrare  impenjon  në  nivelin  më  të  lartë  personalitetin,  individualitetin  e 
autorit
435
.  Një  përgjegjësi  moral  dhe  ligjore  lidhet  me  publikimin  e  një  vepre.  Drejtësia 
udhëzon  që  autori  të  jetë  zotërues  i  emetimit  të  ideve  të  tij:  asgjë  nuk  duhet  ta  pengojë  t’i 
rimarrë ato, t’i plotësojë, t’i modifikojë. Duhet që ai të administrojë publikimin e veprave të 
tij,  në  të  cilat  gjendet  dhe  emri  i  tij  dhe  ndërgjegja  e  tij  si  autor  dhe  se  ai  mbetet  arbitri  i 
komunikimeve  intelektuale  me  publikun”.  Kështu  e  ka  komentuar  juristi  dhe  politikani 
francez Augustin Charles Renouard
436
 të drejtën jopasurore. Duke i dhënë mundësinë autorit 
që  të  rikonceptojë  sendin  e  tij,  ai  e  konsideron  blerësin  e  këtij  sendi  si  posedues  që  gëzon 
vetëm  një  pjesë  të  fitimeve  që  krijon  vepra.  E  drejta  jopasurore  ndalon  kalimin  e  plotë  të 
pronësisë mbi sendin. 
 
1.2.1 Karakteristikat e të drejtës morale 
 
a.
 
Një e drejtë e “shenjtë” dhe “absolute”… 
 
Së pari, siç e kemi përsëritur tashmë disa herë, e drejta morale e autorit lidhet ngushtësisht 
me  personin  e  autorit.  Është  e  drejta  që  materializon  më  së  miri  lidhjen  midis  veprës  dhe 
autorit. Një parim i tillë nuk thuhet shprehimisht në Ligjin 9380 të vjetër as në  Ligjin për të 
drejtat e autorit. Natyrisht, një parim i tillë buron nga vetë natyra e të drejtës morale. Pikërisht 
këtë  ide  e  ka  nënvizuar  Gjykata  e  Lartë  në  një  vendim  unifikues  që  mban  datën  7  tetor 
2002
437
, vendim në të cilin thuhet se në rastin e kërkesave për dëmshpërblim nga ana autorit 
                                                           
433 Emanuel Kant. 
434 A. Morillot 1878, in Christophe Caron, E drejta e autorit dhe të drejtat fqinje me të, Litec LexisNexis Botimi 
i tretë. 
435 Mishërohet në shprehjen e famshme të Floberit: "Zonja Bovari, jam unë". 
436 Augustin Charles Reynouard, Traktati i të drejtave të autorit në letërsi, shkenca dhe artet e bukura" (2 
volume, 1838-1839). 
437 Vendimi i GjL nr. 74, datë 7 tetor 2002, "Arba Editions kundër Albtelecom" (Pwrmbledhje e Vendimeve 
Unifikuese të Gjykatës së Lartë, botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare).
 


135 
 
për shkelje të të drejtës së tij të autorit, gjykatat më të ulëta duhet të bënin dallimin midis të 
drejtave  pasurore  dhe  të  drejtave  jopasurore  (morale),  në  kuptimin  që  mbrojtja  e  të  drejtave 
pasurore mund të bëhet nga botuesit, ndërkohë që mbrojtja e të drejtave jopasurore, të lidhura 
me personin e autorit, duhet të mbrohen nga autori vetë ». Faktet e çështjes flasin për lidhjen e 
një kontrate bashkëpunimi të lidhur midis një botuesi dhe një fotografi, me detyrimin për këtë 
të fundit që të përgatiste për botuesin diapozitive me pamje të ndryshme, për t’u përdorur në 
kartolina,  albume  artistike  apo  kalendare.  Fotografi,  nëpërmjet  kontratës  së  lidhur,  i  njohu 
botuesit të drejtën e botimit në kartolina të veprave fotografike të kompozuara dhe realizuara 
prej  tij.  Në  kontratën e lidhur mes tyre, parashikohej  se botuesi  ngarkohej  me përgjegjësi  të 
plotë  dhe  detyrohej  të  dëmshpërblejë  edhe  autorin  në  rastin  e  riprodhimit  nga  të  tretët  të 
fotografive.  Efektivisht,  operator  i  vetëm  i  telekomunikacionit  asokohe  i  përdori  këto 
fotografi pa autorizim në karta telefonike. Në të gjitha shkallët e gjykimit, shkelja e të drejtës 
së  autorit  nuk  u  vu  në  diskutim,  edhe  pse  Gjykata  e  Lartë  ngre  pikëpyetjen  nëse  këto  vepra 
mund të cilësoheshin si artistike
438
. Çështja që ngriti Gjykata e Lartë është se  nga pikëpamja 
procedurale,  botuesi  mund  dhe  duhet  të  mbrojë  autorin  për  realizimin  e  të  drejtave  me 
karakter  pasuror,  pasi  siç  do  e  shikojmë  më  poshtë,  të  drejtat  pasurore  hyjnë  në  qarkullim 
civil,  rrjedhimisht  edhe  e  drejta  për  të  mbrojtur  në  gjykim  civil  autorin  për  të  drejtat  e  tij 
pasurore  mund  të  cedohet  në  favor  të  botuesit.  Në  gjykim,  autori  kishte  hyrë  si  ndërhyrës 
dytësor, gjë që proceduralisht do të thotë se ndërhyrësi dytësor kërkon të mbështes njërën ose 
tjetrën  palë
439
.  Duke  vepruar  kështu,  autori  ka  shprehur  interesin  për  të  mbështetur  botuesin 
në gjykim si për të drejtën e tij pasurore ashtu dhe për atë morale. Ndërkohë, Gjykata e Lartë 
shprehet  se  për  sa  i  përket  të  drejtës  morale  të  autorit,  autori  “legjitimohet  si  ndërhyrës 
kryesor
440
,  duke  e  paditur  vetë  shkelësin  e  të  drejtës  dhe  duke  e  spostuar  paditësin  në  këtë 
kërkim,  meqënëse  [e  drejta  morale  dhe  kërkimet  në  bazë  të  saj]  është  një  e  drejtë  e  tij 
ekskluzive dhe e patransferueshme që i njeh ligji”. Nëpërmjet këtij arsyetimi, Gjykata e Lartë 
arriti  në  përfundimin  se  për  mbrojtjen  e  të  drejtës  morale,  autori  nuk  mund  të  transferojë 
mbrojtjen e saj te botuesi, por duhet që ta sigurojë vetë, nëpërmjet mekanizmit të ndërhyrjes 
kryesore.  E  drejta  morale  është  e  lidhur  pazgjidhshmërisht  me  autorin,  si  njw  e  drejtw 
personale, dhe ky vendim nënvizon fort këtë ide. Nga pikëpamja procedurale, Gjykata e Lartë 
vendosi  dhe  rregullat  e  përcaktimit  të  ndërgjyqësisë  dhe  momentin  procedural  kur  duhet  të 
                                                           
438 « Nga ana tjetër, duke mos respektuar orientimet e Gjykatës së Lartë, gjykata e apelit nuk ka përcaktuar drejt 
detyrat që duhet të zgjidhnin ekspertët, sidomos për të saktësuar nëse ka vlera artistike vepra e autorit (personit 
të tretë) dhe nëse ka ndodhur « vdekja artistike » nga riprodhimi në kartat telefonike të pamjeve të kartolinave të 
prodhuara nga paditësi. » 
439 Neni 191 i Kodit të Procedurës Civile : “Kushdo mund te ndërhyjë në një proces gjyqësor që zhvillohet 
ndërmjet  personave te tjere, kur ka interes për të mbështetur njërën ose tjetrën pale, me te cilen bashkohet në nje 
gjykim per te ndihmuar atë.” 
440 Neni 189 i Kodit të Procedurës Civile: “Kushdo mund të nderh yjë në një proces gjyqësor që zhvillohet 
ndërmjet personave të tjerë, kur pretendon për vete tërësisht ose pjesërisht sendin ose një të drejtë që është objekt 
i padisë në shqyrtim ose që lidhet me përfundimin e gjykimit, duke ngritur padi kundër të dy palëve ose njërës 
palë ». 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   68   69   70   71   72   73   74   75   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə