Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə81/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   137

152 
 
në  një  artikull  të  botuar  në  vitin  1997
497
.  Së  pari,  kemi  përjashtime  që  sigurojnë  liritë 
thelbësore  të  individëve  (liria  e  fjalës,  e  drejta  e  publikut  për  të  patur  akses  drejt 
informacionit),  së  dyti  përjashtime  që  sigurojnë  mbrojtjen  interesat  e  posaçme  të  publikut 
(edukimi,  arsimimi,  kërkimi)  dhe  së  treti  përjashtimet  e  justifikuara  nga  arsye  praktike 
(programet kompjuterike, riprodhimet e përkohshme). 
2.1.1 Përjashtimet e rregulluara me ligj 
a.   Përjashtimet bazuar në shprehjen e lirisë thelbësore të individit   
 
-
 
Përjashtime që përkrahin lirinë e shprehjes 
Citimet 
Themeli  i  këtyre  përjashtimeve  gjendet  ne  dokumentet  ndërkombëtare,  duke  theksuar  në 
mënyrë  të  veçantë  Konventën  e  Bernës  si  dhe  Konventën  Evropiane  të  të  Drejtave  të 
Njeriut
498
.  Këto  dy  dokumente  përbëjnë  dhe  themelin  teorik  të  ekzistencës  së  citimit  të 
veprave. Çfarë do të kuptojmë me citim? Ky nocion është mjaft i gjerë dhe duhet interpretuar 
duke  patur  parasysh  kriteret  e  Ligjit  për  të  drejtat  e  autorit.  Me  citin  duhet  të  kuptojmë  si 
përmendjen  identike  dhe  besnike  të  një  vepre  të  mëparshme,  ashtu  dhe  përmbledhjen  e 
shkurtuar të një  pjese të veprës  së  mëparshme, ku rimerren linjat drejtuese. Në këtë kuptim, 
nocioni  citim  përfshi  jo  vetëm  citimet  të  pajisura  me  thonjëza,  por  edhe  përmbledhjet  me 
fjalët  e  autorit  citues,  të  pjese  të  një  vepre  të  mëparshme.  Me  këtë  sqarim,  hedhim  pak  më 
shumë dritë mbi kuptimin e nocionit citim. 
Gjithashtu,  nuk  mund  të  ketë  citim  të  një  vepre  nëse  vepra  nuk  është  publikuar  më 
parë.  Duhet  që  vepra  të  jetë  e  publikuar,  në  mënyrë  që  personi  që  e  citon  atë  të  mund  të 
përfitojë  nga  e  drejta  e  përjashtimit  të  citimit  të  veprës.  Publikimi  përbën  një  kusht  të 
domosdoshëm, pasi nëse personi citon një vepër ende të papublikuar, ai ka shkelur të drejtën 
morale  të  autorit  të  veprës  së  cituar,  atë  të  drejtë  që  lidhet  me  pushtetin  që  ka  autori  për  të 
përcaktuar  çastin  e  publikimit  të  veprës.  Së  pari,  mund  të  përmendim  kushtet  që  janë  më  të 
realizueshme,  si  për  shembull  përmendja  e  titullit  të  veprës  dhe  e  emrit  të  autorit
499

Gjithashtu, personi që citon duhet të permend botuesin dhe në rastin e një citimi të një vepre 
të  përkthyer,  duhet  të  citojë  dhe  përkthyesin
500
.  Duken  si  detaje  të  parëndësishme,  por 
                                                           
497 « Fierce creatures; Copyright exemptions, Toward extinction » - 
http://books.google.ca/books?id=fgSdESMuC20C&pg=PA231&lpg=PA231&dq=hugenholtz+%22fierce+creatu
res&source=bl&ots=neFvDHNKc1&sig=LjxErH9ISU_IjJQq0DQXdUP-
Y70&hl=en&sa=X&ei=StiBVNO6GIT0UMXKgvAP&ved=0CB0Q6AEwAA#v=onepage&q=hugenholtz%20
%22fierce%20creatures&f=false  
498 Neni 10 i Konventës EDNJ në lidhje me lirinë e shprehjes.  
499 Neni 81 i Ligjit për të drejtat e autorit. 
500 Po aty. 


153 
 
mungesa e njërit prej këtyre informacioneve, potencialisht hap derën e shkeljes si të të drejtës 
pasurore,  ashtu  dhe  atë  morale  të  autorit  të  veprës  së  cituar.  Në  asnjë  çast  nuk  mund  të 
nënvizojmë mjaftueshëm rëndësinë e përmendjes së këtyre informacioneve në çdo citim të një 
vepre  ekzistuese.  Ligji  për  të  drejtat  e  autorit  përcakton  detyrimin  e  përmendjes  së  “burimit 
dhe  emrit  të  autorit”
501
.  Termi  “burim”,  në  këtë  rast,  kërkon  interpretim,  gjë  që  sipas 
praktikës, do të thotë se kërkohet të përmenden të gjitha informacionet që shtjelluam më sipër.  
Së  treti,  citimet  duhet  të  jenë  të  shkurtra.  Me  mbiemrin  “të  shkurtër”  duhet  të 
nënkuptojmë se ato në asnjë rast nuk mund të jenë të tilla që të përfshijnë tërë veprën e cituar, 
apo  pjesë  substanciale  të  saj.  Në  këtë  rast,  kufiri  me  plagjaturën  është  mjaft  ndërkëmbyes. 
Ligji për të drejtat e autorit ka zgjedhur rrugën që është më e arsyeshme për të mos përcaktuar 
një kufi sasior, mbi të cilin citimi nuk do të jetë më citim, por plagjaturë. Shqyrtimi i citimit të 
një  veprë  paraardhëse  do  të  bëhet  nga  gjykata,  e  cila  do  të  ketë  si  udhërrëfyes 
proporcionalitetin midis citimit dhe veprës citues; nevojës së citimit dhe vendi që do të marrë 
citimi në veprën cituese. Gjithçka do të varet nga lloji i veprës së cituar dhe i veprës cituese: 
diku do të kërkohet të ilustrohet një pjesë vepre më e madhe se për një vepër tjetër. Kështu, 
citimet në librat artistikë mund të kërkojnë një sasi më të vogël përmendjeje sesa në një vepër 
shkencore, ku referimi në një vepër të mëparshme dhe të rëndësishme, mund të jetë dhe më i 
shpeshtë.  Së  fundi,  citimi  duhet  të  ketë  një  arsye:  ai  nuk  mund  të  bëhet  nëse  nuk  është  i 
motivuar nga një arsye polemike, kritike, pedagogjike apo informimi.  
Së fundi, citimi i një vepre ndjek një objektiv të caktuar. Këtë përcakton pika 1 e nenit 
81  të  Ligjit  për  të  drejtat  e  autorit,  i  cili  disponon:  “lejohet  të  bëhen  shkurtime,  citime  të 
fragmenteve  ose  të  pjesëve  të  një  vepre  të  së  drejtës  së  autorit,  pa  autorizimin  e  autorit  ose 
titullarit  të  së  drejtës  së  autorit  dhe  pa  shpërblim  […]  për  qëllimet  të  kërkimit  shkencor, 
mësimdhënies, studimeve kritike, ilustrimit, argumentimit, referimit ose rishikimit, me kusht 
që një përdorim i tillë të jetë në përputhje me praktikën e drejtë dhe në masën e kërkuar për 
qëllimin  konkret  që  kërkohet  të  arrihet”.  Personi  që  bën  citimin  duhet  të  ndjekë  detyrimisht 
një  nga  objektivat  e  përcaktuar  në  këtë  dispozitë  ligjore,  përndryshe,  citimi  i  tij  nuk  do  të 
konsiderohet  si  pjesë  e  përjashtimeve  të  rregulluar  me  ligj.  Në  këtë  kuptim,  dalim  në  dy 
konkluzione që ndihmojnë në përcaktimin juridik të citimit: përveç objektivit që është caktuar 
me ligj, citimet duhet të kenë një lidhje logjike me punimin të cilit i inkorporohen. Një citim 
pa një punim mbi të cilin ky citim inkorporohet, nuk ka kuptim. Duhet një vepër cituese që të 
kemi një vepër të cituar
502
. Ky është qendrimi logjik që buron prej vetë ligjit.  
Ky element është i rëndësishëm, por edhe burim i ndryshimeve të praktikës juridike të dy 
traditave  kryesore  juridike,  të  Copyright  Law  dhe  të  së  drejtës  evropiane.  Ndryshimet 
reflektohen  më  së  miri  në  praktikën  gjyqësore  amerikane  dhe  evropiane.  Pasoja  e 
                                                           
501 Po aty. 
502
 C
. Caron, Droit d’auteur er droits voisins, Litec LexisNexis, Paris, 2013, f. 347. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə