Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə97/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   93   94   95   96   97   98   99   100   ...   137

184 
 
Në lidhje me pjesën civile, përveç dëmit, autori ose titullari i të drejtave gëzon të drejtën e 
marrjes  së  masave  për  ndalimin  e  shkeljes,  të  cilat  janë  shtjelluar  më  qartë  në  këtë  ligj
585

Shkelja e të  drejtës  së  autorit në  kuptimin civil, do të  konsiderohet  e kryer, pavarësisht  fajit 
ose keqbesimit të shkelësit
586
. Kjo do të thotë se materialiteti i fakteve mjafton për titullarin e 
të drejtave që të kërkojë gjyqësisht shpërblimin e dëmit dhe ndalimin e shkeljes
587
.  
Masat  paraprake  për  ndalimin  e  shkeljes
588
,  së  bashku  me  shpërblimin  e  dëmit  përbëjnë 
mjetet e vendosjes  në  vend të  të  drejtës  së  autorit
589
.  Marrja e masave paraprake urdhërohet 
nga  gjykata  nëpërmjet  mekanizmit  të  sigurimit  të  padisë  për  ndërprerjen  ose  ndalimin  e 
shkeljes, nëse janë cenuar apo janë gati për t’u cenuar, ose ka arsye të dyshohet se të drejtat e 
paditësit cenohen ose situata e shkeljes mund të rëndohet
590
. Bazuar në këtë dispozitë ligjore, 
gjyqtari  tashmë  ka  në  dorë  mjete  juridike  më  të  plota  për  të  marrë  masa  të  shpejta  kundër 
shkeljes.  Por  me  kusht  që  këto  dipozita,  duke  parë  eventualitetet  e  shumta  të  shkeljeve  që 
mbulon,  të  shikohet  si  një  mjet  ligjor  për  të  interpretuar  nenin  202  të  KPC  në  lidhje  me 
sigurimin e padisë. Kushtet që janë të përcaktuar në këtë nen, gjejnë një formulim më të plotë 
nëse bazohemi në dispozitës ligjore të nenit 173 të Ligjit për të drejtat e autorit, të cituar më 
sipër. Gjyqtari duhet të jetë në gjendje të kuptojë se shkelja e një të drejte të autorit duhet në 
radhë  të  rreshtë  në  mënyrë  urgjente.  Dhe  për  këtë  nevojitet  ndërhyrje  e  shpejtë  dhe 
argumentim  ligjor  i  plotë,  pasi  në  fund  të  fundit,  vendosja  e  sigurimit  të  padisë  është  një 
vendim që prek interesat e palës tjetër. gjykata ka diskrecionin e plotë që të vendosë marrjen e 
masave  paraprake
591
.  Megjithatë,  fuqia  diskrecionare  është  më  e  “kanalizuar”  me 
parashikimet  e  Ligjit  për  të  drejtën  e  autorit.  Duke  parashikuar  mundësi  të  shumta  cenimi, 
aktuale  ose  të  ardhshme  bën  që  gjykata  të  nxitet  të  marrë  një  masë  paraprake,  nëpërmjet 
sigurimit  të  padisë,  në  mbrojtje  të  titullarëve  të  të  drejtave.  Personi  që  i  drejtohet  gjykatës 
mund  të  jetë  vetë  autori,  ose  çdo  subjekt  tjetër  të  cilit  i  kanë  kaluar  të  drejtat  me  anë  të  një 
kontrate  autori
592
.  Gjithashtu,  edhe  agjencitë  e  administrit  kolektiv  të  të  drejtave  mund  të 
mbrojnë veprën gjyqësisht në emër të autorit, pa patur nevojën e një akti përfaqësimi, për sa 
kohë në kontratën me autorin specifikohen dhe kjo e drejtë e natyrës procedurale. Përjashtim 
do të bëjnë të drejtat morale (jopasurore), të cilat mbrohen nga vetë autori, për shkak se janë 
të  drejta  që  nuk  mund  të  cedohen
593
.  Përjashtim  gjithashtu  do  të  bëjnë  dhe  përfituesit  e 
përdorimit të veprës me anë të një kontrate liçence. Për shkak se ata vetëm përdorim veprën, 
që  do  të  thotë  se,  në  ndryshim  nga  producentët,  skenaristët,  e  kështu  me  radhë,  ata  nuk  e 
ndryshojnë veprën, pra vetëm kanë të drejtë përdorimi, ata rrjedhimisht nuk kanë të drejtën e 
                                                           
585 Shih nenin 173 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
586 Komentar i Kodit të francës të Pronësisë Intelektuale, botimet Dalloz, 2007, f. 307 
587 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, 2013, f. 477. 
588 Të njohura me termin “Injunctions” në të drejtën procedural amerikane. 
589 Cavendish LawCards, Intellectual Property, Cavendish Publishing Limited. 
590 Pika 1 e nenit 173 të Ligjit për të drejtat e autorit. 
591 Mary LaFrance, Copyright Law, Thomson West, 2008, f. 322. 
592 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, f. 499. 
593 Shih Vendimi Unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 74/2002. 


185 
 
mbrojtjes  së  saj  përpara  gjykatës
594
,  me  përjashtim  të  rastit  kur  kjo  e  drejtë  mund  të 
specifikohet në kontratën që autori ka me përfituesin e liçencës. 
Disa  komente  në  lidhje  me  masat  e  përkohshme:  a  janë  këto  masa  të  tjera  që  i  shtohen 
masave të sigurimit  të  padisë?  Nuk e besojmë. Parashikimi i  këtyre masave në  Ligjin për të 
drejtat e autorit janë për të ndihmuar gjykatën të marrë një vendim më të shpejtë dhe më në 
mbrojtje  të  interesave  legjitimë  të  autorit  ose  titullarëve  të  të  drejtave.  Së  dyti,  a  mund  të 
ndihmojnë  këto  masa  në  marrjen  e  masave  të  sigurimit  të  padis  më  të  shpejta  në  kohë? 
Sigurisht,  por  do  të  kërkohet  gjithashtu  dhe  një  ndërgjegjësimi  i  gjykatës  për  rëndësinë  e 
shkeljes dhe për teknologjinë në të cilën kryhet shkelja. Në rastin e mjedisist digjital, është e 
qartë se një kërkesë për marrjen e një mase për kohshme nuk mund të presë afatet proceduralë 
ekzistues.  Ato  kërkojnë  marrjen  e  vendimeve  më  të  shpejta.  Në  këtë  kuadër,  Ligji  për  të 
drejtat e autorit rimerr  dispozitën e nenit 205 të KPC, në të cilin thuhet se “kërkesa mund të 
shqyrtohet edhe pa u thirrur pala tjetër”, pra para që supozohet se ka kryer shkeljen. Kjo i jep 
mundësi  gjykatës  që  të  veprojë  nëse  kërkohen  marrje  të  masave  të  ngutshme.  Në  këtë 
kontekst, ngrihet dhe pyetja e tretë: masat e përkohshme mund të urdhërohen nga gjykata pa 
një  padi  themeli  më  vonë?  Edhe  këtu  mendojmë  se  përgjigja  është  negative.  Masat  e 
përkohshme do të bëhen brenda kuadrit të sigurimit të padisë, dke përfshirë dhe depozitimin e 
një  padie  themeli
595
.  Një  masë  e  përkohshme  që  mund  të  jetë  e  përshtatshme  për  internetin 
janë  masa  të  cilat  mund  të  përcaktohen  qarë  të  Ligj  por  edhe  në  KPC:  dënimi  me  karakter 
financiar  për  çdo  ditë  vonesë  të  mosndreqjes  së  dëmit  si  dhe  vendosja  e  një  shënimi  me 
dispozitivin e vendimit në faqen e internetit që ka shkaktuar dëmin. 
2.2.2. Konflikte të mundshme me lirinë e shprehjes dhe privatësinë 
a.   Publikimi i adresave IP (të dhënat personale) 
 
Të dhënat personale përkufizohen në nenin 2 pika “a” të Direktivës 95/46/EC, e datës 
24 tetor 1995 në lidhje me mbrojtjen e personave fizikë në trajtimin e të dhënave me karakter 
personal dhe në qarkullimin e lirë të këtyre të dhënave, si “çdo informacion që ka të bëjë me 
një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm; quhet i identifikueshëm një person që 
mund  të  jetë  identifikuar  në  mënyrë  direkte  ose  të  tërthortë,  në  mënyrë  të  veçantë  duke  iu 
referuar një numri identifikimi apo një ose disa elementeve specifike që lidhen me identitetin 
e  tij  fizik,  fiziologjik,  psikik,  ekonomik,  kulturor  dhe  social”.  Një  përkufizim  i  tillë  i 
hollësishëm  përfshin  të  gjitha  të  dhënat  e  natyrave  të  ndryshme  që  kategorizojnë  një 
konsumator  të  identifikuar  apo  të  identifikueshëm  ose  çdo  personi  tjetër  jo  në  cilësinë  e 
konsumatorit, por që kategorizohet nga këto elemente. Direktiva ka frymëzuar dhe Ligjin nr. 
9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar me ligjin 48/2012, 
datë 26.4.2012 
                                                           
594 Christophe Caron, Droit d’auteur et droits voisins, Litec LexisNexis, Botimi i tretë, f. 499. 
595 Neni 204 i KPC. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   93   94   95   96   97   98   99   100   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə