Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə94/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   90   91   92   93   94   95   96   97   ...   137

178 
 
një  mjet  fitimi  për  individin  që  e  shkarkon.  Pra,  brenda  botës  së  internetit,  krijohet  një 
hapësirë e ligjshme e shpërndarjes së veprave, si shprehje e parimit që thamë më lart, pra që 
kultura është një e mirë e përbashkët që nuk ka qëllim fitimi dhe që shpërndarja e saj duhet të 
jetë një  e drejtë. Natyrisht  ky përdorim nuk do të  kryhet  pa një kompensim. Çdo individ  që 
kërkon të jetë pjesë e këtij komuniteti duhet të paguajë një shumë mbi abonimin e internetit, e 
cila do të jetë fikse dhe që do të përcakohet në bazë të fitimit të munguar që mund të vijë nga 
shkarkimi i veprave. Nga disa përllogaritje të bëra, nëse llogariten se në këtë sistem abonohen 
rreth 20 milionë abonentë, fitimet që dotë gjenerohen shkojnë deri në 1,2 miliardë euro në vit. 
Pagesa që do të bëjnë individët nuk do të shërbejë vetëm për shpërblimin e autorëve, por një 
pjesë  e  shumës  do  të  shkojë  dhe  për  financimin  e  projekteve  kulturorë  sipas  një  liste 
preferencash që do të vendosin vetë përdoruesit. Kjo mënyrë e re e funksionimit e të drejtës së 
autorit ku vihet theksi të përdorimi dhe promovimi i kulturës mund të jetë e ardhmja vet e të 
drejtës  së  autorit.  Kështu,  përjashtimi,  nga  një  rregull  përjashtimor  i  të  drejtës  së  autorit, 
kthehet  në  rregullim  kryesor.  Kur  përjashtimi  që  konfirmon  rregullin  shërben  për  ta 
modifikuar tërësisht rregullin... 
2.2 - Shkeljet e të drejtës së autorit në mjedisin digjital 
2.2.1 Përkufizimi juridik i shkeljes dhe shembuj nga jurisprudenca 
Shkelja  e  një  të  drejte  nënkupton  praninë  e  fakteve,  kryerja  e  të  cilave  shkel  dispozitat 
ligjore. Në rastin konkret, shkelja e të drejtës së autorit dënohet si nga pikëpamja civile, ashtu 
dhe në atë penale. Kjo është praktika botërore. Të njëjtin qëndrim ka dhe Shqipëria
565
, e cila 
parashikon sanksione civile për shkeljen e të drejtës pasurore dhe jopasurore të autorit, ashtu 
si dhe sanksione penale për të dyja këto të drejta. Sanksionet civile i gjejmë në Ligjin për të 
drejtat e autorit si dhe në dispozitat e KC, që rregullojnë përgjegjësinë në shkaktimin e dëmit 
si dhe dëmshpërblimin.  
Në  lidhje  me  sanksionet  penale,  Kodi  Penal  disponon  se  “riprodhimi  tërësisht  ose 
pjesërisht  i  veprës  letrare,  muzikore,  artistike  ose  shkencore  që  i  përket  një  tjetri,  ose 
përdorimi  i  tyre  pa  pëlqim  të  autorit,  kur  kanë  shkelur  të  drejtat  vetjake  e  pasurore  të  tij, 
përbën  kundërvajtje  penale  dhe  dënohet  me  gjobë  ose  me  burgim  gjer  në  dy  vjet
566
.” 
Ndërkohë që parimet e përgjegjësisë civile në lidhje me përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar 
dhe  çështjet  e  dëmshpërblimit  gjenden  në  KC,  kryesisht  në  nenin  608  në  lidhje  me 
përgjegjësinë  e shkaktimit të dëmit, nenet 625
567
 dhe 647/a në lidhje me shkaktimin e dëmit 
jopasuror dhe metodikën e përcaktimit të saj. 
                                                           
565 Neni 162 i Ligjit për të drejtat e autorit: « Shkelja e të drejtave të njohura dhe të garantuara me këtë ligj, do 
të sjellin përgjegjësi civile, kundërvajtje ose përgjegjësi penale, siç mund të jetë rast, në bazë të ligjit ». 
566 Neni 149 i KP.  
567 « Personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të shpërblehet kur : […] b) është cenuar nderi, 
personaliteti ose reputacioni i tij » 


179 
 
Shkelja e të drejtave në mjedisin digjital ka marrë një përgjigje relativisht të hershme nga 
gjykatat e vendeve të ndryshme. Gjykatat nuk kanë hezituar të dënojnë shkeljet e të drejtës së 
autorit edhe për veprat që janë në format digjital, duke bërë një zbatim të drejtë të parimit të 
mosinteresimit  të  formës  së  ka  vepra,  ose  të  formës  me  anë  të  të  cilës  ajo  komunikohet  në 
publik ose riprodhohet. Në këtë kuptim, nuk ka patur asnjë dyshim në lidhje me përkufizimin 
juridik të veprës në format digjital.  
Dyshimi  kryesor  vjen  nga  identifikimi  i  shkelësve.  Platformat  digjitale  kanë  sjellë  një 
pletorë aktorësh të Internetit. Secili ka rolin e vet në përhapjen e veprave rrjedhimisht dhe në 
shkeljen  e  të  drejtave  mbi  këto  vepra.  Kështu,  titullarët  kanë  kërkuar  sanksionimin  si  të 
përdoruesve, ashtu dhe të faqeve të internetit që mundësojnë teknikisht lidhjen e përdoruesve 
midis tyre dhe komunikimin e veprave midis tyre. Në këtë kontekst, dy janë aktorët kryesorë 
të cilët kanë luajtur ose vazhdojnë të luajnë një rol përcaktues në shkeljet e të drejtës së autorit 
në  internet:  furnizuesit  e  mjeteve  teknike  të  shkarkimit  ose  streamingut  nga  njëra  anë  dhe 
përdoruesit nga ana tjetër.  
Veprimet që përbëjnë shkelje të të drejtës së autorit, pa autorizimin e tij 
Disponimi 
Prodhimi 
 
Importi 
 
 
 
Ofrimi 
Përdorimi 
Mbajtja 
Konfliktet  e  para  datojnë  në  periudhën  e  popullarizimit  të  internetit.  Kjo  përputhet  me 
përhapjen  e  internetit  dhe  shtrirjen  e  ndikimit  të  tij  përtej  rretheve  të  ngushta  të  internet-
kafeve  ose  atyre  shkencore.  Vendimi  i  parë  që  duhet  të  citojmë  në  lidhje  me  shkarkimet  e 
paligjshme nëpërmjet sistemit peer2peer vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe i takon vitit 2001. 
Vendimi  i  parë  kishte  të  bënte  me  faqen  Mp3.com
568
,  dhënë  nga  Gjykata  e  Distriktit  të  Nju 
Jorkut dhe e dyta në lidhje me të mirënjohurin Napster.com
569
.  
                                                           
568 United States District Court of New York, 4 maj 2000, UMG Recordings c/ MP3.com, www.riaa.org, 6 
shtator 2000, Universal Music Group Inc. c/ MP3.com. 
569 US District for the Northern District of California, Sony Music Entertainment c/ Napster, P. Kamina CCE, 
octobre 2000, p. 6. 
Shkelja e të 
drejtës së 
autorit 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   90   91   92   93   94   95   96   97   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə