Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə96/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   137

182 
 
copyright-it duke përdorur cilësimin juridik të contributory infrigement
575
. Ky cilësim juridik 
lejon që të sanksionohet kontribuesi material i veprimtarisë së paligjshme të një të treti. Dhe 
në të vërtetë, shoqëria Napster nuk kreu asnjë riprodhim material të veprave, pasi këto shoqëri 
vetëm  sa  furnizojnë  programin  e  ndarjes  (share)  së  veprave,  ndërkohë  që  riprodhimi,  si  akt 
pozitiv,  kryhet  nga  vetë  përdoruesit.  Contributory  infringement  gjen  ekuivalentin  e  tij  ne 
legjislacione  tw  huaja,  si  ai  francez.  Kështu  në  Kodin  e  Pronësisë  Intelektuale  gjendet  një 
dispozitë e cila thotë se: “dënohet me tre vjet burgim dhe gjobë 300,000 euro fakti i botimit 
dhe  vënies  në  dispozicion  të  publikut  ose  të  komunikimit  drejt  publikut,  me  qëllim  ose  me 
mënyra të tjera, një program që është shërben në mënyrë të dukshme që vë në dispozicion të 
publikut  në  mënyrë  të  paautorizuar  vepra  të  mbrojtura”
576
.  Fakti  që  ligjvënësi  francez  e  ka 
parashikuar  së  fundi  tregon  vështirësinë  e  përkthimit  juridik  penal  të  statutit  të  ofruesve  të 
shërbimeve P2P. Ky shqetësim shfaqet dhe në rastin e Shqipërisë, pasi sot KP i mungon një 
përkufizim  i  tillë.  Ofruesit  e  shërbimeve  P2P  janë  në  njëfarë  mënyre  bashkëpunëtorë  të 
shkelësve, pasi ata u ofrojnë mjetet përdoruesve. Megjithatë, përkufizimi i dhënë në nenin 26 
të  KP  është  shumë  i  përgjithshëm  që  të  mund  të  parashikojë  dhe  rastet  e  ofruesve  të 
shërbimeve P2P. 
Nga  pikëpamja  numerike  e  çështjeve  të  trajtuara  në  gjykatë  për  shkeljet  e  të  drejtave  të 
autorit online, vihet re se gjithmonë e më shumë këto çështje tejkalojnë kufijtë shtetërorë, gjë 
që  tregon  mjaft  qartë  se  tashmë  shkelja  e  të  drejtës  së  autorit  është  një  fenomen  botëror. 
Kryesisht, paditë për shkelje të të drejtës së autorit bëhen kundrejt përoduesve më shumë sesa 
kundër  ofruesve  të  shërbimit
577
.  Vështirësia  që  shtrohet  në  këtë  rast  është  se  paditë  bëhet 
kundër përdoruesve që nuk u njihet as emri dhe as adresa por vetëm Internet Protocol-i i tyre 
(IP), identifikuesi numerik i kompjuterit që kryen shkeljen. Edhe në këto raste, ndodh shumë 
shpesh  që  të  thuhet se  IP  vjen nga një shtet i caktuar, për shkak se përdoruesit që kanë  pak 
dijeni  informatike,  mund  të  zgjedhin  IP  që  e  bëjnë  të  pamundur  gjeolokalizimin,  pra  të 
përdorin IP që nuk përputhet me lokalizimin fizik të përdoruesit
578

Në këtë kontekst, duhet të shqyrtojmë faktet e përmendura më sipër me dispozitat ligjore 
penale  dhe  civile.  Titullari  i  të  drejtave  ka  të  drejtë  që  të  kërkojë  dënimin  e  personave  që 
riprodhojnë,  ose  përdorin  veprat  artistike.  Komenti  i  parë  në  lidhje  me  nenin  149  KP  është 
mospërputhja  me  gjuhën  e  përdorur  në  Ligjin  për  të  drejtat  e  auorit.  Ligji  parashikon 
riprodhimin,  komunikimin  e  veprës  në  publik,  huadhënien,  qiradhënien  e  kështu  me  radhë. 
Natyrisht,  të  gjitha  këto  veprime  juridike  janë  një  lloj  përdorimi  të  veprës,  kësisoj  termin  e 
përdorur “përdorim”, Kodi Penal përfshin të gjitha këto veprime. Megjithatë, një interpretim i 
                                                           
575 Që mund të përkthehet në shqip me “bashkëpunim në shkelje”. 
576 Neni 335-2-2 i KfPI. 
577 Andrew F. Christie, Private International Law in Online Intellectual Property Infrigement Disputes with 
Cross-Border Elements, Melbourne Law School, publikim i OBPI-së, 2012. 
(http://www.wipo.int/edocs/pubdocs/en/wipo_rep_rfip_2015_1.pdf). 
578 Po aty. 


183 
 
tillë mund të bjerë ndesh me parimin e mosdënimit pa ligj për një vepër që më parë nuk është 
e  parashikuar  shprehimisht  në  ligj  si  krim  ose  si  kundërvajtje  penale
579
.  Rëndësia  e  këtij 
saktësimi është shumë i madh në lidhje me përdoruesit e të veprave. Kështu, një përdorues i 
një  vepre  mund  të  përdorë  një  vepër  pa  autorizimin  e  autorit,  brenda  kuadrit  të  përdorimit 
vetjak  që  lejohet  nga  ligji.  Rrjedhimisht,  jo  çdo  përdorim  përbën  kundërvajtje  penale. 
Komenti i dytë lidhet me dënimin penal të përdoruesve të veprave muzikore, sidomos atyre që 
komunikojnë  vepra  nëpërmjet  sistemit  P2P.  Nëpërmjet  këtij  sistemi,  përdoruesi  është  edhe 
marrës  edhe  dërgues  i  veprës.  Mirëpo  sistemet  e  shkëmbimeve  P2P  bëjnë  të  mundur 
komunikimin e një vepre nga një kompjuter i caktuar në mijëra të tjerë në të njëjtin çast. Në 
këtë kuadër, nuk kemi më të bëjmë me përdorim vetjak por për përdorim publik në formën e 
komunikimit  publik,  veprim  që  duhet  ta  autorizojë  titullari  i  të  drejtës.  Elementi  material  i 
veprës penale është i përmbushur, ashtu sikundër dhe elementi subjektiv, pasi është e qartë që 
përdoruesit  veprojnë  me  faj
580
:  ata  nuk  mund  të  injorojnë  se  po  komunikojnë  vepra  që 
mbrojtura nga e drejta e autorit. Rrjedhimisht, jemi në kushtet e kundërvajtjes penale si dhe të 
ngritjes  së  pretendimeve  civile  të  titullarit  kundër  shkelësve.  Intencioni  do  të  provohet  për 
shkak  se  gjendet  i  provuar  dhe  materialiteti  i  fakteve:  në  të  drejtën  e  autorit,  të  dyja  këto 
elementë  të  veprës  penale  janë  të  lidhur
581
.  I  takon  shkelësit  të  të  drejtave  të  vërtetojë 
mungesën  e  intencionit  dhe  të  vërtetojë  kësisoj,  mirëbesimin  e  tij
582
,  pasi  keqbesimi  do  të 
prezumohet.  Në  lidhje  me  furnizuesit  e  programeve  P2P  që  shkarkohen  nga  përdoruesit  e 
Internetit, ata kanë një detyrim të përgjithshëm të kontrollit të programit të tyre. Në aspektin 
penal, ata janë bashkëpunëtorë  të  përdoruesve ose të jenë dhe ata kundravajtës në  kuptim  të 
nenit 149 të  KP, pasi  efektivisht ata përdorin bazën e të  dhënave të  veprave për të përfituar 
ekonomikisht, nëpërmjet banner-ave publicitarë në faqen e tij
583
. Megjithatë, siç u tha dhe më 
sipër, është mirë që statusi i ofruesve të programeve ose shërbimeve P2P të qartësohet në ligj 
ose në KP, në mënyrë që të ketë një bazë normative të pamohueshme, në rastin e një dënimi të 
mundshëm të tyre dhe në Shqipëri. 
Për  shkak  se  fusha  penale  ka  një  hap  kryesisht  unilateralist
584
,  nëse  kemi  të  bëjmë  me 
shkelje të natyrës penale të të drejtës së autorit në një kuadër ndërkombëtar, ligji shqiptar do 
të  jetë  automatikisht  kompetent,  gjykata  shqiptare  do  të  konsiderohet  automatikisht 
kompetente  që  nga  momenti  që  përmbushet  kriteri  lex  loci  delictii,  pra  vepra  të  jetë 
konsumuar brenda territorit shqiptar. 
                                                           
579 Neni 2 i KP. 
580 Neni 14 i KP: “Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër 
penale, në qoftë se vepra nuk është kryer me faj. Quhet me faj personi që kryen veprën me dashje ose me 
pakujdesi. 
581 Komentar i Kodit të francës të Pronësisë Intelektuale, botimet Dalloz, 2007, f. 307. 
582 Po aty. 
583
 
Shembulli i fundit në listë është ai www.piratebay.se (http://www.huffingtonpost.com/entry/gottfrid-
svartholm-pirate-bay-released_us_5609fca9e4b0dd850308e7a4). 
584 Michel Vivant, Cybermonde: droits et droits des réseaux, JCP G 1996, nr. 19, Paris. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   92   93   94   95   96   97   98   99   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə