Dokumentat Standarde të Tenderit
korrigjimin e propozuar, atëherë oferta do të refuzohet, pa konfiskim të sigurimit të
ofertës, nëse ekziston një e tillë.
3.2.2 Gabimet në llogaritjen e çmimit do të korrigjohen nga Autoriteti Kontraktor, si më
mëposhtë:
- në rast se ka mospërputhje ndërmjet shumave të shprehura në shifra dhe atyre në fjalë,
atëherë do të mbizotërojnë shumat e shprehura në fjalë, me përjashtim të rasteve kur
shuma në fjalë lidhet me një gabim aritmetik;
- nëse ka mospërputhje ndërmjet çmimit njësi dhe vlerës së përgjithshme që merret nga
shumëzimi i çmimit njësi dhe sasisë, atëherë do të mbizotërojë çmimi njësi, dhe
rrjedhimisht duhet të korrigjohet shuma në total, nëse ka një gabim në një shumë total, që
korrespondon me mbledhjen ose zbritjen e nëntotaleve, atëherë do të mbizotërojë
nëntotali dhe totali duhet të korrigjohet. Shumat e korrigjuara në këtë mënyrë janë të
detyrueshme për ofertuesin. Nëse ofertuesi nuk i pranon ato, atëherë oferta e tij do të
refuzohet
Ofertat me gabime aritmetike refuzohen, kur shumat absolute të të gjitha
korrigjimeve janë më shumë se ± 2% e vlerës së ofertës ekonomike të ofruar
3.3 Ofertat anomalisht të ulëta
3.3.1 Nëse oferta e dorëzuar, rezulton anomalisht e ulët në lidhje me mallrat e ofruara, atëherë
Autoriteti Kontraktor i kërkon Ofertuesit në fjalë të justifikojë çmimin e ofruar. Nëse
Ofertuesi nuk arrin të japë një justifikim që të bindë Autoritetin Kontraktor, atëherë ky i
fundit ka të drejtë të refuzojë ofertën.
3.3.2 Oferta do të cilësohet anomalisht e ulët sipas përcaktimit të bërë në nenin 66 të Kreut VII
të RrPP .
Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 56, të LPP-së,
oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25 përqind e fondit
limit të përllogaritur.
Në rastin kur janë të vlefshme tre ose më shumë oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP-
së, oferta vlerësohet anomalisht e ulët nëse vlera e saj do të jetë më e vogël se 85 përqind
e mesatares së ofertave të vlefshme.
Nëse një apo disa oferta vlerësohen si anomalisht të ulëta, komisioni i vlerësimit të
ofertave duhet të kërkojë sqarime nga ofertuesit, përpara se të marrë vendim për
kualifikimin ose jo të tyre, në përputhje me nenin 56 të LPP.
Në çdo rast ofertuesi ka detyrimin të argumentojë dhe dokumentojë me prova shkresore
sqarimet mbi elementin/elementët e veçantë të ofertës, në përputhje me kërkesat e nenit
56 të LPP.
Formula që do të zbatohet për të cilësuar një ofertë anomalisht të ulët, në rastin
kur ka tre
ose më shumë oferta të vlefshme është si më poshtë:
O –
Oferta
13
Dokumentat Standarde të Tenderit
Shënim: Autoritetet kontraktore nuk duhet të ndërhyjnë për të bërë asnjë lloj ndryshimi në
dokumentat e tenderit nga pika 1 në pikën 4.
III.
SHTOJCAT
Shtojcat e mëposhtme janë pjesë përbërëse e DT:
Shtojca 1: Formulari i Ofertës ekonomike
Shtojca 2: Formulari i Ofertës ekonomike, në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin
me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje
Shtojca 3: Ftesa për Ofertë në rastin e Marrëveshjes Kuadër
Shtojca 4: Formulari i Sigurimit të Ofertës
Shtojca 5: Formulari i Informacionit Konfidencial
Shtojca 6: Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike nga operatori ekonomik
Shtojca 7: Deklarata për
konfliktin e interesit
Shtojca 8:
Deklaratë mbi përmbushjen e kritereve të përgjithshme
Shtojca 9: Kriteret e Përgjithshme të Pranimit/Kualifikimit
Shtojca 10: Specifikimet teknike
Shtojca 11: Planifikimi i kontratave në marrëveshjen kuadër
Shtojca 12: Sasia e mallrave dhe kushtet e lëvrimit
Shtojca 13: Formulari për Njoftimin S’kualifikimit
Shtojca 14: Formulari i Njoftimit të Fituesit
Shtojca 15 Formulari i Njoftimit të Operatorëve Ekonomike të suksesshëm në Marrëveshjen
Kuadër
Shtojca 16: Kushtet e Përgjithshme të Kontratës
Shtojca 17: Kushtet e Vecanta të Kontratës
Shtojca 18: Formulari i njoftimit të Kontratës së nënshkruar
Shtojca 18/1: Formulari i njoftimit të Kontratës së nënshkruar për publikim në Buletinin e
Njoftimeve Publike
Shtojca 19: Formulari i Sigurimit të Kontratës
Shtojca 20: Formulari i Ankesës në Autoritetin Kontraktor
Shtojca 21: Draft Marrëveshja Kuadër ku Jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara
Shtojca 22: Draft Marrëveshja Kuadër ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara
Shtojca 23: Formulari i Njoftimit të Anullimit
Shtojca 1
[
Shtojcë për t’u plotësuar nga operatori ekonomik]
15