Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə75/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   137

140 
 
ndaleshin  në  çdo  kohë  në  mënyrë  arbitrare  për  shkak  të  zbatimit  të  të  drejtës  morale”
457

Kështu,  shentëria  e  të  drejtës  morale  mund  të  vihet  në  dyshim  për  shkak  të  forcës  së 
kontratave, të cilat nuk pranojnë asgjë që të zhvillohet jashtë fushës së veprimit të tyre. Sërish 
këtu  mund  të  marrim  shembullin  e  legjislacionit  amerikan  që  përmendëm  më  sipër,  atë  që 
lidhet me veprat e arteve të bukura, Visual Artists Rights Act. Siç e shprehëm dhe më lart, kjo 
mbrojtje  u  jepet  këtyre  lloj  veprave  jo  aq  për  të  mbrojtur  autorin  por  për  të  mbrojtur  këto 
vepra  për  gjeneratat  e  ardhshme.  Këto  vepra  janë  të  një  brishtësie  të  tillë  që  meritojnë  një 
mbrojtje më speciale, të integritetit të tyre dhe të autorësisë të cilat nuk mund të mbrohen dot 
vetëm  me  anë  të  të  drejtës  ekskluzive  pasurore  të  autorit.  Megjithatë,  në  rastin  e  këtyre 
veprave, është pranuar ideja se këto lloj veprash nuk mund të jenë të prodhuara masivisht. Në 
këto  raste,  ato  do  i  përkasin  më  kuptimit  të  veprave  figurative  që  meritojnë  mbrojtjen  e  të 
drejtës  morale.  Një  vepër  e  arteve  figurative  duhet  të  jetë  një  vepër  që  ekziston  vetëm  në 
shumë pak kopje (për të mos thënë vetëm në një kopje origjinale). Vetëm nëse jemi përpara 
këtij  kriteri  do  të  vlejë  mbrojtja  e  të  drejtës  jopasurore  të  autorit.  Përse  kjo  ndarje  e  tillë? 
Gjithçka është një çështje botëkuptimi mbi veprën. Në Evropë, lidhja që ka vepra me autorin 
është e një rëndësie të veçantë që sjell dhe ekzistencën e një të drejte të përgjithshme të autorit 
që shkojnë përtej të drejtës së tij ekskluzive tër ta ceduar veprën: është e drejta morale. Nga 
pikëpamja amerikane, autori e humbet rëndësinë në favor të prodhimit që do të rezultojë nga 
krijimi i tij, i kombinuar me krijime të tjera. Për shkak të mbiprodhimit të veprave me rëndësi 
të madhe financiare, është pikërisht ajo qe fillon një jetë autonome, në dëm të autorit. Autori 
kësisoj  e  humbet  rëndësinë  e  tij  dhe  kthehet  në  fakt  në  një  subjekt  më  shumë  të  të  drejtës 
kontraktore, i cili është i detyruar nga producentët të heqë dora prej veprës e tij, në çdo aspekt 
përfshin dhe atë të drejtës morale. 
 
Tani  është  radha  të  shikojmë  përbërësit  e  të  drejtës  morale  dhe  kësisoj  të  kuptojmë  se 
evolucioni i paevitueshëm i të drejtës së autorità bën që të largohet vizioni “personalist dhe 
romantik” i shek. XIX që ka mbizotuëruar mbi këtë të drejtë. 
 
1.2.2 Përbërësit e të drejtës morale 
 
a.
 
E drejta “e jetës dhe e vdekjes” mbi veprën 
 
-
 
E drejta e jetës mbi vepër – e drejta e përhapjes së veprës për herë të parë 
 
Dorëshkrimi i Chartreuse de Parme, vepër e Stendalit, ka njohur të njëjtin fund si të gjithë 
dorëshkrimet  e  tjerë  të  këtij  autori.  Pasi  ai  përfundonte  veprat,  autorizonte  botuesin  që  t’i 
                                                           
457 In Etienne Deshoulières, “E drejta morale e autorit në veprat digjitale". 


141 
 
digjte  dorëshkrimet
458
.  Autori  dhe  mund  të  vepronte  ndryshe.  Kështu,  ai  mund  të  kishte 
ushtruar të drejtën e tij për të mos i « dhuruar » publikut veprat e tij, pra të mos i përcillte ato 
në publik
459
. Pikërisht, ky është momenti më vendimtar për autorin, është momenti që autori 
vendos  që  vepra  do  të  jetojë  vetë  dhe  që  do  të  përballet  me  gjykimin  e  publikut.  Është  një 
vendim i  rëndësishëm  për autorin  dhe në fushën e të drejtave që do të rrjedhin  dhe për këtë 
arsye,  legjislacionet  e huaja  parashikojnë  « vetëm autori  ka të drejtë të publikojë veprën për 
herë të parë »
460
. Një formulim i tillë gjendej gjithashtu dhe në nenin 21 të Ligjit për të drejtën 
e autorit
461
. Ligji për të drejtat e autorit nuk e ka vënë në diskutim këtë parim, duke shprehur 
në pikën 1 të nenit 21 të tij se "autori ka të drejtë të vendosë për vendin dhe kohën si dhe për 
mënyrën  me  të  cilën  dëshiron  t’ia  bëjë  të  njohur  për  herë  të  parë  veprën  publikut.”  Në  të 
njëjtën mënyrë siç përcakton momentin e publikimit, autori gjithashtu përcakton dhe mënyrën 
sesi do të publikohet vepra
462
. Për shembull, nëse autori dëshiron që vepra e tij të publikohet 
vetëm në format audiovizual, kjo vepër nuk mund të publikohet në asnjë format tjetër
463
.  
 
Ç’do të thotë "autori ka të drejtë" kur kemi të bëjmë me të drejtën jopasurore, në mënyrë 
të veçantë me çështjen e publikit të veprës për herë të parë? A është kjo e drejtë absolute dhe 
a mund t'i kundrejtohet palëve të treta? Madje, a mund t'i kundrejtohet vetë autorit? A mundet 
që e drejta morale, për shkak të rëndësisë së saj, mund të luajë dhe kundër dëshirave të vetë 
autorit?  Këto  pyetje  ende  nuk  kanë  gjetur  një  zgjidhje  përfundimtare,  por  disa  elementë 
tashmë  janë të  kuptueshme. Së  pari, nga pikëpamja teorike, supozohet  se këto  të  drejta  janë 
tërësisht  absolute,  që  burojnë  nga  e  drejta  natyrore,  të  drejta  të  cilat  njeriu  i  ka  dhe  prej  të 
cilave nuk mund të heqë dorë. Ky parim ka udhëheqëur dhe për një kohë të gjatë parimin se 
emri  është  i  padisponueshëm  dhe  jashtë  sferës  të  këmbimeve  civile,  si  pjesë  e  të  drejtës 
personale. Një parim i tillë sot nuk vlen më: çdokush mund të përdorë emrin dhe mbiemrin e 
tij për qëllime tregtare. E njëjta gjë mund të vlejë dhe për të drejtën e publikimit për herë të 
parë të veprës. Cili autori i një vepre me një impakt kulturor dhe financiar të konsiderueshëm 
do  të  kishte  luksin  që  të  përcaktonte  vetë,  pa  ndërhyrjen  e  producentit  datën  e  publikimit të 
filmit, librit  apo CD-së  së  tij? Ndodh shpesh që  një  autor të  mos  ketë  lirinë  e përcaktuar në 
ligj për të vendosur çastin, kohën dhe mënyrën e publikimit të veprës për herë të parë dhe kjo 
prej  imperativeve  ekonomike  që  shpesh  janë  të  lidhura  shumë  ngushtë  me  veprën.  Sot 
kërkohet një kulturë kompromisi nga ana e atyre që deri dje përcaktonin tendencat kulturore. 
Në  këto  kushte,  shumë  autorë  të  ngrejnë  pikëpyetje  mbi  karakterin  absolut  të  të  drejtës  për 
                                                           
458 Victor del Litto, Hyrje dhe komente mbi romanin “La Chartreuse de Parme", të Stendalit, botimi "Livre de 
Poche", 1972. 
459 In Christophe Caron, E drejta e autorit dhe të drejtat fqinje me të, Litec LexisNexis Botimi i tretë. 
460 Për shembull neni L-121-1 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale. 
461 Neni 21 “E drejta e bërjes publike të veprës” : « 1. Autori ka të drejtë të vendosë për kohën dhe vendin, si 
dhe për mënyrën me të cilën dëshiron t’ia ëbëjë të njohur për herë të parë veprën publiku. 2. Përpara bërjes 
publike të veprës, çdo informacion për përmbajtjen e tij mund t’i jepet publikut vetëm me pëlqimin e autorit. » 
462 Neni L-121-1 Kodit francez të Pronësisë Intelektuale dhe neni 21 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
463 Gjykata e shkallës së parë, Paris, 22 janar 1972, jurisprudencë konstante. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   71   72   73   74   75   76   77   78   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə