Shitja e aksioneve të rregullta me kesh



Yüklə 40,89 Kb.
tarix05.02.2018
ölçüsü40,89 Kb.
#24830

Shitja e aksioneve të rregullta me kesh


Shembull 1:

Korporata N ka marrë autorizimin për mundësinë e shitjes së 300.000 aksioneve të vlerës nominale 80€. Ndërkohë korporata ka shitur me të gatshme 10.000 aksione të rregullat për:




  1. 100 €

  2. 80 €

  3. 60 €

a) 100 €


Keshi...................................... 1,000,000

Kapitali aksionar ........................800,000

Premia në kapital ........................200,000

b) 80 €


Keshi...................................... 800,000

Kapitali aksionar ........................800,000

c) 60 €
Keshi...................................... 600,000

Diskonti ..................................200,000

Kapitali aksionar ........................800,000
Shembull: master
Me 5 janar 2006 korporata N ka marr autorizim për 200.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 3€

10 janar 2006 ka shitur 30,000 aksione nga 12 € me kesh

Keshi...................................... 360,000

Aksionet e rregullta.......................90,000

Premia në kapital ........................270,000

Shitja e aksioneve të rregullta me pasuri

Shembull 2.

Një korporatë ka blerë pajime me 1.000 aksione të rregullat me vlerë nominale 70€ kurse vlera e tregut të tyre është 100€.


Pajimet 100,000

Kapitali aksionar 70,000

Premia 30,000


Shembull 3:

Janë blerë makineri me 200 aksione të rregullta me vlerë nominale 100€ ndërsa vlera e tregut është 150€


Makineritë 30,000

Kapitali aksionar 20,000

Premia në kapital 10,000
Shembull: master
Me 20/02/07 korporata S ka blerë pajisje përmes 2000 aksione të rregullta të vlerës nominale 3€. Në datën e blerjes vlera e tregut e aksioneve është 15€.
Pajisjet 30,000

Aksionet e rregullta ..6,000

Premia 24,000


Evidenca e emetimit të aksioneve të rregullta pa vlerë nominale
Shembull 4:

Një korporatë ka shitur 1000 aksione të rregullta me kesh nga 20€ për aksion. Këto aksione nuk kanë pasur të shpallur vlerën nominale.


Keshi 20,000

Kapitali aksionar 20,000




Evidenca kontabël e aksioneve të rregullta kur regjistrohen

(regjistrimi i aksioneve) master
Shembull 5:

Korporata X me 2/2/00 ka regjistruar 5.000 aksione të rregullta sipas vlerës së tregut pre 20€, vlera nominale e të cilave ka qenë 10€.

Me 10/06/00 aksionarët kanë paguar me kesh vlerën e aksioneve të rregullta të regjistruara me 2 shkurt.
1) Evidenca me 2 shkurt

Kërkesat për kapital 100,000

Kapitali aksionar i regjistruar 50,000

Premia 50,000



2) Evidenca me 10 qershor

Keshi 100,000

Kapitali aksionar i regjistruar ..50,000

Kërkesat për kapital 100,000

Aksionet e rregullta . 50,000


Shembull master:
1) 03/04/05 korporata S ka bërë regjistrimin e 5.000 aksioneve të rregullta të vlerës nominale 3€ dhe se në datën e regjistrimit vlera e tregut e aksioneve ka qenë 16€.

2) 05/06/2005 aksionet e regjistruara janë paguar me kesh


1) Të drejtat për aksionet e regjistruara 80,000

Aksionet e regjistruara..................................15,000

Premia në aksione.........................................65,000
2) Keshi 80,000

Të drejtat për aksione të regjistruara. 80,000


2a) Aksione të regjistruara 15,000

Aksione të rregullta 15,000



Evidenca kontabël e aksioneve të preferenciale
Veçoritë kryesore të aksioneve preferenciale


  1. prioritet në pikëpamje të pagesës së dividentës

  2. të drejtën në dividendë kumulative

  3. Prioritet në pikëpamje të pjesëmarrjes në pasurinë e korporatës

  4. Mundësia e opsionit të thirrjes nga korporata

  5. Nuk japin të drejtën e votës



Shembull 6.

Një shoqëri aksionare e ka marr autorizimin për 30.000 aksione preferenciale të cilat sjellin dividendë 9% nga vlera nominale e tyre që është 60 €. Janë shitur 10.000 aksione preferenciale me çmim 90€.


Keshi 900,000

Kapitali aksionar (ak.pref) 600,000

Premia në kapitalin aksionar...............300,000
Evidenca kontabël e aksioneve të preferenciale konvertibile

Shembull 7:

Korporata N me 1/6/2002 ka emituar aksione preferenciale konvertibile të vlerës nominale 100€ (20.000 aksione) me 9 % dividend. Çdo aksion preferencial është konvertibil me 4 aksione të rregullta të vlerës nominale 10€. Gjatë vitit 2003 çmimi i shitjes (vlera e tregut) të aksioneve të rregullta ka arritur në 40€ kurse dividenda për këto aksione në krahasim me 2002, që ishte 1€ për aksion, është bërë 3€ për aksion. Në këtë periudhë një pronar i aksioneve preferenciale konvertibile i ka konvertuar 100 aksione në aksione të rregullta.


Kapitali aksionar (a. pref. konvertibile).................10,000

Kapitali aksionar (a. rr).........................................4,000

Premia në kapital ..................................................6,000


Evidenca kontabël e aksioneve të trezorit (thesarit)
Aksionet e trezorit janë ato aksione që korporata i blen prej aksionarëve të saj të cilëve më parë ua ka shitur ato aksione.
Aksionet e emetuara – aksionet e trezorit = aksionet në zotërim
Shembull 8:

Korporata ka marr autorizim për 20.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 150€. Me 20/2/2002 janë emituar 5.000 aksione të rregullta nga 200€ sipas vlerës së tregut.

Vlera në konton fitimi i mbajtur është 200.000€. Me 10/10/2002 korporata ka blerë sërish, nga 210€, aksionet e saj që i ka shitur me 20/2/2002.
Keshi........................................................1,000,000

Kapitali aksionar (a. rr).........................................750,000

Premia në kapital ..................................................250,000
Aksionet e trezorit...............................................420,000

Keshi......................................................................420,000


Shitja e aksioneve të trezorit
Me 20/12/2002 korporata ka shitur aksionet e saj të trezorit (2000 aksione) nga 220€.
Keshi........................................................440,000

Aksionet e trezorit......................................420,000

Premia në kapital (nga ak e trezorit)............20,000
Dividend në kesh
Dividendë në kesh përfaqëson shpërndarjet në para prej fitimit neto të korporatës për aksionarët e saj. Dividendë mund të merret në kesh çdo 3 muaj, 6 muaj, ose 1 vit, ose në formë të aksioneve me emetim të aksioneve të reja.

Ndahet kur:

Fitimi i mbajtur ka saldo kreditore

Tepricë keshi

Deklarimi i dividendës nga bordi i aksionarëve përfaqëson detyrim për korporatën. Zakonisht dividenda deklarohet në një datë të caktuar dhe u paguhet aksionarëve në para të gatshme pas një periudhe 3-4 mujore.
Shembull 9:

Me 10/4/2004 korporata ka deklaruar dividendë 5€/aksion për 8.000 aksione të rregullta të shituara me 15/1/2003. Dividenda e deklaruar në prill paguhet me 30/06/2004.


Me 10/04/2004
Fitimi i mbajtur........................................40,000

Dividendë e pagueshme.........................40,000


Me 30/06/2004
Dividendë e pagueshme..........................40,000

Keshi...................................................40,000



Shembull master:

1) 05/06/07 firma A ka deklaruar dividendë në kesh për të gjithë aksionet në zotërim në vlerë prej 80,000€

2) 10/08/07 është bërë pagesa për të gjitha aksionet në zotërim
Me 05/06/07

Fitimi i mbajtur............................................80,000

Dividenda e pagueshme kesh.....................80,000
Me 10/08/07

Dividenda e pagueshme në kesh.................80,000

Keshi..........................................................80,000

Shembull master:
30/12/2001 korporata N ka në zotërim 2.000 aksione preferenciale të vlerës nominale 100€/aksion me dividendë 8% dhe 20.000 aksione të rregullta të vlerës nominale 5€. Bordi i drejtorëve të korporatës nuk ka deklaruar dividendë për vitin 2000 por me 31.12.2001 ka deklaruar shumën e dividendës për këtë vit në vlerë 50,000€ e cila do të paguhet me 20/01/2002. aksionet posedojnë


  1. kushtin kumulativ

  2. kushtin kumulativ participues




  1. kushti kumulativ

Aksione preferenciale 2.000 x 100€ = 200.000 x 8% = 16.000€ në vit, dividendë

Aksione të rregullta 20,000 x 5 € = 100.000


Aksionet preferenciale me kusht kumulativ duhet shpërndarë edhe dividenda e akumuluar për vitin 2000 së bashku me dividendën e vitit 2001. Pasi të jetë paguar pjesa e aksioneve preferenciale ajo pjesë që mbetet shpërndahet për pronarët e aksioneve të rregullta

me 30/12/2001

Fitimi i mbajtur.............................................................50,000

Dividenda e pagueshme aksione të rregullta..................18,000

Dividenda e pagueshme aksione preferenciale...............32,000 (16,000 x 2 vite)


Me 20/01/2002

Dividenda e pagueshme aksione të rregullta..................18,000

Dividenda e pagueshme aksione preferenciale...............32,000

Keshi..............................................................................50,000


b) kushti kumulativ dhe participues
Aksione preferenciale 2.000 x 100€ = 200.000

Aksione të rregullta 20,000 x 5 € = 100.000


I) Alokimi i dividendës për vitin 2000: 2.000 x 100€ x 8% = 16,000

II) Alokimi i dividendës për vitin 2001: 2.000 x 100€ x 8% = 16,000

III) Alokimi i dividendës në aksione të rregullta 2001: 20.000 x 5€ x 8% = 8,000

40,000


IV) Alokimi i dividendës mes aksioneve preferenciale dhe aksioneve të rregullta mbi bazën e participimit në totalin e vlerës nominale
A.p (50.000 – 40.000) x 200.0001/300.000 2 = 10,000 * 2/3 = 6,666.66

A.p (50.000 – 40.000) x 100.0003/300.000 4 = 10,000 * 1/3 = 3,333.33


Fitimi i mbajtur....................................................................50,000

Dividenda në kesh në aksione të rregullta.........................38,666.66

Dividenda në kesh në aksione preferenciale .....................11,333.33

Dividenda në kesh në aksione të rregullta.........................38,666.66

Dividenda në kesh në aksione preferenciale .....................11,333.33

Keshi.......................................................................................50,000



Dividenda e pagueshme në aksione të rregullta
Korporatat në përqindje shumë të madhe e ndajnë dividendën në kesh por nganjëherë dividendën e ndajnë edhe në aksione të rregullta për arsye se:

  1. nuk ka suficit të mjaftueshëm të keshit

  2. dividendë në aksione të rregullta nuk implikon domosdoshmërinë e përdorimit të resursve të korporatës për pagesën e dividendës.

  3. Kur dividendë në aksione të rregullta deklarohet në përqindje të lartë ajo ndikon në uljen e çmimeve të aksioneve gjë që i bën aksionet e korporatës shumë atraktive për investitorët potencial.

  4. Të ardhurat nga dividenda në aksione nuk i nënshtrohen tatimit.

momentin e deklarimit, dividenda në aksione të rregullta nuk paraqet detyrim për korporatën pasi që nuk paguhet në kesh ose me ndonjë formë tjetër të pasurisë, megjithatë është element i kapitalit aksionar.




Shembull 10:

Korporata në fillim të vitit 2000 ka pasur këtë gjendje në kontot e saj në bilanc:


Kapitali aksionar (5.000 x 10).............. 50,000

Premia në kapital ..................................30,000

Fitimi i mbajtur .....................................70,000

Totali.....................................................150,000


Me 10/1/2000 korporata M ka deklaruar 10% dividendë në aksione të rregullta për aksionet në zotërim e cila do të shpërndahet me 10/5/2000. Në datën e deklarimit çmimi i aksioneve të rregullta (zakonshme) ka qenë 40€. Nga kjo del se totali i dividendës në aksione të rregullta sipas vlerës së tregut është 20.000€.

10% x 5000 aksione x 40€ = 20.000€ ose 500 x 40€ = 20.000


Fitimi i mbajtur .....................................20,000

Dividenda e pagueshme........................ 5,000

Premia në kapital..................................15,000
Pas këtyre regjistrimeve kontot në bilanc kanë këto vlera:
Kapitali aksionar (5.000 x 10).............. 50,000

Premia në kapital ..................................45,000

Fitimi i mbajtur .....................................50,000

Dividenda e pagueshme...........................5,000

Totali.....................................................150,000

Në datën e shpërndarjes së dividendës:


Dividenda e pagueshme...........................5,000

Kapitali aksionar ..................................5,000

Kapitali aksionar (5.000 x 10).............. 55,000

Premia në kapital ..................................45,000

Fitimi i mbajtur .....................................50,000

Totali.....................................................150,000

Kur dividenda në aksione të rregullta deklarohet deri në 25% të totalit të aksioneve kontoja fitimi i mbajtur debiton për atë përqindje të aksioneve të rregullta sipas vlerës së tregut, ndërsa kur dividenda deklarohet mbi 25% të totalit të aksioneve atëherë kontoja fitimi i mbajtur debiton për vlerën nominale të aksioneve të rregullta
Shembull 11:
Nëse nisemi nga shembulli 10 me të vetmin dallim që përqindja e deklaruar e shpërndarjes së dividendës në aksione të rregullta është 100%.
Fitimi i mbajtur...................................50,000

Dividneda e pagueshme.....................50,000


Dividenda e pagueshme.......................50,000

Kapitali aksionar (a. rr).......................50,000





1 Vlera totale e aksioneve preferenciale

2 Totali i aksioneve preferenciale dhe aksioneve të rregullta

3 Vlera totale e aksioneve të rregullta

4 Totali i aksioneve preferenciale dhe aksioneve të rregullta




Yüklə 40,89 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə