66
e saj, jo vetëm trajtoi problemet jetike të popullit shqiptar, por shërbeu edhe si informatore e ngjarjeve më të
fundit lidhur me rezistencën pas shkatërrimit të Lidhjes së Prizrenit. I tillë është artikulli ―
Vrasja e Mehmet
Ali Pashës‖, botuar më 20 qershor 1883, i cili u botua posaçërisht për t`i treguar opinionit lexues se
rezistenca shqiptare vazhdon edhe pas shkatërrimit të Lidhjes, se ata mbeten kundër vendimeve të Kongresit
të Berlinit dhe se nuk tuten as para autoriteteve te larta si Mehmet Ali Pashë Maxhorit dhe ushtrisë së tij të
armatosur.
335
Lufta kryengritëse e shqiptarëve është pasqyruar përmes botimeve të artikujve të veçantë në
gazetën ―
Flamuri i Arbrit‖. Artikulli me titull ―
Lidhja e malësorëve‖, botuar më 20 qershor 1883, pasqyron
zjarrin kryengritës të Lidhjes, ku flitet për besëlidhjen e malësorëve të Shkodrës për të mos lejuar zbatimin e
vendimeve të Berlinit. Përveç gazetës ―
Flamuri i Arbrit‖ lidhur me rezistencën e shqiptarëve, informata kanë
dhënë dhe gazetat e huaja nga të cilat De Rada ka nxjerrë disa shënime. Në artikullin ―
Kërkesat e
shqiptarëve‖ më 10 qershor 1885, jep lajme të botuara në shtypin evropian ku shkruhet se kryengritja e
shqiptarëve ende nuk është shuar, sidomos në Prizren, ku kryengritjet vazhdojnë dhe kryengritësit kërkojnë
edhe të mos paguajnë taksa të reja. Po në këtë artikull, jepet informatë tjetër për Korçën, për të cilën thonë se
është djegur sepse, në kohë të fundit, ndihmoi Lidhjen e Prizrenit. Në lajmin e fundit të këtij artikulli, bëhet
fjalë përsëri për një besëlidhje të shqiptarëve të veriut, të cilët kërkojnë të paguajnë vetëm taksat e vjetra që
kanë paguar të parët e tyre dhe të lirohen krerët e Lidhjes së Prizrenit, të cilët kërkuan
nga Kongresi i Berlinit
autonominë e Shqipërisë
336
. Në artikullin ―
Lëvizje e madhe në afërsi të Prizrenit‖ botuar më 20 maj 1885, De
Rada boton korrespondencën e një bashkëpunëtori i cili flet për një lëvizje të madhe shqiptare në Prizren në
rrugën për Ferizaj. Kjo luftë përfundon në 1 mars 1885 kur kryengritësit mbërrijnë në Prizren. Suksesi i
kryengritësve tregon më së miri jehonën e vazhdueshme të Lidhjes, gjendjen e gatshme të shqiptarëve për të
luftuar dhe më tutje, derisa të realizojnë autonominë. Një artikull tjetër pragmatik është ai me titull ―
Ç`i
lipset Shqipërisë”, botuar vetëm pjesa e parë në numrin e fundit të revistës, më datë 15 shtator 1887, pjesa e
dytë nuk u botua sepse u ndërpre dalja e revistës. Në këtë artikull paraqiten mendime rreth rregullimit
shtetëror të Shqipërisë dhe tregohet mënyra e daljes nga kriza politike apo asgjësimi i rrezikut nga shtetet e
huaja.
337
De Rada nuk ka sjellë aspak qëndrime utopike, por ka parashtruar vizionin politik të një të
ardhmeje, pa u larguar nga mundësitë reale, të një të ardhmeje bazuar ne kushte reale për një
zhvillim normal
të një shoqërie dhe një shteti, ndonëse aty-këtu mund të shohim edhe pikëpamjet e gabuara të De Radës,
rreth autonomisë që propozon ai nën shtetin turk e të tjerë. Edhe pse nuk e kemi në tërësi të shprehur
mendimin e tij, pasi i mungon pjesa e dytë, ―
Flamuri i Arbrit‖ u bë një organ luftarak kundër planeve dhe
propagandës të shkombëtarizimit të popullit shqiptar. Siç paraqitëm dhe më lart, në faqet e saj u botuan
artikuj dhe letra me anë të të cilave De Rada vinte në dijeni gjendjen brenda dhe jashtë vendit si dhe fatin e
335
―Lajme nga Janina‖,
Flamuri i Arbrit, 30.IX.1883
336
Hysa, ―Veprimtaria publicistike e De Radës në revistën ―Flamuri i Arbrit‖,. 30.
337
―Ç‘i lipset Shqipërisë‖,
Flamuri i Arbrit Nr.7
, 15.IX.1887,1