Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə78/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   137

146 
 
tendenca  në  fushën  e  letërsisë  që  shumë  autorë  të  botojnë  vepra  anonime.  Këtë  të  drejtë 
mbron  dispozita  që  cituam  më  sipër  si  dhe  dispozita  e  pikës  4  të  nenit  22  të  Ligjit  për  të 
drejtën  e  autorit
477
,  që  i  mundëson  autorit  që  të  botojë  një  vepër  në  mënyrë  anonime.  Kjo 
mbulon  edhe  rastet  e  botimit  të  veprave  me  anë  të  përdorimit  të  pseudonimeve.  Përdorimi  i 
anonimatit ose i pseudonimeve është pjesë thelbësore e lirisë së krijimtarisë
478
 dhe është pjesë 
e  lirisë  së  shprehjes,  akoma  më  tepër  kur  autori  mund  të  lëvrojë  në  një  shoqëri  ku  nuk 
tolerohet  kjo  liri  dhe  personat  që  lëvrojnë  në  emër  të  saj.  Natyrisht,  botimi  i  një  vepre  në 
kushtet  e  anonimatit  nuk  e  pengon  autorin  që  të  përfitojë  ekonomikisht  nga  shfrytëzimi  i 
veprës  së  tij.  Në  këtë  rast,  është  botuesi i  tij  ose përfaqësues të  autorizuar që  do të  mbrojnë 
interesat  e  tij.  Sërish,  duke  përsëritur  çka  u  tha  më  sipër,  autori  mund  të  heqë  dorë  nga 
anonimati  dhe  të  shfaqet  përpara  publikut,  në  çastin  dhe  në  vendin  që  ai  i  konsideron  të 
përshtatshëm. 
 
Në disa legjislacione, dorëheqja nga autorësia mbi vepër bëhet për shkak llojit të veprës si 
dhe  statusit  të  autorit  si  i  punësuar.  Kështu,  në  të  drejtën  angleze,  autorësia  mund  të  mos 
përmendet në rastin e programeve kompjuterike, ashtu si dhe në rastet e veprave të krijuara në 
marrëdhënie pune
479

 
Ligji  për  të  drejtat  e  autorit,  përtej  botimit  të  veprave  në  kushtet  e  anonimatit  ose  me 
pseudonim, parashikon dhe rastin kur “autori ka të drejtë të vendosë se në emrin e kujt do të 
paraqitet vepra
480
.” A mundet që autori të heqë dorë nga e drejta e tij e autorësisë? Bëhet fjalë 
për ato kontrata që parashikojnë punimin e veprave nga disa persona dhe botimi i veprës në 
emrin e një përsonit tjetër, zakonisht autor  i njohur. Shumë autorë kanë përdorur kontrata të 
tilla në shek. XIX, më i njohur është Alekandër Dyma. Autori i njohur francez bashkëpunonte 
me një autor më pak të njohur të quajtur Ogyst Maké (Auguste Maquet), i cili shkruante një 
përmbledhje  të  kërkimeve  të  tij  historike  dhe  më  pas,  Aleksandër  Dyma  shtonte  stilin  e  tij 
letrar.  Por  në  disa  raste,  autori  i  njohur  përdorte  materialet  e  autorit  të  ri  të  panjohur  dhe  i 
shtonte në  romanet  e tij të  pandryshuar.  Bashkëpunimi  (sepse në  fakt,  nuk bëhet  aspak fjalë 
për  shfrytëzim,  por  për  bashkëpunim  midis  të  dyve,  pavarësisht  aspektit  moral  të 
marrëdhënies  që  ha  diskutim),  ka  qenë  shumë  i  frytshëm  sidomos  në  përgatitjen  e  Tre 
Muskëtierëve dhe Kontit të Monte-Kristos. Qartësisht, në këto lloj marrëveshjesh shohim sesi 
autori i vërtetë pranon të fshihet prapa emrit të një autori më të njohur, pasi bashkëpunimi me 
të  mund  t’i  sjellë  përfitime  financiare  më  të  mëdha  sesa  ti  “hyjë  detit  me  këmbë”,  duke 
përballuar tregun si autor i panjohur. Nga pikëpamja morale, këto marrëveshje mund të jenë të 
diskutueshme:  është  një  formë  skllavërie,  pasi  përdorimi  i  punës  së  tjetrit,  sidomos  asaj 
                                                           
477 “Autori ka të drejtë të vendosë se në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij tek publiku si dhe të drejtën që të 
mbetet anonim apo me pseudonimin e zgjedhur prej tij.” 
478 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Botimi i parë, 2009, Dalloz, f.311. 
479 David Bainbridge, Intellectual Property, Pitman Publishing, Botimi i tretë, f. 93. 
480 Pika 4 e nenit 22 të Ligjit për të drejtat e autorit, i sipërcituar. 


147 
 
intelektuale, duke i mohuar frytet e suksesit, ndoshta duke i ofruar një shpërblim financiar më 
të  pakët  se  vlera  reale  e  bashkëpunimit  të  autorit  të  panjohur,  ngjason  me  një  formë 
shfrytëzimi  që  bie  ndesh  me  parimet  më  themelore  të  të    drejtës  së  autorit,  një  nga    të  cilët 
është dhe patjetërsueshmëria e të drejtës jopasurore të autorit. 
 
Patjetërsueshmëria  e  të  drejtës  morale  shtyn  fillimisht  gjykatat  që  të  mos  pranonin  këto 
lloj  klauzolash  ose  marrëveshjesh,  duke  i  konsideruar  absolutisht  të  pavlefshme.  Por  gjërat 
ndryshuan.  Këto  klauzola  ose  marrëveshje  tashmë  pranohen  por  duke  patur  një  kufizim : 
autori i vërtetë mundet në çdo kohë që të shfaqë autorësinë e tij në publik
481
. Në fakt, vëmë re 
ngjashmërinë  juridike  midis  emrit  dhe  autorësisë,  të  cilat  tashmë  janë  pjesë  dhe  ato  të 
konventave  të  lidhura  midis  palëve  (për  shembull  emri  i  një  personi  mund  të  jetë  dhe  emër 
tregtar, gjë që deri në njëfarë periudhe nuk lejohej në legjislacionin francez). 
 
Mund të ndodh se një vepër e një autori që nuk jeton më të bëhet lehtësisht pre e lakmive 
të personave të tjerë që në një formë ose në një formë tjetër kërkojnë të shënojnë emrin e tyre 
si autor të një vepre. Ligji për të drejtat e autorit parashikon se autori ose trashëgimtarët e tij 
kanë  të  drejtën  për  të  kundërshtuar  bashkëautorësinë  e  vendosur  në  mënyrë  arbitrare  nga  të 
tjerët për çfarëdo lloj shkaku
482
. E njëjta gjë funksionon edhe në rastet kur autori i vërtetë i një 
vepre i mohohet autorësia nga autorët e tjerë
483

 
E drejta e autorësisë do të thotë gjithashtu e drejta për të kundërshtuar një autorësi të 
rreme
484
. Gjykata penale e Parisit ka nënvizuar se e drejta morale “lejon gjithashtu autorin të 
kundërshtojë autorësinë mbi një vepër që nuk është e tij”: në rast, për shembull, kur emri i një 
autorit vendoset në një vepër që nuk është e tij, me qëllimin për të shfrytëzuar veprën më mirë 
ekonomikisht. Kjo jurisprudencë është e rëndësishme në rastet e mbrojtjes kundër autorësisë 
mbi veprat që janë riprodhime të paligjshme.  
 
E drejta e autorësisë do të thotë gjithashtu se autori mund të zgjedhë të përhapë veprën 
e tij në anonimat ose duke përdrorur pseudonimin. Të dyja ligjet e pranojnë një gjë të tillë dhe 
nuk e pengojnë autorin që të gëzojë të drejtat e tij. 
 
-
 
E drejta e nderit, personalitetit dhe reputacionit 
 
Kjo e drejtë parashikohet në nenin 23 të Ligjit për të drejtën e autorit. Në fakt, ka një 
mospërputhje  midis  emërtimit  të  nenit  dhe  fushë  veprimit  real  të  kësaj  të  drejte.  Neni  23  i 
Ligjit disponon si vijon: “pavarësisht nga të drejtat pasurore të autorit, edhe pas transferimit të 
                                                           
481 Po aty. 
482 Pika 4 e nenit 22 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
483 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, Droit d’auteur, Botimi i parë, 2009, Dalloz, f.312. 
484 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə