Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə77/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   137

144 
 
të  fortë  për  të  zhbërë  diçka  se  "teka"  e  autorit.  Mirëpo  në  mjedisin  tejet  të  rregulluar  të 
shfrytëzimit të  veprave, tekat e autorit nuk janë të mirëpritura, pasi janë një element pasigurie 
shumë i madh në ekzekutimin e kontratave. 
 
Jurisprudenca vjen në mbështetje të parashikimeve të pikës 1 të nenit 24 të cituar më 
sipër. Kështu, për rastin e një këngëtareje franceze, e cila u bë mjaft e njohur në gjirin e grupit 
të saj muzikor, gjykata pranoi kërkesën e saj për tërheqjen nga tregu të filmave pornografikë  
ku ajo luante, e shtyrë nga rrethana ekonomike tepër të vështira, me argumentin se këto filma 
nëpërkëmbnin  dinjitetin  e  saj.  Madje,  në  këtë  rast,  këngëtarja  as  nuk  paguajti  dëmet  që  iu 
shkatuan titullarit të veprave pornografike, ashtu siç e kërkon ligji, jo vetëm jashtë por dhe në 
Shqipëri. 
 
Kështu, dhe këtu mbërrijmë në pikën e dytë, edhe nëse autorit i respektohet "teka" e tij 
për tërheqjen e veprës, ai nuk mund ta bëjë dot pa dëmshpërblyer bashkëkontraktorin e tij, pra 
personin  ose  subjektin  që  ka  përfituar  të  drejtat  e  shfrytëzimit  ekonomik  të  veprës.  Kjo 
kërkesë buron si nga Ligji për të drejtat e autorit.  Në këto kushte, ka arsye për të qenë skeptik 
në lidhje me mbijetesën dhe realizimin efektiv të kësaj të drejte.  
 
b.
 
E drejta e ekzistencës nëpërmjet veprës 
 
-
 
Autorësia mbi veprën 
 
Është prerogativa e dytë që citohet në Ligjin për të drejtat e autorit, por për nga rëndësia, 
konsiderohet e para. Ligji për të drejtat e autorit e parashikon kërë prerogativë, ashtu si dhe të 
tjerat në një nen të veçantë, nenin 22 të tij. Në njëfarëe mënyre, ligjvënësi është kujdesur që të 
vënë në dukje faktin se e autorësia mbi vepër është prerogativa morale më e rëndësishme si në 
simbolikë ashtu dhe në të drejta për autorin. 
 
Cilësia e autorit të veprës i përket atij me emrin e të cilit vepra publikohet për herë të parë. 
Me  përjashtim  të  provës  së  kundërt,  pra  nëse  autori  i  vërtetë  i  veprës  arrin  të  provojë  se 
efektivisht ai është autor i veprës. Kjo e drejtë bën të mundur të pohohet me zë të lartë se filan 
vepër i  përket  filan autori.  Dhe kjo  e drejtë është  tërësisht  e pavarur nga e drejta pasurore e 
autorit. Kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë ngjet me të drejtën që ka autori për të ceduar 
veprën, pra për ta vënë në qarkullimin civil, ajo do të mbetet vepra e tij, për shkak të të drejtës 
jopasurore të autorësisë mbi vepër
471
. Autori ka të drejtë (për të mos thënë detyrën) të reagojë 
në rastet e harresës apo të uzurpimit të emrit të tij
472
. kjo e drejtë është aq e fortë sa në disa 
vende ku nuk pranohet një regjim juridik i ngjashëm me atë fillestar të të drejtës jopasurore, 
                                                           
471 Pika 1 e nenit 22 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
472 Michel Vivant, Jean-Michel Bruguière, "E drejta e autorit", Botimi i parë, 2009, Dalloz. 


145 
 
që kryesisht zbatohet në Francë, parashikojnë një hierarki ku në majë të piramidës gjendet e 
drejta e autorësisë mbi veprën. Kjo vlen për shembull për të drejtën gjermane. Edhe kjo formë 
është  për  t’u  lavdëruar  pasi  në  disa  sisteme,  si  për  shembull  ai  i  copyright-it,  e  drejta  e 
autorësisë  shpesh  harrohet.  Dyshimet  më  të  mëdha  në  këtë  rast  paraqiten  në  ato  vepra  që 
prodhohen  nëpërmjet  work  made  for  hire.  Për  shkak  të  përfshirjes  së  një  numri  të  madh 
autorësh dhe të vështirësive praktike të vendosjes së autorësisë mbi vepër për secilin prej tyre, 
sistemi i copyright-it parashikon se, vepra që prodhohen në bazë të ëork made for hire, do të 
kenë  autor  personin  që  mbledh  të  gjithë  krijuesit,  autorët  etj.  Përjashtimisht,  mund  të 
parashikohen me anë të kontratave disa përjashtime për autorë të caktuar, bazuar mbi kritere 
të ndryshme si për shembull fama e autorit në publik
473
. Ky sistem është i ngjashëm me veprat 
kolektive që së fundi ka parashikuar dhe Ligji ynë për të drejtën e autorit
474

 
Parimi i autorësisë mbi vepër krijon detyrime të forta ndaj palëve të treta, përdoruesve të 
veprës si dhe bashkëkontraktuesve të autorit. Detyrimi i parë është që përdoruesit kanë është 
që të shkruajnë dhe të përmendin emrin e autorit në çdo kopje apo formë tjetër të përdorimit 
të veprës
475
. Detyrimi që kanë përdoruesit bie nëse vërtetohet se autori ka deklaruar në formë 
të  shkruar  se  heq  dorë  nga  e  drejta  për  t’u  përmendur  autorësia,  në  përputhje  me  natyrën  e 
veprës  dhe  përdorimin  e  saj,  thotë  Ligji
476
.  Deklarimi  me  shkrim  vlen  për  palët  e  treta  në 
mënyrë  që  ato  të  mos  mbahen  përgjegjëse  për  shkelje  të  të  drejtës  jopasurore  të  autorit.  Në 
dukje,  krijohet  përshtypja  se  dhënia  e  deklaratës  është  përfundimtare  dhe  se  autori  nuk  e 
revokon dot atë. Kjo do të binte ndesh me karakterin e të drejtës jopasurore të autorit. Autori 
mund  ta  revokojë  deklaratën  e  tij,  në  zbatim  të  parimit  të  autorësisë.  Natyrisht,  nuk 
përjashtohet mundësia e dëmshpërblimit të përdoruesve nëse ata do të angazhojnë fonde për 
të respektuar vullnetin e autorit. Së dyti, për shkak të rëndësisë së të drejtës që autori pranon 
të heqë dorë, Ligji për të drejtat e autorit kërkon që dorëheqja të jetë e formalizuar me shkrim. 
Në këtë mënyrë, sigurohet që vullneti i autorit është dhënë në mënyrë të plotë dhe pa ekuivok. 
Së treti, duket se ligji i kufizon rastet kur autori mund të heqë dorë nga përmendja ose shkrimi 
i  emrit  të  tij,  kur  thotë  se  deklarata  do  të  bëhet  “në  përputhje  me  natyrën  e  veprës  dhe 
përdorimin  e  saj”.  Kjo  dispozitë  kërkon  një  sqarim  të  mëtejshëm  nga  ana  e  ligjit,  për  të 
kuptuar  se  cilat  janë  veprat  që  u  drejtohet  ligji.  Mund  të  hamendësohet  se  një  lloj  vepre  që 
mund të preket nga kjo dispozitë janë veprat audiovizuale ose grafike, të cilat mund të kenë 
shumë  autorë  dhe  një  subjekt  i  caktuar  që  ka  porositur  veprën  dhe  që  merr  përsipër 
përgjegjësinë e botimit të saj. 
 
Çështja  e  dorëheqjes  nga  autorësia  mbi  vepër  është  shtruar  historikisht  dhe  vijon  të 
trajtohet  edhe  sot,  në  lidhje  me  botimin  e  veprave  në  formë  anonime.  Është  mjaft  e  njohur 
                                                           
473 Mary LaFrance, “Copyright Law”, Thomson West, 2008, f. 61. 
474 Shih paragrafin mbi autorësinë më sipër. 
475 Pika 2 e nenit 22 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
476 Po aty. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   73   74   75   76   77   78   79   80   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə