255
e gjykatave evropiane, Gjykatës së Drejtësisë in primis. Gjykatat, si gardiane të të lirive dhe të
të drejtave të njeriut, duhet të luajnë dhe në këtë fushë rolin e tyre shumë të rëndësishëm në
rregullimin e marrëdhënieve midis AAK-ve nga njëra anë dhe anëtarëve dhe përdoruesve nga
ana tjetër. Kjo për faktin sepse AAK-të administrojnë të drejtat e autorit të cilat përbëjnë një
monopol në vetevete, rrjedhimisht AAK-të mund të jenë në një pozitë monopol dhe kenë një
pozitë dominuese në tregun artistik.
Kështu, për sa i përket abuzimit me pozitën dominuese në treg, Gjykata e Drejtësisë ka
shprehur idenë se, së pari AAK-të hyjnë në përkufizimin e “ndërmarrjeve”, për qëllimet e
zbatimit të nenit 102 të Traktatit të BE-së, në lidhje me konkurrencën. Dhe së dyti,
angazhimet e panevojshme dhe të tepërta që AAK-ja i kërkon autorit dhe si rrjedhim, shkelin
lirinë e tij në ushtrimin e të drejtës së autorit mund të përbëjnë një abuzim me pozitën
dominuese. Konkretisht, Gjykata e Drejtësisë tha se përbën abuzim me pozitën dominuese
fakti që u imponohet autorëve një cedim global dhe të përgjithshëm të të drejtave që shkonte
përtej periudhës së anëtarësisë së autorit në AAK
835
. Kjo do të thotë se është e rëndësishme që
të kontrollohet angazhimi që kërkon AAK-ja nga autori, pasi edhe po të lexojmë tekstet e
direktivave, do të shikojmë se autori ka të drejtë të autorizojë një AAK të administrojë të
drejtat e tij, kategorinë këtyre të drejtave, territorin dhe afatin. Autori pra, në lirinë e tij të
përcaktimit të të drejtave që do të menaxhohen është i lirë, dhe është pikërisht kjo liri që duhet
ruajtur duke rritur mbikqyrjen mbi AAK-të. Megjithatë, në jurisprudencën e fundit të
Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, vihet re një pranim i monopolit shtetëror të AAK-ve, pasi
“një përdorues i një vepre artistike që zgjedh një AAK të caktuar në një vend tjetër të BE-së,
do të krijonte, në stadin aktual të të drejtës së BE-së, probleme të rëndësishme kontrolli në
lidhje me përdorimin e të drejtave
836
”. Monopoli shtetëror mund të krijojë një pozitë
dominuese, gjë që edhe në jurisprudencën e re, Gjykata e Drejtësisë e pranon si rrezik
potencial. Megjithatë, ajo shprehet se: “nëse një AAK përdor tarifa për shërbimet që ofron më
të larta se nga ato të zbatuara në vendet e tjera anëtare, dhe nëse vlerësimi i tarifave bëhet në
bazë të një krahasimi homogjen, është pikërisht kjo diferencë, që nëse rezulton e ndjeshme,
shkel konkurrencën
837
.”
Së fundi, gjykatat ashtu si dhe autoriteti i konkurrencës (të cilin nuk e përmendëm, por
është organi që mund të thirret të trajtojë çështje që lidhen me AAK-të) duhet të kontrollojnë
dhe situatën monopol që ato mund të krijojnë në raport me përdoruesit e të drejtave.
Përdoruesit e të drejtave lidhin marrëveshje me AAK-të për përdorimin e veprave dhe në bazë
të këtij përdorimi, ato duhet të paguajnë një tarifë periodike në favor të AAK-ve. Pikërisht,
menyra e përcaktimit të tarifave mund të përbëjë problem, në rast se ato janë më të larta ose të
përcaktuara në mënyrë abuzive nga AAK-të. Kontrolli në këtë rast do të jetë i dyfishtë: së pari
835 Gjykata e Drejtësisë 25 tetor 1979, in Christophe Caron, Droit d'auteur, Litec LexisNexis, botimi i tretë, f.
452.
836 Vendimi i CJUE, OSA v. Republika çeke, 27.4.2014 (eur.lex.europa.eu/legal-content/)
837 Po aty.
256
nga Këshilli Kombëtar i të Drejtës së Autorit, organ i ri i krijuar me Ligjin për të drejtat e
autorit, i cili miraton edhe metodologjinë e tarifave
838
, së cilës AAK duhet t'i dorëzojë tarifat
në bazë të kritereve që janë përcaktuar më qartë në Ligjin për të drejtat e autorit
839
dhe së dyti
nga gjykatat, të cilat mund të njohin çështje të tilla, duke zbatuar, jo vetëm Ligjin për të
drejtat e autorit, por edhe kriteret e përgjithshme të nenit 608 të Kodit Civil, me qëllim
përcaktimin e fajit, dëmit dhe lidhjes shkakësore mes tyre. Natyrisht, këtu duhet përmendur
sërish dhe roli i Autoritetit të Konkurrencës, që në një të ardhme mund të jetë e detyruar të
shqyrtojë çështje të tilla.
838 Neni 156 i Ligjit për të drejtat e autorit.
839 Neni 142 i Ligjit për të drejtat e autorit parashikon një metodologji mjaft të shtjelluar: Vlera e tarifës
vendoset me anë të një marrëveshjeje të lidhur me AAK-së dhe përdoruesve, të cilët mund të grupohen në
shoqata. Nëse marrëveshja nuk arrihet, është KKDA që do t’i përcaktojë ato. Deri sa të përcaktohen tarifat e reja,
AAK mund të veprojë nëpërmjet përcaktimit të tarifave provizore, jo më larta se 60% e projekttarifave për t’u
miratuar. Palët kanë drejtë që t’i kundërshtojnë ato në gjykata. Në këtë situatë, nëse gjykata parashikon një tarifë
më të ulët se 60% të projekttarifave, AAK është e detyruar që të kthejë diferencën përdoruesve. Metodologjia
përfshin: të ardhurat që mund të sigurohen nga tregtimi i veprës; numri i publikut që i vihen në dispozicion
veprat; nëse të ardhurat nuk reflektojnë natyrën e përdorimit të veprave, do të merren për bazë kostot; rëndësia e
përdorimit të veprës; krahasueshmëria me tarfiat nga AAK-të homologe të huaja. Për çdo tarifë, do të kihet
parasysh burimi i të ardhurave: subvencione, abonime dhe sponsorizime.
Dostları ilə paylaş: |