158
tjetër
516
.” Me fjalë të tjera, duhet të gjendet një ekuilibër i drejtë ndërmjet interesave të
autorëve të veprës së parodiuar dhe interesave të përdoruesve të kësaj vepre, të cilët janë
krijuesit e parodisë. Dhe për të kuptuar nëse është respektuar ekuilibri i drejtë, duhen parë
faktet e çështjes. Sipas Gjykatës së Drejtësisë, fakti që personazhet e veprës kryesore ishin
duke mbledhur monedhat e hedhura përtokë si dhe fakti që këto personazhë u zëvendësuan
me persona me ngjyrë ose me gra të mbuluara tregonte se parodia kishte për qëllim të
trasmetonte një mesazh diskriminues, duke e lidhur veprën e parodiuar me këtë mesazh
diskriminues. Në këto kushte, mesazhi diskriminues, përveç se mund të prekë interesa të tjera
që nuk kanë të bëjnë me të drejtën e autorit, shkel gjithashtu dhe dinjitetin e veprës dhe të
autorit të veprës së parodiuar, duke e lidhur atë me një mesazh fyes për disa kategori
individësh.
Si përfundim, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë hedh dritë në mënyrë të plotë mbi
mënyrën sesi duhet të shqyrtohet parodia ose në përgjithësi, përjashtimi i zbatimit të së drejtës
pasurore. Kështu, nuk duhet kërkuar në një parodi asnjë shenjë origjinaliteti, pavarësisht se
kërkohet që të ketë disa shenja të dukshme që e ndryshojnë parodinë nga e vepra e parodiuar.
Këty kemi të bëjmë me elementin material të parodisë: parodia nuk duhet të krijojë rrezik
konfuzioni me veprën kryesore. Së dyti, në raste konkrete, parodia, që të përfitojë nga
përjashtimi nga zbatimi i të drejtës së autorit, duhet të respektojë një ekuilibër të drejtë midis
lirisë që ka autori i parodisë për të shprehur mendimin e tij dhe të drejtave dhe interesave të
autorit të veprës së parodiuar. Këtu kemi të bëjmë me qëllimin që ka patur autori i parodisë.
Që do të thotë se krijuesi i parodisë nuk duhet të nxitet nga asnjë qëllim përveçse ai për të
bërë humor. Në rastin konkret, krijuesi i parodisë e tejkalon këtë qëllim, pasi me parodinë e tij
dinjiteti i veprës dhe i autorit të veprës së parodiuar është shkelur pasi vepra e tij lidhet me një
mesazh diskriminues, të cilin e transmeton parodia. Parodia mund të mos bëjë të gjithë për të
qeshur, por ngjall reagime polemike që tejkalojnë funksionin e parodisë.
Parodia është një shprehje e lirisë së shprehjes, në këtë pikë, mendojmë se janë të
pakëta kundërshtimet. Një nga mangësitë e regjimeve autoritare lidhet edhe me mungesën e
parodisë ose talljes me strukturat e këtyre regjimeve. Shakaja dhe humori përbëjnë matësin
më të mirë se sa i ndjeshëm është një regjim ndaj lirisë së shprehjes. Të mos harrojmë se në
rastet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (
fair use) dhe të Mbretërisë së Bashkuar (
fair
dealing), e drejta e autorit fshihet tërësisht përballë të drejtës për t’u tallur me një vepër,
natyrisht sipas disa kritereve të caktuara. Në këtë kuadër, është me vend që të citohet vendimi
i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Campbell aka Skyywalker e al. vs.
516 Kjo frymë transmetohet dhe nga neni 84 i Ligjit për të drejtat
e autorit, pika b) e të cilit disponon se: “lejohet
transformimi pa autorizimin e autorit ose e titullarit të të drejtave pa shpërblim nëse vepra është
transformuar/ndryshuar në një parodi ose karikaturë në masën e nevojshme, për qëllimin e caktuar, duke treguar
autorin dhe veprën që është parodiuar. »
159
Acuff-Rose Music, Inc., gjykuar nga data 9 nëntor 1993 deri në 7 mars 1994
517
. Pjesëtarët e
një grupi hop-hopi,
2 Live Crew, kompozuan një këngë të quajtur “Pretty Woman”, një parodi
e këngës së suksesshme të Roy Orbison me titullin “
Oh, Pretty Woman”. Menaxheri i grupit
kishte kërkuar që titullarët e të drejtave mbi këngën e njohur të përfitonin një autorizim për ta
përdorur në parodinë e tyre. Titullarët e drejtave (Acuff-Rose) nuk pranuan. Pavarësisht kësaj,
grupi
2 Live Crew e kompozoi dhe e publikoi parodinë.
Pasi grupi shiti mbi 250,000 kopje të këngës-parodi, titullarët e këngës së parodiuar
paditën grupin dhe menaxherin e tyre me objekt shkelje të të drejtës së autorit (
copyright
infringement). Padia rrotullohej rreth argumentit se parodia kishte dalë nga kufizimet e
përdorimit të drejtë (fair use) për shkak të parodisë dhe se rëndësi më të madhe kishte
rezultuar përfitimi ekonomik i veprës së re, në kurriz të të vjetrës, sesa pjesa artistike e
parodisë. Në këto kushte, grupi kishte përfituar në mënyrë të padrejtë ekonomikisht, duke
përshtatur një vepër për të cilën ata nuk kishin të drejtë për ta bërë, për shkak të refuzimit të
titullarëve të të drejtave të këngës së famshme të Roy Orbison.
Pyetjet që shtroheshin lidheshin me dy elementë: a kërkohej pëlqimi i titullarëve të të
drejtave të këngës së parodiuar dhe a përbën element pengues për realizimin e një parodie
fakti që ajo prodhon të ardhura, çka bën që parodia të mos prezumohet më e tillë?
Përdorimi i drejtë i një vepre nënkupton, në radhë të parë, mungesën e detyrimit për të
kërkuar autorizim nga titullari i të drejtave për ta parodiuar atë. Në kontekstin amerikan,
parodia, si përkthimi më sublim i lirisë së shprehjes, nuk kërkon asnjë autorizim paraprak nga
titullari i të drejtës së parodiuar. Këtë parim e gjejmë dhe në sistemin Evropian dhe në atë
shqiptar, siç e shprehëm dhe më sipër. Kërkesa e paraqitur nga grupi muzikor për titullarët e
këngës “
Oh, Pretty Woman” bëhej jo për shkak të një detyrimi statutor (ligjor) që buron nga
përdorimi i këngës. Ishte dëshira e grupit që të përmendej krijuesi i këngës së parë si dhe të
paguheshin titullarët për përdorimin e saj në funksion të parodisë. Refuzimi nga ana e
titullarëve të të drejtave nuk donte të thoshte që në mënyrë automatike përdorimi i veprës
përbënte shkelje të të drejtës së autorit, nëse do të vërtetohej se përdorimi ishte bërë për
qëllimet e një parodie. Së dyti, parodia prodhoi të ardhura dhe kësisoj ajo mund të kishte
sjellë humbje financiare për këngën e parë si dhe mund të dilte, për shkak të fitimeve që do të
gjeneronte vetë, jashtë kontekstit të parodisë. Kjo çështje lidhet së pari me sasinë e pjesës së
kopjuar për qëllimet e parodisë dhe së dyti, mbi natyrën tregtare ose jo të parodisë. Gjykata
Supreme iu përgjigj pyetjes së parë duke thënë se në ndryshim nga rastet e tjera të kopjimit të
veprave, parodia dallohet nga fakti se ajo merr pjesën më të rëndësishme të veprës që
dëshiron të parodiojë. Përndryshe do të ishte mjaft e vështirë që të kuptohej se ku qendron
517 Campbell aka Skyywalker e al. vs. Acuff-Rose Music, Inc., US Supreme Court.
https://supreme.justia.com/cases/federal/us/510/569/case.pdf.