Universiteti I tiranës fakulteti I drejtësisë departamenti I së drejtës civile



Yüklə 3,21 Mb.
Pdf görüntüsü
səhifə10/137
tarix14.09.2018
ölçüsü3,21 Mb.
#68649
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   137


 
shkuar nga 120,000 në vitin 2010, në 207,000 në vitin 2015
31
. Impakti i internetit mbi jetën e 
përditshme  të  shqiptarëve  tregohet  dhe  nga  një  statistikë  tjetër.  Përdorimi  i  celularëve  me 
teknologji 3G është rritur nga 283,000 në 2010, në 1,432,000 në 2015
32
. Sipas një anketimi të 
kryer nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në vitin 2014, rret 42% e shqiptarëve 
e përdornin çdo ditë internetin (ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Evropian për këtë tregues 
ishte 57%)
33

Nëse  duhet  përkufizuar  interneti,  duhet  nënvizuar,  së  pari,  se  ai  është  një  strukturë 
virtuale që nuk ka një personalitet të vetin juridik dhe se nuk organizohet sipas ndonjë skeme 
strukturore  administrative  që  do  të  mund  ta  përfaqësonte  përkundrejt  përdoruesve.
34
 Por,  siç 
do të shohim pak më poshtë, kur të flasim për historikun e tij, do të vërejmë se interneti nuk 
është  në  të  vërtetë  një  rrjet  i  pastrukturuar  dhe  pa  kokë.  Gjithsesi,  ai  ka  një  strukturë 
thelbësisht  të  decentralizuar,  gjë  që  krijon  krijon  pasoja  të  konsiderueshme,  sidomos  në 
aspektin  juridik.  Zhvillimi  i  shpejtë  i  internetit  dhe  përhapja  e  tij  gati  e  pakontrolluar  krijoi 
përshtypjen  në  epokën  e  parë  të  zhvillimit  të  tij  se  e  drejta  nuk  arrin  dot  të  ndjekë  hapin  e 
teknologjisë dhe deri diku një pohim i tillë ka qenë dhe vijon ende të jetë i  vërtetë. Prova më 
e  dukshme  është  çështja  e  shkeljes  së  të  drejtës  së  autorit  në  internet,  që  njeh  dhe  kjo  një 
përmasë të konsiderueshme, aq sa përballë fluksit të shkeljeve, shumë ligjvënës janë detyruar 
të  dorëzohen  dhe  të  gjejnë  zgjidhje  origjinale  që  nuk  ndjekin  më  logjikën  e  së  drejtës  së 
autorit,  ashtu  siç  e  njohim  dhe  e  praktikojmë  sot.  Provë  janë  gjithashtu  dhe  pikëpyetjet 
juridike  në  lidhje  me  shitblerjet  online,  praktika  ekonomike  e  shkëmbimit  në  internet  par 
excellence, pikëpyetje të cilat lidhen me të drejtën e zbatueshme, çastin e fillimit të zbatimit të 
kontratës, problemet e dëmshpërblimit dhe të juridiksionit të zbatueshëm në rast konflikti. 
Historia e internetit meriton një studim të veçantë. Megjithatë, këtu do të trajtohen në 
vija  të  përgjithshme,  krijimi  dhe  zhvillimi  i  tij,  si  mjeti  më  i  fuqishëm  i  përhapjes  së 
informacionit.  Në  vitin  1958,  Pentagoni  krijoi  një  agjenci  bashkërendimi  të  kontratave 
federale në lidhje me kërkimet shkencore; dhjetë vjet më pas, me qëllim që të lehtësoheshin 
shkëmbimet  ndërmjet  grupeve  të  ndryshme  kërkimore,  kjo  agjenci  financoi  krijimin  e  një 
rrjeti, paraardhësi i internetit. Në tetor 1969, lindi hallka e parë e zinxhirit të quajtur Arpanet
ku  dy  amerikanë,  një  kërkues  në  fushën  e  informatikës  dhe  një  student,  ia  dolën  mbanë  të 
transmetonin  të  dhëna  të  thjeshta  midis  dy  kompjuterëve  që  ndodheshin  600  km  larg  njëri 
tjetrit.  Në  fund  të  vitit  1969,  dy  kompjuterë  të  tjerë  u  lidhën  me  dy  të  parët.  Ky  rrjet 
kompjuterësh, financuar nga Arpa (Advanced Rersearch Projects Agency), agjenci e kërkimit 
e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, në kontekstin e Luftës së Ftohtë, do të kishte si qëllim 
(në  fakt  mbeti  më  shumë  një  legjendë)  të  krijonte  një  sistem  komunikimi  që  të  ishte  në 
                                                           
31 Instituti Shqiptar i Medias, « Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare, botimet Friedrich 
Ebert, 2015 (
http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12291.pdf
).  
32 Po aty. 
33 Po aty. 
34 André Bertrand, Le droit d’auteur et les droits voisins, Dalloz, 2ème édition, 1999. 



 
gjendje t’i rezistonte çdo sulmi bërthamor sovjetik. Aktorët kryesorë të krijimit të internetit e 
mohojnë  një  gjë  të  tillë.  Megjithatë,  qëllimi  kryesor  i  rrjetit  ishte  që  të  bashkonte  qendrat 
informatike  universitare  që  punonin  për  Arpa-n  dhe  pasi  të  ndërtohej,  do  të  përdorej  nga 
ushtria. Ky lloj rrjeti solli edhe një risi tjetër në kuptimin që edhe nëse do të dëmtohej ndonjë 
nga palët pjesë të tij, ai do vazhdonte të funksiononte.  
Gjatë përdorimit të tij për qëllime akademike, Arpanet-i, që bashkonte në fakt vetëm 
një  pjesë  të  vogël  të  departamenteve  universitare  amerikane,  kishte  si  synim  kryesor 
transferimin  e  dosjeve  elektronike  (file),  në  mënyrë  që  të  përdorte  burimet  informatike  të 
qendrave të tjera kërkimore. Por kjo metodë shkëmbimi do të zëvendësohej shumë shpejt me 
një mjet të ri dhe më të shpejtë të dërgimit të informacionit, me atë të postës elektronike (që 
më vonë u quajt e-mail). Suksesi i menjëhershëm i Arpanet-it solli rishikimin tërësor të rrjetit, 
me qëllim që t’i përshtatej  tërësisë së universiteteve amerikane.  Financimi  i  tij  u mundësua 
nga  një  organizëm  i  quajtur  National  Science  Foundation  (NSF).  Në  vitin  1985,  NSF 
propozoi  një  rrjet  të  ri,  të  organizuar  sipas  një  strukture  hierarkike  me  tri  nivele:  shtyllën 
kurrizore (backbone) kombëtare të financuar nga NSF-ja, që lidhte pesë superkalkulatorë, një 
duzinë pikash ndërlidhjeje, që siguronin programin e shkëmbimit (ndryshe “interface”) mes 
kompjuterëve rajonalë dhe, bazuar në to, çdo universitet ndërtonte rrjetin e tij lokal.  
Zhvillimi i rrjeteve solli domosdoshmërisht krijimin e protokolleve
35
 me karakter edhe 
më  universal,  në  krahasim  me  ata  që  u  krijuan  në  fillim.  U  mendua  kështu  krijimi  i  një 
arkitekture  inter-rrjet  ose  ndryshe  e  quajtur  meta-protokoll,  që  do  të  lidhte  rrjete  të  krijuara 
sipas  parimeve  të  ndryshme  nga  njëri-tjetri.  Sistemi  do  të  përmbante  dy  pjesë:  TCP 
(Transmission  Control  Protocol),  i  ngarkuar  që  të  copëzonte  mesazhet  në  nisje,  t’i 
ribashkonte në pikën përfundimtare dhe të zbulonte gabimet në transmetim dhe të ridërgonte 
elementet  munguese;  IWP  (Internet  Working  Protocol)  me  detyrën  që  të  organizonte 
qarkullimin  e  mesazheve.  Interneti  do  të  përkufizohej  në  këtë  mënyrë  si  një  interkoneksion 
rrjetesh  që  përdorin  protokollet  TCP/IP.  Edhe  sot  e  kësaj  dite,  interneti  bazohet  në  këtë 
strukturë  të  qarkullimit  të  informacionit.  Një  bashkëpunim  i  tillë  u  nxit  nga  ideja  e 
bashkëpunimit të rrjeteve të ndryshme, të atyre ekzistues, si dhe të atyre që do të krijoheshin 
më vonë.  
Dy ngjarje do ta përshpejtonin ndryshimin e natyrës së internetit dhe do ta afronin atë 
me  publikun  e  gjerë.  Fillimisht,  në  vitin  1989,  Tim  Berners-Lee,
36
 inxhinier  i  CERN-it
37
 në 
Gjenevë, filloi të studionte problemet e arkivimit dhe të zhvillimit të një sistemi dokumentesh 
                                                           
35 Protokolli është tërësia e rregullave që lejojnë përdoruesin të lidhet me një rrjet dhe të bëjë të mundur që 
pjesët e ndryshme të tij të komunikojnë me njëri-tjetrin; veçantitë e protokolleve dhe përdorimi i tyre nga një 
numër i madh universitetesh lejuan krijimin e një tërësie rrjetesh me dimension planetar. Interneti, pra, nuk ka 
një dimension fizik, por është një tërësi protokollesh. 
36 Shkencëtar britanik, krijuesi i World Wibe Web-it. 
37 (Qendra Evropiane e Kërkimit Bërthamor – më e madhja dhe më e rëndësishmja në këtë fushë.) 


Yüklə 3,21 Mb.

Dostları ilə paylaş:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   137




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©genderi.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

    Ana səhifə