Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə89/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   85   86   87   88   89   90   91   92   ...   137

168 
 
së  veprës  nëpërmjet  rrjetit  një  sasie  shumë  të  madhe  individësh  nëpërmjet  kompjuterit  të 
lidhur  online  bëri  që  kopja  për  përdorim  vetjak  të  mos  konsiderohet  më  në  dritën  e  një  të 
drejte që ka përdoruesi për të kopjuar veprën, por si një përjashtim nga zbatimi i të drejtës së 
autorit. Do të shikojmë në kapitullin përkatës se kufiri midis kopjes për përdorim vetjak dhe 
kopjes që bëhet në shkelje të të drejtës së autorit është lehtësisht i kapërcyeshëm.  Doktrina, 
në njëfarë periudhe është përpjekur të vendos një kriter objektiv për të përcaktuar se kur kemi 
të bëjmë më kopje për përdorim vetjak dhe kur me shkelje të të drejtës së autorit. Ky kriter ka 
qenë ligjshmëria e burimit të kopjes
545
. Nëse kopja mbi të cilën janë kryer kopjet e tjera është 
përftuar  në  mënyrë  të  paligjshme,  atëherë  personi  që  ka  mundësuar  kopjen  nuk  mund  të 
përfitojë nga kopja për përdorim vetjak, pasi është shkelës i të drejtës së autorit. Siç e thamë 
më sipër, burimi i kopjes duhet të jetë i ligjshëm.  Por a është ky një kriter i mjaftueshëm? Le 
të  supozojmë  një  konsumator  që  blen  një  CD  origjinale  të  grupit  të  tij  të  preferuar.  Ai  e 
kopjon në një format më të kompresuar në kompjuterin e tij (për shembull, me formatin mp3 
ose  formate  të  ngjashme)  dhe  më  pas  e  shpërndan  online  nëpërmjet  faqeve  të  shpërndarjes 
(file  sharing,  peer2peer)  ose  nëëprmjet  formave  digjitale  te  transmetimit  (streaming).  Kjo 
shpërndarje  mund  të  prekë  një  numër  të  konsiderueshëm  përdoruesish  të  tjerë  të  cilët  e 
përfitojnë  veprën  pa  shpërblyer  autorin  dhe    madje  duke  u  mbrojtur  se  është  thjesht  një 
shprehje e të drejtës për të patur një kopje për përdorim vetjak. Pasoja e këtij aktiviteti është 
fitimi  i  munguar  i  autorëve,  pra  një  shkelje  e  interesave  të  tyre  të  ligjshëm,  saktësisht  të  të 
drejtës  së  tyre  pasurore.  Përgjigjet  e  gjykatave  kanë  të  menjëhershme,  por  në  një  kohë  kur 
teknologjia vijon të zhvillohet dhe ku tashmë çdokush mund të krijojë dhe përdorë njër rrjet 
shkëmbimesh,  është  gjithmonë  e  më  e  vështirë  që  të  dënohen  penalisht  personat  që 
shpërndajnë veprat online.  
Atëherë,  për  të  ndihmuar  autorët  dhe  titullarët  e  të  drejtave,  si  dhe  për  të  vendosur 
kopjen për përdorim vetjak në një kornizë të pranueshme ligjore, janë ngritur disa mekanizma 
të  cilat  ndihmojnë  në  interpretimin  e  përjashtimit  për  shkak  të  kopjes  private,  siç  është  testi 
me  tre  etapa  dhe,  nga  ana  tjetër,  për  të  kompensuar  fitimin  e  munguar,  mendohet  të  ngrihet 
një  mekanizëm  i  ngjashëm  me  kompensimin  e  autorëve  për  shkak  të  kopjimit  të  veprave  të 
tyre  në  CD  ose  DVD  bosh.  Kemi  patur  rast  për  ta  përshkruar  këtë  mekanizëm,  megjithatë 
shkurtimisht,  po  themi  se  kompensimi  është  i  barabartë  me  një  pjesë  të  çmimit  të  shitjes  së 
CD-ve apo DVD-ve bosh, që mblidhet nga agjencitë e menaxhimit të të drejtave të autorit dhe 
më    pas,  shpërndahet  tek  autorët  anëtarë  të  këtyre  agjencive.  E  drejta  e  kompensimit 
parashikohet edhe për mjedisin digjital nga Direktiva 2001/29/CE. 
                                                           
545 Për më tepër shih Oltion Spiro, “E drejta e internetit”, Botimet Dudaj, 2013 ose “Pozita juridike e kopjes për 
përdorim vetjak në mjedisin numerik” – botuar në “Revista Juridike”, Botim i Fakultetit të Drejtësisë, 
Universiteti i Tiranës, Botimi 1, viti 2009. 


169 
 
2.1.2 Mjetet juridike të shqyrtimit të përjashtimeve  
a.   Llojet e interpretimeve të përjashtimeve 
Testi me tre etapa 
Siç  e  pamë  dhe  më  sipër,  përjashtimet  nga  zbatimi  për  të  drejtat  e  autorit  mund  të 
shikohen  në  dy  aspekte:  në  atë  të  copyright-it,  ku  nuk  kemi  një  listë  përjashtimesh,  por 
objektiva të caktuara, për të cilat publiku mund të përfitojë nga e drejta për të përdorur veprat 
pa kërkuar autorizimin e titullarëve, objektiva të cilat do të shqyrtohen në prizmin e kërimit të 
një  ekuilibri  të  drejtë  duke  përdorur  mekanizmin  e  fair  use  dhe,  nga  ana  tjetër,  një  sistem 
përjashtimesh  të  parashikuar  në  një  listë,  më  e  përafërt  me  frymën  sintetizuese  evropiane. 
Megjithatë,  edhe  në  rastin  e  mënyrës  evropiane  të  parashikimit  të  përjashtimeve,  asnjë  prej 
tyre  nuk  do  të  quhet  i  drejtë  dhe  që  nuk  shkel  të  drejtën  e  autorit  nëse  nuk  analizohet 
nëpërmjet  gjetjes  së  një  ekuilibiri  të  drejtë  ndërmjet  interesave  të  kategorive  të  ndryshme  të 
titullarëve  të  të  drejtave  dhe  interesave  të  përdoruesve  të  veprave  të  mbrojtura.  Gjetja  e  një 
ekuilbri të drejtë është një nga misionet që parasheh Direktiva 2001/29/CE për shtetet anëtare. 
Natyrisht, në kuadër të përafrimit të përpeshtuar, edhe për Shqipërinë
546
. Gjetja e këtij ekulibri 
do të bëhet nëpërmjet shqyrtimit të testit me tre etapa, një mekanizëm i ngjashëm, për të mos 
thënë  identik  me atë  të  fair  use
547
. Origjina normative e testit me tre etapa  gjendet  në  nenin 
9.2  të  Konventës  së  Bernës,  sipas  të  cilit  “u  takon  shteteve  të  Unionit  (shteteve  anëtare  të 
Konventës  së  Bernës)  të  lejojnë  riprodhimin  e  veprave  në  disa  raste  specifike,  duke  patur 
parasysh se ky riprodhim nuk bie në konflikt me shfrytëzimin normal të veprës dhe nuk prek 
në mënyrë të paarsyeshme interesat e autorit”. Siç kuptohet dhe nga leximi i kësaj dispozite, 
qëllimi  i  Konventës  së  Bernës  ishte  parashikimi  i  përjashtimeve  vetëm  nga  e  drejta  e 
riprodhimit të veprës. Më pas, Direktiva 2001/29/CE i dha testit me tre etapa kuptimin e saj 
përfundimtar
548
,  duke  përfshirë  të  gjitha  llojet  e  prerogativave  pasurore  të  autorit.  Që  do  të 
thotë  se përjashtime nga ushtrimi i  plotë  i  të drejtës së autorit, pra i  prerogativave pasurore, 
pra i shfrytëzimin tregtar të veprës nga titullarët e të drejtave, do të njohin edhe prerogativat e 
tjera pasurore të autorit përtej asaj të riprodhimit: përcjellja, transmetimi e kështu me radhë.  
Testi me tre etapa është një sistem shqyrtimi i përjashtimeve që, në analizë të fundit, 
do i takojë gjyqtarëve që ta bëjnë për të ditur nëse përdorimi i një vepre pa autorizim hyn në 
kategorinë e përjashtimeve apo jo. Testi me tre etapa shqyrtohet për ato raste përjashtimore të 
parashikuara  në  Direktivën  2001/29/CE.  Neni  5  i  saj  parashikon  një  listë  të  gjatë  me 
përjashtime,  pra  me  përdorime  të  veprave  nga  ana  e  përdoruesve  pavarësisht  se  nuk  kanë 
autorizim ose nuk do të paguajnë autorët për përdorimin e veprave, të cilat janë të vendosura 
                                                           
546 Pika 31  e Direktivës 2001/29/CE. 
547 Për një interpretim gjyqësor të plotë të fair use, përgjithësisht doktrina i referohet dy vendimeve të Gjykatës 
Supreme shumë të rëndësishëm: Sony Corp. vs. Universal City Studios, Inc. çështja numër 464 U.S. 417 (viti 
1984) dhe A&M Records, Inc. V. Napster, Inc. (viti 2001). 
548 Neni 5.5 i Direktivës 2001/29/CE. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   85   86   87   88   89   90   91   92   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə