Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə91/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   137

172 
 
përbëjnë  një  pjesë  integrale  dhe  thelbësore  të  një  procesi  teknik  dhe,  në  këtë  mënyrë,  të 
realizohen pa marrë autorizimin e titullarëve të të drejtave. 
Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kushtet e përcaktuara në nenin 5 të Direktivës 
2001/29/CE  duhet  të  interpretohen  në  mënyrë  strikte,  pasi  janë  raste  përjashtimore  ku  nuk 
kërkohet autorizimi i titullarëve të të drejtave
555
. Nëpërmjet këtij interpretimi strikt, pra jo të 
zgjeruar,  ndihmon  autorët  që  të  mos  “shpronësohen”  nga  të  drejtat  e  tyre  për  shkak  të  një 
interpretimi  të  zgjeruar  që  mund  të  bëjë  gjykata,  gjë  që  do  të  ishte  një  intrepretim  contra 
legem  si  dhe  një  interpretim  që  do  të  prekte  interesat  e  autorit,  interesa  të  cilat  kemi  patur 
mundësinë t’i shfaqim ashtu siç mendohen në doktrinë, të shenjta.  
Gjithashtu,  përjashtimi  e  ka  një  qëllim:  atë  të  krijimit  të  mundësisë  së  zhvillimit  të 
teknologjive të reja, por në çdo rast, të ruajnë një ekuilibër të drejtë me interesat e titullarëve 
të të drejtave
556
.  
Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, konstatohet se kopjet që shpërfaqen në ekran 
zhduken menjëherë pasi përdoruesi i internetit largohet prej faqes së konsultuar. E njëjta gjë 
dhe për kopjet cache të cilat fshiheshin automatikisht pas një kohe të caktuar. Në këtë kuadër, 
këto  kopje përmbushin  kërkesat  e nenit 5 pika 1 të Direktivës 2001/29/CE dhe në të  njëjtën 
kohë të testit të parë të testit me tre etapa. Së dyti, këto akte përbënin një pjesë përbërëse të 
një procesi teknik dhe në këtë aspekt, për këtë proces, Meltëater kishte përftuar një autorizim 
nga  titullarët  për  shpërfaqjen  e  artikujve  në  ekranet  e  kompjuterëve  të  përdoruesve  të 
internetit. Më tej, proceset e shpërfaqjes janë teknike dhe nuk kanë shkelur asnjë të drejtë të 
titullarëve, pikërisht sepse janë pjesë integruese e një procesi teknik dhe janë të përkohshme. 
Në  këtë  kontekst,  nuk  kemi  asnjë  shkelje  të  interesave  legjitimë  të  titullarëve  të  të  drejtave, 
pasi  së  pari  titullarët  e  të  drejtave  a  kanë  marrë  një  kompensim  nga  Meltwater  dhe  së  dyti, 
përdoruesit nuk kishin asnjë  mundësi  që të kopjonin  këto  faqe, përtej  kopjes së  përkohshme 
që parashikohet në nenin 5 të Direktivës 2001/29/CE, pjesë e përjashtimeve nga zbatimi i të 
drejtës së autorit.  
Në  këtë  kuptim,  shikojmë  se  roli  i  gjykatës  është  i  rëndësishëm  në  shqyrtimin  e 
përjashtimeve,  duke  mbrojtur  kështu  autorët  nga  çdo  shkelje  e  mundshme  nga  një  përdorim 
që  mund  të  tejkalojë  caqet  e  një  përdorimi  që  ruan  ekuilibrin  e  drejtë  ndërmjet  të  drejtës  së 
autorit dhe të drejtave të publikut. 
Së  treti, përjashtimet nuk duhet  të sjellin pasoja të  pajustifikuara interesave legjitimë 
të  titullarit  të  të  drejtave  të  autorit.  Ky  kriter  duket  që  është  i  ngjashëm  me  kriterin  e 
mësipërm, ose një lloj zgjatimi i tij. Në këtë kuptim, mund të lind pyetja përse është vënë një 
kriter i tillë që mund të përfshihej me kriterin e dytë të testit me tre etapa?  Përgjigja mund të 
                                                           
555 Vendimi Infopaq International, C-5/08, EU:C:2009:465, pikat 56 et 57. 
556 Vendimi Football Association Premier League e.a., EU:C:2011:631, pika 164. 


173 
 
vijë  nga  analiza  e  mënyrës  sesi  shqyrtohen  tre  etapat  e  testit.  Dy  mënyrat  e  marrjes  në 
konsideratë të një liste kriteresh janë ajo kumulative dhe ajo alternative. Në rastin e testit me 
tre  etapa,  të  tre  kriteret  janë  kumulativë,  që  do  të  thotë  që  nëse  jemi  përpara  një  rasti 
përjashtimor,  duhet  që  testi  i  tre  etapave,  të  marra  së  bashku  të  rezultojë  “negativ”.  Nëse 
ndodh që përdorimi i një vepre mund të prekë shfrytëzimin normal të një vepre, mundet që në 
të njëjtën kohë të mos krijojë asnjë pasojë të pajustifikuar interesave legjitimë të titullarit të të 
drejtave  të  autorit.  Për  shembull,  për  të  kompensuar  humbjet  nga  shitja  e  disqeve  muzikorë 
për  shkak  të  zhvillimit  teknologjik  të  kopjimit  të  veprës  në  CD-në  bosh,  për  shitjen  e  çdo 
njësie të CD-së bosh, paguhet një shumë e vogël kompensuese, e cila mblidhet nga agjencitë e 
menaxhimit të të drejtave të autorit dhe më pas, u kalon autorëve. Në këtë mënyrë, edhe pse 
duket se plotësohet kriteri i dytë, pra kemi një prekje të shrytëzimit normal të veprës, nuk do 
të kemi një pasojë të pajustifikuar të interesave legjitimë të titullarëve të të drejtës së autorit, 
pasi  ata  do  të  kompensohen  për  një  humbje  që  nuk  e  evitojnë  dot,  për  shkak  të  kopjes  për 
përdorim vetjak të veprës.  
b.   Shpërblimi i arsyeshëm 
Shpërblimi për shkak të fitimit të munguar ose e drejta e kompensimit për titullarët e 
të drejtave  
Këtu  nuk  bëhet  fjalë  për  shpërblimin  për  përdorimin  e  një  vepre  të  mbrojtur  nga  e 
drejta  e  autorit.  Këtu  bëhet  fjalë  për  ato  raste  shpërblimesh  që  vijnë  si  pasojë  e  fitimit  të 
humbur  që  kanë  autorët  e  veprave  për  shkak  të  kopjeve  të  tyre  suportet  të  ndryshme  (qoftë 
audio, qoftë video, numerike apo analoge) që vihen në shitje për këtë qëllim
557
. Në këtë rast, 
ai  u  ofrohet  autorëve,  të  cilët  nuk  mund  të  përfitojnë  shpërblimin  nga  e  drejta  e  tyre 
ekskluzive si autorë, pasi nuk kanë asnjë mundësi praktike ta frenojnë kopjimin e veprave për 
përdorim vetjak. Duhet thënë se në shume vende të  Evropës teknika e shpërblimit për kopje 
për  përdorim  vetjak  është  e  zbatueshme  për  të  gjitha  llohet  e  suporteve  ekzistuese  (digjitale 
dhe analoge)
558
, për shkak dhe të impulsit Evropian, ardhur prej Direktivës 2001/29/CE. 
Shpërblimi parashikohet në konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, por në 
mënyrë  më  të  plotë  në  Direktivën  2001/29/CE
559
.  Mekanizmi  i  shpërblimit  tashmë  nuk 
diskutohet dhe është pjesë e legjislacioneve Evropianë, atij shqiptar dhe amerikan të së drejtës 
së  autorit
560
.  Ndërsa  në  Ligjin  e  vjetër  9380,  shpërblimi  nuk  parashikohej.  Natyrisht  që  një 
mangësi  e  tillë  duhej  rregulluar  sa  më  shpejt,  në  mënyrë  që  një  masë  e  tillë  e  nevojshme  të 
ketë pozicionin e duhur, pasi falë këtij shpërblimi ekziston dhe mbetet i paprekur përjashtimi 
për kopje private. Kjo situatë ka ndryshuar tashmë dhe Shqipëria është pajisur nga pikëpamja 
ligjore,  me  mekanizmat  e  përshtatshëm  për  të  implementuar  mekanizmin  e  shpërblimit. 
                                                           
557 Anne-Laure Stérin, Guide pratique du droit d’auteur, Maxima, 2007. 
558 Shih nenin 311-4 i Kodit francez të Pronësisë Intelektuale. 
559 Pikat 35, 45 dhe 52 dhe neni 5 pika 2 të Direktivës 2001/29/CE. 
560 Neni 31i Ligjit për të drejtat e autorit. 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə