Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə2/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137

vi 
 
 
Metoda e analizës interpretuese. Një punim shkencor në përgjithësi, dhe në fushën e të 
drejtës në veçanti do të ishte tërësisht deskriptiv dhe nuk do të sillte asnjë risi nëse nuk do të 
zbatohej  kjo  analizë.  Analiza  e  akteve  normative,  e  qendrimeve  të  ndryshme  legjislative  të 
vendeve të ndryshme si dhe e doktrinës bën të mundur shqyrtimin e një hipoteze, sintezën e të 
gjithë  materialit  dhe  rrjedhimisht  arritjen  në  një  përfundim.  Brenda  metodës  së  analizës 
interpretuese  kam  përfshirë  metodën  induktive.  Metoda  induktive,  e  cila  synon  nxjerrjen  e 
informacionit nga një rast i veçuar, është përdorur dhe do të përdoret së tepërmi në fushën e 
të drejtës së autorit në mjedisin digjital. Për disa vite me radhë (kryesisht ’95 – ’05), doktrina 
është  bazuar  në  vendimet  gjyqësore  për  shkelje  të  të  drejtës  së  autorit  në  mjedisin  digjital, 
pasi tekstet normative mungonin. Kjo vinte prej faktit se teknologjia kishte ecur më shpejt se 
ligji.  Rrjedhimisht,  nga  analiza  e  këtyre  vendimeve,  doktrina  dhe  ligjvënësit  arritën  të 
kuptojnë  se  ishte  e  nevojshme  që  të  rregullohen  marrëdhëniet  në  mjedisin  digjital  sa  më 
shpejt,  në  mënyrë  që  interneti  të  mos  kthehej  në  një  no  man’s  land.  Analiza  e  këtyre 
vendimeve është shumë i rëndësishëm në këtë punim. 
 
Së  fundi,  punimi  përmban  disa  të  dhëna  shifrore.  Këto  të  dhëna  lidhen  me  aspekte 
teknike  të  përhapjes  të  të  drejtës  së  autorit  në  internet,  të  fitimeve  të  gjeneruara,  si  dhe  të 
përhapjes së vetë internetit në botë. Këto të dhëna kanë një natyre indikative dhe nuk përbëjnë 
thelbin  e  studimit.  Megjithatë,  vlen  të  theksohet  se  shqyrtimi  i  tyre  mbart  një  rëndësi  të 
madhe, sepse tregon që ekonomia digjitale është e ardhmja e ekonomisë, rrjedhimisht edhe e 
së drejtës. 


vii 
 
 
PËRKUFIZME 
 
Peer2Peer:  një  model  rrjeti  informatik, i  përafërt  me  rrjetin  klient-server,  por  ku  çdo  klient 
është edhe server. Peer2Peer mund të ketë një server qendror, do të flasim për Peer2Peer të 
centralizuar,  ose  i  decentralizuar,  ku  siç,  ku  çdo  klient  është  server  për  një  klient  tjetër  e 
kështu me radhë. 
Server:  përkufizohet  si  çdo  mjet  informatik  ose  program  informatik  që  i  ofron  shërbime  të 
patrupëzuara klientëve të ndryshëm. Një server funksionon në mënyrë të pandërprerë duke iu 
përgjigjur automatikisht kërkesave të ardhura nga pajisjet informatike të klientëve. Një server 
mund të jetë një bazë të dhënash, programet kompjuterike si për shembull aplikacionet, posta 
elektronike. 
Download  (shkarkim):  me  këtë  term  nënkuptohet  përftimi  i  një  vepre  artistike  (ose  në  një 
kutpim më të përgjithshëm, të një informacioni) nëpërmjet riprodhimit ose kopjimit të saj nga 
një server ose pajisje informatike në një pajisje informatike tjetër. 
 
Streaming: nga anglishtja stream (korrent, fluks)  është një fluks i drejtpërdrejtë, lexim i një 
materiali në vijimësi ose komunikim në vijimësi dhe të i pandërprerë, që mundëson dërgimin 
në mënyrë direkte ose me një vonesë të papërfillshme të një materiali nga një kompjuter ose 
server  në  një  kompjuter  ose  server  tjetër.  Streaming  përdoret  masivisht  në  internet  ose  në 
rrjetet e telefonisë celulare për të mundësuar dërgimin e flukseve audio ose video (video on 
demand) në të njëjtën kohë që transmetohet ose dërgohet. 
Masat  teknologjike  të  mbrojtjes:  përbëjnë  ato  mjete  elektronike  shifrimi  që  ndalojnë 
përdorimin e një vepre të fiksuar në një suport fizik ose të përmbajtur në një dosje digjitale 
(computer file), përtej atyre përdorimeve të lejuara nga titullarët e të dretjës së autorit. 
Computer File: File është një send i patrupëzuar që mundëson stokimin (ose fiskimin) e një 
informacioni  digjital,  që  është  i  përdorshëm  nga  një  program  kompjuterik  dhe  që  ka  një 
madhësi  fizike  virtuale  të  shprehut  në  kb  (kilobit).  Në  këtë  punim,  në  shqip  është  përdorur 
fjala dosje digjitale 
Mjedisi  digjital:  Mjedisi  digjital  është  mjedisi  virtual,  në  të  cilin  ofrohen  shërbime  të 
shoqërisë së informacionit.  
Digjitalizim:  digjitalizim  është  procesi  informatik  i  kthimit  të  informacionit  nga  një  formë 
analogjike,  në  një  formë  numerike  të  përbërë  nga  një  vijimësi  0  dhe  1.  Digjitalizimi  i 
informacioni lejon leximin e tij në pajisjet e ndryshme informatike. 


viii 
 
Copyright:  Copyright  është  ekuivalenti  i  të  drejtës  së  autorit  në  shtetet  me  traditë  juridike 
anglo-saksone.  Copyright  ka  veçantitë  e  tij,  për  këtë  arsye  në  këtë  punim  dhe  në  mënyrë  të 
përgjithshme në literaturën juridike, nuk përkthehet. 
Internet:  përkufizohet  si  sistemi  global  i  ndërlidhjes  së  rrjeteve  kompjuterikë  nëpër  botë  që 
përdor një protokoll të quajtur TCP/IP, me qëllim lidhjen e miliardave pajisjeve informatike 
në të gjithë botën. Ekzistojnë rrjete të tjera të ngjashme me internetin, por përdorin protokolle 
informatikë të ndryshme 
Origjinalitet: përkufizohet si kriteri i vetëm që nevojitet për të vërtetuat nëse një punë përbën 
një vepër artistike dhe kësisoj, e mbrojtshme nga e drejta e autorit. 
Host:  Hosti  është  subjekti  ofrues  i  shërbimit  të  informacionit  që  ofron  një  hapësirë  brenda 
mjedisit digjital të internetit, të cilën e jep me qira ose në forma të ndryshme, në mënyrë që 
një subjekt të përdorë këtë hapësirë për të krijuar një faqe interneti. Hosti, në kuptimin teknik 
është  një  nyje  e  trupëzuar,  nga  e  cila  kalon  informacioni  dhe  që  mund  të  shërbejë 
njëkohësisht edhe si server. 
Software/Hardware:  fjala  software  në  anglisht  është  përshtatur  në  shqip  si  programe 
kompjuterike. Hardware nuk ka një ekuivalent të saktë në shqip, por me të do të kuptohet çdo 
pajisje informatike e trupëzuar në gjendje të mbajë programe kompjuterike, të cilat këto janë 
të patrupëzuara. 
Caching: komponent kompjuterik që magazinon të dhëna në një server të caktuar, në mënyrë 
që të konsumatori të orientohet më lehtësisht në të ardhmen kur bën një kërkim të ngjashëm 
ose të njëjtë. 
Mbrojtje kolektive: mbrojtja e ofruar nga agjencitë kolektive të administrimit të të drejtave të 
autorit,  si  gjyqësore  ashtu  dhe  për  mbledhjen  e  të  ardhurave  nga  përdorimi  i  veprave.  ndë 
ndryshin nga mbrojtja individuale (çdo autori mbron vetë veprën e tij) që përbën parimin e të 
drejtës së procedurës civile, e drejta e autorit parashikon dhe mbrojtjen kolektive si një mjet i 
efektshëm të mbrojtjes së autorit. 
Internet Service Provider: Ofruesit e shërbimeve të shoqërisë së informacionit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə