Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə84/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   137

158 
 
tjetër
516
.”  Me  fjalë  të  tjera,  duhet  të  gjendet  një  ekuilibër  i  drejtë  ndërmjet  interesave  të 
autorëve  të  veprës  së  parodiuar  dhe  interesave  të  përdoruesve  të  kësaj  vepre,  të  cilët  janë 
krijuesit  e  parodisë.  Dhe  për  të  kuptuar  nëse  është  respektuar  ekuilibri  i  drejtë,  duhen  parë 
faktet  e  çështjes.  Sipas  Gjykatës  së  Drejtësisë,  fakti  që  personazhet  e  veprës  kryesore  ishin 
duke  mbledhur  monedhat  e  hedhura  përtokë  si  dhe  fakti  që  këto  personazhë  u  zëvendësuan 
me  persona  me  ngjyrë  ose  me  gra  të  mbuluara  tregonte  se  parodia  kishte  për  qëllim  të 
trasmetonte  një  mesazh  diskriminues,  duke  e  lidhur  veprën  e  parodiuar  me  këtë  mesazh 
diskriminues. Në këto kushte, mesazhi diskriminues, përveç se mund të prekë interesa të tjera 
që  nuk  kanë  të  bëjnë  me  të  drejtën  e  autorit,  shkel  gjithashtu  dhe  dinjitetin  e  veprës  dhe  të 
autorit  të  veprës  së  parodiuar,  duke  e  lidhur  atë  me  një  mesazh  fyes  për  disa  kategori 
individësh. 
Si  përfundim,  vendimi  i  Gjykatës  së  Drejtësisë  hedh  dritë  në  mënyrë  të  plotë  mbi 
mënyrën sesi duhet të shqyrtohet parodia ose në përgjithësi, përjashtimi i zbatimit të së drejtës 
pasurore.  Kështu,  nuk  duhet  kërkuar  në  një  parodi  asnjë  shenjë  origjinaliteti,  pavarësisht  se 
kërkohet që të ketë disa shenja të dukshme që e ndryshojnë parodinë nga e vepra e parodiuar. 
Këty  kemi  të  bëjmë  me  elementin  material  të  parodisë:  parodia  nuk  duhet  të  krijojë  rrezik 
konfuzioni  me  veprën  kryesore.  Së  dyti,  në  raste  konkrete,  parodia,  që  të  përfitojë  nga 
përjashtimi nga zbatimi i të drejtës së autorit, duhet të respektojë një ekuilibër të drejtë midis 
lirisë që ka autori i parodisë për të shprehur mendimin e tij dhe të drejtave dhe interesave të 
autorit të veprës së parodiuar. Këtu kemi të bëjmë me qëllimin që ka patur autori i parodisë. 
Që  do  të  thotë  se  krijuesi  i  parodisë  nuk  duhet  të  nxitet  nga  asnjë  qëllim  përveçse  ai  për  të 
bërë humor. Në rastin konkret, krijuesi i parodisë e tejkalon këtë qëllim, pasi me parodinë e tij 
dinjiteti i veprës dhe i autorit të veprës së parodiuar është shkelur pasi vepra e tij lidhet me një 
mesazh diskriminues, të cilin e transmeton parodia. Parodia mund të mos bëjë të gjithë për të 
qeshur, por ngjall reagime polemike që tejkalojnë funksionin e parodisë. 
Parodia  është  një  shprehje  e  lirisë  së  shprehjes,  në  këtë  pikë,  mendojmë  se  janë  të 
pakëta kundërshtimet.  Një nga mangësitë  e regjimeve autoritare lidhet  edhe me mungesën  e 
parodisë  ose  talljes  me  strukturat  e  këtyre  regjimeve.  Shakaja  dhe  humori  përbëjnë  matësin 
më të mirë se sa i ndjeshëm është një regjim ndaj lirisë së shprehjes. Të mos harrojmë se në 
rastet  e  Shteteve  të  Bashkuara  të  Amerikës  (fair  use)  dhe  të  Mbretërisë  së  Bashkuar  (fair 
dealing),  e  drejta  e  autorit  fshihet  tërësisht  përballë  të  drejtës  për  t’u  tallur  me  një  vepër, 
natyrisht sipas disa kritereve të caktuara. Në këtë kuadër, është me vend që të citohet vendimi 
i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Campbell aka Skyywalker e al. vs. 
                                                           
516 Kjo frymë transmetohet dhe nga neni 84 i Ligjit për të drejtat e autorit, pika b) e të cilit disponon se: “lejohet 
transformimi pa autorizimin e autorit ose e titullarit të të drejtave pa shpërblim nëse vepra është 
transformuar/ndryshuar në një parodi ose karikaturë në masën e nevojshme, për qëllimin e caktuar, duke treguar 
autorin dhe veprën që është parodiuar. » 


159 
 
Acuff-Rose  Music,  Inc.,  gjykuar nga data 9 nëntor 1993 deri në  7 mars  1994
517
.  Pjesëtarët e 
një grupi hop-hopi, Live Crew, kompozuan një këngë të quajtur “Pretty Woman”, një parodi 
e këngës së suksesshme të Roy Orbison me titullin “Oh, Pretty Woman”. Menaxheri i grupit 
kishte kërkuar që titullarët e të drejtave mbi këngën e njohur të përfitonin një autorizim për ta 
përdorur në parodinë e tyre. Titullarët e drejtave (Acuff-Rose) nuk pranuan. Pavarësisht kësaj, 
grupi 2 Live Crew e kompozoi dhe e publikoi parodinë.  
Pasi  grupi  shiti  mbi  250,000  kopje  të  këngës-parodi,  titullarët  e  këngës  së  parodiuar 
paditën  grupin  dhe  menaxherin  e  tyre  me  objekt  shkelje  të  të  drejtës  së  autorit  (copyright 
infringement).  Padia  rrotullohej  rreth  argumentit  se  parodia  kishte  dalë  nga  kufizimet  e 
përdorimit  të  drejtë  (fair  use)  për  shkak  të  parodisë  dhe  se  rëndësi  më  të  madhe  kishte 
rezultuar  përfitimi  ekonomik  i  veprës  së  re,  në  kurriz  të  të  vjetrës,  sesa  pjesa  artistike  e 
parodisë.  Në  këto  kushte,  grupi  kishte  përfituar  në  mënyrë  të  padrejtë  ekonomikisht,  duke 
përshtatur një vepër për të cilën ata nuk kishin të drejtë për ta bërë, për shkak të refuzimit të 
titullarëve të të drejtave të këngës së famshme të Roy Orbison.  
Pyetjet që shtroheshin lidheshin me dy elementë: a kërkohej pëlqimi i titullarëve të të 
drejtave  të  këngës  së  parodiuar  dhe  a  përbën  element  pengues  për  realizimin  e  një  parodie 
fakti që ajo prodhon të ardhura, çka bën që parodia të mos prezumohet më e tillë? 
Përdorimi i drejtë i një vepre nënkupton, në radhë të parë, mungesën e detyrimit për të 
kërkuar  autorizim  nga  titullari  i  të  drejtave  për  ta  parodiuar  atë.  Në  kontekstin  amerikan, 
parodia, si përkthimi më sublim i lirisë së shprehjes, nuk kërkon asnjë autorizim paraprak nga 
titullari  i  të  drejtës  së  parodiuar.  Këtë  parim  e  gjejmë  dhe  në  sistemin  Evropian  dhe  në  atë 
shqiptar, siç e shprehëm dhe më sipër. Kërkesa e paraqitur nga grupi muzikor për titullarët e 
këngës “Oh, Pretty Woman” bëhej jo për shkak të një detyrimi statutor (ligjor) që buron nga 
përdorimi i këngës.  Ishte dëshira e grupit që të përmendej krijuesi i këngës së parë si dhe të 
paguheshin  titullarët  për  përdorimin  e  saj  në  funksion  të  parodisë.  Refuzimi  nga  ana  e 
titullarëve  të  të  drejtave  nuk  donte  të  thoshte  që  në  mënyrë  automatike  përdorimi  i  veprës 
përbënte  shkelje  të  të  drejtës  së  autorit,  nëse  do  të  vërtetohej  se  përdorimi  ishte  bërë  për 
qëllimet  e  një  parodie.  Së  dyti,  parodia  prodhoi  të  ardhura  dhe  kësisoj  ajo  mund  të  kishte 
sjellë  humbje financiare për këngën e parë si dhe mund të dilte, për shkak të fitimeve që do të 
gjeneronte vetë, jashtë kontekstit të parodisë.  Kjo çështje lidhet së pari me sasinë e pjesës së 
kopjuar për qëllimet e parodisë dhe së dyti, mbi natyrën tregtare ose jo të parodisë. Gjykata 
Supreme iu përgjigj pyetjes së parë duke thënë se në ndryshim nga rastet e tjera të kopjimit të 
veprave,  parodia  dallohet  nga  fakti  se  ajo  merr  pjesën  më  të  rëndësishme  të  veprës  që 
dëshiron  të  parodiojë.  Përndryshe  do  të  ishte  mjaft  e  vështirë  që  të  kuptohej  se  ku  qendron 
                                                           
517 Campbell aka Skyywalker e al. vs. Acuff-Rose Music, Inc., US Supreme Court. 
https://supreme.justia.com/cases/federal/us/510/569/case.pdf. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə